Arhiva DitoreJul 6, 2017

0 465

1. Nëse besimtari e mediton sinqerisht Kur’anin (porositë e tij), atëherë fryt i këtij meditimi do të jetë shtimi i imanit në zemrën e tij. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (Enfal: 2).

Dr. Mahmud Ibn Abdulxhelil Ruzin

2. Nuk është betuar Allahu në Kur’an në diç prej krijesave të Tij më shumë se siç është betuar për Qiellin, Yjet, Diellin dhe Hënën.

Miftah Dar es Sea’deh, të Ibn Kajimit; 1/197

3. Ky umet, nëse i kthehet Kur’anit, do të përmisohet dhe do të lë gjurmë për të mirë në jetë dhe në histori.

Beshir el Ibrahimij Athar el Beshir el Ibrahimij; 1/284

4. Më e dashur për mua është të lexoj një pjesë nga Kur’ani dhe të ndalem të mendoj dhe meditoj rreth porosive të asaj pjese Kur’anore sesa të lexoj shumicën e Kur’anit duke mos menduar dhe medituar fare rreth porosive të asaj pjese që kam lexuar. Këtë që e ceka më lartë, e them duke u mbështetur në Kur’an, në Sunet dhe në fjalët e dijetarëve të umetit Islam.

El Axhurrij, Ahlak Ehlil Kur’an,fq.169

5. Gjendja e sahabëve me Kur’anin! Këtë gjendje na përshkruan Hafsa, vajza e Ebu Bekrit, radijAllahu anhuma, duke thënë; Gjendja e tyre me Kur’anin ishte ashtu siç na lajmroi Allahu për ta, ata kur lexonin Kur’anin, syt e tyre lotonin dhe lëkurat e tyre tërqetheshin.

Tefsiri i Ibn Ebi Hatim, 10/3249

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË