Arhiva MujoreJuly 2017

0 3707

Më ngacmoi kjo pyetje! Më pas, mu kujtua fakti se dashuria e Allahut për robërit e Tij është e ndërlidhur me disa kushte dhe cilësi të përmendura në Librin Fisnik..
Nisa t’i shfletoj me mendjen time për të pa se në ç’pozitë jam, mirëpo nuk gjeta përgjigje për pyetjen time..
Gjeta se Ai i do të devotshmit, por s’kisha guxim që veten ta llogaris nga ata..!
Gjeta se Ai i do durimtarët, mirëpo mu kujtua durimi im i paktë..!
Gjeta se Ai i do ata që japin maksimumin për mirësinë, mirëpo vërejta përtacinë dhe mosangazhimim tim..!
Gjeta se Ai i do bamirësit, eh sa larg që isha nga këta!
Që këtu, ndalova së kërkuari, më përshkoi një frikë se nuk do të gjeja tek unë diçka për shkak të së cilës do të më dojë Allahu.
Vështrova veprat e mia dhe pash që shumica ishin të përziera me neglizhencë dhe njolla të mëkateve. Më ra ndërmend fjala kuranore “vërtetë Allahu i do ata që pendohen” dhe përnjëherë kuptova se është për mua dhe për ata si unë. Nisa të pëshpëris ‘estegfirullahe ue etubu ilejhi’ (kërkoj falje tek Allahu dhe pendohem tek Ai) me shpresë që të bëhem nga të dashurit e Tij.
Dr. Ali Tantavi
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1197

1. Mos u merr me atë që kaloi (apo me atë që të iku) nga çështjet e dynjasë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne do t’i shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk ekuptojnë ata.” (El A’raf; 182)

Ebu Hazim, rahimehullah, ka thënë; “Dhuntitë e dynjasë të cilat Allahu nuk ma mundësi të t’i shijojë janë shumë më të vogla karshi atyre që janë në ahiret, ngase kam hasur që Allahu shumë njerëzve ua dha mirësitë e dynjasë, por shumica prej tyre devijuan dhe u shkatërruan.”

Udetus Sabirin, fq.253

2. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Allahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.” (Ibrahim; 25)

Allahu, xhele ue ala, për t’ia thjetësuar dhe lehtësuar robërve të Tij, porosit e Tij, Ai sjell shembuj në Kur’an, për ta sqaruar ndonjë dispozitë në mënyrën më të qartë të mundshme dhe të kapshme për mendjen. Dhe, krejt kjo ndodh, si shkak i Mëshirës së Tij ndaj robërve të Tij.”

Tefsiri i Sa’dit, fq.425

3. Allahu, xhele ue ala, thotë; “…dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.” (El Hixhr; 65).

Mos lejo që gjërat e thjeshta dhe të pavlera të marrin kohë nga jeta yte. Përqëndrohu në synimet tua madhore, në mënyrë që të jesh i sukseshëm.

Dr.Abdurrahman esh Shihrij

4. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Dhe se kjoështë rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni.” (El En’am; 153).

Kjo është mrrekullia Kur’anore. Në Kur’an Allahu, së pari na urdhëron të meditojmë rreth porosive të Tij, para se të na urdhëron të veprojmë apo pasojmë diçka. Krejt kjo është kështu, ngase Allahu dëshiron të na sqaroj një gjë, ne të meditojm rreth saj e më pas na urdhëron pasimin apo veprimin, në mënyrë që zemra të jetë e qetë dhe e kënaqur në atë që vepron dhe pason.”

Athar Beshir el Ibrahimij, 1/322

5. Mënyra e vetme e shijimit të Imanit të vërtetë! Allahu, xhele ue ala, thotë; “Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni.” (El Bekare; 187)

Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë; “Nuk ka mundësi robi i Allahut ta shijoj imanin e vërtetë derisa të vendos pengesë mes tij dhe haramit(gjërave të ndaluara) dhe derisa të largohet nga gjërat e dyshimta e të ngjajshme me to.”

Tefsir Ibn Rexheb El Hanbelij; 1/144-145

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1790

“O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit”[1]

اللَّهُمَّ لاَ تُخْزِنِي يَوْمَ الْقِيَامَةِ

(Allahume la tuhzini jevmel kijameti)

Komentim i lutjes

Origjina e kësaj lutje është kur një prej fisit Kenaneh tha: “U fala pas të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, vitin e çlirimit, dhe e dëgjova atë duke thënë: O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit.”

Njashtu është transmetuar nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, të ketë shpeshtuar këto lutje, kështu që Ubadeh ibn Samit, radijAllahu anhu, ka thënë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, lutej me këto lutje çdo herë që jepte selam (në namaz) “O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit, e mos poshtëro në ditën e trishtimit, ngaqë kushdo që poshtërohet në atë ditë të trishtimit vetëm se është i poshtëruar.”[2]

Fjala e sahabiut: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, lutej me këto lutje çdo herë që jepte selam” flet për rëndësinë e kësaj lutje, për arsye se folja ‘lutej’ tregon për vazhdueshmërinë e veprimit, ndërsa fjala e tij ‘çdo herë që jepte selam’ mund të kuptohet para selamit apo pas selamit, dhe që të dy rastet janë raste të volitshme për pranimin e lutjes.

Kjo lutje e bekuar është e ngjashme me lutjen e Ibrahimit, alejhi selam, dhe atë në ajetin: “dhe mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen njerëzit.” Shuara, 87.

Fjala e tij, sal-Allahu alejhi ve selem “O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit”, pra; O Allah mos më nënçmo, mos më nënvlerëso me qortim për mëkatet e veprat e mia, e të më dënosh, apo të më përbuzësh para krijesave në ditën e Kiametit. Kërkoi mbojtje i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem,  që të jetë i përkushtuar ndaj frikës dhe druajtjes, të mposht nefsin, për ta mësuar umetin e tij që t’i përkushtohet kësaj lutjeje, përndryshe ai, sal-Allahu alejhi ve selem, është i falur, atë që ka vepruar më herët e atë që do vepron.

Fjala e tij, “O Allahu mos më poshtëro ditën e trishtimit”, pra; ditën e vështirë, ditën e fatkeqësisë, nevojës së madhe, e mjerimit.

Pastaj shpjegoi shkakun e kësaj lutjeje “ngaqë kushdo që poshtërohet në atë ditë të trishtimit vetëm se është i poshtëruar.” Pra; e ke nënçmuar e poshtëruar. Andaj, ky detajizim, shpjegim, jo në mënyrë të shkurtuar, siç e kemi përmendur, ngase flitet për adhurim, për këtë, aq sa njeriu zgjat lutjen e tij, shton, i shtohet edhe adhurimi që sjell  shumë shpërblim, njejtë edhe paraqitja e ankesave para Allahut, e përjetimi i lutjes. Kjo lutje përmban kërkesë nga Allahu të shpëtimit nga çdo e keqe në dynja e në ahiret, dhe se preferohet që lutësi të tregon shkakun e lutjes, është një prej traditave profetike, alejhimu selam.

Përktheu; Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

[1] E shënon Ahmedi në Musnedin e tij 29/596 me numër 18056. Redaktorët e Musnedit thonë se hadithi është autentik. Njejtë e shënon edhe Taberaniu në ‘Mu’xhem el Kebir’ 3/20 me numër 2526.

[2] E shënon ibn Sinij me numër, 129. Hadithi është autentik, kështu e përmend edhe ibn ebi Hatim në librin e tij ‘ilel el hadith’ me numër, 2056.

0 977

1. Ai i cili i mediton veprimet e haxhit, e vëren se sa shumë e ka ndërlidhur Allahu haxhin me përmendjen e Tij (dhikrin). Hasim argumente direkte nga Kur’ani në lidhje me këtë çështje; Psh; Allahu cek se duhet me përmend Atë tek Mesh’aril Harami (në Muzdelife), në ditët e teshrikut, pas përfundimit të obligimeve të haxhit, në çastet e prerjes së kurbanit, dhikri në përgjithësi si falënderim ndaj Allahut për realizimin e begatisë së teuhidit në haxh, dhikri si falënderim i ndihmës së Allahut për ardhjen në haxh dhe kryerjen e tij ashtu siç ka porositur Ai dhe i dërguari i Tij. Le të hulumtojmë mirësitë e këtij adhurimi madhor në Kur’an dhe në Sunet.

Dr.Muhamed el Avaxhi

2. Dobi nga tregimet e burrave të mirë! Allahu, xhele ue ala, thotë; “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.” (Hudë; 120) Me të vërtetë besimtari kur i lexon apo ndëgjon tregimet dhe ngjarjet e njerëzve të zgjedhur të Allahut, ai merr mësime dhe forcë për t’i ndjekur hapat e tyre dhe njëkohsisht këto tregime janë mostër për të arritur suksese në dy botërat, andaj ai i cili synon këto vlera madhore, le të nxitoj t’i arrij ato duke i ndjekur shembujt madhor të cilët i ka cekur Allahu i Madhëruar në Kur’an.

Tefsir Ibn Rexheb el Hanbelij: 1/572

3. Në suren Kaf, Allahu rrëfen shumicën e surës për ditën e kiametit, njëkohsisht në këtë sure përmendet më shumë kërcënimi me dënim sesa premtimi për shpërblim. Ngase, e tërë sureja na mëson dhe përmend ata gënjeshtarët që shpifën ndaj pejgamberit alejhi selam (se ishte sipas tyre rrenacak, sihribaz, etj). Dhe, me plotë meritë përmendet më shumë në këtë sure kërcënimi me dënin sesa premtimi për shpërblim.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri e sures Kaf, fq.96

4. Allahu, xhele ue ala, thotë; “…udhëzues për ata që janë të devotshëm…” (El Bekare; 2). Kur’ani është udhëzues për ata që e ndjekin atë dhe pranojnë udhëzimin e tij, e të tillët janë të devotshmit dhe joçdokush tjetër.

Shejhul Islam Ibn Tejmije Mexhmu’u el Fetava; 16/588

5. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.” (El A’raf; 205). Kush e bën dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes çdo ditë, nuk do të llogaritet prej gafilëve (prej atyre që nuk kanë kujdes, që janë përtaca).

Dr. Muhamed Rebia

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1248

1. Nëse besimtari e mediton sinqerisht Kur’anin (porositë e tij), atëherë fryt i këtij meditimi do të jetë shtimi i imanit në zemrën e tij. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (Enfal: 2).

Dr. Mahmud Ibn Abdulxhelil Ruzin

2. Nuk është betuar Allahu në Kur’an në diç prej krijesave të Tij më shumë se siç është betuar për Qiellin, Yjet, Diellin dhe Hënën.

Miftah Dar es Sea’deh, të Ibn Kajimit; 1/197

3. Ky umet, nëse i kthehet Kur’anit, do të përmisohet dhe do të lë gjurmë për të mirë në jetë dhe në histori.

Beshir el Ibrahimij Athar el Beshir el Ibrahimij; 1/284

4. Më e dashur për mua është të lexoj një pjesë nga Kur’ani dhe të ndalem të mendoj dhe meditoj rreth porosive të asaj pjese Kur’anore sesa të lexoj shumicën e Kur’anit duke mos menduar dhe medituar fare rreth porosive të asaj pjese që kam lexuar. Këtë që e ceka më lartë, e them duke u mbështetur në Kur’an, në Sunet dhe në fjalët e dijetarëve të umetit Islam.

El Axhurrij, Ahlak Ehlil Kur’an,fq.169

5. Gjendja e sahabëve me Kur’anin! Këtë gjendje na përshkruan Hafsa, vajza e Ebu Bekrit, radijAllahu anhuma, duke thënë; Gjendja e tyre me Kur’anin ishte ashtu siç na lajmroi Allahu për ta, ata kur lexonin Kur’anin, syt e tyre lotonin dhe lëkurat e tyre tërqetheshin.

Tefsiri i Ibn Ebi Hatim, 10/3249

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 4180

Në hadithin e ibn Abasit, -radijAllahu anhu- na përcjillet se i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, kishte dërguar Muadhin në Jemen, dhe i ka thënë: “Ruaju nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, ngase nuk ka mes saj dhe Allahut pengesë“. Shënon Buhariu dhe Muslimi

KUPTIMI I HADITHIT

Kur i dërguari, salAllahu alejhi ve selem,  dërgoi Muadhin në Jemen, që t’i fton ata në islam, të cilin e porositi për disa rregulla shumë të rëndësishme gjatë thirrjes së njerëzve në të vërtetën e vetme me të cilën erdhi  ai. Prej porosive të cilat ia dha Muadhit, -radijAllahu anhu, ishte që të përqendrohet në vendosjen e themeleve të drejtësisë për individët e shoqërisë, duke pasur kujdes nga një lutje e një të dëmtuari, sepse lutja e tij nuk refuzohet, siç thuhet në fjalën e të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, : “mes saj dhe Allahut nuk ka pengesë“. Rruga e saj është e hapur, pa asnjë pengesë, s’ka kush që e pengon e as që e ndalon.

LUTJA E TË DËMTUARIT

Në këtë hadith madhështor flitet për një çështje të dukshme që ka efekt të madh në ecurinë e thirrjes, që ka të bëjë me kujdesin e zbatimit të parimeve të drejtësisë, dhe kërcënimin nga padrejtësia, këtë e hasim në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “Ruaju nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi”, që ka kuptimin; kujdes nga ajo lutje, vendos mes saj dhe mes teje një mburojë e që është zbatimi i drejtësisë dhe braktisja e zullumit, më pas erdhi sqarimi për peshën e madhe të kësaj lutje tek Allahut, duke thënë: “mes saj dhe Allahut nuk ka pengesë“, nuk ka gë që e refuzon atë lutje, edhe nëse tek lutësi gjenden pengesa të pranimit të lutjeve; si ushqimi haram, etj. Siç tha i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në një hadith tjetër: “Tri lutjeve u përgigjet, me padyshim; lutje atij që i është bërë padrejtësi“. Shënon ibn Maxhe.

Nuk është kusht që i dëmtuar të jetë besimtarë, edhe një lutje e jobesimtarit arrin tek Allahu i Madhëruar, ngase kufri, pra mosbesimi është në dëm të vetes së tij, siç është transmetuar në hadithin e Enes ibn Malikut, radijAllahu anhu: “lutja e një të dëmtuari, edhe nëse është jobesimtar, nuk ka pengesë“. E shënon Ahmedi në librin e tij ‘elMusned’.

Ky hadith shpjegon rreth lutjes së të dëmtuarit tek Allahu, posaçërisht pasi që Allahu ka marrë përgjegjësi që t’i ndihmojë, siç është thënë në hadith: “Ruaju  nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, ngase ajo bartet në re, e Allahu thotë: “Betohem në krenarinë dhe bujarinë Time, do të jem në ndihmën tënde, kurdo që të jetë” e transmeton Taberaniu.

Historia është e stërmbushur me rrëfime të popujve të mëhershëm të cilët udhëhoqën e më pas u shkatërruan, i tërë vendi u shkatërrua nga lutjet e atyre që u bë padrejtësi dhe të cilët u ndëshkuan. Si Faraoni i cili u rebelua në tiraninë e tij, u bë mendjemadh në sundimin e tij, kështu që u shkaktoi beni israilëve ndëshkime të llojllojshme, mbyti fëmijët, e femrat i linte të gjalla, e Musai, alejhi selam, nuk kishte rrugdalje tjetër pos që i tregoi popullit të tij, rrugën e ndihmesës mbi armikun, e u tha tyre: “Kërkoni ndihmë nga Allahu dhe duroni”. Araf, 128. I urdhëroi të kthehen tek Allahu i Madhëruar, nuk u mjaftua me fjalë, por pasoi edhe me vepër, në mënyrë që populli i tij të e ndjek atë, kështu që ngriti duart e nënshtrimit për Allahun, iu përkushtua lutjes kundër Faraonit dhe ndihmëtarëve të tij, si e përmend Allahu: “Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre, se ata nuk besojnë, përderisa të shijojnë dënimin e dhëmbshëm!”. Junus, 88.

Allahu iu përgjigj lutjeve të tija, e cili ishte përfundimi i Faraonit? E fundosi Allahu atë së bashku me ushtrinë e tij në det, e as që i bëri dobi pushteti e fuqia e tij, ky ishte dënim i tij në këtë botë, e në botën tjetër nuk ka për të gjë tjetër përveç se zjarri, Allahu thotë: “zjarri (të cilit) i ekspozohen në mëngjes dhe mbrëmje, e kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit, ju thuhet): “Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë”. Gafir, 46.

Një shembull tjetër. Ishte e njohur që banorët e Medjenit mangësonin në peshore, duke nënvlerësuar pasuritë e njerëzve, përkundër kësaj kur peshonin për vete, përmbushnin të drejtën e tyre, atyre ua tëhroqi vërejtjen Shuajbi, alejhi selam, nga kjo vepër e ulët e u tha: “Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje), dhe peshoni me terezi të drejtë, dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë”. Shuara, 181-183

U tallën me të, e përqeshën, e kërcënuan, e sulmuan, kështu që kërkoi nga Allahu t’i del atij në mbrojtje, e luti Atë me fjalët: “O Zoti ynë, gjyko Ti drejt në mes nesh dhe popullit tonë! Ti je gjykatësi më i mirë”. Araf, 89

Kështu që Allahu iu përgjigj lutjeve të tija, e dërgoi mbi ta një vapë të madhe, nga e cila nuk largohej etja, e as që pakohej vapa në hije, më pas u dërgoi një re të madhe me vetëtima e me flakë, më pas u erdhi atyre një zë i fuqishëm nga qielli e një dridhje e madhe nga toka, kështu që s’ju bëri dobi pushteti e pasuria. Shembuj të tillë tregojnë për madhështinë e kësaj çështje dhe pozitën që ka tek Allahu i Madhëruar.

ZULLUMI, KUPTIMI I TIJ

Zullumi është prej virtyteve ulta, e sjelljeve më të liga, për këtë Allahu i Lartmadhëruar e mohoi një gjë të tillë mga Vetja , e tha: “Me të vërtetë, Allahu nuk u bënë kurrfarë të keqe njerëzve, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes”. Junus, 44.

Bile, e konsideroi haram për Veten, siç qëndron në hadithin kudsij: “O robërit e mi, Unë e kam ndaluar zullumin për Veten Time, dhe mes jush e bëra të ndaluar, andaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit”. Shënon Muslimi

Zullumi është një prej fatkeqësive më të mëdha me të cilat u sprovua njerëzimi, është një e keqe për një individ dhe për një shoqëri, nuk ka asnjë e keqe që i godet pos që zullumi të jetë shkak i saj, këtë realitet Kurani e pohon dhe sqaron se shkaku i shkatërrimit të fshatrave, e popujve ishte zullumi që ata e bënin, Allahu thotë: “Dhe, Ne – kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet, por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë zullumqarë”. Kasas, 59.

Dhe, Zoti yt, kurrë nuk i ka shkatërruar vendbanimet padrejtësisht, nëse banorët e tyre kanë jetuar në harmoni dhe drejtësi në mes vete”. Hud, 117.

Prej ligjeve të Allahut në univers, siç e potencon këtë shjeh islam ibn Tejmije, është që t’i mposht shtetet tirane edhe nëse janë shtete muslimane, dhe të ndihmon një shtet të drejtë edhe nëse është shtet jobesimtar, atëherë, drejtësia dhe e vërteta është themel  mbi të cilin janë krijuar qiejt e toka, Allahu thotë: “Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çka gjendet në mes tyre – me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar”. Ahkaf, 3.

Kush mediton rreth Librit të Allahut dhe sunetit profetik, sal-Allahu alejhi ve selem,  do has në shumë tekste të cilat e përçmojnë zullumin e zullumçarët, duke ua tërhequr vërejtjen njerëzimit për këtë veprim. Allahu i Madhëruar ka përmend zullumin në më shumë se dyqind e katërdhjetë vende, duke tërhequr vërejtjen nga mjetet e ndryshme  e burimet e shumta, herë duke mohuar këtë atribut nga Vetja e Tij, Allahut thotë: “E, Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Vet).”. Fusilet, 46.

Herë duke urdhëruar për drejtësi mes njerëzve, qoftë edhe e jomuslimanët, Allahu thotë: “Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve”. Nahl, 90.

Le të mos u nxis juve urrejtja ndaj një kombi për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se drejtësia është më afër takvasë”.  Maide, 8.

Herë duke përçmuar zullumin përmes përçmimit të atyre që veprojnë me padrejtësi, të shoqëruar këtë nënlerësim me urrejten e Allahut mbi këtë veprim, sikur që Allahu thotë: “Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë)”.  Taha, 111.

Njëkohësisht Allahu përshkroi çdo gjë përpos shirkut me padrejtësi, Allahu thotë: “Ata thanë: “O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, na do të jemi nga ata që janë të humbur”.  Araf, 23.

Ndërsa sa i takon sunetit profetik, përveç hadithit të cilin e kemi para nesh, janë edhe shumë hadithe tjera të cilat na e tërheqin vërejtjen nga kjo sjellje e ulët, siç përcjell Xhabir ibn Abdullahu, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ruajuni nga zullumi, ngase zullumi është errësira në ditën e Kiametit”.  E shënon Muslimi

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e rrënjosi këtë virtyt tek sahabët e nderuar, ua sqaroi atyre se kjo është prej ligjeve të Allahut në univers, të cilat nuk ndryshohen e as që anulohen, kështu që ndaloi nga zullumi, e përmendi tregime të popuje të mëhershëm të cilët ishin të padrejtë, të cilët u ballafaquan me ndëshkimin e zullumit që në dynja para ahiretit.

Zullumi ka pasojat e tija negative mbi një individ dhe një shoqëri në përgjithësi, kështu që nuk mund të rregullohet një jetë pa drejtësi, për këtë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, u kujdes të mbjell këtë parim tek Muadhi, e udhëzoi atë të ketë kujdes nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, siç edhe e përend në lutjen e tij: “O Allahu kërkoj mbrojtjen Tënde të mos jem prej atyre që bën zullum apo të më bëhet zullum”.

Lusim Allahun e Madhërishëm të na shpëtojë nga zullumi dhe zullumçarët.

HADITHI I PESËMBËDHJETË

Burimi: albislam.com

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 1001

1. Imam Neveviu, rahimehullah, ka thënë; “Pëlqehet që të kërkosh nga dikush të lexoj Kur’an dhe t’i ta dëgjosh atë, ngase një gjë e tillë është më afër kuptimit dhe meditimit (të ajeteve të Kur’anit për ty) sesa gjatë leximit të Kur’anit vetmas. Njashtu, pëlqehet që besimtari të lexoj ajetet Kur’anore ngadalë, t’i meditojë ato dhe pëlqehet që të qaj ndonjëher gjatë leximit apo ndëgjimit të Kur’anit.”

Komenti i Sahihut të Muslimit nga Imam Neveviu, 3/277 Komenti i Sahihut të Buhariut nga Ibn Betali; 10/278

2. Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; “Dituria është dy lloje; 1. Dituria e cila është në gjuhë, kjo dituri është argument i Allahut kundër teje. 2. Dituria e cila është në zemër, kjo është dituria e dobishme.”

Suneni i Darimiut; 1-373-374 me nr.376, Musanefi i Ibn Ebi Shejbes; 34361, Ibn Abdulberi në Xhamiu Bejanil Ilmi; 1/190-191.

3. Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë; “Disa njerëz e lexojnë Kur’anin, porse leximi i tyre nuk depërton më tepër se deri tek fyti i tyre. Po të depërtonte leximi i Kur’anit në zemër, zemrës do ti dhurojë gjallëri dhe dobi të shumta.”

Muslimi në Sahihun e tij

4. Kush e lexon Kur’anin dhe mediton rreth porosive të tij, i tilli do të has se jobesimtarët do të pendohen ditën e gjykimit dhe do të kërkojnë nga Allahu t’i kthej në dynja dhe t’ia fillojnë prej fillimit që ta besojnë Allahun dhe të veprojnë vepra të mira, por përgjigjeja do të jetë; Jo, nuk ka kthim më mbrapa.!

Dr. Omer el Mukbil

5. Allahu, xhele ue ala, na urdhëron për bamirësi ndaj njeriut të cilin e llogarisim si armik dhe i cili na bën padrejtësi. Kurse, anën tjetër na urdhëron të kërkojm mbrojtje dhe të mos jemi të mëshirshëm dhe bamirës ndaj shejtanit, ngase me shejtanin nuk ka miqësi, ai e ka të vetmin qëllim, shkatërrimin e bijve të Ademit, duke kujtuar gjithmonë armiqësinë e madhe mes tij dhe Ademit alejhi selam.

Ibn Kethiri Tefsir Kur’anil Adhim, 1/110

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1800

LUTJA: O ZOTI IM, MË BË MUA PREJ ATYRE QË E FAL PËRHERË NAMAZIN, NJASHTU PREJ PASARDHËSVE TË MI, O ZOTI YNË, PRANOJE LUTJEN TIME

O Zoti im, më bë mua prej atyre që e fal përherë namazin, njashtu prej pasardhësve të mi, o Zoti ynë, pranoje lutjen time” Ibrahim, 40

رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلاَةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ

(Rabi ixhalni mukime salati ve min dhurijeti, Rabena ve tekabel dua’)

Komentim i lutjes

Kjo është një prej lutjeve të mikut të Mëshirshmit (Ibrahimit, alejhi selam), në librin e Tij ‘përmbledhës të çdo mirësie’ të kësaj bote dhe të ahiretit, për të cilat duhet që njeriu të jetë i përkushtuar dhe të kujdeset për to, pasi që Allahu i Madhëruar i përmendi pasi që është një lutje e pandarë, për të vepruar me mësimet dhe porositë e saja.

Fjala e Allahut: “O Zoti im, më bë mua prej atyre që e fal përherë namazin”, pra, o Zot më bë prej atyre që e ruajnë namazin, kohën, kushtet dhe shtyllat e tij. çdo gjë që shpien në kryerjen e plotë të tij, e veçoi në këtë lutje kryerjen e namazit, për hkak rëndësisë së tij, për arsye se namazi është tregues i imanit dhe koka e islamit.

Fjala e Allahut: “njashtu prej pasardhësve të mi”, pra, njashtu bëri që pasardhësit e mi të e falin namazin, në mënyrën e përkryer dhe të saktë, në ajet është përdorur pjesëza ‘prej’ që nënkupton numër të caktuar, pra disa nga pasardhësit, dhe në këtë lutje është veçuar një numër i pasardhësve duke qenë Ibrahimi, alejhi selam, në dijeni nga Allahu, se do ketë na pasardhësit e tij prej atyre që nuk do falen, e disa prej tyre do jenë jobesimtarë, të tjerë mëkatarë.

Këto lutje janë prej lutjeve më të mira me të cilat lutet një besimtar për veten dhe pasardhësit e tij, nuk ka gjë më të dashur për të se sa të jetë ai prej  atyre që e falin namazin ai dhe pasardhësit e tij.

Fjala e Allahut: “o Zoti ynë, pranoje lutjen time”, kuptohet që përsëritja e thirrores së njëshmërisë hyjnore të Allahut është shprehje e nënshtrimit, përulësisë së plotë për Allahun e Madhëruar.

Dobi të lutjes

  • Rëndësia e namazit, pasi që në këtë lutje u veçua prej ibadeteve tjera.
  • Rëndësia e kërkimit gjatë lutjes me anë të njëshmërisë së Allahut, ngase përgjigjja e lutjes është një prej kushteve të saj.
  • Rëndësia e insistimit në lutje, dhe se kjo është një prej shkaqeve të mëdha të përgjigjes së një lutjeje, pasi në këtë lutje fjala ‘Rab’ u përsërit dy herë.
  • Duhet që lutësi të shpeshton luten që Allahu t’ia pranon çdo kërkesë të tij.
  • Çdo lutës duhet të lutet për veten, për prindërit dhe pasardhësit e tij.
  • Duhet që lutësi në lutjet e tija t’i anon lutjet e tija më së tepërmi rreth fesë, sepse është një prej qëllimeve më kryesore, mbi të cilën bazohet shpëtimi në dy botët.
  • Lutje është praktikë e gjithë pejgambervëe, e njerëzve të mirë, bile edhe e gjithë krijesave që ekzistojnë.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 1265

1. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Dhe thanë: Mos i lini zotrat tuaj kurrsesi! Kurrsesi mos e lini Vedan as Suvan, Jeguthen, Jeuken dhe as Jusran.” (Nuh: 23).

Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në tefsirin e këtij ajeti thotë:
“Këta emra të cekur janë emra të njerëzve të mirë prej popullit të Nuhit alejhi selam. Kur këta vdiqën, shejtani i këshilloi ata që t’i vendojnë emra apo diçka speciale mexhliseve ku rrinin njerëzit e mirë.
Në fillim vetëm i kujtonin dhe nuk i adhuronin ata, derisa u shtua injoranca në mesin e tyre dhe filluan t’i adhuronin ata që vinin pas tyre, të kërkomin ndihmë prej tyre etj.”

2. Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë se Allahu i sprovoi ata që pretenduan se e duan Allahun, me këtë ajet:

Thuaju (o Muhammed!): Nëse ju e doni Allahun, ejani pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Allahu falë dhe është mëshirues.” (Ali Imran: 31)

3. Omeri kur lexonte ndonjë ajet që e frikesonte nga dënimi i Allahut qëndronte disa ditë në shtëpi e njerëzit mendonin se Omeri ishte i sëmurë.
Aq shumë qante saqë nga të qarit e shumtë iu bënin Omerit në fytyrë e tij dy vija të zeza .

4. Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- një ditë e lexoi ajetin suren Tur derisa arriti tek ajeti:
Me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë.” (Tur – 7).
Qau aq shumë saqë e kaploi sëmundja dhe erdhën njerëzit ta vizitojnë.

5. Njeriu i cili e lexon Kur’anin dhe nuk e dinë tefsirin e tij, i tilli llogaritet njeri i cili nuk dinë asgjë, as shkrim e as lexim.

Mekatil Ibn Sulejman
Tefsir Mekatil Ibn Sulejman, fq.27

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË