Arhiva MujoreAugust 2017

0 1617

Përgjigje; Therja e kurbanit tek shumica e dijetarëve është sunet i fortë (sunet mueked). Kryefamiljari ther Kurbanin, pra ai i cili kujdeset për familjen, ai pra e ther Kurbanin për veten e tij dhe familjen e tij. Shënim nga përkthyesi; (Therja e Kurbanit tek shumica e dijetarëve është obligim, tek dijetarët e medh’hebit Hanbeli, Shafi’i, Maliki. Kurse tek dijetarët e medh’hebit hanefij therja e Kurbanit është obligim, i këtij mendimi është edhe Euzaiu, Lejthi dhe një transmetim nga Imam Ahmedi).

Shejh Dr. Salih el Feuzan

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 3883

Është një hadith që e bëri Imam Albanin, Allahu e mëshiroftë, të bëjë sexhde falënderimi kur u vërtetua saktësia e tij.

Albani thotë: e pata kërkuar shumë këtë hadith deri sa e gjeta dhe e falënderova Allahun me sexhde.
Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: erdh një beduin te i Dërguari i Allahut dhe i tha: më mëso diçka të mirë, o i Dërguar i Allahut!
Profeti e kapi për dore dhe i tha: thuaj:
– subhanallah (i madhëruar dhe pa të meta është Allahu)
– elhamdulilah (falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut)
– la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar të denjë pos Allahut)
– Allahu ekber (Allahu është më i madhi)
Beduini mblodhi gishtat (me të cilët numëroi) dhe u nis e shkoi mirëpo u mendua dhe ktheu. Profeti buzëqeshi dhe tha: paska menduar i mjeri!
Beduini i tha: o i Dërguar i Allahut, subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber, këto janë për Allahun, e çka ka për mua?
Profeti i tha: beduin, kur të thuash: subhanallah, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: elhamdulilah, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: la ilahe il-lallah, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: Allahu ekber, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: Allahummegfirli (o Allah, më fal mua), Allahu thotë: e bëra. Kur të thuash: Allahummerhamni (o Allah, më mëshiro mua) Allahu thotë: e bëra. Kur të thuash: Allahummerzukni (o Allah, më furnizo mua), Allahu thotë: e bëra.
Beduini mblodhi shtatë gishta me duart e tij dhe shkoi”
Hadithin e ka shënuar Bejhekiu në “Shuabul Iman” me zinxhirë të mirë dhe transmetues të besueshëm.
Kam hulumtuar shumë për këtë hadith derisa e gjeta dhe e falenderova Allahun që ma mundësoi një gjë të tillë, ndërsa Atë e lus të më jep edhe më shumë nga mirësitë e Tij!

Allahu e mëshiroftë Imam Albanin, shiko se si është gëzuar kur u vërtetua se hadithi është i saktë dhe kishte shumë të drejtë, ngase mirësia e këtij hadithi lumturon zemrat e besimtarëve.

Mbani mend shkurtimisht:
subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber.

Përktheu nga gjuha arabe:
Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1891

Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh

1. Thuaj Ai është Allahu, një i Vetëm.
2.Allahu është ai i cili i drejtohet çdo krijesë për çdo nevojë.
3.Ai as nuk ka lindur kënd e as është i lindur.
4.Dhe askush nuk është i barabartë me Atë.”

Trasmetohet nga Ubej ibn Kabi (radijAllahu anhu) ”Se idhujtarët i thanë të Dërguarit (alejhi selam): ”Na përshkruaj Zotin tënd. Atëherë, Allahu shpalli suren ‘Kul hu vAllahu ehad’. (Trasmeton Tirmidhiu dhe tjerë dhe Hadithi është Hasen)

Trasmetohet nga Ebu Dardaja (radijAllahu anhu) se i Dërguari (alejhi selam) ka thënë: ”A nuk ka mundësi që secili prej jush ta lexojë natën një të tretën e Kuranit?” Ata thanë: “Si ka mundësi të lexohet një e treta e Kuranit?! Tha (alejhi selam): ”Kul hu vAllahu ehad, është një e treta e Kuranit”. (Trasmeton Muslimi)

Ibn Tejmija dhe ibn Kajimi (rahimehullah) thonë: ”Arsyja se pse kjo sure është një e treta e Kuranit, qëndron se në këtë sure flitet vetëm për Allahun dhe Kurani në përgjithësi flet mbi tri tema:

1.Flet për Allahun.
2.Për krijesat e Allahut.
3.Për obligimet e krijasave ndaj Allahut.”

Përktheu Hoxhë Vedat Skenderi

0 1501

O Allah, më udhëzo në të vërtetën, në të cilën njerëzit nuk janë pajtuar, me lejen Tënde, Ti udhëzon atë që do në rrugën e drejtë

 اللَّهُمَّ اهْدِنِي لِمَا اخْتُلِفَ فِيهِ مِنَ الْحَقِّ بِإِذْنِكَ، إِنَّكَ تَهْدِي مَنْ تَشَاءُ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

(Allahume ihdini lima ihtelefu fihi minel haki bi idhnike, ineke tehdi men tesheu ila siratin mustekim)

Komentim i lutjes

Kjo lutje është nxjerrur nga fjala e Allahut në suren Bekare, ku thotë: “Allahu, i udhëzoi besimtarët që ta kuptojnë të vërtetën, lidhur me atë që nuk u pajtuan ata. – Se, Allahu e shpie në udhë të drejtë atë që don Ai”. Ajeti, 213.

Ngjashëm me këtë lutje është transmetuar në hadithet profetike, sikur që është hadithi ku i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, fillonte namazin e natën me lutjen: “O Allahu, Zot i Xhibrailit, Mikailit, Israfilit, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, i Gjithdijshmi i gajbit dhe të dukshmes, Ti gjykon mes robërve në atë që kanë rënë në mospajtim, më udhëzo në të vërtetën, për [farë ata nuk u pajtuan, me lejen Tënde, vërtet, Ti udhëzon atë që do në rrugën e drejtë”.[1]

Andaj, kjo lutje me këtë vlerë fisnike, e cila përmban synimet më të mëdha, kërkesat më të ngritura, që është kërkimi i njeriut nga Zoti i Lartmadhëruar udhëzimin, mbi të cilin varet shpëtimi në dynja e ahiret, e më pas përmendi arsyen e kësaj kërkese dhe tha: “vërtet, Ti udhëzon atë që do në rrugën e drejtë”. Pra, o Zot, nuk të kam kërkuar këtë gjë madhështore, vetëm për arsyen se në Duart e Tua është udhëzimi dhe përqendrimi, e Ti ia jep kujt të do, unë kërkoj që të më begatosh me udhëzim, udhëzim në dije dhe të qenit i drejtë, udhëzimin e të korrit sukses e të përqendruarit në rrugën e drejtë, në të cilën rrugë nuk ka lakesa në dynja, që të jem i qëndrueshëm në rrugën e ahiretit, në të cilën rrugë kush ka shpëtuar, ka arritur një fitim shumë të madh dhe është udhëzuar në rrugën e drejtë të dynjasë e ahiretit, Allahu thotë: “Me të vërtetë, Allahu, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata, do të stolisen me bylyzykë të artë dhe inxhi, e rrobat e tyre në të (xhennet), do të jenë prej mëndafshi. Ata janë udhëzuar (në këtë jetë) kah fjala e mirë dhe janë udhëzuar në rrugën e Falenderuesit”. Sureja Haxh, 23-24.

Përktheu Shpend Zeneli

[1] E shënon Muslimi me numër, 770.

0 1156

1. Njëri nga dijetarët e selefit, ka thënë: “Kur e lexoj apo ndëgjoj ndonjë shembull në Kur’an dhe nëse nuk e kuptoj atë (shembull) filloj të qaj për veten time, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë: ”Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” (Ankebut: 43).

Tefsirul Kur’anil Adhim; fq. 208

2. Raporti i selefit me Kur’anin! Hasan el Basriu, rahimehullah, kur e përshkruante gjendjen dhe raportin e selef es salih (të parëve tanë të mirë), thoshte: “Ata që ishin para jush i shikonin ajetet Kur’anore si mesazhe dhe porosi nga Zoti i tyre, andaj ata i meditonin ato natën, kurse i fusnin në praktikë ditën.”

El Muharrer el Vexhiz; 1/39

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem.” (Gafir: 60).

Tavusi, i ka thënë Atasë: “Mos kërko kryerjen e nevojave tua tek ata që t’i mbyllin dyert dhe kanë perde tek dyert e kërkesave tua. Por, drejtoju Atij që dera e Tij është e hapur deri në ditën e gjykimit, çështja jote është vetëm t’i lutesh Atij, e premtimi i Tij është përgjigjeja ndaj kërkesave dhe lutjeve tua.”

Tefsir Ibn Rexheb: 1/73

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer: 10).

Disa nga komentatorët e Kur’anit janë të mendimit se fjala është për agjëruesit, ngase Ramazani është muaj i sabrit (durimit). Nuk është esenca vetëm të durosh nga gjërat ushqimore që e prishin agjërimin, por përfshinë durimin nga çdo gjë që e njëllos agjërimin, sidomos nga fjalët e kota dhe mëkatet, ashtu siç ka ardhur në hadithin profetik: “Kush nuk e len dëshminë e rrejshme, veprimin me të dhe injorancën, nuk ka Allahu nevojë që ky ta len ushqimin dhe pijen e tij.” (Buhariu) Ki kujdes mos e humb premtimin e Allahut: “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.” (Buhariu, Muslimi, Nesaiu dhe Ahmedi).

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Apo mos nuk e nnjohin të dërguarin e vet, prandaj ata e refuzojnë atë? (El Mu’minun; 69).

Njërëzit vështirë e kanë t’i përgjigjen thirrjes së thirrësit i cili nuk ështê i njohur në mesin e tyre, shpeshherë do gjej thirrësi përgjigje negative të thirrjes së tij, bile ndoshta edhe do jetë më e lehtë shpifja apo njëllosja e tij nga ana e tyre (të thirurve). Kurse, nëse thirrësi është i njohur në mesin e tyre më personalitet dhe moral të mirë, më lehtë pranohet dhe shpresohet të shihen frytet e thirrjes së tij tek njerëzit. Andaj, ai i cili shkon në një vend ku nuk e njohin njerëzit, atëherë ështê mirë që të ketë njeri atje që e lavdëron dhe njofton popullin e tij për thirrësin në fjalë.

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 3648

O Zot shtoma diturinë mua [1]

 رَّبِّ زِدْنِي عِلْمًا

(Rabi zidni ilmen)

Komentimi i lutjes

Zoty ynë, i Lartmadhëruar, urdhëron të dërguarin e tij, sal-Allahu alejhi ve selem, të kërkon prej Tij shtimin e diturisë, ky urdhër për të dërguarin është urdhër edhe për ne, atij i është drejtuar me fjalë për arsye se ai është shembëlltyrë për gjithë umetin, dhe dihet se fjala drejtuar një shembëlltyre është fjalë që i drejtohet edhe pasuesve të tij, kështu është në parim, përveç nëse ekziston argument që e veçon atë prej të tjerëve.

Fjala e Allahut: “O Zot shtoma diturinë mua”, thuaj; O Muhamed, o Zot shtoma diturinë mua, pos asaj që më ke dhënë, urdhërimi që të kërkon dobi të diturisë prej asaj që ai nuk e di.

E urdhëroi atë Allahu që të shton diturinë, prej më kryesores dituria e Kuranit Fisnik, ngase kjo dije është një mjet për t’u ngritur në dijet, njohuritë, e dobitë e kësaj bote dh ebotës tjetër, dhe Allahu nuk e urdhëroi që të kërkon shtim për diç tjetër, pos në dije, që tregon qartë për vlerën e diturisë, de se është një prej veprave më të mira, kështu që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk ndaloj duke i ngritur dhe shtuar diturinë deri në momentim kur Allahu ia morri shpirtin.

Kjo ishte njëherit edh ekërkesa e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, andaj, ibn Mesudi, lutej dhe thoshte: “O Allah më shto mua imanin, bindjen dhe kuptimin”, apo ka thënë ”diturinë”.[2]

Dijetarët, kudo që janë që prej lindjes e deri në perëndim, prej atij momenti e deri të ditët e sotit, e deri në ditën e Kiametit, i janë përkushtuar kësaj lutjeje, dit e nat.

Si kjo kërkesë e madhe janë transmetuar hadithe të ndrysme që nxisin në dije, kështu që prej lutjeve të tija, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte: “O Allah më jep dobi prej asaj që më ke mësuar, dhe më jep dijeni e cila do më bëjë dobi, dhe më shto dijen”.[3]

Në një transmeti tjetër thuhet: “O Allah më jep dobi prej asaj që më ke mësuar, dhe më jep dijeni e cila do më bëjë dobi, dhe më furnizo me dije e cila do më bëjë dobi”.[4]

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

——————

[1] Sureja Taha, 114.

[2] E shënon Taberani në ‘Mu’xhem el kebir’ 9/105. Bejhakiu në ‘Shuab el iman’ 1/149. Hejthemiu në ‘Mexhma Zevaid’ ka thënë; e shënon Taberani me zingjir të mirë. 10/296.

[3] E shënon Tirmidhiu me numër, 3599. Ibn Maxhe me numër, 251. Ibn Ebi Shejbe 10/281. Bejhakiu 4/91. Abd ibn Humejd 2/32. Taberani 2/208. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin ‘sahih Tirmidhi’ me numër 2845.

[4] E shënon Nesaiu  4/444 me numër, 7808. Bejhakiu 6/18. Hakimi 1/501. Dulejmi 1/135. Hakimi ka thënë; hadithi është autentik sipas kushteve të Muslimit, por që të dy nuk e kanë shënuar’. Me të është patuar edhe Dhehebiu, shejh Albani ka thënë; hadithi është sikur që kanë pohuar këta dy’. ‘silsiletu sahiha 11/9.

0 1190

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra: 24)

Urve, radijAllahu anhu, ka thënë: “Mos ia moho dhe ndalo ndonjë gjë që e duan ata (prindërit).”

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.” (Zuhruf: 3).

Meditimi i Kur’anit bën dobi, vetëm nëse kuptohet ai. Kush e kupton hajrin dhe sherrin, por pastaj nuk e pason hajrin dhe nuk ndalon nga sherri, i tilli nuk llogaritet i mençur. Nuk llogaritet i mençur, pos nëse e vepron atë që i bën dobi dhe largohet nga ajo që e dëmton.

Ibn Tejmije Mexhmu’u el Fetava: 15/108

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.” (Duhan: 3).

Sa herë ke hasur këtë ajet gjatë leximit të Kur’anit, sa herë je ndalur të meditosh këtë ajet, sa herë je ndalur t’i numërosh begatitë e shumta të kësaj nate të begatshme.

Shejh Sa’di në tefsirin e tij

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u jain t afërmve, të varfërve dhe atyre që pr hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nukdëshironi që All-llahu t’u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nurë: 22).

Ky ajet zbriti, atëherë kur Ebu Bekri, radijAllahu anhu, u betua se nuk do ta furnizoj më Mistahun, radijAllahu anhu, pas shpifjes (apo ishte pjesmarrës në shpifjes) i bëri Aishes , radijAllahu anha. Mirëpo, Allahu nuk ia ceku mëkati Mistahut në Kur’an për ta nënçmuar, ngase dënimi u realizua në dynja, a thua vallë a veprojmë ne kështu me mëkatarët të sapo penduar, a ua mbulojmë mëkatet dhe të metat apo jemi prej atyre që ua përmendim të kaluarën e tyre të errët. Pra, let jemi prej tyre që kurrë nuk ua përmendim të kaluarën të mëkatarëve që janë penduar!

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ata thanë: “Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që nddërmjet nesh edhe ndërmjet teje ekziston një perde.” (Fusilet; 5).

Perdja pengon pranimin dhe shikimin e hakut (të vërtetës). Mbyllja pengon kuptimin e hakut (të vërtetës). Kurse, shurdhimi pengon ndëgjimin e hakut (të vërtetës).

Ibn Kajimi, rahimehullah Hadi el Ervah, fq.69

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 1783

Kërkoj falje nga Allahu i Madhërishëm, i Cili është një, nuk ka Zot tjetër pos tij, i Përhershmi (i Gjalli), Zotëruesi, dhe tek Ai pendohem.[1]

أسْتَغْفِرُ اللهَ العَظِيمَ الَّذِي لاَ إلَهَ إلاَّ هُوَ، الحَيُّ القَيُّومُ، وَأتُوبُ إلَيهِ

Kuptimi i lutjes

Në këtë lutje është një kërkim falje (istigfar) e madhe, janë disa lutje shumë fisnike, me kuptime të mëdha në kërkim të faljes nga Zoti i botëve, me fjalët më të bukura, me shprehjet më të zgjedhura, të cilat fjalë përmbajnë në vete;

  • Kërkimi i faljes me shprehjet më të bukura e më fisike, ngase janë të shoqëruara me një prej emrave më të bukur dhe më fisnik, emrin Allah.
  • Është një formë e lutjes me emrat e bukur të Allahut; Allah, i Madhërishmi, i Përhershmi, Zotëruesi.
  • Një pohim i njëshmërisë së Allahut me anë të adhurimit ndaj Tij, ‘nuk ka Zot tjetër pos Tij’, që përmban edhe njëshmërinë hyjnore të Allahut.
  • Vendosmëri për pendim të menjëhershëm dhe për të ardhmen.

Fjala e tij: “Kush thotë; kërkoj falje nga Allahu”. Pra, kush kërkon nga Allahu i Lartmadhëruar falje të mëkateve, kush kërkon tejkalim të mëkateve prej Allahut, mbulimin e tyre, dhe mosdënim për to.

Fjala e tij: “Allahu i Madhërishëm”. Që aludon për madhështinë dhe fisnikërinë e njëshmërisë ndaj Allahut me adhurim, emër që tregon për madhështinë e Tij në qenie, atribute, vepra, sundim, që meriton madhërim nga gjithë krijesat. Veçimi i emrit ‘Madhërishëm’ është përshtatje me kërkim faljen e mëkateve të mëdha, ngase Ai  i Cili është i Madhërishëm nuk ka gjë që mund të jetë e madhe për Të, sido qoftë, edhe nëse është prej mëkateve më të mëdha, si ikja nga beteja.

Fjala e tij: “nuk ka Zot tjetër pos Tij”. Pohim dhe deklarim prej robit për meritën e adhurimit vetëm ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Fjala e tij: “i Përhershmi, Zotëruesi”. U përmendën këto dy emra fisnik, që aludojnë për pajtueshmërinë e plotë me kërkimin e faljes, sepse që të gjitha emrat e bukura dhe atributet e larta të qenies së Tij, apo ato veprore, kthehen tek këto dy emra, kështu që atributet qenësore kthehen që të gjitha tek emri ‘i Përhershmi’, ndërsa ato veprore tek emri ‘Zotëruesi’.

Fjala e tij: “dhe vetëm tek Ai pendohem”. Që është një pohim dhe vërtetim i vendosmërisë për pendim para Allahut të Lartmadhëruar. Duhet që të mos e thotë këtë, vetëm nëse vërtet është besnik në ndërgjegjen e tij sikur që është në atë të dukshmen, përndryshe konsiderohet të jetë gënjeshtar para Allahut të Madhëruar, si pasojë e së cilës mund ta meritojë urrejtjen e Tij.

Fjala e tij: “edhe nëse ka ikur nga beteja”. Që është një përgëzim shumë i madh dhe fisnik nga Zoti i gjithësisë, që është një dhuratë e Allahut të Lartmadhëruar për robërit e tij. Kushdo që vepron një mëkat të madh, qoftë edhe nëse është prej mëkateve më të mëdha, sikur që është ikja nga beteja, për të cilën gjë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka lajmëruar se është prej mëkateve shkatërruese, dhe ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese…(ku mes tjerash përmendi) ikja nga beteja”. Edhe kjo i falet.

Ikja nga beteja: ikja nga lufta në rrugë të Allahut, në një moment ku zhvillohet lufta, ky kërkim falje e madhe tregon se Allahu i fal mëkatet e mëdha, të cilat mëkate nuk përmbajnë ndonjë dispozitë rreth trupit apo pasurisë së mëkatarin, sikur që është ikja nga beteja, apo mëkateve të ngjashme. Nëse robi e thotë këtë me besnikëri, me sinqeritet, duke qenë në dijeni për kuptimet që përmbanë, e arrin këtë përgëzim të madh të faljes.

DOBI

Dobitë e istigfarit janë; falje të mëkateve, mbulim të të metave, vazhdueshmëri të riskut, shëndet, mbrojtje të pasurisë, shpresë, arritje të bereqetit në pasuri, pozitë të afërt tek Allahu, dhe kënaqësisë së Falësit, Mëshruesit, shtim të pasurisë, pasardhësve, zbritje të shiut, fuqi në trup, jetë të qetë në dynja deri në hyrje në xhenet.

 

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Shënon Tirmidhiu me numër, 3577, ibn Sad 7/66. Taberani 5/89 me numër 4670. Ebu Davudi me numër, 1519. Ibn ebi Shejbe 10/299. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin ‘sahih Tirmidhi’ me numër, 2831. Dhe ‘Sahih Ebu Davud’ me numër 2831. Teksti i hadithit: “Kush e thotë këtë lutje, Allahu e fal atë, edhe nëse ka ikur nga beteja”.

0 1167

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 57 )

Shkaqet e shtimit të imanit;

  1. Kërkimi i diturisë, Allahu i madhëruar, thotë; “Me të vërtetë, Allahut i frikësohem vetëm të dijshmit prej robërve të Tij.” (Fatir; 28 ).
  2. Leximi i Kur’anit duke i medituar dhe kuptuar porositë e tij. Allahu i madhëruar, thotë; “Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh.” (Isra; 9 ).
  3. Njohja e emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta, si dhe adhurimi i Allahut përmes asaj njohje.
  4. Meditimi rreth jetës së pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem.
  5. Meditimi rreth jetës së selefus salih (të parëve tanë të ndershëm).
  6. Meditimi rreth mirësive të Fesë së Allahut.
  7. Meditimi rreth krijimtarisë së Allahut, psh. rreth krijimit të maleve, qiejve, etj.
  8. Shpeshtimi i adhurimeve të ndryshme vullnetare, siç janë; namazet vullnetare, lëmoshës, agjërimi vullnetarë, umreja, lutja, përmendja e Allahut, mbajtja e lidhjeve farefisnore, kërkim falja, etj.
  9. Kujdesi ndaj adhurimeve të zemrës, siç janë; Frika, përulja, dashuria, shpresa, mbështetja(tevekuli), etj.
  10. Bamirësia ndaj robërve të Allahut.
  11. Thirrja në rugën e Allahut me urtësi dhe këshillim të mirë.
  12. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja me aq mundësi që ke.
  13. Shoqërimi me njerëz të dobishëm.
  14. Largimi nga shoqëria e keqe.
  15. Mosteprimi në të folur, në ushqim dhe në fjetje.
  16. Ulja e shikimit nga harami.
  17. Mosshpresimi në atë që është në duart e njerëzve (në pasurinë apo pushtetin e tyre).
  18. Thënia e të vertetës.
  19. Të shikuarit në atë i cili është më i fortë në Fe.
  20. Të shikuarit në atë i cili është më i dobët në çështjet e dunjas.

Muhamed Ibrahim el Hamed

nga arabishtja; Suad Shabani

0 1667

Pyetje: Ishim në haxh unë dhe gruaja ime me një kompani e cila organizonte shkuarjen në haxh, dhe udhëheqësi i kompanisë na tha se lejohet fjetja jashtë Minës, duke pasur paraysh turmat e mëdha të njerëzve dhe vështirës që gjenden brenda Minas. Në kaluam netët dhe fjetëm jashtë Minës, a obligohemi diç për t’u kompenzuar veprimi i tillë apo jo!?

Përgjigje: Nëse mosfjetja jote dhe e gruasë tënde në Mina ka ndodhur si shkak i mospasjes vend aty për të fjetur, ju nuk obligoheni asgjë për të kompenzuar.

Themi një gjë të tillë duke u bazuar në Kur’an dhe Sunet: Allahu i madhëruar, thotë: “Allahu nuk ngarrkon askë përtej mundësisë(fuqisë) që ka.” (El Bekare: 286).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, se I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë; “Nëse ju urdhëroj për ndonjë gjë, atëherë mundohuni ta kryeni atë aq sa keni mundësi.” (Buhariu dhe Muslimi).

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave. Fetuaja, nr. 23761

Antarët e komisionit: Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan Ahmed Ibën Alij Sejr el Mubareki Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh(Kryetarë i komisionit) Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh Abdullah Ibën Muhamed Ibën Hunejn

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË