Arhiva MujoreJune 2017

0 1712

Hoxhë Ali Shabani

Hytbeja e parë

Të nderuar vllezër besimtarë, e falenderojmë Allahun e Madhëruar me falenderime siç i takojnë madhërisë së Tij, Atë e falenderojmë për të gjitha begatitë në përgjithësi dhe e falenderojmë për begatinë e islamit në veçanti.

Dërgojmë salavate ndaj pejgamberit tonë Muhamedit, – salAllahu alejhi ve selem, ndaj familjes tij, ndaj sahabëve të tij dhe ndaj atyre që e pasojnë rrugën e tij.

Ai, Allahu na ka krijuar dhe veprat që ne i bëjmë: E Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni. “ Safat: 96

Allahu i Madhëruar i ka krijuar veprat tona.

Prej këtyre veprave;

  • Ato të cilat janë shumë të dobishme për njeriun, Allahu i ka dashur shumë dhe ua ka obliguar robërve të vet, dmth, i ka bërë FARZ.
  • Ato të cilat janë të dobishme, edhe ato i ka dashur, por jo si këto të parat, andaj i ka lënë në vullnetin e robërve të Tij, dmth, i ka bërë MUSTEHAB –SUNET.
  • Ato vepra të cilat janë shumë të dëmshme për njeriun, Allahu i ka urrejtur me një urrejtje të madhe dhe ua ka ndaluar robërve të Tij rreptësisht dmth i ka bërë HARAM.
  • Ato vepra të cilat janë më pak të dëmshme, i ka urrejtuar Allahu për robërit e Vet, por më pak se të parat dhe i ka ndaluar me një ndalesë më të rëndomtë, dmth, i ka bërë MEKRUH.
  • Edhe një lloj i veprave që janë mes këtyre, Allahu i ka lënë të lira për robërit e Tij ,dmth, i ka bërë MUBAH.

Agjërimin në muajin e Ramazanit, Allahu i Madhëruar e ka obliguar për robërit e Tij pasiqë është shumë i dobishëm dhe Allahu e ka dashur shumë.

Cilat janë dobitë e agjërimit?

Dobitë e agjërimit e sidomos në muajin e Ramazanit janë të shumëfishta.

Janë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Në këtë botë dobitë nga agjërimi janë:

  • Shëndetësore – regjenerohen qelizat në trup.
  • Ekonomike – harxhimet pakësohen.
  • Socilale – solidarizohemi me të varfërit.
  • Morale – I mësojmë shqisat dhe gjymtyrët të agjërojnë.
  • Fetare  – largohemi më tepër nga mëkatet.

 

Në botën tjetër janë të shumta, prej tyre;

1 – Shpërblim i veçantë nga Allahu.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë:

كل عمل ابن آدم له إلا الصيام فإنه لي وأنا أجزى به

“… të gjitha veprat e birit të Ademit janë për të, përpos agjërimit, ai është për Mua dhe unë shpërblej për të…

2 – Agjërimi të mbron nga zjarri i Xhehenemit.

والصيام جُنَّة

… agjërimi është mbrojtje (nga zjarri i Xhehenemit) …“

3 – Era e gojës së agjëruesit më e mirë se parfumi.

والذي نفس محمَّد ببده لخلوف فم الصائم أطيب عند الله يوم القيامة من ريح المسك

“… pasha Atë në dorë të cilit është shpirti im, era e gojës së agjëruesit është më e mirë se era e parfumit …

4 – Do të hynë në Xhenet nëpër derën e veçantë për agjëruesit.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë:

“إن في الجنة بابا يقال له الريان يدخل منه الصائمون يوم القيامة لا يدخل منه أحد غيرهم يقال: أين الصائمون؟ فيقومون لا يدخل منه أحد غيرهم، فإذا دخلوا أغلق فلم يدخل منه أحد” (2).

Me të vërtetë në xhenet është një derë që quhet rejan, hynë nëpër të agjëruesit në ditën e Kjametit, nuk hyn nëpër të askush pos tyre. Do të thuhet: ku janë agjëruesit? Ata do të ngriten dhe nuk hyn askush pos tyre, e kur të hynë, ajo mbyllet dhe nuk hyn askush në të.“ Mutefekun alejhi

5 – Do të gëzohet shumë kur ta takojë Allahun në Ditën e Gjykimit.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë: agjëruesi i ka dy gëzime, e prej tyre e dyta është në Ditën e Kijametit:

وإذا لقى ربه فرح بصومه

“… e kur ta takojë Zotin e tij, do të gëzohet me agjërimin e tij.“

* * *

Këto janë disa dobi të agjërimit në këtë botë dhe në botën tjetër.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na i bëjë të mundur ti arrijmë, të na i pranon veprat e mira dhe të na i falë mëkatet.

E them atë që ndëgjuat dhe kërkoj falje për mua dhe për ju, kërkoni falje prej Allahut se ai falë shumë.

HYTBEJA E DYTË

Parasegjithash, agjërimi është adhurim me të cilin ne e adhurojmë Allahun, por ne jemi të vetëdijshëm se atë që na i ka urdhëruar Allahu, padyshim se është në dobinë tonë si në dynja poashtu edhe në Ahiret.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَأَن تَصُومُوا خَيْرٌ لَّكُمْ

“… poqëse agjëroni, është më mirë për ju …“ Bekare: 184

Megjithatë shumë nga njerëzit për agjërimin kanë mendim se është i vështirë, Allahu i Madhëruar ka thënë:

يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ

“… Allahu dëshiron për ju lehtësim, e nuk dëshiron për ju vështirësi …“ Bekare: 184

E lusim Allahun e Madhëruar të na frymëzojë për vepra të mira

E të jemi të dobishëm për vete dhe shoqërinë.

Amin

Rabbena atina fiddunja haseneten ve fil ahireti hasenetn ve kina adhabennar

(o Zoti ynë, na jep të mira në dynja dhe në Ahiret na jep të mira dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit.)

Rabbena-gfir li li validejja lil-muëminine jeme jekumul-hisab

(Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën kur do të bëhet llogaria)

All-llahumme inna nes-seluke ilmen nafia(n), ve rizkan tajjiben ve amelen mutekabil-la.

(o Allah, ne të kërkojmë të na japësh dituri të dobishme, furnizim të pastër dhe vepra të pranuara.

Allahumme erinal-hakka hakkan ver-zuknat-tibah, ve erina batilen batila ver-zuknaxh-tinaba

(O Allah, na trego të vërtetën me të vërtetë dhe na I bën të mundur ta pasojmë dhe na e trego të kotën me të kotë dhe na bën të mundur ti largohemi.)

All-llahummeg-fir lil-muëminine vel-muëminat, vel-muslimine vel-muslimat, el-ahjae minhum vel-emvat.

(O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.)

Allahumme eizzil-islame vel-muslimin, ve edhil-lesh-shirke vel-mushrikin

(O Allah, force islamin dhe muslimanët dhe poshtëroje shirkun dhe mushrikët)

Innallahe jeëmuru bil-adli ve-ihsani ve itai dhil-kurba ve jenha anil-fahshai vel-munkeri vel-bagij, jaidhukum leal-lekum tedhekkrun

(All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.)

0 4122

Aktivitetet vazhdojnë.

image-0-02-04-7bb9335a8daf3fa1345b83486dc727dd8d47d4527b76977cc9c22be798c5be8f-Vimage-0-02-05-f544ff03d16d4ecbda99f011a7af139680b0022d4927dc8811bb0418a918b3db-Vimage-0-02-05-c09b3f5643a55ce001e6643e5aac8e81e0b78861d3830546d626535364d0967f-Vimage-0-02-05-4cf3d645c58dde3922c4e5cb560114fc822b1adb90592f48a8cca81f6d431155-V
SHH El Ihsan sot në këtë ditë të bekuar Ramazani falë donatorëve e ka gëzuar një familje me pajisje shtëpiake.
Gëzimi i familjes është edhe gëzimi jonë me shpresë dhe lutje drejtuar Allahut ta pranon këtë vepër modeste.
Poashtu shpresojmë që ky aktivitet të bëhet nxitje për donatorët tjerë bujarë. Allahu e pranoftë. Amin.

0 1938

Lutja “O Allah më llogarit me një llogarotje të lehtë”
اللهم حاسبني حسابا يسيرا
(Allahume hasibni hisaben jesiran)

Komentim i lutjes:

Është vërtetuar se Aisheja, radijAllahu anha, përcjell e thotë: i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush pyetet gjatë llogarisë vetëm se është ndëshkuar”. Aisheja tha: i thashë: o i dërguar i Allahut, a nuk është që Allahu thotë: “Ai do llogaritet me një llogari të lehtë”. (Inshikak, 8). I tha: “Nuk është në fakt kjo llogari, por është vetëm se shfaqje (e veprave), ai që llogaritet në ditën e Kiametit vetëm se është dënuar.” Shënon Buhariu 2876.

Shkaku i kësaj lutje është se Aisheja, radijAllahu anha, kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke u lutur në namaz: “O Allah më llogarit me një llogaritje të lehtë.” Pasi që përfundoi, e pyeti: O i dërguari i Allahut, cila është ajo llogari e lehtë?” I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Të shikohet në librin e tij e të tejkalohet (falet), oj Aishe, kush llogaritet atë ditë do jetë i shkatëruar.”

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, shpjegoi kuptimin e kësaj lutje, se llogarotje e lehtë është vetë shfaqje e mëkateve të një besimtari para Allahut, i cili do i pohon ato mëkate, pa patur çasje ndokush tjetër të dëgjon, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Do ketë prej jush që do afrohen afër Zotit, saqë të vëndojë krahun e Tij mbi të e i thotë: Ke vepruar kështu e kështu? Thotë: Po. I thotë: Ke vepruar kështu e kështu? Thotë: Po. I pohon të gjitha. I thotë: Unë t’i kam mbuluar ato në dynja, e t’i fali ato sot.” Shënon Buhariu 6070 dhe Muslimi 2768.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Hoxhë


Shpend Zeneli

0 1683
  1. Vepra e nëntë: Qëndrimi në xhami deri në lindjen e diellit.

“Pejgamberi, alejhi selam, pasi e falte namazin e sabahut me xhemat në xhami, ulej dhe qëndronte (adhuronte Allahun) derisa lindte dielli.” (Muslimi).

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e falë namazin e sabahut me xhemat në xhami dhe pastaj ulet(qëndron) dhe e përmend Allahun (dhikr dhe Kur’an) derisa të lind dielli, pas lindjes së diellit i falë dy rekate, ai e merr shpërblimin e kryerjes se haxhit dhe umres, shpërblimin e plotë, plotë, plotë, të tyre.” (Tirmidhiu, e saktësoi Shejh Albani ).

Ky shpërblim është jashta Ramazanit, e athua vallë, sa shumëfishohet shpërblimi i tillë nëse veprohet në ramazan.

  1. Vepra e dhjetë: Itikafi

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, hynte në Itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, ndërsa vitin që vdiq, hyri në Itikaf njëzetëditëshin e ramazanit. (Shënon Imam Buhariu).

  1. Vepra e njëmbëdhjetë: Umreja në Ramazan

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Umreja në ramazan e ka shpërblimin e haxhit.” (Buhariu dhe Muslimi ).

  1. Vepra e dymbëdhjetë: Kërkimi i natës së Kadrit

Allahu i madhëruar, thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (El Kadr: 1- 5 ).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush falet në natën e kadrit me besim dhe bindje, i falen mëkatet e kaluara. ” (Buhariu dhe Muslimi ).

I dërguari i Allahut e kërkonte natën e Kadrit, i urdhëronte shokët e tij ta kërkonin atë si dhe i zgjohet familjen e tij në dhjetêditêshin e fundit të Ramazanit pêr të falur namaz nate dhe për të lexuar Kur’anin. Nata e Kadrit pra e cila është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit në ditët tek (21,23,25,27,29).

Transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, duke i thënë : ” O i dërguar I Allahut ! Nëse e arrijë natën e Kadrit çfarë duhet të them? I dërguari i Allahut, i tha: Thuaj: O Allahu im, Ti je Falës, e do faljen, andaj më falë mua.” (Ahmedi, Tirmidhiu, dhe e saktësoi Tirmidhiu). Duaja në gjuhën arabe: (اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني). Allahume ineke afuvun tuhibu el afve fe afvu ani.

  1. Vepra e tremdhëdhjetë: Shpeshtimi i dhikrit, duave, istigfarit.

Lutjet në kohërat e pranimit të tyre:

a: Në çastet e iftarit. Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se i Dërguari I Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Lutja e agjëruesit në çastet e iftarit nuk refuzohet (nuk kthehet pa përgjigje).” (Bejhekiu, hadithi i saktë-sahih).

b: Në pjesën e tretë të natës:

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Zbret Allahu në qiellin e dunjas dhe thotë; A ka kush më lutet që t’ia pranojë lutjen, a ka kush më kërkon falje që t’ia fali, a ka kush që më kërkon diçka që t’ia jap.” (Buhariu dhe Muslimi ).

c: Istigfari (kërkimfalja, pendimi) në çastet e syfyrit.

Allahu i madhëruar, thotë: “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.” (Dharijat : 18 ).

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 1644
  1. Vepra e shtatë; Sadakaja

Pejgamberi, alejhi selam, ishte njeriu më bujarë dhe bujarinë e tij e shtonte edhe më shumë në Ramazan.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Abasi , radijAllahu, se ka thënë : “I Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ishte njeriu më bujarë, i shtohej bujaria e tij edhe më shumë në muajin Ramazan kur e takonte Xhibrilin alejhi selam. Ai me të në këtë muaj takohej çdo natë dhe para tij mësonte Kur’anin. Andaj, i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ishte më bujarë se era e dërguar me mirësi të shumta.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Transmetohet nga Enesi , radijAllahu, se i Dërguari I Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Sadakaja më me vlerë është në Ramazan. ” ( Tirmidhiu ).

  1. Vepra e tetë: Shpërndarja e ushqimit dhe shtruarja e e iftareve.

Allahu i Madhëruar, thotë:

Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë. Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.” (Insan: 8 – 12 ).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush e ushqen një agjërues, e mer shpërblimin e plotë të agjëruesit duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi i agjëruesit.” (Ahmedi, Nesaiu, e saktësoi Shejh Albani).

Burimi në gj. shqipe; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 3894

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi Web faqja Albislam me gjithë bashkëpuntorët e saj shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e hoxhës dhe hulumtuesit shqiptar Mahmud Abdulakader Arnautit, djalit të dijetarit të madh shqiptar Abdulkader Arnautit.

Dr. Mahmud Arnauti lindi në Damask në vitin 1954, ku përfitoi shumë në lëminë e shkencave islame nga qëndrimi pranë babait të tij Abdulkadrit dhe u specializua në lëminë e historisë islame dhe hadithit. Ai dha një kontribut të rëndësishëm si mesues në Institutin Islamik “El Fet’h” në Damask, si kryeredaktor i revistës “Trashëgimia Arabe”, si themelues i zyrës “Ibn Asakir” për hulumtiminm e burimeve të tradhëgimisë, si anëtar i Unionit të Shkrimtarëve Arabë dhe si autor i disa punimeve shkencore islame.

Dr. Mahmudi kaloi një pjesë të jetës së tij në Kosove ku dha kontribute të çmuara akademike në Qëndrën “Abdulkader Arnauti” dhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Allahu e mëshiroftë dhe e strehoftë në Xhenetet e Larta dhe e shpërblefte për kontributin e tij për umetin islam në përgjithësi dhe për Islamin në trojet shqiptare në veçanti.

0 1460

Pyetje: Jam tërë kohën e ramazanit në udhëtim duke kërkuar furnizim (duke punuar) për veten dhe familjen time, a lejohet të mosagjërojë?

Komisioni i përhershëm i fetvave, thotë: “Të lejohet ty ta shkurtosh namazin (prej 4 rekateve farz në 2), ta bashkosh namazin (p.sh, drekën me ikindinë, akshamin me jacinë) dhe mos ta agjërosh Ramazanin në kohërat kur je udhëtarë (qoftë edhe gjatë tërë Ramazanit). Ndërsa, kur të kthehesh dhe të qëndrosh në shtëpi obligohesh t’i kompenzosh ditët e paagjëruara të Ramazanit.

Allahu i madhëruar, thotë: “…e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë (sa i kanë mbetur pa agjëruar nga Ramazani). ” (El Bekare: 185).

Burimi në gj. shqipe; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË