Arhiva DitoreSep 21, 2017

0 1336

Pyetja: Cila është dispozita fetare rreth urimit me rastin e vitit të ri Hixhri, si përshembull duke thënë “Qofshi në mirësi për shumë vite” ose duke u lutur për të për bekim, apo duke dërguar mesazhe urimesh për vitin e ri Hixhri?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: Cila është dispozita për urimin me rastin e vitit të ri Hixhri dhe si duhet t’i përgjigjemi, nëse një person më uron?

Ai u përgjigj:

Nëse dikush të uron, atëherë përgjigjju atij, por mos fillo me urime të tilla. Ky është mendimi më i qëlluar lidhur me këtë çështje. Pra, nëse një person ju thotë, për shembull, “Gëzuar Vitin e Ri”, atëherë ti ia kthen, “Allahu të përgëzoftë me mirësi dhe e bëftë një vit të mirë dhe të bekuar për ju.” Por ju mos filloni me një urim të tillë, sepse unë nuk e di, që selefët (brezat e hershëm të Islamit) e përgëzonin njëri-tjetrin me rastin e vitit të ri. Njashtu, dijeni që selefët nuk e konsideronin muajin Muharem si muaj i parë të vitit të ri, përveç se në hilafetin e Omer ibn Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Shejh AbdulKerim el-Hudajr për urimet me rastin e vitit të ri Hixhri, tha:

Lutja për një musliman me një lutje të përgjithshme, shprehjet e së cilit urim njeriu nuk i merr si një lloj rituali, si në raste të veçanta si dy Bajramet, nuk ka gë të keqe, veçanërisht nëse qëllimi me këtë urim është miqësia, shfaqja e gëzimit dhe përgëzimi në fytyrën e muslimanit. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Unë nuk filloj me urim, por nëse dikush më uron, ia kthej urimin, sepse përgjigja ndaj përshëndetjes është e detyrueshme. Por të qenit i pari që uron nuk është as suneti e as e ndaluar.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

0 1435

Dijetari i shquar Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Vëndi i nijetit është zemra, dhe nijeti nuk zë vënd në gjuhë në të gjitha veprat.

Për këtë, kush e shqipton me gjuhë nijetin dhe ka për qëllim namazin, agjërimin, haxhin, abdesin apo diçka tjetër nga adhurimet, ka bërë risi (bidat) në Fenë e Allahut – diçka që nuk është prej saj.

Ngase i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqa dhe bekimet qofshin mbi të) merrte avdes, falte namaz, jepte zekat, agjëronte, bënte haxh dhe të gjitha këto i vepronte pa e shqiptuar nijetin me gjuhë, nuk thoshte: – O Allahu im! Unë po e bëj nijet që të marr avdes, po e bëj nijet të fal namaz, po e bëj nijet të jap zekat, apo po bëj nijet të bëj haxhin, nuk vepronte kështu sepse vëndi i nijetit është zemra dhe Allahu e di se çka gjendet në zemër, nuk i fshihet Atij asgjë, siç thotë Allahu në ajetin Kuranor:
“Thuaju: Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë…” {Ali Imran, 29}

Andaj, njeriu duhet që t’a pastrojë nijetin e tij për hir të Allahut të Lartësuar, në të gjitha adhurimet e tij si dhe gjatë adhurimeve mos të ketë për qëllim diçka tjetër, përveç Fytyrën e Allahut, dhe botën e përtejme.
Allahu urdhëroi për këtë duke thënë:

“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij..” që ka kuptimin -të sinqertë në veprën që bëjnë.

“…dhe falin namazin, e japin zekatin, se ajo është feja e drejtë”
Është e duhur prania e nijetit, pra e sinqeritet në të gjitha adhurimet e tij.

Për shembull: e bën nijet për avdes!
Merr avdesin për Allahun!
Merr avdesin duke zbaruar urdhërin e Allahut!

Këto janë tre gjëra:
– Nijeti në adhurime,
– Që Nijeti të bëhet për Allahun,
Kjo është mënyra më e plotësuar e nijetit.

Burimi: Spjegimi i librit -Rijadu Salihin / albislam.com

Përktheu nga arabishtja: Nusret RAMADANI

NA NDIQNI NË