Arhiva DitoreSep 4, 2017

0 4020

Q.K. ALBISLAM e realizoi me sukses projektin e kurbanëve me rastin e Kurban Bajramit per vitin 2017.

Përzgjedhja e kurbanëve, therja e tyre u bë në menyrë profesionale, në ambiente të pastra, siç kërkohet sipsas standardeve higjienike. Më pas u bë edhe shpërndarja e mishit tek të varfërit dhe nevojtarët në qytetin e Shkupit dhe fshatrat në rajonin e Shkupit.

Ne si shoqatë shprehim falënderim tek të gjithë ata që ishin me ne në këtë projekt, duke filluar nga donatorët e deri tek aktivistët, duke e lutur Allahun e Lartmadhëruar që sakrificat e tyre t’ua pranon, e t’i shpërblejë për mundin e dhënë.

DSC_0525

DSC_0597

0 1794

O Allah më jep kuptimin e fesë, O Allahu me mëso Kuranin dhe Urtësinë

للَّهُمَّ عَلِّمْنِي الكِتَابَ وَالحِكْمَة اللَّهُمَّ فَقِّهْنِي فِي الدِّين

(Allahume fekihni fi d-din, Allahume alimni el Kitabe vel Hikmete)

Komenti i lutjes

Kjo lutje është nxjerrur nga lutja e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për ibn Abasin, Allah qoftë i kënaqur prej tij: “O Allah, jepja kuptimin e fesë”. Në një transmetim tjetër: “O Allah, mësoja Librin (Kuranin) dhe Urtësinë”.[1]

Preferohet që lutësi të bashkon mes dy transmetimeve e të thotë: “O Allah, më jep kuptimin e fesë, O Allah, më mëso Kuranin dhe Urtësinë”.

Fjala e tij: “O Allah, mësoja Librin”. Pra, Librin e Allahut Kuranin, kjo lutje përmban kërkim të suksesit në mësimin e diturive më të vlefshme, më të larta, e që është Kurani i cili i përmbledh të gjitha shkencat e duhura fetare, mbi të cilat është shpëtimi në dy botët.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili ka mësuar Kuranin dhe ua mëson të tjerëve”.[2]

Fjala e tij: “Urtësi”, ka kuptimin sunetin profetik.

Fjala e tij: “O Allah më jep kuptimin e fesë”. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe, nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke iu falenderuar Atij, por ju nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i butë dhe falës”. Isra, 44.

Pra, kuptimin e dispozitave të fesë, mënyrën e studimit të dispozitave nga Kurani dhe suneti.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, sqaroi rëndësinë e kuptimit të fesë, dhe se kë Allahu e furnizon me kuptim të fesë arrin dashurinë e Tij, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Kujt Allahu ia do hajrin i jep kuptimin e fesë”.[3]

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij hadithi thotë: “Ky hadith tregon se kujt Allahu nuk ia jep kuptimin e fesë, nuk e do hajrin për të, sikur që kujt Allahu ia do hajrin, i jep kuptimin e fesë, e kujt i ka dhënë kuptimin e fesë Allahu ka dashtë që t’i jep atij shumë mirësi. Kuptimi i fesë ka për qëllim; dijen e shoqëruar me vepra, ndërsa nëse është për qëllim vetëm se dija, atëherë nuk nënkupton se kushdo që ka dije rreth fesë, se Allahu dëshiron t’i jep mirësi, në këtë rast dija është kusht i arritjes së mirësisë, ndërsa në rastin e parë është shkas”.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Buhariu, me numër 75 dhe 143.

[2] Buhariu, me numër, 5027.

[3] Buhariu me numër, 71. Muslimi me numër, 1037.

NA NDIQNI NË