Arhiva MujoreAugust 2017

0 916

1. Mësimi i Kur’anit përmendësh! Duhet të jetë patjetër me përsëritje të vazhdueshme dhe përsosmëri. Dhe jo memorizim (mësim përmendësh) të ri pa përsëritje. Sepse memorizimi pa përsëritje të vazhdueshme është si mbledhja e ujit të shiut në qese të shpuar!

2. Ibn Kajimi, rahimehullah, ka thënë: “Praktikues dhe Ithtarë të Kur’anit janë ata që punojnë me të, dhe me çdo gjë ka në të, edhe nëse të tillët nuk e kanë mësuar Kur’anin përmendsh.”

3. Jepi përparësi Kuranit, do të gjesh lumturinë në jetën tënde Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen.” (Rra’d; 28).

Filloje ditën me gjënë më të bukur: Fjalën e Allahut!

4. Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mësimi përmendsh i Kuranit êshtë shumë më parësor nga çdo gjë që e quajnë njerëzit dije. Ai (mësimi i Kuranit) është gjithashtu parësor në të mësuarit për atë që don të mësojë dijen fetare (teologjinë).”

5. Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, ka thënë: “Në shtëpinë ku lexohet Kurani do të ketë në atë shtëpi mirësi të shumta: Do të prezantojnë melaiket në të dhe do të largohen shejtanët. Kurse në shtëpinë ku nuk lexohet në të Kurani, s’do ketë lumturi me familjen e tij dhe do të largohen melaiket nga ajo shtëpi.”

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 891

Ebu Dher El Gifarij, radijallahu anhu, e transmeton nga  Pejgamberi, alejhi selam, këtë hadith të cilin ai e transmeton nga Zoti i tij:

”O robërit e mi, Unë vetës ia ndalova padrejtësinë dhe e atë e ndalova edhe mes jush, prandaj mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit” (Muslimi)

Hoxha i madh Muhamed el Uthejmini, rahimehullah, ka thënë:

Padrejtësia është dy lloje:
1. Padrejtësia që njeriu ia bën vetes.
2. Padrejtësia që njeriu ia bën tjetrit, dhe hadithi flet për këtë lloj të padrejtësisë.

Padrejtësia sillet reth dy çështjeve:
1. Të penguarit nga ajo që i takon si për shembull: Moskthimi i borxhit.
2. Të ngarkuarit me atë që si takon si në rastin kur e  obligon me një borxh që nuk e ka.

Përktheu nga gjuha arabe: Vedat Skenderi

0 1081

  1. Çfarë thua për një xhemat në një xhami, që të gjithë falen ulur duke qenë në mundësi të falen të ngritur, dhe njëkohësisht nuk ekziston domosdoshmëri për ta apo nevojë të falen ulur?

PËRGJIGJJA: Ky namaz është në rregull nëse imami falet ulur që prej fillimit të namazit, mbështetur në hadithin: “Imami është vendosur që të ndiqet, kështu që mos e kundërshtoni, kur ai të bie në ruku edhe ju bini në ruku… kur ai të falet ulur edhe ju faluni ulur”.

  1. Çfarë thua për një person i cili duhet të agjërojë dy muaj pandarë, si shpagim, megjithatë detyrohet që gjatë këtyre dy muajve të mos agjërojë për katër ditë me radhë, e ato më pas t’i kompensojë, as që ka arsye se është udhëtarë, e as që është i sëmurë e as që ka ndonjë vështirësi për çfarë duhet të mos agjërojë?

PËRGJIGJJA: Ky person ka filluar agjërimin e dy muajve në fillim të muajit Dhul Kideh, kështu që duhet të mos agjërojë katër ditë, që janë ditët e Kurban Bajramit, të cilat i kompenson më pas.

  1. Çfarë thua për një person i cili posedon ujë të bollshëm, që ka mundësi ta përdorë, por kur dëshiron të merr abdes me këtë ujë, ne i themi të mos merr abdes, por ta hudh këtë ujë e të merr tejemum, njeriu nuk është i sëmurë e as që është në gjendje të vështirë?

PËRGJIGJJA: Arsyeja është se uji nuk është i pastër.

  1. Çfarë thua për një njeri që është në gjendje të papastër (xhunub), një grua e cila është sapo ka kaluar ciklin mujor, dhe një i vdekur, që të tre janë në një vend, dhe nuk kanë ujë të mjaftueshëm, pos për t’u pastruar njëri prej tyre, cilit duhet t’i jipet përparësi?

PËRGJIGJJA: I jipet përparësi të vdekurit, sepse me varrimin e tij i kalon mundësia për ta pastruar, ndërsa personi në xhunubllëk dhe gruaja pas ciklit mujor mund të marrin tejemum dhe të falen, e pasi që të gjejnë ujë pastrohen.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e shtatë

Përktheu Shpend Zeneli

0 2017

O Allah, më fal mua mëkatin tim, më zgjero shtëpinë time dhe më jep bereqet në riskun tim [1]

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، وَوَسِّعْ لِي فِي دَارِي، وَبَارِكْ لِي فِي رِزْقِي

(Allahume gfirli dhenbi, ve vesi’a li fi deri, ve barik li fi rizki)

Komentim i lutjes

Pjesa e lutjes: “O Allah”, të lutem me emrat e Tua të bukur dhe atributet e Tua të larta, të më mbulosh mëkatin tim, e ta shlyejsh atë, ngase mëkatet po qe se shtohen e ngurtësojnë zemrën, shkatërrojnë gjendjen e tanishme, e të ardhmen, dhe të shpiejnë në shtëpinë e shkatërrimit.

Pjesa e lutjes: “më zgjero shtëpinë time”, pra, më zgjero vendbanimin tim në këtë botë, që të jem i lumtur me një banim të gjërë e të rehatshëm, ngase ngushtësia e inventarit dhe shtëpisë ngushton gjoksin, çrregullon mirëqenien, e ndjell mërzinë, dhe preokupon mendjen.

Është thënë se kjo lutje ka për qëllim varrin; pasi që është shtëpia e vërtetë. Pra, më zgjero varrin tim, bëje atë një bahçe pre bahçeve të xhenetit, padyshim që nuk ka asnjë pengesë nëse njeriu lutet për të dyjat, e të arrij dy lumturitë.

Pjesa e lutjes: “dhe më jep bereqet në riskun tim”, pra, le të jetë risku im hallall e i mirë, i ruajtur në zhvillim, të shtohet në hajr, e më jep sukses të jem i pajtuar me atë që më ke caktuar, e të mos anoj kah diç tjetër.

Fjala e të Dërguarit, sal-Allahu alehi ve selem: “Vallë, a sheh se kanë lënë diç pa përmendur?!”, kjo është një pyetje nga i Dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, për të treguar se këto lutje nuk kanë lënë diç prej mirësive të dynjasë e ahiretit, që është një prej aforizmave që i janë dhënë të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe atë se falja është pastrim i robit nga gjurmët e mëkateve e gabimeve, dhe kjo shpie deri në hyrje në xhenet, në zgjerim të shtëpisë, bereqetit në risk hallall, e të jeton një jetë të mirë e të rehatshme në këtë botë, dhe se kjo është lumturi e shpresuar në dy botët.

Përktheu nga gjuha arabe: Shpend Zeneli

[1] E shënon Ahmedi 24/144 me numër 16599. Tirmidhiu me numër 350. Nesaiu 6/24 me numër 9828. Taberani 7/73 me numër 6891. Ibn Ebi Shejbeh 10/281. Ebu J’ala 13/205 me numër 7273. Shejh Albani e vlerësoi hasen në ‘Daif et Tirmidhi’ 3794.

0 2941

Sot në aksham futet muaji i ri Dhul Hixhes që është dhe muaji i fundit i kalendarit hënor për vitin 1438 h.

Allahu i Madhëruar në suren El-Fexhr betohet: “Pasha Agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun!”. Në komentim të këtyre ajeteve Ibn Abasi shpjegon: “Netët e përmendura në ajet janë netët e 10 ditëve të para të muajit Dhul-Hixhe, ndërsa çifti është dita e dhjetë, që është dita e Kurban Bajramit, kurse Teku është dita e nëntë, pra dita e Arafatit.” Siç shikohet, Allahu i madhëruar është betuar në netët e 10 ditëve të Dhul-hixhes, ku ka veçuar më pas ditën e Arafatit dhe ditën e Bajramit e cila përkon me ditën kur haxhilerët, pas lindjes së diellit, nisen për në Mina dhe hedhin guralecët në Akabenë e madhe, bëjnë kurbanin dhe qethin ose rruajnë kokat e tyre.

Duke treguar për vlerën e madhe të këtyre 10 ditëve, Profeti (alejhi salatu ue selam) thotë: “Ditët në të cilat puna e mirë është më e dashur tek Allahu janë 10 ditët e Dhul-hixhes. Të pranishmit e pyetën: “Puna në këto ditë është më e mirë se sa vetë Xhihadi në rrugë të Allahut?” Profeti (alejhi salatu ue selam)u përgjigj: Po! Vetëm nëse njeriu del me veten dhe pasurinë e tij në rrugë të Allahut dhe nuk kthehet më.” (Transmetoi Buhariu). Ndërsa Ibn Umeri në shpjegim të këtij hadithi thotë: “Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu se dita e xhumasë, përveç 10 ditëve të Dhul-Hixhes, sepse punët e mira në këto ditë janë të barabarta me gjithë vitin.” Ndërkohë dijetarët islamë kanë shpjeguar edhe pyetjen se a janë këto 10 ditë më të mira se 10 ditëshi i fundit i Ramazanit dhe kanë thënë: “Ramazani veçohet me 10 netët e fundit ku ndodhet dhe nata e Kadrit, kurse Dhul -Hixhe veçohet me 10 ditët e para të saj, d.m.th: Ramazi ne fund ka më të mira netët kurse muaji Dhul-Hixhe ka më të mira ditët e para të tij.” E pra, ky është rasti më i volitshëm ku besimtari duhet të shtojë punët e mira sa të mundet. Prej punëve të mira janë: namazi nafile, sadakaja, agjërimi, leximi i Kur’anit, përmendja e Allahut (dhikri), lutjet e ndryshme etj.

Për sa i përket agjërimit, edhe pse Aishja thotë se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk i ka agjëruar 10 ditët e Dhul-Hixhes, kjo s’do të thotë se agjërimi është i ndaluar. Imam Ibn Rexhebi në komentim të hadithit shpjegon: “Thënia e Aishes, tregon se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk i ka agjëruar të gjitha ditët e Dhul-Hixhes së bashku, mirëpo kjo nuk mohon që Profeti të ketë agjëruar disa prej këtyre ditëve. Kjo gjë ka qenë e njohur te selefët, madje Ibn Umeri i agjëronte të gjitha ditët e Dhul-Hixhes, përveç ditës së dhjetë, sepse ajo është ditë bajrami.

Përveç kësaj duhet theksuar rëndësia e madhe që ka agjërimi i ditës së Arafatit, që është dhe dita e nëntë e Dhul-Hixhes. Profeti (alejhi salatu ue selam) kur e pyetën për agjërimin në këtë ditë tha: “Agjërimi në ditën e Arafatit shlyen gjynahet e vitit që ka
kaluar dhe atij që do të vijë.” (Transmetoi Muslimi)

Mustafa Terniqi

0 1546

Nga Ebu Hurejre transmetohet se i Dërguari i Allahut, paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Melaiket luten për çdonjërin prej jush për aq kohë sa qëndron në faltore duke u falur, përderisa nuk e prish avdesin, e thonë: O Allah, fale atë! O Allah, mëshiroje atë!”

Thotë Hoxha i Madh, Ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë; ‘Faltorja’ i ka disa kuptime; -përderisa është duke u falur, -përderisa qëndron në vëndin e faljes, që kuptohet se ka përfunduar namazin dhe është ulur, dhe kuptimi tjetër: -përderisa qëndron në xhami e cila është më e përgjithshme se vëndi ku falet ai. Të gjitha kuptimet janë të mundshme, dhe shpresojmë në Allahun e Lartmadhëruar që të jetë e fundit, pra: përderisa qëndron në xhami, Mirësia e Allahut është e gjërë.

Likaat babil meftuh (225) / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Nusret Ramadani

0 1204

Ka thënë Dijetari i shquar Ibën el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: sa mirë do ishte nëqoftëse haxhinjët do kishin mësuar dispozitat e haxhit para se të udhëtonin për haxh dhe të adhuronin Allahun me dituri dhe të realizonin pasimin e të Dërguarit, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!

Nëqoftëse ndokush dëshiron të udhëtojë në ndonjë shtet do të kish pyetur për rrugën në mënyrë që të arrijë sipas atij udhëzimi, e si qëndron puna e atij që dëshiron të ndjekë rrugën që të shpie tek Allahu i Madhërishëm dhe te xheneti i Tij? A nuk është më e duhur të pyet për të para se të fillojë, ashtu që të arrij synimin?!

Burimi ‘Disa nga gabimet që bëjnë haxhinjët’

albislam.com
Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

0 2045

Dijetari i madh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: Me të vërtetë, veprat e mira në dhjetë ditët e muajit dhulhixhe janë më të vlefshme se sa në dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Prandaj, unë me këtë rast, kam dëshirë që t’i përkujtoj vëllezërit e mi muslimanë që të shfrytëzojnë këtë shansë madhështore në këto dhjetë ditë, sepse me të vërtetë shumica e muslimanëve nuk janë në dijeni për vlerën dhe shpërblimin madhështor që kanë këto dhjetë ditë dhe për këtë arsye njërëzve ju kalojnë këto ditë sikurse të jenë ditë të rëndomta prej ditëve të vitit, sikurse nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë.

Besimtari duhet që në këto dhjetë ditë të dhulhixhes ta shtojë bindjen ndaj Allahut, t’i shtojë veprat e mira siç janë: namazi, lëmosha, agjërimi dhe të tjera adhurime, që na afrojnë tek Allahu i madhërishëm.

Burimi: Fetvatë e shejh Uthejminit Nurun Ala derb ( 5/2) / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Ismail Asllani

0 1033

1. Sha’biu, rahimehullah, ka thënë; “Nëse hasë në mospajtimim mes dy mendimeve për një çështje fetare, atëherë merre atë që është më e lehtë për t’u zbatuar, sepse ajo është më afër të vërtetës, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë;  “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju.” (El Bekare; 185).

2. Dy sure të Kur’anit, kanë filluar me shprehjen “Mjerë për atë…”, si; “Mjerë për atë që hanë në peshë (dhe matje).” “Mjerë për çdo shpifës – përqeshës.”

1- E para është për atë që cënon të tjerët në pasurinë e tyre.

2- E dyta është për atë që cënon të tjerët në nderin e tyre.”

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e studiojnë(meditojnë) me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet! ” (Muhamed: 24).

Kurani është i hapur për meditim, mirëpo ka zemra të mbyllura të privuara për arsye të gjunaheve!

4. Shejtani çdo herë mundohet që të ndërpres nga mësimi i Kur’anit duke të pëshpërit me veset e tij. Andaj vazhdo dhe qëndro në mësimin e Kur’anit, sepse ai është thesar që nuk i jipet çdo kujt.

AbdulMuhsin El Kasim

5. Imagjino! Je në mesin e detit, të është hedhur një litar, që do ta kapësh fortë në mënyrë që të shpëtosh nga mbytja apo fundosja. Kështu është edhe dynjaja, Kurani është litari i Allahut i sigurtë Andaj, kapu fort pas tij!

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 974

Vekas ibn Rabiah përcjell nga Mustevrid el Kureshij, radijAllahu anhu, të cilit i kishte treguar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe ka thënë: “Kush ushqehet në kurriz të muslimanit me një kafshatë, Allahu do ta ushqejë me një të tillë nga Xhehenemi. Kush vesh një rrobë në kurriz të muslimanit, Allahu do t’i veshë një të tillë nga Xhehenemi, Kush ngritet me dikënd në një pozitë që shihet e dëgjohet (padrejtësisht), Allahu do ta zbuloj atë ditën e kiametit (para krijesave).” E shënon Ahmedi në Musnedin e tij, Ebu Davudi në Sunen, Hakimi në Mustedrek, shejh Albani e vlerësoi autentik.

Shpjegimi i hadithit

Këtë porosi na e përcjell sahabiu i nderuar; Mustevrid ibn Shedad el Kureshij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, porosi që është një vërejtje profetike për tre vepra të shëmtuara, që e shpiejnë njeriun në një përfundim të dhimbshëm, dhe një dënim të rëndë prej Allahut të Lartmadhëruar.

Vepra e parë që përmendi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, me fjalët: “Kush ushqehet në kurriz të muslimanit me një kafshatë.” Shprehja ‘kafshatë’ (ukleten), njashtu mund të jetë me zanoren -e- (ekleten) që nënkupton vetëm një herë. Pra, ose si shkak i përgojimit, shpifjes, nëpërkëmbjes së nderit, apo duke e dëmtuar atë, ”Allahu do ta ushqejë me një të tillë nga Xhehenemi.” Allahu do t’i jep njejtë prej asaj që ka arritur ai, nga zjarri i xhehenemit.

Që ka kuptimin, se; kushdo që ushqehet në kurriz të një personi musliman, duke përfituar nga një person që pëlqen (synon) të përfitojë prej tij, apo ai vet dëshiron të përfitojë prej tij, qoftë të jetë ushqim i realt, apo pasuri që e arrin përmes përfitimit, apo ka folur (keq) për vëllain e tij musliman, Allahu do e dënojë në mënyrë që do e ushqejë ngjashëm në zjarr të xhenemit, që dënimi të jetë nga vet lloji i veprës së tij, në të kundërtën Ebu Derda, radijAllahu anhu, përcjell se i dërgari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush e mbron nderin e vëllait të tij musliman, Allahu e largon zjarrin nga fytyra e tij  në ditën e Kiametit.” E shënon Tirmidhiu me zingjir autentik.

Kështu që, ushqimin apo pasurinë që e ka fituar përmes nderit të vëllait të tij musliman, nga ai që dëshiron të arrij tek nderi i tij, do shpërblehet në ahiret me atë se Allahu do e ushqejë njejtë në xhehenem, kjo është një humbje e qartë e shkatërrim i madh, sepse ai që ka arritur deri në përfitim të dynjasë së përkohshme përmes nderit të muslimanit, nuk do të ketë bereqet në të, shpërblimi i këtij përfitimi do të jetë dënim në zjarr të xhehenemit, ndërsa ai i cili e mbron nderin e vëllait të tij musliman, Allahu do e mbron fytyrën e tij nga zjarri ditën e Kiametit.

Ndërsa vepra e dytë që u përmend në hadith, “Kush vesh një rrobë në kurriz të muslimanit, Allahu do t’i veshë një të tillë nga Xhehenemi,” këtu thuhet e njejta që u tha më herët, se kushdo që vesh një rrobë në kurriz të një personi musliman, duke përfituar nga ndokush që dëshiron të përfiton prej tij, apo ai vet dëshiron të përfitoj prej tij, apo i kumton një armiku të tij gjëra jo të hijshme për të që të shpërblehet, qoftë të jetë rrobë apo pasuri, Allahu do e ndëshkojë duke e veshur ngjashëm nga xhehenemi, sepse ai me këtë përfitim nga nderi i një muslimani arriti dynjanë e përkohshme, por nuk do të ketë bereqet në të, dhe dënimi i tij do të jetë dënim në zjarr të xhehenemit. Ndërsa, ai i cili e mbron vëllain e tij musliman, Allahu do e mbron dhe do kujdeset për të, siç qëndron në hadithin e Muadh ibn Enesit el Xhuheni, radijAllahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush e mbron një musliman nga një hipokrit, Allahu do e dërgon një melek që do e ruan mishin e tij nga zjarri i xhehenemit ditën e Kiametit, kushdo që shif mbi një musliman e dëshiron ta nënçmon, Allahu do e prangos atë në urrën e xhehenemit, derisa të lirohet nga ajo që ka thënë.” E shënon Ahmedi, Ebu Davudi, shejh Albani e vlerësoi të mirë.

Vepra e tretë “Kush ngritet me dikënd në një pozitë që shihet e dëgjohet (padrejtësisht) Allahu do ta zbuloj atë ditën e kiametit (para krijesave)”, pjesëza në hadith ‘bi raxhulin’, mund të shjegohet në dy forma, e para të jetë në kuptimin e fjalës ‘përmes’, apo ‘me’, e që të dyja kanë kuptimin e vet.

Nëse është sipas të parës ka kuptimin se; kushdo që e ngrit një person tjetër në famë dhe autoritet, pra kushdo që shpall një njeri të mirë e të devotshëm, që njerëzit të kenë bindje të mirë për të, të cilit ata do t’i referohen dhe e do ta shërbejnë, që ky person të arrijë pasuri dhe pozitë, Allahu do e ngrit famën dhe autoritetin e tij ditën e Kiametit, duke urdhëruar melaqet që të veprojnë me të njejtë sikur që ata kanë vepruar, e të shpalosin para gjithë krijesave se ai është një gënjeshtar.

E nëse ka kuptimin se; kushdo që ngritet me dikënd prej njerëzve të mëdhenj, e prej të pasurve, dhe njerëzve me famë, apo me pozitë, që ky të shfaqet pra të tjerëve si i mirë dhe i devotshëm, e të bëhet i pasur dhe autoritativ, Allahu  do e ngrit atë në pozitën e hipokritëve, do e poshtërojë e do e dënojë me dënim të hipokritëve në ditën e Kiametit. Ky është kuptimi më i sakt i hadithit.

E lusim Allahun e Madhëruar të na distancojë nga fjalët e veprat e tilla, e të na jep sukse në atë që Ai dëshiron dhe është i kënaqur.

HADITHI I SHTATËMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË