Arhiva MujoreApril 2017

0 1233
  1. Dy persona japin zeqatin e tyre një njeriu të pasur, nga i pari pranohet dhënia e zeqatit dhe llogaritet e saktë, ndërsa nga i dyti nuk pranohet dhe nuk i lejohet t’ia jep?

PËRGJIGJJA: i pari i ka dhënë ato para duke menduar se është nga të varfërit, apo ka qenë i pasur, por prej atyre që janë angazhuar në tubimin e zeqatit. Ndërsa i dyti i ka dhënë pasuri të zeqatit për arsye të afërsisë farefisnore, e që nuk ka qenë meritor të merr zeqat.

  1. Çfarë thua për një gjë që lejohet të hahet por nuk lejohet të shitet?

PËRGJIGJJA: Ky është mishi i kurbanit, mund të hahet e të dhurohet, por nuk lejohet që të shitet apo të këmbehet me diç tjetër.

  1. Në një prej namazeve që këndohet me zë, imami lexon bismilahin me zë, dhe e ka patjetër. Si!

PËRGJIGJJA: Imami ka lexuar suren Neml, ku përmendet në ajete edhe bismilahi: “Ajo (letër) është nga Sulejmani dhe citon: “Me emër të Perëndisë, Mëshiruesit dhe Përdëllimtarit të Madh” Ajeti, 30.

  1. Para një namazi që falet pa zë, janë katër namaze që falen me zë. Cilat janë ato?

PËRGJIGJJA: Namazi pa zë është namazi i iqindisë ditën e xhuma.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e dy

0 1552

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.” (Sád: 4).

Armiqtë e pejgamberëve të Allahut, nuk i armiqësonin ata në personalitetin e tyre, por e armiqësonin metodologjinë e tyre (thirrjen në njësimin e Allahut). Dhe le ta ketë parasysh çdokush që thirr apo ndjek këtë metodologji të pejgamberëve, alejhimu selam, se edhe atë do ta armiqësojnë femohuesit.

Shejh Uthejmini Tefsiri i sures Sàd; fq.26

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sád; 29).

Urtësia e zbritjes së Kur’anit është që njerëzit t’i meditojnë dhe studiojnë ajetet e tij dhe të nxjerrin mësime prej tyre. T’i analizojnë dhe meditojnë urtësitë dhe dobitë e tij, ngase në këtë mënyrë jetësohen mësimet dhe porositë Kur’anore. Leximi i Kur’anit me meditim (qoftë një ajet) është më me vlerë sesa leximi i tij (një xhuz) pa meditim.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, në tefsirin e tij; fq.712

3.Kur të fitosh garën ndaj të kotës, mos u mashtro të thuash, u kry çështja me të dhe përfundoi e kota. Ngase, ithtarët e të kotës shpeshherë dijnë të jenë më të durushëm ndaj të kotës për ngadhnjim sesa ithtarët e të vërtetës. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.” (Sàd; 6).

Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!” (Furkan; 42).

Shejh Dr Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “….dhe përgëzo të dëgjueshmit.” (Haxh: 34)

Haxhi është prej kohërave më të çmuara për robërit e Allahut. Është shanci i kthyerjes tek Allahu, është shanci që robi t’i kujtoj dhuntit e Allahut, se si Allahu ia ka mbuluar mëkatet që i ka bërë fshehurazi dhe nuk e ka dënuar për to, me këtë rast robi e kujton bamirësinë dhe mirësinë e Allahut ndaj tij.

Dr. Muhamed el Avaxhij

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “….dhe përgëzo të dëgjueshmit.” (Haxh: 34)

Haxhi është adhurim që e bën njeriun të jetë sa më modest, zemërgjerë, dorëzim të plotē ndaj Allahut, largim nga mendjemadhësia ndaj robërve të Allahut. Andaj, medito rreth porosive dhe udhëzimeve të ajeteve të Haxhit. Lum ai haxhi që haxhi i tij e ka bërë zemërgjerë dhe të dëgjushëm ndaj Allahut.

Dr. Muhamed el Avaxhij

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1774

Nëse të ka ndodhur që ke marrur notë të ulët në fakultet, apo nuk e ke kaluar testin e vozitjes, ose të është ngushtuar çështja e martesës, e punësimit, etj.

Në përgjithësi, ke dështuar në realizimin e planeve tua jetësore! Këto, dhe problemet tjera të ngjajshme nuk duhet të ndikojnë tek ti, që të jesh fytyrë mrrolur, e të të pengojnë nga buzëqeshja. Ngase realisht, bota në të cilën jetojmë është e stërmbushur me sfida dhe të papritura. Mirëpo, njerëzit e mençur dinë se si t’i menaxhojnë dhe kontrollojnë emocionet e tyre edhe në gjendjet më të vështira që mund të i sjellë jeta.

Dhe mu për ketë, shembullin më të mirë e kemi në të Dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem. Allahu në Kuranin Fisnik, thotë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Ditën e Fundit dhe e përmendë shumë Allahun”. el-Ahzab: 21 .

I dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, edhe pse ishte me i preokupuari nga të gjithë njerëzit. Preokupohej me hallet dhe dertet e shokëve, dhe popullit të tij. Kjo nuk e pengonte atë aspak, që të ishte i hareshëm dhe i buzëqeshur me shokët, shërbetorët, gratë, e me të gjithë.

Abdullah ibën Xheriri, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, thotë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, më ka buzëqeshur çdoherë që më ka parë”.

Vëlla dhe motër e nderuar, a mos vallë mendon se problemet dhe brengat tua, janë më të mëdha se ato që kishte i dërguari ynë? Kurrsesi! Andaj të këshilloj që nga ky moment, ta fillosh ndryshimin në vetvete duke e pasuar shembullin e tij fisnik dhe me këtë ta plotësosh edhe një sunet të braktisur nga ana jote!

Nëse deri dje ishe me fytyrë të zymtë, sot le të shkëlqejë fytyra jote nga buzëqeshja, nëse je mësues – profesor, buzëqeshi nxënësve, studentëve e kolegëve tu. Nëse hip në autobus apo tren, dhe njerëzit të shikojnë dhuroja një buzëqeshje atyre. Nëse ke shtrëngim duarsh me një mik të ri, përshëndete atë fytyrëqelur e me buzëqeshje. Nëse kthehësh në shtëpi i lodhur nga puna, harroi lodhjet, buzëqeshi nënës dhe puthi duart e saj. Ngase me këtë do ta fitosh dashurinë e saj, njashtu edhe të Allahut. Ngase kënaqësia e Allahut qëndron në kënaqësinë e prindërve, sikurse edhe hidhërimi i Tij, -Allahu na ruajtë-, e arritja e kënaqësisë dhe dashurisë së Allahut, është pikësynimi i ç’do muslimani të devotshëm.

Njejtë vepro edhe me gruanë dhe fëmijët e tu dhe kësisoi vazhdo gjatë gjithë jetës tënde, që të bëhesh i dashur si tek njerëzit njashtu edhe tek Krijuesi i Gjithësisë.

Dhe për fund, mos harro “Se edhe buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd, është sadakë”. (Hadith sahih)

Shkroi: Bekim Kokollari

Burimi: albislam.com

0 1053

Do ta shtoj në Ramazan adhurimin ndaj Zotit tim, andaj edhe do ta mbyllI përkohësisht “whats-apin”, takohemi pas pak.

Ndalu, përse i gjithë ky shqetësim, mund t’i bësh të gjitha këto, edhe pa na njoftuar neve fare?!

Dhe kjo duke e ruajtur sinqeritetin tënd.

Në drejtim të Mekës tani, duke shkuar per umre,

E mbaruam umren, dhe falënderimi i takon Allahut,

Rrugës për në Medine, për vizitë në këtë qytet,

Fotoja ime duke ia puthur këmbet nënës sime,

E mbarova hatmen e parë të Kuranit në këtë muaj të bereqetshëm dhe falënderimi i takon Allahut,

Fotografia e njërit nga të varfërit, që u ngritëm në shërbim ndaj tyre,

Ky është iftari që kam përgatitur për familjen time, etj etj…

Çfarë mbeti për Allahun?

Ku është fshehja e veprave?

Të gjitha këto çeshtje ua shpalove njerëzve, e çfarë mbeti për Allahun?

Puno për Allahun, dhe jo për njerëzit?

Vëlla dhe moter, kujdes mburrjen apo vetëpëlqimi.

Shejh Halid ibën Uthman Sebt ( Allahu e ruajttë)

Pershtati: Bekim Kokollari

Burimi: albislam.com

0 1367

1. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Allahu do t’i forcojë besimtarët me fjalë të fortë edhe në këtë edhe në atë botë.” (Ibrahim: 27).

Katade, rahimehullah, në komentimin e këtij ajeti, ka thënë: “Në këtë botë Allahu i forcon besimtarët me hajr (mirësi) dhe me vepra të mira, ndërsa në botën tjetër i forcon në varr.”

2. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.” (Bekare; 196).

Ibn Hazmi, rahimehullah, ka thënë: ” Çdokush që synon ta veproj një mëkat, i çfarëdo lloji qoftë ai mëkat, gjatë periudhës së haxhit, nga çasti i veshjes së ihramit deri tek përfundimi i haxhit dhe i tilli është i vetëdijshëm se është duke kryer Haxhin, haxhi i personit në fjalë është i pavlerë.” Burimi; (El Muhala; 7/186).

3. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!” (Al Imran : 103).

Ky është urdhër hyjnor obligativ për besimtarët që mos të përçahen, ngase përçarja është devijim dhe njëherit është edhe prej mëkateve më të mëdha dhe mu për këtë arsye Allahu i ka kërcënuar ata që përçahen me dënim të madh, ku thotë: “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.” (Al Imran; 105).

Shejh Abdullah el Gunejman

4. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm(sabërli).” (Merjem; 65).

Përmes këtij ajeti Kur’anorë mësojmë se sabëri (durimi) është obligim dhe sa sabri më i mirë është sabri gjatë kryerjes së adhurimeve. Sabri ndaj sprovave dhe fatëkeqsive është më i lehtë sesa sabri gjatë kryerjes së adhurimeve.

Shejh Abdullah el Gunejman

5. Allahu, xhele ue ala, ka thotë: “Pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”. (Ta’ha; 61). dhe thotë: “Kështu, i shpërblrjmë (me dënim) trilluesit e rrenës.” (A’raf; 152).

Ky është një premtim hyjnor dhe sunet (rrugë) i pashmangshëm për çdo shpifës,trillues dhe rrenacak. Njëherit, është përgëzim për çdo njëri që i është bërë zullum ndaj tij me shpifje se të tillin Allahu do ta ndihmojë, qoftë edhe pas një periudhe. Andaj, i tilli mos të ngutet dhe mos t’i humb shpresat në Allahut, ngase nuk i humb shpresat në Allahut përpos femohuesve.

Shejh Dr Nasir el Umer

Nga arabishtja : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2725

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij  ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh“ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit salAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim:

Vëllezër të ndëruar, e falenderojmë Allahun e Madhëruar që na bëri musliman, pjesëtar të umetit të Muhamedit salAllahu alejhi ve selem.

Atij ia dërgojmë salavetet dhe përshëndetjet më të mira, familjes së tij, sahabëve dhe të gjithë atyre besimtarëve që e pasojnë rrugën e tij.

Të nderuar vëllezër, Allahu i Madhëruar na ka thënë neve besimtarëve:

O ju që besuat! Ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit.“ Teube: 119

Allahu i Madhëruar na porositë që të jemi prej atyre që e thonë të vërtetën dhe nuk gënjejnë.

Gënjeshtra nuk është nga morali i besimtarit.

Është përhapur në botë data 1 prill si ditë kur lejohet gënjeshtra dhe ata që arrijnë t’i gënjejnë të tjerët i quajnë sakrifica e gënjeshtrës.

Ka filluar në Francë kur mbreti Sharl e vëndoi kalendarin në vitin 1564, ku viti i ri festohej në 21 Mars dhe mbaronte me 1 Prill. Në këtë ditë këmbenin dhurata mes tyre.

Pastaj kur është shndërruar festimi i vitit të ri në 1 Janar, disa mbetën ta festonin vitin e ri me 1 Prill. Të tjerët u thonin atyre sakrifica e 1 Prillit.

Pastaj, prej në Francë është përhapur edhe ne vendet tjera, pikërisht në Angli.

Disa hulumtues janë të mendimit se 1 Prilli është festa e budallenjëve.

Vetëm dy shtete në Evropë nuk e pranuan këtë festë, Spanja dhe Gjermania. Spanja nuk e pranoi përshkak se ndeshej me një festë fetare të tyre, kurse Gjermanët nuk e pranuan pasiqë ndeshej me ditëlindjen e një figure të shquar të tyre Oto van Bizmark[1] burështet i Gjermanisë.

Një ngjarje tjetër tregon se në Spanjë kur spanjollët i dëbonin muslimanët nga Andaluzia. Ata u thanë: kush ka mbetë nga muslimanët, le të nisen në bregdet aty i presin anijet e të kthehen në vendet e tyre. mirëpo aty i tradhtuan. I kishin rrethuan anembanë dhe i mbytën që të gjithë.

Pastaj këtë ditë e shënuan si ditë mashtrimi dhe quajtën mashtrimi i peshkut.

Pra, kur ta përkujtojmë këtë ngjarje tragjike të muslimanëve që ka ndodhur me 1 prill, a na ka hije neve si musliman të tallemi në këtë ditë?!

Kjo ditë 1 prilli, si dita e ashtuquajtur “dita e gënjeshtrës”, është përkujtuar vit pas viti edhe në trojet tona.

Pastaj kjo festë është shndërruar në maskemball.

Dijetarët islam kanë bërë vërejtje nga festimi i kësaj dite sepse është përngjasim me jobesimtarët.

Festat e tilla binë në ndesh me fenë tonë dhe me vlerat e kombit tonë.

Në fenë tonë islame gënjeshtra është haram e ndaluar.

Poashtu kjo festë nuk përputhet edhe me traditat e kombit tonë.

Në si komb njiihemi si komb i besës. Me traditë shqiptarët e kanë pasur të jenë besnik dhe të mos gënjejnë.

E them këtë thënie dhe kërkoj prej Allahut ndjesë për mua dhe për ju, andaj kërkoni falje, se do tu fallen mëkatet.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, a salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjes së tij dhe sahabët e tij.

Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab 56

Të nderuar vëlrezër besimtarë, e këshilloj veten dhe juve që ti kemi frikë Allahut dhe të ndëgjojmë dhe respektojmë, ta edukojmë veten në thënien e të vërtetës, e të kemi kujdes nga gënjeshtra.

Veprat e njeriut regjistrohen

Andaj, secili le të ketë kujdes se çka flet.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë:

(إن الصدق ليهدي إلى البر و إن البر يهدي إلى الجنة و إن الرجل ليصدق حتى يكتب عند الله صديقا و إن الكذب يهدي إلى الفجور و إن الفجور يهدي إلى النار و إن الرجل ليكذب حتى يكتب عند الله كذابا)

Besnikëria çon në bamirësi, e bamirësia çon në xhenet. Njeriu vazhdon të jetë besnik derisa të regjistrohet tek Allahu besnik, ndërsa gënjeshtra çon në shfrenim, e shfrenimi çon në Zjarr, njeriu vazhdon të gënjejë derisa të regjistrohet te Allahu gënjeshtar.”

Lutje:

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbroj nga zjarri i xhehenemit.
  • O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo ti largohmi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatërroi shirkun dhe mushrikët.

Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata! Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët, dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë! Safat, 180-182.

Hoxhë Ali Shabani

Burimi : albislam.com

_______________

[1] Otto Eduard Leopold von Bismarck, Konti i Bizmark-Schönhausen, Duka i Lauenburg, Princi Bizmarkut (shqipOto von Bizmark), (1 Prill1815 – 30 korrik1898), ishte një burrështetas i Prusisë dhe Gjermanisë në shekullin IX. Si Kryeministri i Prusisë në vitet 1862–90, ai kishte për qëllim Bashkimin e Gjermanisë. Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i konfederatës Gjermane Veriore. Kur u formua Perandoria Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si Kancelari i saj i parë dhe ushtroi “Realpolitik” që i dha ati pseudonimin “Kancelari i Hekurt”. Si Kancelar, Bizmarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë Gjermane dhe pati ndikim të madh në politikën e jashtme Gjermane jo vetëm gjatë kohës si Kancelar, por edhe pasi i skadoi mandati.

NA NDIQNI NË