Arhiva DitoreApr 6, 2017

0 620

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.” (Sád: 4).

Armiqtë e pejgamberëve të Allahut, nuk i armiqësonin ata në personalitetin e tyre, por e armiqësonin metodologjinë e tyre (thirrjen në njësimin e Allahut). Dhe le ta ketë parasysh çdokush që thirr apo ndjek këtë metodologji të pejgamberëve, alejhimu selam, se edhe atë do ta armiqësojnë femohuesit.

Shejh Uthejmini Tefsiri i sures Sàd; fq.26

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sád; 29).

Urtësia e zbritjes së Kur’anit është që njerëzit t’i meditojnë dhe studiojnë ajetet e tij dhe të nxjerrin mësime prej tyre. T’i analizojnë dhe meditojnë urtësitë dhe dobitë e tij, ngase në këtë mënyrë jetësohen mësimet dhe porositë Kur’anore. Leximi i Kur’anit me meditim (qoftë një ajet) është më me vlerë sesa leximi i tij (një xhuz) pa meditim.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, në tefsirin e tij; fq.712

3.Kur të fitosh garën ndaj të kotës, mos u mashtro të thuash, u kry çështja me të dhe përfundoi e kota. Ngase, ithtarët e të kotës shpeshherë dijnë të jenë më të durushëm ndaj të kotës për ngadhnjim sesa ithtarët e të vërtetës. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.” (Sàd; 6).

Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!” (Furkan; 42).

Shejh Dr Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “….dhe përgëzo të dëgjueshmit.” (Haxh: 34)

Haxhi është prej kohërave më të çmuara për robërit e Allahut. Është shanci i kthyerjes tek Allahu, është shanci që robi t’i kujtoj dhuntit e Allahut, se si Allahu ia ka mbuluar mëkatet që i ka bërë fshehurazi dhe nuk e ka dënuar për to, me këtë rast robi e kujton bamirësinë dhe mirësinë e Allahut ndaj tij.

Dr. Muhamed el Avaxhij

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “….dhe përgëzo të dëgjueshmit.” (Haxh: 34)

Haxhi është adhurim që e bën njeriun të jetë sa më modest, zemërgjerë, dorëzim të plotē ndaj Allahut, largim nga mendjemadhësia ndaj robërve të Allahut. Andaj, medito rreth porosive dhe udhëzimeve të ajeteve të Haxhit. Lum ai haxhi që haxhi i tij e ka bërë zemërgjerë dhe të dëgjushëm ndaj Allahut.

Dr. Muhamed el Avaxhij

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË