Arhiva MujoreJuly 2017

0 1513

1. Rifresko ndjenjat e dashurisë me fëmijën tënd adoleshent duke përsëritur takimet dhe duke mos ndërprerë komunikimin.

2. Fëmija yt të do nëse ia shpreh dashurinë tënde.
3. Fëmija yt të do nëse je shembulltyrë e mirë.
4. Fëmija yt të do nëse je shok i mirë për të.
5. Fëmija yt të do nëse e konsulton, dialogon me të dhe ia respekton mendimin.
6. Fëmija yt të do nëse vëren pre teje se gëzohesh me ardhjen e tij dhe mërzitesh me largimin e tij.
7. Fëmija yt të do nëse ia falë gabimin.
8. Fëmija yt të do nëse i gjendesh, i dhuron dashuri e qetësi dhe qëndron pranë tij kur ai ka nevojë.
9. Fëmija yt të do nëse e bën të qeshë, bën shaka me të dhe luan me lojrat e tij.
10. Fëmija yt të do nëse i kujton momentet e tij të rëndësishme.
11. Fëmija yt të do nëse ndjenë afërsinë tënde, prandaj mos hezito t’i dhurosh atij përqafim, puthje apo përkëdhelje.

(Nga libri: “Elmurahikun elmuz’ixhun” [Adoleshentët e bezdisshëm])

Burimi: albislam.com
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 1420

Një vërejtje mbi kuptimin e gabueshëm të fjalës së Lutit, alejhi selam: “(Luti) tha: “Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni“. Hixhr, 71.

Vëllezër të nderuar! Shpeshherë ne kemi informata rreth komentimit të disa ajeteve, por që mund t’i kuptojmë ato ajete në formën e gabuar, që shpien në një mendim të keq e jo të hijshëm për Allahun e Lartmadhëruar, apo për të dërguarit e tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta.

Muslimani do llogaritet për këtë mendim të tijin, pasi që më parësore për të është të kujdeset për shëndetin e zemrës dhe besimit të tij, e të pyet për domethënien e këtyre ajeteve.

Njëherë në një prej xhamive fola për rrezikueshmërinë e atij që gjen diç në zemrën e tij prej asaj që ka zbritur Allahu. Pasi që përfundova, më erdhi një njeri, mendoj se ishte në të pesëdhjetat, e më tha: “Pasi që e ceke këtë temë, desha të të them diç, tha: unë habitem me fjalën e Allahut ku tregon për Lutin, alejhi selam, që i tha popullit të tij vepërligë: “Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni“.

I thash këtij personi: Ti a e kupton këtë ajet sikur Luti, alejhi selam, po i thotë popullit të tij: Nëse ju medoemos do veproni, atëherë mëkati i zinasë është më i lehtë se homoseksualitetit? Ai tha: Të them të vërtetën se po.

Ndjeva një dhimbje, pasi që ky njeri ishte në të pesëdhjetat, ka jetuar me dhjetëra vite duke mbajtur në zemrën e tij mendim të keq, e nuk ka shpejtuar që të kërkon shërim, por, mbeti duke pasur një kuptim që nuk i takon për një profet. Dhe se nuk është interesuar të kërkon kuptimin e saktë të ajetit, derisa i erdhi ndokush tek ai e që mund ta pyeste. Kjo gjë, vëllezër të nderuar nuk është në rregull. Shërimi i zemrës është më primar se shërimi i trupit. Pasi që, ti nuk do lije një gjymtyrë të trupit të sëmurë me dhjetëra vite, pa e shëruar, andaj mendimi i keq për profetët duhet shëruar më parë. Sidoqoftë ky njeri na pyeti, përderisa dikujt tjetër i vije vdekja e nuk arrin të pyet.

Atëherë cili është kuptimi i ajetit?

Cili është kuptimi i drejtë i fjalëve të Lutit, alejhi selam, drejtuar popullit të tij ” Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni“.

Komentuesit e Kuranit nuk kanë dhënë shpjegim tjetër -për aq sa e di unë- pos dy shpjegimeve;

– Ose Luti, alejhi selam, ka patur për qëllim me fjalën (vajzat e mia), vajzat e popullit tim, pasi që çdo profet është në pozitën e prindit për popullin e tij, sikur që ka thënë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Unë për ju, jam në pozitën e prindit, unë u mësoj juve”. Neveviu e vlerëson hadithin si autentik.

Ashtu që, Luti, alejhi selam, i thoshte popullit të tij që meshkujt le të martohen me femrat.

– Ose ka për qëllim vajzat e tija nga gjiri familjar, që ka kuptimin “Ja këto vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni “. Nëse ju dëshironi të zbatoni pasionin tuaj, e të i përgjigjeni shtytësve të dëshirës.

Që në të dy rastet Luti, alejhi selam, urdhëron popullin e tij që të martohen me femrat, me një martesë të ndershme e të pastër, për këtë aludon fjala e tij në ajetin tjetër: “(Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e ia. Ato për ju janë më të pastra“. Hud, 78.

Që i udhëzon ata në pastërti, e jo në një vepër të ligë nga një e ligë, për të cilën gjë nuk pajtohet ai, alejhi selam, për vajzat e tija e as për vajzat e popullit të tij. “(Luti) tha: “Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni “.

Ibnul Arabij në librin e tij “Ahkam el Kuran” ka thënë: “Nuk u lejohet profetëve -kënaqësia e Allahut qoftë mbi gjithë ata- që t’i ekspozojnë vajzat e tyre në punë të liga, si sakrificë për një vepër tjetë të ligë, por ky ajet ka kuptimin; Këto janë vajzat e Umetit tim, ngase për çdo profet, bashkëshortet e tyre janë nëna të umetit, vajzat e tyre janë vajza të tij, ai u tregoi atyre për martesën fetare”.

Përfundimisht, vëllezër të nderuar, nëse kemi kuptuar një ajet, me një kuptim që nuk i përshtatet pagabueshmërisë së profetëve, duhet që të shpejtojmë në njohjen e tefsirit të saktë”.

Dr. Ijad Kunejbi

Përktheu Shpend Zeneli

0 1101

1. Prej qëllimeve më madhore të shejtanit është që njeriu të jetë mohues ndaj Allahut e jo mirënjohës ndaj mirësive dhe begative të Tij “Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, ga edjathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!” (El A’raf; 17 ).

Shejh Abdulaziz Tarifi

2. Mëkati i parë që u bë ndaj Allahut ishte shkaktarë mendjemadhësia. Arsyetimi i mendjemadhësis ishte i kotë nga ana e Iblisit. Allahu i tha shejtanit; (Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!” (Sad; 75-76)

Shejh Abdulaziz Tarifi

3. “Unë jam më i vlershëm(më i mirë) se ai.” (El A’raf; 12 )

Nuk e thotë këtë fjalë askush, pos atij i cili ka mendim të keq për të tjerët.

Akil esh Shemrij

4. Imam Maliku, rahimehullah, ka thënë; “E urrej të qëndroj (banoj) në një vend në të cilin i bëhet mëkat Allahut, xhele ue ala, haptazi, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk ishtë e gjërë toka e All-llahut e të migroni në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi ityre është Xhehennemi dhesa vend i keq është ai!” (Nisa; 96 )

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk ishtë e gjërë toka e All-llahut e të migroni në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi ityre është Xhehennemi dhesa vend i keq është ai!” (Nisa; 96 )

Enes Ibn Maliku, radijAllahu anhu, ka thënë; “Në sytë tuaj disa veprime(mëkate) janë më të lehta sesa një qime e flokëve tuaja, kurse ne në kohën e resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , i llogaritëshim ato veprime, si shkatërrimtare. “

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam.com

0 1262

O Allah ma fal mua mëkatin tim, më largo zemërimin, dhe më mbro nga devijimet e sprovave[1]

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، وَأَذْهِبْ غَيْظَ قَلْبِي، وَأَعِذْنِي مِنْ مُضِلاتِ الْفِتَنِ

(Allahume gfirli dhenbi , ve edh-hib gajdha kalbi, ve eidhni min mudiletil fiten)

Kjo lutje e bekuar është një prej lutjeve të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për nënën e besimtarëve, Aishen, radijAllahu anha. Muhamed ibn Ebi Bekr, përcjell e thotë: “Kur Aisheja, radijAllahu anha, nevrikosej, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e prekte për hunde e i thoshte: “Oj Uvejshe, thuaj: O Allahu im, Zot i Muhamedit, ma fal mua mëkatin tim, më largo zemërimin, dhe më mbro nga devijimet e sprovave”.[2]

Fjala e tij; ”O Allahu im, Zot i Muhamedit”, është një lloj i lutjes përmes njëshmërisë së Allahut për të dërguarin e Tij, sal-Allahu alejhi ve selem. Zot i gjithësisë dhe Sunduesi i çdo gjëje, dhe kjo për pozitën e lartë që ka i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem. Kjo lutje përfshin kërkimin e shpëtimin nga çdo e keqe, e dukshme dhe të fshehtë, në fe, në dynja e në ahiret. Kështu që filloi filloi të kërkojë prej Allahut shpëtimin nga një prej më të këqijave.

Dhe tha; “O Allah më fal mua”, kërkoi nga Allahu që të mos ia llogarisë mëkatet e tija, të mos e ndëshkojë me të, që është një kerkëse fisnike, dhe një prej lutjeve më të shpeshta në Kuran dhe Sunet, ngase, mëkatet shkaktojnë tek njeriu shfaqjen e burimeve të së keqes në dynja e ahiret, andaj fillimi me këtë lutje është më e rrugës se me lutjet tjera, e më pas filloi me lutje për shpëtim nga të këqijat e fshehta.

Dhe tha; “dhe më largo zemërimin”, pra, hidhërimin e tepërt që është rezultat i gjakut të vrullshëm, për një çështje që shfaqet në të kundërtën që ai dëshiron.

E luti Allahu e Madhëruar që t’ia largojë zemërimin, ngase kjo gjë e mbyt shpirtin, e lodh zemrën e trupin, nga e cila mund të lind inati, urrejtja, hidhërimi, sulmimi, e hakmarrja, dhe e keqëson gjendjen e tanishme dhe të ardhme. Për këtë Allahu i Madhëruar ftoi robërit e tij që ta përmbajnë veten e tyre nga zemërimi, Allahu thotë: “që fshehin zemërimin, e ua falin fajet njerëzve. Se Allahu i don bamirësit.” Ali Imran, 134.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush përmban zemërimin e tij, duke qenë i aftë ta realizojë, Allahu do ta fton atë mbi kokat e gjithë krijesave në ditën e Kiametit, derisa t’i jep të zgjedh prej hyrijeve atë që ai dëshiron”.[3]

Fjala e tij; ”dhe më mbro nga devijimet e sprovave”, është formë e kërkimit të mbrojtjes nga gjërat shkatëruese, nga problemet e sprovave të rënda, që të shpiejnë në dilema dhe në shkatërim, të cilat sprova për shkak vështirësisë së tyre mund që të të humbin fetarizmin, dynjanë e ahiretin, kështu që kjo lutje përmban një kërkim mbrojtje, shpëtim, dhe paqe nga rënia në to.

Kjo lutje është aq me rëndësi, për këtë tregon fakti që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia mësoi këtë një prej grave të tija më të dashura, babai i së cilës ishte shoku i tij më i dashur, kështu që kujdesu për këtë lutje në lutjet e tua, ngase shpëtimi nga të këqijat sjell rehati, lumturi, dhe relaksim.

Përktheu Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

————————–

[1] Kjo lutje është marrur nga lutja e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, për Aishen, radijAllahu anha, “O Allahu im, falja mëkatin, largo zemërimin nga zemra e saj, dhe mborje atë nga devijimet e sprovave”. Këtë hadith e shënon ibn Asakir në librin e tij ‘el erbein’ faqe 45 dhe ka thënë: “ky është një hadith sahihun hasen”, njashtu e ka dhënuar ibn Sinij në librin e tij ‘amel jevm ve lejleh’ me numër 457. Shiko vlerësimin e hadithit nga shejh Albani në librin ‘Daifeh’ me numër, 4207.

Ky hadith është i ngjashëm me atë që e përcjell Umu Seleme, shënuar tek Ahmedi 2/44 me numër 26576, me tekst: “Thuaj; O Allahu im, Zot i Muhamedit, profetit, më fal mua mëkatin tim, largo zemërimin, dhe më shpëto nga devijimet e sprovave për aq sa jam gjallë”. Hejthemiu e vlerësoi hasen në librin e tij ‘Mexhmea Zevaid’ 10/27. Abd ibn Humejd faqe 443, me numër 1534. Taberani në ‘Muxhem el kebir’ 23/338 me numër, 785. Bejhakiu në ‘Da’avetul kebir’ 1/485 pa fjalën ‘për aq sa jemi gjallë’.

[2] E ka shënuar ibn Sinij, 456.

[3] E kë shënuar Ebu Davudi, 4777. Tirmidhiu, 2493. Ibn Maxhe 4186. Ahmedi, 24/398 me numër 15637, Taberaniu 20/186 me numër, 417. Bejhakiu 8/161 me numër 16422. Ebu Ja’la me numër, 1497. Shejh Albani e vlerësoi hasen në librin ‘Sahih ibn Maxhe’ me nuër, 4176 dhe në librin ‘Sahih Tergib ve Terhib’ me numër, 2753.

0 1055

1. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Thuaj: “Unë i trembem vërtet dënimit të Ditës së madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim!” (Ez-Zumer, 13)

– Kujtoja zemrës tënde këtë ajet, kur ajo dobësohet përballë epshit!

– Kujtoja vetes këtë ajet kur ajo të thërret drejt mëkatit!

– Përsërite në vete kur të vijnë mendime të këqija!

2. Muajt e shenjtë fillojnë me hyrjen e muajit Dhul’kade, kurse vepra më e mirë për të medituar në këto kohëra të çmuara dhe të shenjta është; Besimtari të çmoj dhe madhëroj këto kohëra duke kryer në to vepra të mira dhe duke u larguar nga veprat e këqija, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (Haxh; 32).

3. Kur e kujtoj se nëse nuk e meditoj Kur’anin, atëherë futem dhe bëhem pjesë e këtij dënimi dhe vërejtje hyjnore; A nuk e përfillin dhe meditojnë ata (me vëmendje) Kur’anin? (Nisa; 82).

A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur’anin ).” (Mu’minun; 68).

Kurse, pyetja rreth të cilës dëshiroj përgjigje, është; Si të shpëtoj dhe dal nga ky dënim dhe kërcënim hyjnorë? Atëherë, dije se përgjigjeja është; Ramazani është rast i volitshëm për për këtë gjë, andaj shfrytëzoje!

Shejh Dr. Omer el Mukbil

4. Allahu, xhele ue ala, thotë; “…e prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë më ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira.” (Fatir; 32 )

Hasan el Basriu, rahimehullah, në lidhje me këtë ajet, thotë; “Pjesa e ajetit; Ka prej tyre që janë më ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira; Është fjala për ata të cilët peshorja e tyre e veprave të mira në ditën e gjykimit është më e rëndë sesa e vepra të këqija. Pjesa e ajetit; Ka që janë mesatarë; Është fjala për ata që u barazohen veprat e mira me të këqijat në peshoren e ditës së gjykimit. Pjesa e ajetit; E prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës; Ata që në peshoren e ditës së gjykimit do të kenë shumë pak vepra të mira.”

Tarik el Hixhretejn, të Ibn Kajimit; fq.342

5. Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë; “Mos të largohet dikush prej jush nga lutja për veten e tij(mëkatet që i dinë). Ngase, Allahu ia plotësoi(iu përgjigj) lutjen e krijesës më të keqe, Iblisit (shejtanit). (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen! (Zoti) Tha: “Ti je prej të afatizuarve.” (El Hixhr; 36 – 37 ).

Najif Fejsal

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam.com

0 2123

Një nga çështjet kryesore që ndikon në rininë e sotit dhe tek shumë të rritur është varësia ndaj pornografisë. Ajo që dikur ishte një mëkat i fshehur që kërkonte shumë përpjekje për të rënë në të, tani është bërë një epidemi sidomos pas fillimit të pajisjeve mobile, që janë të afta të transmetojnë përmbajtje të tilla.

Ne kemi përpiluar disa këshilla për të ndihmuar ata që po luftojnë me këtë problem, që më në fund t’i thonë lamtumirë, për të mirën e tyre.

Uleni shikimin

Parandalimi është më i mirë se mjekimi. Uleni shikimin tuaj nga gjinia e kundërt, veçanërisht nëse ata janë tërheqës. Kjo përfshin shfaqjet televizive, filmat dhe çdo fotografi.

Allahu thotë në Kuran:

Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta. Me të vërtetë, Allahu është i dijshëm për atë që punojnë ata. ” Sureja Nur, 30

Shmangni vetminë

Gjithmonë përpiquni të mbani veten të zënë në aktivitete publike. Merrni pjesë në xhami, tubime shoqërore dhe vizita familjare, për të mos qenë vetëm dhe për të penguar mendimet e këqija. Merrni një hobi të ri që t’ju mban të distancuar, nëse kjo ju ndihmon.

Kufizimi i qasjes në internet

Sigurohuni që kompjuterat familjarë të jenë në dhomat e përbashkëta dhe t’i hiqni të gjitha pajisjet e lëvizshme nga dhoma e gjumit gjatë natës. Përdorni internetin vetëm kur është e nevojshme dhe shmangni shfletimin pa qëllim në internet.

Agjëroni më shpesh

Profeti, sal-Allahu alejhi ve selem, na mësoi se agjërimi është një “mburojë”, veçanërisht për atë që nuk mund të martohet. Kjo jo vetëm që do ta pengojë dëshirën seksuale, por edhe do të fitojë shumë shpërblime të mira.

Martohuni kur jeni të rinj

Profeti, sal-Allahu alejhi ve selem, i këshilloi të rinjtë se kushdo që mund të përballojë të martohet duhet ta bëjë këtë. Martesa siguron mbrojtje përfundimtare nga dëshira e keqe dhe është një sunet fisnik për të mbrojtur dëlirësinë e dikujt.

Profeti Muhamed, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë në një transmetimin autentik:

“O ju të rinj, kushdo prej jush ka mundësi të martohet, le ta bëjë këtë, dhe kushdo që nuk mund të martohet, le të agjërojë, sepse kjo do të jetë mburojë për të”. (Buhariu dhe Muslimi)

Kërkoni ndihmën e Allahut

Nëse jeni vërtet të sinqertë në qëllimin tuaj për të hequr dorë nga ky zakon i keq, kërkoni ndihmën e Allahut dhe Ai do t’ju ndihmojë nga kjo.

Dhe kushdo që mbështetet te Allahu, Ai do i mjaftojë atij“. Sureja Talak, 3

Burimi; albislam.com

0 3424

O Zoti im, unë jam shumë i nevojshëm për çfarëdo mirësie që më jep[1]

 رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ

(Rabi ini lima enzelte ilejje min hajrin fekir)

Kjo lutje që ka përmendur autori, Allahu e ruajtë dhe i dhashtë sukses, është prej lutjeve të profetit Musait, alejhi selam, për të cilin flitet shumë në Librin e Allahut, gjë që tregon për rëndësinë e atyre tregimeve, dhe njëherit është një thirrje për një përkujdes më të madh për to, duke i kuptuar, studijuar, duke pyetur, e kërkuar rreth tyre. Në to ka shumë mirësi e dobi që përmirësojnë gjendjen e njeriut, në këtë botë dhe në ahiret.

Komentuesit e Kuranit, kanë përmendur se Musai, alejhi selam, kur u lodh në rrugëtim, u largua nga familja e tij, e kaploi uria e madhe, nuk kishte me vete ushqim, e dinte se ku e kishte qëllimin, se ku është rrugëdalja, e kuptoi se ikja e vetme është tek Allahu i Madhëruar, i Cili u kujdes për të që në vegjëli e deri në atë moment, ai e njohi Allahun edhe kur ishte në rehati, kështu Zoti e ndihmoi në vështirësi, e Musai iu drejtua në lutje me fjalët më të buta.

Fjala e tij “O Zoti im, unë jam shumë i nevojshëm për çfarëdo mirësie që më jep”, i përmendi Allahut gjendjen e tij, me fjalët dhe shprehjet më të buta, që përmban kërkim nga Allahu që t’i jep nga mirësitë, që është një prej lutjeve më të mëdha, dhe më të bukura pasi që në të vihet në pah edukata e mirë dhe kërkesa e madhe.

Sikur ai të thotë; O Zoti im, atë që Ti mua më ke zbritur, prej; dhuntive, pasurive, e mirësive, unë jamë shumë nevojtar që të më furnizosh Ti, dhe askush tjetër pos Teje.

Kjo lutje prej tij ishte lutje e rastit dhe e hallit, e që lutja e një rasti është më e bukur se lutja e thjeshtë me fjalë të shprehura.

Ashtu si Allahu i Madhëuar, dëshiron që robi i Tij, ta lut Atë me emrat, atributet, dhuntitë e Tija të përgjithshme dhe ato të veçanta, Ai  njëkohësisht dëshiron që njeriu t’i lutet me dobësinë e tij, paaftësinë, nevojën, pamundësinë që të arrijë të mirat e tija, e të largon çdo dëm nga vetja e tij, ngase këtu shfaqet përulësia dhe varfëria, dhe nëvoja për Allahun e Lartmadhëruar.

Libri i Allahut përmban shumë lloje të mënyrës së lutjeve dhe kërkimit, ndonjë herë lutjeja është në formë kërkese: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar”. Merjem, 4.

Njejtë sikur fjala e Allahut për Ejubin, alejhi selam: “dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve”. El Enbija, 83.

Robi i mirë, që ndjek rrugë e ptofetëve, është mirë që të merr për yrnek ata, e ti merr traditat e tyre në lutje, : “Këta janë ata (pejgamberët e përmendur), të cilët Perëndia i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe Ti (o Muhamed!) ndiqe rrugën e tyre.”. En am, 90.

Kështu që robi bashkon mes këtyre lutjeve të lartpërmendura në kërkesat dhe dëshirat e tija;

Pasi që Musai, alejhi selam, iu lut Allahut për mirësi në formë të gjendjes që ishte, është vërtetuar nga i dërguari jonë, sal-Allahu alejhi ve selem, se ai është lutur në formë të kërkesës, siç qëndron në hadithin madhështor, ku i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha Aishes, radijAllahu anha: “Përdor lutjet kuptimplota; O Allahu im, unë kërkoj prej Teje gjithë të mirat…dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe”. Në një transmetim tjetër: “Përdor lutjet gjithëpërfshirëse e kuptimplota”.[2]

Kjo lutje ngërthen në vete shumë dobi, prej tyre:

  1. Të ankohesh tek Allahu nuk nënkupton mosdurim, por është nga imani i plotë në Allahun e Madhëruar, dhe pajtueshmëri me caktimin e Tij.
  2. Lutësi duhet që ta lut Allahun me çdo lloj lutje të lejuar, ngase kjo është prej adhurimeve që i do Allahu.
  3. Lejueshmëria e kërkimin të mbrojtjes nga varfëria, është një prej suneteve të profetëve, një prej lutjeve të profetit tonë, Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte: “O Allahu im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga varfëria, nga mangësia, nga poshtërimi, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde të mos i bëj zullum ndokujt apo të më bëhet mua zullum”.[3]

Përktheu Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

————————–

[1] Sureja Kasas, 24.

[2] Shënon ibn Maxhe me numër, 3846. Ahmedi me numër, 25137 dhe 25138.

[3] Shënin Ebu Davudi me numër, 1544.

0 1171

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).” (El Bekare; 238)

“Popuj para nesh(para këtij umeti) ishin prej atyre që e falnin namazin, erdhi shejtani me cytjet e tij dhe shumë prej këtij umeti e anashkaluan faljen e namazit dhe e ndërruan rrugën e udhëzimit me atë të devijimit.”

Dr.Ferid el Ensarij Kanadil es Salah; fq.109

2. Një njeri e pyeti Imam Malikun, rahimehullah, dhe i tha; O imam, jam betuar se nuk ka diçka më të flliqur dhe të keqe që e fut njeriu në gojën e tij sesa alkooli? Imam Maliku ia ktheu përgjigjen pas dy ditëve duke i thënë; Shfletova Kur’anin dhe sunetin e Resulullahut, salAllahu alejhi ue selem, dhe nuk pash diçka më të keqe sesa kamata.

El Xhamiu Li ahkami el Kur’ani, të Kurtubiut; 3/364

3. Kurtubiu, rahimehullah, ka thënë; “Sadakaja e cila është përmendur në Kur’an është për qëllim sadakaja obligative(zekati).”

El Xhamiu Li ahkami el Kur’ani, të Kurtubiut; 10/245

4. Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë; “Kush e lexon librin e Allahut(Kur’anin), do të pyetet për gjërat që janë pyetur pejgamberët alejhimu selam, përpos përcjelljes së shpalljes(që ka qenë specifik e pejgambërëve).”

Hiljetul Evlija; 7/281

5. Allahu, xhele ue ala, thotë; “…edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato.” (Ibrahim; 42).

Talk Ibn Habib, radijAllahu anhu, thotë; “Me të vërtetë haku(obligimet) ndaj Allahut është shumë më mi madh nga ajo që mundohen robërit ndaj Allahut, dhe se dhuntit e Allahut janë më shumta nga ajo seç mund t’i numrojnë ato robërit e Allahut. Mirëpo, fillone ditën me pendim tek Allahu dhe mbrëmjen me pendim tek Allahu. “

Xhamiul Bejan, 13/686

6. Shikoj bazat e dhuntive! Allahu, xhele ue ala, thotë; “…edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato.” (Ibrahim; 42).

Ibn Kajimi, rahimehullah, thotë; ” Kush dëshiron që t’i shikoj bazat e dhuntive, le t’i kërkoj ato tek kopshti Kur’anor dhe le të ndalet të meditoj tek Kur’ani se cfarë dhunti ka përgatitur Allahu, xhele ue ala, për robërit e Tij. Pra, le t’i shikon ato dhunti prej fillimit të Kur’anit deri tek mbarimi i tij.”

Udetus Sabirin, fq.286

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam.com

0 1641

1. Allahu, xhele ue ala, e përfundoi suren el Haxh me këto dy ajete madhore;
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” (El Haxh; 77).
Në mënyrë që t’ua bëj me dije njerëzve që edhe pas haxhit njeriu duhet të vazhdoj kryerjen e veprave të mira, e jo siç veprojnë sot shumica e haxhilerëve, me kryerjen e haxhit, mendojn se përfundoj gjithçka.
Allahu e përfundoi këtë sure me këto fjalë;
Luftoni(përpiquni) me një luftë të denjë për hir të Allahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e TIj)، dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” (El Haxh; 78).
Përmes këtij ajeti, Allahu ua bëri me dije robërve të Tij, që vazhdimësia e kryerjes së veprave të mira ka nevoj për përpjekje dhe luftë me nefsin dhe me epshin, por nëse realizon këto porosi robi i Allahut, ai është i nderuar, i ngritur dhe i respektuar.”

Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpikët. Pra, kini kujdes Allahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.”(El Bekare; 203).

Ngutia dhe vonesa që është përmendur në Kur’an ka të bëjë për gjërat vullnetare të Haxhit, e jo për gjërat obligative, megjithatë Allahu zbriti ajet madhor në lidhje me këtë çështje që t’ua bëj me dije krijesave të Tij që dispozitat e sheriatit janë vetëm prej Allahut dhe në to nuk merr pjes askush, qoftë edhe në dispozita vullnetare, e nuk vjen në shprehje në gjërat obligative.
E çfarë është puna me ata që përzihen në dispozitat e Allahut, ata që lejojnë derdhjen e gjakut që ka ndaluar Allahu, lejojnê keqpërdorimin e pasurive dhe obligimeve të tjera.
Ua kujtojmë atyre pjesën e fundit e ajetit Kur’anor, ku Allahu, thotë;
Pra, kini kujdes Allahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.”
(El Bekare; 203).

Dr.Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, thotë;
Keni frikë Allahun se Allahu ju dhuron dituri (të jashtzako-nshme).” (El Bekare; 282)

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, thotë; “Pastrimi i zemrës, veprimi simbas diturisë dhe devotshmëria(frika ndaj Allahut) janë shkaqe të mëdha të cilat shpiejnë drejtë mësimit, zotërimit të diturisë.”

Dir’u et Tearud; 5/430

4. Hafidh Ibn Rexheb el Hanbelij, rahimehullah, ka thënë;
“Në shumicën e vendeve në Kur’an që është cekur kërcënimi me dënim për zullumqarët, shumicën e rasteve është fjala për pabesimtarët.
Allahu, xhele ue ala, thotë; “Jobesimtarët janë zullumqarë.” (El Bekare; 254)

Xhamiu Ulumi Vel Hikem; 2/36

5. Ngrënësi i kamatës e vërbon dhe e njëllos mendjen e tij duke kërkuar përfitimet kamatore.
Dhe kur të zgjohet(në dunja nga gjumi) ose ringjallet(në ahiret) do të jetë i rrethuar me dënime si dhe me sjelljet e tija duket sikurse të jetë i gjindosur(i prekur nga shejtanët ose exhinët).
Allahu, xhele ue ala, thotë;
Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë:  “Shitblerja nuk është pos kamatë!” e Allahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën.
Atij që i ka ardhur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalur (prej kamatës) i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.”
(El Bekare; 275).

Dr.Muhamed Rebia

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË