Arhiva DitoreApr 16, 2017

0 1195
  1. Cilat janë ato namaze të cilat falen me xhemat, mirëpo; për të parin nuk thirret as ezan e as ikamet, për të dytin thirret edhe ezan edhe ikamet, për të tretin thirret ikamet por nuk thirret ezan, dhe për të katërtin nuk thirret as ezan e as ikamet?

PËRGJIGJJA: Namazi i parë është namazi nafile apo namazi i xhenazes. Namazi i dytë, janë pesë farzet ditore. Namazi i tretë është kur bashkohen dy namaze, pra nëse bashkohet namazi i drekës dhe ai i iqindisë, thirret një ezan dhe ikamet para namazit të drekës, ndërsa për iqindinë thirret vetëm ikameti. Dhe namazi i katër është namazi i Kusufit, zënies së diellit dhe të hënës.

  1. Një prej namazeve farze, nuk llogaritet si i vlefshëm, përveç nëse falet me xhemat. Cili është ai?

PËRGJIGJJA: Është namazi i xhumasë, nuk konsiderohet namazi i vlefshëm nëse nuk përmbushet numri i kushtëzuar.

  1. Një lloj agjërimi obligohet që të agjërohen ato ditë një pas një, edhe gjatë zbatimit në kohë të agjërimit por edhe gjatë kompensimit të atyre ditëve. Agjërim tjetër obligohet të agjërohen ato ditë një nga një gjatë zbatimit, por jo edhe gjatë kompensimit. Agjërimi i tretë, duhet të ndahen qoftë gjatë agjërimit në kohë qoftë edhe gjatë kompensimit të atyre ditëve. Dhe agjërimi i katërt, në të cilin preferohet që të agjërohen ato ditë një pas një gjatë kompensimit?

PËRGJIGJJA: Agjërimi i parë është agjërimi i shpagimit, dy muaj agjërim për atë që ka kryer marëdhënie intime me gruan gjatë ditës së agjërimit në muajin Ramazan. Agjërimi i dytë është agjërimi i muajit të Ramazanit. Agjërimi i tretë është agjërimi në ditët e haxhit, për haxhiun me haxh mutemeti, i cili nuk gjen kurban që të ther, kështu që duhet të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet tek familja e tij. Dhe agjërimi i katërt është agjërimi për shpagim të betimit.

  1. Një lloj ibadeti, lejohet të kryhet për dikë tjetër, pa lejen e tij?

PËRGJIGJJA: është kryerja e haxhit për të vdekurin.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e tretë

NA NDIQNI NË