PËRGJIGJJA: Janë dy duart (shuplakat), ngase ato lahen në fillim të abdesit, e më pas përsëri pasi të kemi larë fytyrën, në rastin e parë është sunet, ndërsa hera e dytë është farz.
PËRGJIGJJA: Janë veshët, prej sunetit është që të lahen njëkohësisht me dy duart.
PËRGJIGJJA: Këta ishin duke u falur me tejemum, për arsye se nuk kishin gjetur ujë, pasi që ra shumë shi, prishet tejemumi i tyre ngase është gjetur ujë. Një grup i dijetarëve janë të mendimit se ata që kanë marrë tejemum, për arsye se nuk kanë gjetur ujë, pos pasi që të kenë filluar namazin, namazi i tyre është në rregull, dhe nuk detyrohen që ta ndërprejnë, kështu që e plotësojnë namazin, dhe namazi i tyre është i vlefshëm.
PËRGJIGJJA: Ky person është bashkangjitur në namaz pas një imami që është udhëtar, kështu që imami e fal namazin e drekës 2 rekate, e ky duhet të e plotësojë namazin edhe me 2 rekate tjera pasi të jep selam imami. E nëse jep selam së bashku me imamin, namazi i personit nuk është në rregull, ngase detyrohet të e fal namazin katër rekate.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e njëzet e katër