Arhiva DitoreJun 5, 2017

0 3909

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi Web faqja Albislam me gjithë bashkëpuntorët e saj shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e hoxhës dhe hulumtuesit shqiptar Mahmud Abdulakader Arnautit, djalit të dijetarit të madh shqiptar Abdulkader Arnautit.

Dr. Mahmud Arnauti lindi në Damask në vitin 1954, ku përfitoi shumë në lëminë e shkencave islame nga qëndrimi pranë babait të tij Abdulkadrit dhe u specializua në lëminë e historisë islame dhe hadithit. Ai dha një kontribut të rëndësishëm si mesues në Institutin Islamik “El Fet’h” në Damask, si kryeredaktor i revistës “Trashëgimia Arabe”, si themelues i zyrës “Ibn Asakir” për hulumtiminm e burimeve të tradhëgimisë, si anëtar i Unionit të Shkrimtarëve Arabë dhe si autor i disa punimeve shkencore islame.

Dr. Mahmudi kaloi një pjesë të jetës së tij në Kosove ku dha kontribute të çmuara akademike në Qëndrën “Abdulkader Arnauti” dhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Allahu e mëshiroftë dhe e strehoftë në Xhenetet e Larta dhe e shpërblefte për kontributin e tij për umetin islam në përgjithësi dhe për Islamin në trojet shqiptare në veçanti.

0 1464

Pyetje: Jam tërë kohën e ramazanit në udhëtim duke kërkuar furnizim (duke punuar) për veten dhe familjen time, a lejohet të mosagjërojë?

Komisioni i përhershëm i fetvave, thotë: “Të lejohet ty ta shkurtosh namazin (prej 4 rekateve farz në 2), ta bashkosh namazin (p.sh, drekën me ikindinë, akshamin me jacinë) dhe mos ta agjërosh Ramazanin në kohërat kur je udhëtarë (qoftë edhe gjatë tërë Ramazanit). Ndërsa, kur të kthehesh dhe të qëndrosh në shtëpi obligohesh t’i kompenzosh ditët e paagjëruara të Ramazanit.

Allahu i madhëruar, thotë: “…e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë (sa i kanë mbetur pa agjëruar nga Ramazani). ” (El Bekare: 185).

Burimi në gj. shqipe; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 1411

Komisioni i përhershëm i fetvave, thotë: “Nëse gjatë abortimi foshnja vërehet se është zhvilluar, si psh: vërehen dora, gishtërinjtë, etj. Atëherë, motra muslimane e ndërpren agjërimin, namazin, etj. Dhe pret deri sa t’i kalojë periudha lehonisë, apo dyzet ditë, derisa të pastrohet. E, pas pastrimit ajo i kompenzon ditët e mbetura të Ramazanit. Asaj i obligohet vetëm agjërimi e jo edhe shpagimi, kuptohet ajo duhet ta bëjë kompenzimin e atyre ditëve para se të hyjë Ramazani i ardhshem.

Mirëpo, nëse foshnja nuk është zhvilluar, por është vetëm gjak i ngjizur, atëherë ajo obligohet ta vazhdojë agjerimin dhe namazin, për çdo namaz duhet të marrë abdes të ri. Ndërsa, gjaku i cili rrjedhojë e mer dispozitën si gjak i çrregullimit trupor. Pra, vazhdon agjërimin dhe namazin, deri sa t’i vijnë menstruacionet. (Dmth, nuk ka nevojë në rastin e dytë të ndërprehet agjerimi dhe namazi, si dhe nuk obligohet të pret dyzet ditë, ngase nuk e mer dispozitën e gruas lehone)

Burimi në gj. shqipe; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË