Arhiva DitoreMay 3, 2017

0 1436

Merri këshillat prej të tjerëve nëse të këshillojnë!

Kur një grua e këshilloi Omerin, radijAllahu anhu, në xhami, ai e pranoi këshillën dhe nuk i tha që ti nuk je e diplomuar.

Kur Ebu Bekri, radijAllahu anhu, u bë udhëheqës i muslimanëve, kërkoi nga sahabët që ta këshillojnë dhe nuk iu tha që ju jeni të vegjël për mua.

Ebu Hanife, rahimehullah, mori mësim nga një fëmijë dhe tha për fëmijën se ai është më i dijshëm se unë.

Imam Ahmedi, rahimehullah, mori guxim nga një i burgosur dhe nuk i tha ti nuk je kompetent.

Andaj mos harroni ! Nëse këshilluesi është i sinqertë, atëherë edhe i këshilluari duhet të jetë i sinqertë dhe ta pranojë këshillën.

Burimi: albislam.com

Përshtati: Suad B. Shabani

0 1781

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e Allahut e ruajnë atë.” (Rra’d; 11).

Kush i ruan kufijtë e Allahut, të tillin Allahu do ta ruaj prej atyre që mund ta lëndojnë atë,qoftë edhe prej kafshëve të cilat bëjnë dëm. E kush i shkel kufijtë e Allahut, Allahu do ta lërë atë dhe nuk do t’i ndihmojë nëse dikush prej njerëzve e lëndon. Të tillit, njashtu i vijnë problemet nga nuk e pret ai, saqë do të has në probleme edhe tek ai që shpresonte më parë se do t’i ndihmojë, bile edhe në familjen e tij nuk do has mirëkuptim dhe qetësi.

Hafidh Ibn Rexheb Tefsir Ibn Rexheb; 1/579

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin).” (Maide; 54).

Prej gjërave më të quditshme është ta njohësh Allahun e pastaj mos ta duash Atë. Ta ndëgjosh thirrjen e Tij e pastaj i vanohesh përgjigjes së asaj thirrje. Ta dish bereqetin dhe frytin e rregullimit të raporteve me Allahun e pastaj mos t’i rregullosh raportet me të e të shkosh tek dikush tjetër. Kurse, më e çuditshmja e të gjithave është ta dish që s’mundesh pa Allahun, që çdoherë ke nevoj për Të, ti i mëkaton Atij dhe vepron gjëra që Ai nuk është i kënaqur dhe që të largojnë nga Ai.

Ibn Kajimi, rahimehullah El Fevaid; fq.62

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… neve na bën shembull(prijësa, udhëheqës) për të devotshmit“. (Furkan: 74). “… s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë“. (El Huxhurat; 13)

Të devotshmit janë krijesat më të nderuara tek Allahu. E paramendoje, çfarë pozite do të ketë tek Allahu prijësi i njerëzve (nëse është i devotshëm).

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejmë rrugën e drejtë.” (Furkan: 9).

Çdokush i cili del nga rruga e drejtë , i tilli është i devijuar nga cila do anë apo rrugë që kthehet apo kapet për të (jashta rrugës së drejtë), ngase e vërteta (haku) është një, rruga apo menhexhi është i drejtë apo i vetëm, pra janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe vërtetojnë saktësinë e tyre.

Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 6/95

5. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen.” (Nisa; 17).

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë; “Pendohen para sëmundjes ose para çasteve të vdekjes.”

Hafidh Ibn Rexhebi, thotë; “Ibn Abasi na bën me dije se koha më e mirë e pendimit është që njeriu të shpejtoj të pendohet në çastet kur nuk është i sëmurë para se të vij sëmundja, ngase njeriu kur ështê mirë me shëndet ekziston mundësia e kryerjes së veprave të mira menjëherë pas pendimit.”

Tefsir Ibni Rexheb; 1/299

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË