Arhiva MujoreApril 2017

0 13983

Pyetja:

1. Çfarë lutje thuhet kur bie shi dhe kur sheh vetëtimën, e dëgjon bubullima?
2. Cili është hadithi që tregon se lutjet në kohë të reshjeve, janë të pranuara?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: Është transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se kur i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shihte shiun tek po binte,  thoshte: “Allahume sajiben nafian (O Allah, bëje atë një reshje të dobishme)”. E transmeton Buhariu (1032)

Sipas një versioni të transmetuar nga Ebu Davudi (5099), ai thoshte: “Allahume sajiben henien (O Allah, bëje atë një reshje të lehtë).” Shejh Albani e vlerësoi sahih.

Fjala sajib ka kuptimin; shiu që rjedh dhe bie. Allahu, i Lartësuar, thotë: “Ose ata i gjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë.” Bekare, 19.
Shih: Mealim es-Sunan nga Hatabi (4/146).

Preferohet të dilet në shi e të bie pak mbi trupin e njeriut, për shkak se është transmetuar nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili tha: Kur ishim me të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) na zu shiu. I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ngriti një pjesë të rrobës së tij në mënyrë që shiu të binte mbi të. Ne i thamë: O i dërguari i Allahut, përse e bëre kështu? Ai tha: “Sepse sapo ka ardhur nga Zoti i tij”. Transmeton Muslimi (898).

Kur binte shi i ashpër, i dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) thoshte: “Allahume havailejna ve la alejna, Allahume alel ekerimi ve dharabi, ve butunil evdijeti, ve menebiti shexher; Allahu ynë, le të bjerë shiu përreth nesh dhe jo mbi ne, O Allah, (le të bjerë) mbi male e kodrina, mbi shtigjet e luginave dhe vendet ku rriten pemët). ” Transmeton Buhariu (1014).

Sa i përket duasë kur dëgjohet bubullima, është transmetuar nga Abdullah ibn Zubejr (Allahu qoftë i kënaqur me të) se, kur ai dëgjonte bubullimat, ndalej nga të folurit dhe thoshte: Subhane ledhi jusebihu ra’du bi hamdihi vel-meleiketu min hifetihi (I Lartësuar është Ai, që edhe bubullima e falenderon Ate (Perëndinë), por edhe engjëjt, nga droja ndaj Tij ) Sureja Ra’d, :13. Pastaj thoshte: Ky është një paralajmërim i madh për banorët e tokës.[1]

Nuk dimë për ndonjë fjalë nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në lidhje me këtë.

Njejtë, nuk ka asnjë dhikër apo dua që është transmetuar nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kur shihen rrufetë, për aq sa dimë. Allahu e di më së miri.

Së dyti: Koha kur zbret shiu është një kohë e mirësisë dhe mëshirës nga Allahu për robërit e Tij, zgjerim i shkaqeve që u sjellin atyre mirësi dhe është një kohë e volitshme ku përgjigjen duatë.

Në hadithin e Sahl ibn Sa’dit thuhet se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Dy (dua) nuk refuzohen: duaja pas ezanit dhe duaja kur bie shi”.[2]

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu; Shpend Zeneli

[1] Transmeton Buhariu në ‘el-Edeb el-Mufred’ (723); Maliku në ‘Muvata’ (3641). Zingjiri i transmetimit është klasifikuar si sahih nga Neveviu në ‘Edhker’ (235) dhe nga shejh Albani në Sahih el-Edeb el-Mufred’ (556).

[2] Transmeton Hakimi në ‘el-Mustedrek’ (2534); Taberani në ‘el-Mu’xhem el-Kabir’ (5756); shjeh Albani e vlerësoi sahih në ‘Sahih el-Xhami’ 3078).

0 1566

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ja dërguam (popullit) Adit, vëllaun e tyre – Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. E, a nuk po i ruheni dënimit?” Paria e popullit të tij, të cilët nuk besonin thanë: “Na, me të vërtetë, të konsiderojmë ty mendjelehtë dhe ne mendojmë se je gënjeshtar”. (El A’raf: 66).

Thirrja e Hudit zgjati dhe kur populli këmbnguli në devijimin e tyre,refuzuan Hudin alejhi selam dhe thirrjen e tij, atëherë Allahu i dënoi dhe shkatërroi me erë të fuqishme e cila shkatërroi shkatërroi çdo gjë që i doli para saj.

Shejh Abdullah el Humejdi

2. Allahu i madhëruar, thotë; “Na me të vërtetë, ua kemi dërguar Nuhun popullit të tij, i cili u tha: “O populli im! Adhurone Allahun , ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! – Unë frikësohem për ju nga dënimi në Ditën e madhe!” Paria e popullit të tij thanë: “Na me të vërtetë, të shohim ty në humbje të madhe”. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit të gjithësisë. ju sjell urdhërat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Allahu atë që nuk e dini ju. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj, t’ju vijë nga një njeri i mesit tuaj, që t’ju tërheq vërejtjen, të bëheni besimtarë dhe për t’ju mëshiruar? E ata e konsideruan atë gënjeshtar, andaj e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkë. Ndërsa, i fundosëm ata të cilët i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona. Ata kanë qenë popull i verbër (injorant). (El A’raf: 59 – 64).

Ibn Abasi, radijAllahu anhu, thotë: “Periudha mes Ademit dhe Nuhit ishte dhjetë shekuj, të gjithë ishin në islamin e pastër, dhe shirku i parë i cili ndodhi në tokë, ishte shirku që e bëri populli i Nuhit. Në mesin e tyre ishin pesë njerëz të mirë, e ata janë: Vedaja, Suva’a, Jegutha, Jeuka dhe Nesra, këta vdiqën dhe njerëzit filluan t’i vizitonin tek varrezat e tyre dhe ta kujtonin devotshmërinë e tyre, etj. Por, shejtani i mallkuar ua dha një planë, që ta bënin nga një fotografi për secilin nga këta njerëz të vdekur dhe t’i kujtonin punët e tyre të mira përmes fotove. Kështu vepruan populli dhe shejtani iu shkoi së dyti herë duke iu thënë: Këta juve ju ndihmojnë kundër armiqëve tuaj, ju sjellin shiun, edhe kështu me rradh. Lajthitën njerëzit me të madhe dhe filloi përhapja e shirkut tek populli i Nuhit alejhi selam. Allahu i Madhëruar e dërgoi Nuhin alejhi selam, që t’u njoftojë se duhet adhuruar vetëm Allahu dhe aksush tjetër.”

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah, ka thënë; “Insistoi Nuhi alejhi selam me thirrjen e tij përreth 950 vite, por ata e refuzuan dhe nuk e pranuan thirrjen e tij drejtë adhurimit të Allahut dhe largimit nga shirku(idhujtaria). Dhe më pas Allahu e urdhëroi Nuhin alejhi selam për ndërtimin e Anijes, një pakicë hypën në Anije kurse zullumqarët tjerë i shkatërroi me tufan(vërshim i madh i ujit) Allahu i Madhëruar.”

Shejh Abdullah el Humejdi

3. Allahu i Madhëruar ka thënë: “E janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.” (El Bejineh: 5).

Allahu na bën me dije se i urdhëroi të gjitha krijesat prej të parit deri tek i fundit ta adhuronin vetëm Atë dhe mos t’i shoqëronin ortak Allahut. Prej Ademit alejhi selam e deri në ditën e gjykimit, Allahu i krijoi krijesat dhe i obligoi ato ta adhuronin vetëm Allahun. Pra, prej krijesave ka që e realizuan me sukses këtë obligim madhor e adhuruan Allahun si duhet, e prej tyre ka që mëkatuan dhe nuk e realizuan qëllimin final të krijimit të tyre, adhurimin e Allahut të Madhëruar. Dhe, mu për këtë arsye dërgoi pejgamberë të njëpasnjëshëm, që t’i thêrrasin njerëzit drejt adhurimit të pastër të Allahut dhe t’i ndalojnë nga shirku apo idhujtaria.

Shejh Abdullah el Humejdi

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.” (Mu’minun; 57).

Hasan el Basri, rahimehullah, ka thënë; “Besimtari kryen shumë vepra të mira, por ai megjithatë i frikësohet dënimit të Allahut, kurse munafiku nuk kryen vepra të mira, por për qudi ndjehet i sigurt dhe i qetë prej dënimit të Allahut.”

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.” (Mu’minun; 57).

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah, ka thënë; “Pra, të tillët edhe pse janë prej vepërmirëve dhe prej bamirësve, megjithatë ata i frikësohen gjithnjë Zotit të tyre, frikësohen nga përfundimi i keq si dhe frikësohen nga dënimi me zjarr të Xhehenemit.”

Tefsiri Ibn Kethirit; 3/249

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1194
  1. Cilat janë ato namaze të cilat falen me xhemat, mirëpo; për të parin nuk thirret as ezan e as ikamet, për të dytin thirret edhe ezan edhe ikamet, për të tretin thirret ikamet por nuk thirret ezan, dhe për të katërtin nuk thirret as ezan e as ikamet?

PËRGJIGJJA: Namazi i parë është namazi nafile apo namazi i xhenazes. Namazi i dytë, janë pesë farzet ditore. Namazi i tretë është kur bashkohen dy namaze, pra nëse bashkohet namazi i drekës dhe ai i iqindisë, thirret një ezan dhe ikamet para namazit të drekës, ndërsa për iqindinë thirret vetëm ikameti. Dhe namazi i katër është namazi i Kusufit, zënies së diellit dhe të hënës.

  1. Një prej namazeve farze, nuk llogaritet si i vlefshëm, përveç nëse falet me xhemat. Cili është ai?

PËRGJIGJJA: Është namazi i xhumasë, nuk konsiderohet namazi i vlefshëm nëse nuk përmbushet numri i kushtëzuar.

  1. Një lloj agjërimi obligohet që të agjërohen ato ditë një pas një, edhe gjatë zbatimit në kohë të agjërimit por edhe gjatë kompensimit të atyre ditëve. Agjërim tjetër obligohet të agjërohen ato ditë një nga një gjatë zbatimit, por jo edhe gjatë kompensimit. Agjërimi i tretë, duhet të ndahen qoftë gjatë agjërimit në kohë qoftë edhe gjatë kompensimit të atyre ditëve. Dhe agjërimi i katërt, në të cilin preferohet që të agjërohen ato ditë një pas një gjatë kompensimit?

PËRGJIGJJA: Agjërimi i parë është agjërimi i shpagimit, dy muaj agjërim për atë që ka kryer marëdhënie intime me gruan gjatë ditës së agjërimit në muajin Ramazan. Agjërimi i dytë është agjërimi i muajit të Ramazanit. Agjërimi i tretë është agjërimi në ditët e haxhit, për haxhiun me haxh mutemeti, i cili nuk gjen kurban që të ther, kështu që duhet të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet tek familja e tij. Dhe agjërimi i katërt është agjërimi për shpagim të betimit.

  1. Një lloj ibadeti, lejohet të kryhet për dikë tjetër, pa lejen e tij?

PËRGJIGJJA: është kryerja e haxhit për të vdekurin.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e tretë

0 1483

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok.” (Haxh; 26).

Gjëja e parë me të cilën u urdhërua Ibrahimi alejhi selam pas udhëzimit të Allahut se në cilin vend duhet të ndërtohet Qabja, ishte ndalimi i shirkut (të shoqëruarit shok Allahut në adhurim).

Kështu u urdhërua baba i pejgamberëve (Ibrahimi, alejhi selam), i cili ishte thirrês në Teuhid (njësimin e Allahut) dhe shkatërrues e çrrënjosës i idhujve, një gjë e tillë aludon në rrezikshmërin e madhe të shirkut dhe rënies në të!

Dr. Abdullah Belkasim

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.” (Haxh; 26).

Pastrimi i shtëpisë së Allahut dhe të punuarit në të është prej adhurimeve madhore, pastrimi këtu përfshinë, pastrimin në besim (nga njollat e shirkut dhe bidatit) dhe pastrimin nga gjërat që pengojnë adhurimin e Allahut me qetësi.

Andaj, kujdes besimtar i nderuar, mos të jesh ndryshe nga këto dy pastërti që u cekën më lartë.

Dr. Abdullah Belkasim

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.” ( Maide; 23).

Imam Ahmedi, rahimehullah, ka thënë: “Tevekuli (mbështetja në Allahun ) është prej adhurimeve (veprave) të zemrës.”

4. Allahu i Madhëruar, na tërhjek vërejtjen me dënim nëse nuk jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj mirësive të Tij: “A janë të sigurtë ata nga dënimi i Allahut? Dënimit të Allahut, nuk i frikësohen vetëm ata që janë të humbur.” (El A’raf: 99).

Katade, radijAllahu anhu thotë: “Sa i keq është një popull të cilin e begatoi Allahu me mirësi të panumërta, e ai popull i keqpërdori ato dhe i shfrytëzoi aty ku hidhërohet Krijuesi i tyre. Pasha Allahun, kurrë Allahu nuk e humbi, dënoi, zhduku asnjë popull përderisa ata nuk e tepruan, përderisa e hidhëruan Allahun dhe i mohuan mirësitë e Tij. Le ta dinë çdo popull se do vjen dënimi i Allahut si shkak i mosfalënderimit dhe mosmirënjohes ndaj mirësive të Allahut.”

Shejh Abdullah el Humejdi

5. Allahu i Madhëruar, thotë: “(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. (Ibrahim: 7).

Nëse robërit e Allahut janë mirënjohës, falënderues karshi mirësive të Allahut, atëherë Allahu ua shton ato mirësi dhe nuk ua largon asnjë çast nga mesi i tyre, përpos se, nëse robërit tregohen kryelartë e mosfalënderues karshi atyre mirësive. Falënderimi, është shkak që të shtohen mirësitë dhe të mbesin kohë të gjatë.

Burimi: albislam.com

Shejh Abdullah el Humejdi

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 1276

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: Më ka porositur miku im, sal-Allahu alejhi ve selem,  me tre gjëra: të agjëroj tre ditë të çdo muaji, të fali dy rekate namaz të duhasë, dhe ta fali namazin e Vitrit para se të flej”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Tek Ebu Huzejme qëndron me tekst: Më porositi i dashuri im, sal-Allahu alejhi ve selem, me tre gjëra, që nuk i kam braktisuar asnjëherë: të mos flej vetëm se të kem falur namazin e vitrit, të mos i braktis dy rekatet e namazit të duhasë, ngase është namazi i të penduarve, dhe të agjëroj tre ditë të çdo muaji”.

SHPJEGIMI I HADITHIT

“Më ka porositur”, më urdhëroi, kjo porosi profetike e madhe, për Ebu Hurejren, është një porosi për gjithë umetin, ngase porosia dhe udhëzimi i profetit drejtuar një personi është porosi për të gjithë, përderisa nuk ka argument që e veçon atë.

Fjala e tij: “miku im” që flet për të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, është shumë e qartë, andaj, është shprehur në këtë formë që tregon për dashurinë e madhe për të, dhe për krenarinë e tij për pozitën që ka tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem. Ibn Haxheri në “Fet’hul Bari” ka thënë: “Nënkuptohet se krenaria e të shoqëruarit me njerëz të mëdhenj, nëse është në formë të shprehjes së dhuntive, dhe falënderimit të Allahut, bën, e jo edhe për t’u mburrë mbi të tjerët”.

Kjo thënie e Ebu Hurejres nuk bie në kundërshtim me fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Po të mirrja për mik ‘të dashur timin’ dikë prej umetit tim, do e mirrja Ebu Bekrin për mik, por shoku juaj është mik ‘i dashur’ i Allahut”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Sepse Ebu Hurejra nuk tregoi se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem,  e ka marrë atë për mik, por tregoi për veten e tij, se i dërguari i Allahu, sal-Allahu alejhi ve selem, është mik i tij.

POROSIA E PARË: Agjërimi i tre ditëve të çdo muaji

Agjërimi i ushtron njeriun të jetë i durueshëm i përmbajtur, e mëson atë të jetë besnik, të ketë bindjen e mbikqyrjes së Allahut në fshehtësi e në opinion, pasi që nuk ka kush që e mbikqyr agjëruesin, pos Allahut, agjërimi është një luftë me nefsin, dhe ballafaqim ndaj epsheve, sikur që zhvillon ndjenjën e mëshirës, vëllazërisë, ndjenjën e nevojës ndaj të tjerëve, prej fukarave e nevojtarëve.

Për dallim prej dobive që u përmendën, është se agjërimi i tre ditëve është sa agjërimi i një muaji, siç thotë i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në hadithin që e përcjell Abdullah ibn Amr, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Të mjafton të agjëron çdo muaj tre ditë, e për çdo vepër të mirë shpërblehesh me dhjetë fish, kështu që ai agjërim është sa agjërimi i një muaji”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Dijetarët janë ndarë në mendime rreth përcaktimit të këtyre ditëve, prej tyre që thonë se këto ditë janë ditët e bardha të muajit, apo janë tre ditët e para të çdo muaji, apo janë ditët e Hënë dhe e Enjte, por, veprimi i Buhariut e përforcon dhe preferon se ato ditë janë ditët e bardha të çdo muaji, pasi që ka titulluar një prej kapitujve të librit të tij “Kapitulli; agjërimi i ditëve të bardha, të trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë’, më pas transmeton hadithin e Ebu Hurejres, që e përmendëm më herët.

Përderisa në hadith nuk janë përcaktuar këto ditë, atëherë njeriu zgjedh sipas dëshirës cilat ditë i agjëron, e nuk ia vështirëson vetes, qoftë janë në fillim të muajit, apo në fund, agjërimi i ditëve një pas një, apo të ndara. Allahu e di më së miri.

POROSIA E DYTË; MOSBRAKTISJA E DY REQATEVE TË NAMAZIT TË DUHASË

Namazi Duha është namaz vullnetar, koha e të cilit fillon pasi që të ngrihet dielli sa një shtizë e deri në kohën kur dielli qëndron në zenit. Ky namaz më së paku ka dy reqate, e më tepër ka tetë, është vërtetuar se i dërguari i Allahu i ka falur ato në ditën e çlirimit, siç qëndron në hadithin e Umu Hanies, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, që është shënuar në dy sahihët, njashtu i ka falur edhe në shtëpinë e një njeriu prej Ensarëve, siç e transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu shënuar nga Buhariu dhe Muslimi.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem na ka nxitur që ta falim namazin e Duhasë, për vlerën e këtij namazi ka folur në shumë hadithe, prej tyre, fjala e tij: “Çdo ditë në të cilën lind dielli, secili prej jush duhet të japë sadaka për çdo nyje (kockash) të trupit të tij. Në çdo tesbih (thënia ‘subhanallah’) ka sadaka, në çdo tehmid (thënia ‘elhamdulilah’) ka sadaka, në çdo tehlil (thënia ‘la ilahe il Allah’) ka sadaka, në çdo tekbir (thënia ‘Allahu ekber’) ka sadaka, këshillimi për të mirën dhe ndalimi nga e keqja është sadaka dhe mjaftojnë si shlyerje për të gjitha këto, dy rekate të namazit duha.” Shënon Muslimi

POROSIA E TRETË; FALJA E NAMAZIT TË VITRIT

Namazi i vitrit është namazi me të cilën përfudon namazi i natës, kështu është emërtuar ngase falet tek, një reqat, e tre reqate, e deri njëmbëdhjetë. Preferohet që të vonohet deri në pjesën e fundit të natës, për atë i cili është i sigurt se do zgjohet për ta falur, Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë; i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush frikohet se nuk do zgjohet në fund të natës, le ta fal vitrin në fillim të natës, e kush shpreson të zgjohet në fund le ta fal  vitrin në fund të natës, ngase namazi në fund të natës është i dëshmuar, dhe është më me vlerë.” Shënon Muslimi

Përkundër që vlera e faljes së namazit të vitrit është më me vlerë në fund të natës, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e porositi Ebu Hurejren që të falet para se të bie të flejë. Dijetarët janë munduar të shpjegojnë shkakun e kësaj, kështu që ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “është thënë se shkaku i kësaj porosia është se ai, ishte i preokupuar në fillim të natës duke përsëritur atë që kishte mësuar prej haditheve të shumta, një gjë që nuk i ishte lehtësuar shumë prej sahabëve sikur atij, kështu që i kalonte pjesa më e madhe e natës, e nuk mundte të zgjohet në fund të natës, e i dërguari, alejhi selam e urdhëroi që ta fal vitrin para.“

HADITHI I TREMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1701

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.” (Haxh: 73).

Çdo gjë që e shpreson tek njerëzit, qoftë ajo pasuri, udhëheqje, ndihmë, edhe ata janë të dobët sikurse ti, askush prej tyre nuk e kanë çështjen tënd në duartë e tyre.

Shejh Dr. Halid el Muslih

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “…e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij.” (Tegabun: 11).

Ky është nga shpërblimet më të mëdha që mund t’i dhurohet ithtarëve të imanit (besimit islam).

Allahu, xhele ue ala, i bënë të fortë besimtarët në dunja dhe në ahiret.
Baza e forcës është: Forca e zemrës, durimi dhe bindja para çdo fitne e cila ndodhë.
Allahu, xhele ue ala, tha: “Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote e edhe në botën tjetër.” (Ibrahim; 27).

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah. Tefsiri i Sa’dit; fq.867

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.” (Ta’ha: 7).

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë: “Të fshehtën; Ajo çka e fsheh biri i Ademit në veten e tij. Kurse, Më shumë se e fshehta; Ajo çka fshihet nga biri i Ademit që do ta veproj në të ardhmen para se ai ta veproj një gjë të tillë, atë e di Allahu. Pra, të gjitha këto i di Allahu, xhele ue ala!

Ndalu dhe medito, o biri i Ademit, rreth diturisë së madhe të Allahut në lidhje me ty dhe çështjet tua!

Tefsir Ibn Ebi Hatim; 7/2416

4. Aq ma shumë që zvoglohet imani (besimi) dhe ihlasi(sinqeriteti) tek njeriu, aq më shumë do të duken të bukura mëkatet në zemrën dhe sytë e tij, sado të shëmtuara kofshin ato mëkate.

Allahu, azze ue xhel, ka thënë: “A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njejtë me atë që i largohet asaj)?” (Fatir:

Ai i cili ia hijeshon (zbukuron) veprat e këqija është shejtani, bile për një gjë të tillë është betuar shejtani para Allahut, ku tha: “(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largojë nga rruga e drejtë!” Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.” (Hixhr; 39-40)

Shejh Dr Nasir el Umer

5.Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.” (Lukma: 19)

Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre.” (Nur: 31)

Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.” (Isra: 37).

E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!” (Furkan: 63).

Lëvizjet e gjymtyrëve shpeshherë na japin të kuptojmë se çfarë morali zotërojnë disa njerëz
Pra, kjo është element që merret parasysh për të vlërsuar edukatën dhe moralin e dikujt prej njerëzve.

Shejh Dr. Nasir El Umer

Burimi: albislam.com
Nga arabishtja: Suad Shaban

0 14382

Hoxhë Enall Jakupi nga Gostivari sot ka mbrojtur temën e doktoratës në Universitetin Islamik të Medinës. Tema e doktoratës ishte: “Bazat e Kulturës Islame dhe ndikimi i saj në historinë e njerëzimit, të nxjerra këto baza nga libri Musanef i Ibn Ebi Shejb. image-0-02-04-f34933613cce840cce9b7e66c3dfffd4c802a067958bf3fe3179ffd36f587130-Vimage-0-02-04-426dcb3cedffa663aa37f2e50dede29e44be80bc17bcd3a0512166bf67ee299b-V

Komisioni i profesorëve që e vlerësuan punimin: Dr Ahmed Abdul Fetah Dulejmi, Prof. Dr.Abdul Aziz El-Muhajmid, Dr.Abdu Rahman el-Xhuhani. Punimi i tij është vlerësuar me notën me të lartë, si një punim i denjë në këtë fush.

Hoxhës Enall Jakupi ia urojmë këtë sukses me lutje të drejtuar Allahut ta bën të dobishëm për muslimanët kudo që të jetë.

Gostivari, Maqedonia dhe Shqiptaria tani janë më të pasur për një bartës të denjë të dijes islame.

 

 

NA NDIQNI NË