Arhiva DitoreJun 14, 2017

0 1943

Lutja “O Allah më llogarit me një llogarotje të lehtë”
اللهم حاسبني حسابا يسيرا
(Allahume hasibni hisaben jesiran)

Komentim i lutjes:

Është vërtetuar se Aisheja, radijAllahu anha, përcjell e thotë: i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush pyetet gjatë llogarisë vetëm se është ndëshkuar”. Aisheja tha: i thashë: o i dërguar i Allahut, a nuk është që Allahu thotë: “Ai do llogaritet me një llogari të lehtë”. (Inshikak, 8). I tha: “Nuk është në fakt kjo llogari, por është vetëm se shfaqje (e veprave), ai që llogaritet në ditën e Kiametit vetëm se është dënuar.” Shënon Buhariu 2876.

Shkaku i kësaj lutje është se Aisheja, radijAllahu anha, kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke u lutur në namaz: “O Allah më llogarit me një llogaritje të lehtë.” Pasi që përfundoi, e pyeti: O i dërguari i Allahut, cila është ajo llogari e lehtë?” I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Të shikohet në librin e tij e të tejkalohet (falet), oj Aishe, kush llogaritet atë ditë do jetë i shkatëruar.”

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, shpjegoi kuptimin e kësaj lutje, se llogarotje e lehtë është vetë shfaqje e mëkateve të një besimtari para Allahut, i cili do i pohon ato mëkate, pa patur çasje ndokush tjetër të dëgjon, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Do ketë prej jush që do afrohen afër Zotit, saqë të vëndojë krahun e Tij mbi të e i thotë: Ke vepruar kështu e kështu? Thotë: Po. I thotë: Ke vepruar kështu e kështu? Thotë: Po. I pohon të gjitha. I thotë: Unë t’i kam mbuluar ato në dynja, e t’i fali ato sot.” Shënon Buhariu 6070 dhe Muslimi 2768.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Hoxhë


Shpend Zeneli

0 1690
  1. Vepra e nëntë: Qëndrimi në xhami deri në lindjen e diellit.

“Pejgamberi, alejhi selam, pasi e falte namazin e sabahut me xhemat në xhami, ulej dhe qëndronte (adhuronte Allahun) derisa lindte dielli.” (Muslimi).

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e falë namazin e sabahut me xhemat në xhami dhe pastaj ulet(qëndron) dhe e përmend Allahun (dhikr dhe Kur’an) derisa të lind dielli, pas lindjes së diellit i falë dy rekate, ai e merr shpërblimin e kryerjes se haxhit dhe umres, shpërblimin e plotë, plotë, plotë, të tyre.” (Tirmidhiu, e saktësoi Shejh Albani ).

Ky shpërblim është jashta Ramazanit, e athua vallë, sa shumëfishohet shpërblimi i tillë nëse veprohet në ramazan.

  1. Vepra e dhjetë: Itikafi

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, hynte në Itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, ndërsa vitin që vdiq, hyri në Itikaf njëzetëditëshin e ramazanit. (Shënon Imam Buhariu).

  1. Vepra e njëmbëdhjetë: Umreja në Ramazan

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Umreja në ramazan e ka shpërblimin e haxhit.” (Buhariu dhe Muslimi ).

  1. Vepra e dymbëdhjetë: Kërkimi i natës së Kadrit

Allahu i madhëruar, thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (El Kadr: 1- 5 ).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush falet në natën e kadrit me besim dhe bindje, i falen mëkatet e kaluara. ” (Buhariu dhe Muslimi ).

I dërguari i Allahut e kërkonte natën e Kadrit, i urdhëronte shokët e tij ta kërkonin atë si dhe i zgjohet familjen e tij në dhjetêditêshin e fundit të Ramazanit pêr të falur namaz nate dhe për të lexuar Kur’anin. Nata e Kadrit pra e cila është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit në ditët tek (21,23,25,27,29).

Transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, duke i thënë : ” O i dërguar I Allahut ! Nëse e arrijë natën e Kadrit çfarë duhet të them? I dërguari i Allahut, i tha: Thuaj: O Allahu im, Ti je Falës, e do faljen, andaj më falë mua.” (Ahmedi, Tirmidhiu, dhe e saktësoi Tirmidhiu). Duaja në gjuhën arabe: (اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني). Allahume ineke afuvun tuhibu el afve fe afvu ani.

  1. Vepra e tremdhëdhjetë: Shpeshtimi i dhikrit, duave, istigfarit.

Lutjet në kohërat e pranimit të tyre:

a: Në çastet e iftarit. Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se i Dërguari I Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Lutja e agjëruesit në çastet e iftarit nuk refuzohet (nuk kthehet pa përgjigje).” (Bejhekiu, hadithi i saktë-sahih).

b: Në pjesën e tretë të natës:

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Zbret Allahu në qiellin e dunjas dhe thotë; A ka kush më lutet që t’ia pranojë lutjen, a ka kush më kërkon falje që t’ia fali, a ka kush që më kërkon diçka që t’ia jap.” (Buhariu dhe Muslimi ).

c: Istigfari (kërkimfalja, pendimi) në çastet e syfyrit.

Allahu i madhëruar, thotë: “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.” (Dharijat : 18 ).

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË