Arhiva MujoreJune 2017

0 1406

Komisioni i përhershëm i fetvave, thotë: “Nëse gjatë abortimi foshnja vërehet se është zhvilluar, si psh: vërehen dora, gishtërinjtë, etj. Atëherë, motra muslimane e ndërpren agjërimin, namazin, etj. Dhe pret deri sa t’i kalojë periudha lehonisë, apo dyzet ditë, derisa të pastrohet. E, pas pastrimit ajo i kompenzon ditët e mbetura të Ramazanit. Asaj i obligohet vetëm agjërimi e jo edhe shpagimi, kuptohet ajo duhet ta bëjë kompenzimin e atyre ditëve para se të hyjë Ramazani i ardhshem.

Mirëpo, nëse foshnja nuk është zhvilluar, por është vetëm gjak i ngjizur, atëherë ajo obligohet ta vazhdojë agjerimin dhe namazin, për çdo namaz duhet të marrë abdes të ri. Ndërsa, gjaku i cili rrjedhojë e mer dispozitën si gjak i çrregullimit trupor. Pra, vazhdon agjërimin dhe namazin, deri sa t’i vijnë menstruacionet. (Dmth, nuk ka nevojë në rastin e dytë të ndërprehet agjerimi dhe namazi, si dhe nuk obligohet të pret dyzet ditë, ngase nuk e mer dispozitën e gruas lehone)

Burimi në gj. shqipe; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 2369

Allahu i Madhëruar, thotë : “Vërtetë zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Rra’d: 28).

Përmendja e Allahut, është më e madhja e adhurimeve, Allahu e di se çfarë veproni ju.” (Ankebut: 45).

Pra më kujtoni (përmendni) Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.” (El Bekare: 152).

O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.” (Ahzab: 41-42).

Besimtarët e përmendin shpesh Allahun, ndërsa munafikët e përmendin pak dhe me syefaqësi.

Allahu, e përshkruan gjendjen e tyre në Kur’an:

Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (Nisa: 142 ).

Një njeri erdhi tek Hasan el Basriu dhe i tha: Vuaj nga ashpërsia dhe ngurtësia e zemrës, më trego ilaçin? Hasan el Basriu, i tha: “Zbute dhe çliroje zemrën tënde me përmendjen e Allahut.”

Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Le të jetë në vazhdimësi gjuha jote e lagur duke përmendur Allahun.” ( Tirmidhiu ).

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Allahun, është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.” (Buhariu ).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Me të vërtetë do të vijë në ditën e Gjykimit një burrë i madh dhe i shëndosh , e nuk do të peshoj tek Allahu, as sa një krah i mizës.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Selefi, thonin: “Përmendja e Allahut është shërim për zemrën e muslimanit, kurse përmendja e njerëzve êshtë sëmundje për zemrën e muslimanit.”

Ibn Kajimi, rahimehullah, thotë : “Përmendja e Allahut është dera më e madhe e hapur ndërmjet robit dhe Allahut, përderisa robi nuk e mbyll atë me gafletin(pakujdesin) e tij.”

Vazhdon, Ibn Kajimi dhe thotë : “Nuk ka dyshim se shtëpitë në Xhenet ndërtohen me përmendjen e Allahut .”

Allahu i Madhëruar, thotë : “Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. (Enbija: 47 ).

E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” ( Zelzele: 7 – 8 ).

Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendimie rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruanaprej dënimit të zjarrit! ( Al Imran: 190 – 191 ).

Vëlla i nderuar agjërues : Dije se ai që e njeh Madhështinë e Allahut, ai e përmend shpesh Atë, ndërsa ai që nuk e njeh Madhështinë e Allahut e përmend pakë Allahun. Kush e përmend shpesh Allahun, aludon se është i sinqertë me Allahun. Kush e pakëson përmendjen e Allahut, aludon se njeriu i tillê nuk është i sinqertë me Allahun.

Dobitë e përmendjes së Allahut :

1. Përmendja e shpeshtë e Allahut, ngritë gradat muslimanit në dunja dhe ahiret.

2. Përmendja e Allahut shlyen mëkatet.

3. Pastron zemrat nga syefaqësia dhe mendjemadhësia.

4. Qetëson zemrat.

5. Sjell lumturi dhe furnizim.

6. E afron muslimanin tek Allahu.

7. Ruan nga dënimi dhe hidhërimi i Allahut.

8. Është nga ibadetet më madhore dhe më të dashura tek Allahu.

9. Forcon lidhjet mes robit dhe Allahut.

10. Shkak për faljen e mëkateve dhe fitimin e shpërblimeve të panumërta.

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 1271

E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (El Bekare : 186)

Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku) me ata që përulen.” (El Bekare: 43 ).

Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.” ( Sure en Nur: 56).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që agjëron Ramazanin me Iman dhe bindje për shpërblim nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara që i ka bërë.” (Buhariu : 38 dhe Muslimi : 760).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që e falë namazin e natës gjatë Ramazanit me Iman dhe bindje, në shpërblimin e Allahut, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 37 dhe Muslimi : 759).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që e falë namazin në natën e kadrit me Iman dhe bindje për shpërblim nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 1901 dhe Muslimi : 760).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radijAllahuma, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Islami është ngritur mbi pesë shtylla, e ato janë: 1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. 2. Dëshmia se Muhamedi alejhi selam është i dërguar i Tij. 3. Falja e namazit. 4. Dhënia e zekatit. 5. Dhe kryerja e haxhit. ( Buhariu: 8 dhe Muslimi : 16).

Muslimani urdhërohet t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj Allahut, sidomos faljen e pesë kohëve të namazit. Ngase, namazi është një nga shtyllat kryesore të fesë së Allahut. Namazi është obligimi më madhorë pēr muslimanit pas shehadetit. Detyrim është për çdo besimtarë dhe besimtare ta falë namazin në Ramazan dhe pas Ramazanit. Namazin duhet ta falë muslimani dhe muslimaneja në kohën e tij me bindje, qetësi dhe përkushtim.

Vazhdon…

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË