Arhiva DitoreSep 7, 2017

0 1435

1.Iu ndërpre vahji (shpallja) pejgamberit , salAllahu alejhi ue selem! , dy apo tre netë dhe u dëshpërua shumë, ngase Kur’ani ishte shtim (forcë) në këtë rrugë të gjatë të thirrjes në Islam dhe ishte dritë në errësirat e ndryshme që i haste gjatë thirrjes në Islam. Allahu, i zbriti, pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem!; “Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.” (Ed Duha; 3).

Është çudi e madhe, se si disa njerëz nuk lexojnë Kur’an dhe largohen prej Kur’anit me ditë dhe javë të tëra me argument se shumë gjëra kanë për të punuar dhe janë pengesë nga leximi i Kur’anit. A thua vëlla, çfarë na qenka ajo punë e bereqetshme që të pengon dhe të largon nga Libri i Zotit tënd!?

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Esh Sherh; 5-6).

Koha më e vështirë e pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem! , ishte atëherë kur populli i tij e refuzoi thirrjen e tij në fillim dhe e keqtrajtuan. Por, Allahu i premtoi lehtësim të afërt kohor, pastaj erdhi pranimi Islamit nga disa persona, pastaj periudha e dytë kohore hyrën njerëzit urma-turma në fenë e All-llahut. Andaj, mos u dëshpro dhe mos i humb shpresat në kohërat e vështira të thirrjes në Islam, ngase ajo është sprovë momentale për ty dhe kaluese.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Meditimi Kur’anor, është shkak i lotëve! Fudajl Ibn Ijadi, rahimehullah, lexoi fjalën e Allahut; “A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë?” (El Beled; 8-9), Dhe pastaj, filloi të qaj, dhe u pyet pse po qan? Ai, tha; A keni mbyllur ndonjëherë natën duke e falënderuar Allahun që ta mundësoi të shikosh shëndosh dhe mirë me këta dy sy? A keni mbyllur ndonjëherë natën duke e falënderuar Allahun që ta mundësoi të flasësh shëndosh dhe mirë me këtë gjuhë? Dhe vazhdoi t’i numëroj edhe begatitë e tjera tē Allahut.

Xhamiul Ulumi Vel Hikem; 2/75

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën!” (Duha; 1-2). Ka zbritur tek pejgamberi, alejhi selam, dritë dhe qetësi. Namazi i duhas (i paraditës) dhe namazi i natës ringjallin tek shpirti dhe trupi lumturi dhe qetësi. Namazi i paraditës dhe i natës janë dy ilaçe kryesore të largimit të brengave dhe mërzive.

Dr. Muhamed Rebia

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.” (El Kijame; 14).

Nëse robi i Allahut i kujton dhe ia paraqet vetes së tij mëkatet, atëherë ai nuk e sheh veten e tij më të mirë se të tjerët. Dhe, saherë që e sheh dikë, i jep selam apo i buzëqeshë, veçse i ka bërë mirë atij, sa jetë e këndshme është kjo! Sa begati e madhe është kjo! Kurse, ai i cili e sheh veten më të mirë se të tjerët, pret prej tyre respektë dhe ndjehet keq dhe jo mirë nëse dikush nuk e respekton apo nuk qohet në këmbë kur ai vjen si shenjë respekti për të.

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 2/843-844

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË