Arhiva MujoreSeptember 2017

0 1446

Dijetari i shquar Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë:

Drejtimi i safëve është sunet, kurse disa dijetarë këtë rregull e klasifikojnë në vaxhib (detyrë e obliguar), ngase i Dërguari Muhamed, lavdia dhe paqja e Zotit qofshin mbi të, e vërejti një njeri që kishte dalë me gjoksin e tij përpara dhe tha: “O robër të Allahut, o do t’i rregulloni (drejtoni) safet o do t’ua ndryshojë Allahu fytyrat.

Ky është kërcënim, dhe kërcënimi vjen vetëm kur veprohet e ndaluara (harami), ose kur braktiset e obliguara (vaxhibi).

Mendimi që rënditja e safeve është vaxhib (obligim), është mendim i fuqishëm.

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, shënoi këtë titull në Sahihun e tij: “Kapitulli: mëkati për atë që nuk i rënditë safet”

Burimi: Mexhmu’ Fetava, ve resail ibn Uthejmin / albislam.com

Nga arabishtja: Nusret RAMADANI

0 1117

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.” (El Felek; 1-2).

Shumë prej njerëzve kur e lexojnë këtë ajet ju shkon mendja tek dëmi dhe sherri i të tjerëve. Kurse, obligim është që së pari njeriu të kërkoj mbrojtjen e Allahut nga sherri apo dëmi i vetvetes, ashtu siç vepronte i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ku tha; “Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga e keqja(sherri) e vetvetes.”1 Dhe, lutja tjetër profetike; “Kërkoj mbrojtjen Tënde o Allahu nga e keqja (sherri) e vetvetes dhe nga sherri i shejtanit.”2

I dha përparësi mbrotjes nga sherri i vetvetes para sherrit të shejtanit.

Shejh Dr. Nasir el Umer
1. Ebu Davudi; 1097, Tirmidhiu; 1105, Nesaiu; 3277, Ibn Maxhe; 1892
2. Tirmidhiu; 3392 dhe Ahmedi; 63

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “…që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (El Asr; 3).

Dy gjëra të pandashme prej njëra tjetrës; Patjetër duhet me këshilluar njëri tjetrin për në të vërtetën dhe për durim (sabër). Këshillimi për në të vërtetë duke mos qenë sabërli (durimtarë) është njësoj sikurse ata që e adhuruan Allahun me luhatje dhe mëdyshje.

Ka nga njerëzit që adhuron Alahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë aii qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pamëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.” (El Haxh; 11).

Kurse, këshillimi për durim (sabër) pa këshillimin në pasimin e të vërtetës është njësoj sikurse fjala e atyre që thanë; “Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj.” (Sa’d; 6).

Këto dy lloje i pretë humbja dhe shkatërrimi Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Tefsir Ibn Tejmije; 7/182

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (El Kadr; 3).

Minutat e një nate prej netëve të zakonshme është përafërsishtë 550 minuta, llogarite natën e Kadrit më me vlerë se njëmijë mua, do të gjesh se një minutë në natën e Kadrit është më me vlerë se 87 mijë minuta në netët tjera! Mjerë për ata që nuk e shfrytëzojnë këtë mirësi!

Shejh Dr. Omer el Mukbil

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (El Kadr; 3).

Paramendoje, një rob prej robërve të Allahut, t’ia mundësoj Allahu arritjen e natës së Kadrit pesëdhjetë vite radhazi dhe e kalon në adhurim me besim dhe me shpresë tek Allahu, psh, të tillit i bjen sikurse të ketë kryer adhurim diku rreth 4166vite. A nuk meriton falënderim të veçantë Allahu për këtë dhunti dhe begati që na ka dhuruar!?

Shejh Dr. Omer el Mukbil

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.” (El Kadr; 1).

Sa zemra të njerëzve të mirë përmallohen për natën e Kadrit, vlerën e të cilës e lartësoi Allahu, xhele ue ala! A nuk është kjo nata në të cilën zbriti fjala më e ndershme (Kur’ani Famëlartë)! A nuk është kjo nata të cilën Allahu e bëri më të vlefshme se njëmijë muaj? A nuk është kjo nata në të cilën zbresin melaiket e Allahut? Pasha Allahun, tregtari më i suksesshem është ai që bën tregti me Allahun, kurse i privuar është ai që privohet nga vlera dhe mirësitë e natës së Kadrit.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam.com

0 6987

Lutja e atij që i është bërë padrejtësi nënkupton këtë: nëse dikush të ka bërë padrejtësi dhe ti lutesh tek Allahu kundër tij, Allahu ta pranon lutjen në këtë rast, madje edhe nëse lutësi është mosbesimtar. Pra, nëse i bën padrejtësi qoftë edhe mosbesimtarit dhe ai lutet tek Allahu, Allahu do t’ia pranojë lutjen, jo për shkak se e do mosbesimtarin por për shkak se e do drejtësinë. Ai të cilit i bëhet një padrejtësi patjetër duhet të merr të drejtën e tij ndërsa i padrejti të dënohet. Për këtë arsye, i Dërguari, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, kur dërgoi Muadhin në Jemen, e porositi: “ruhu nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, ngase mes saj dhe Allahut nuk ka asnjë pengesë”

Muhamed b. Salih El-Uthejmin
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 899

1. Udhëzime edukative nga Kur’ani! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!” (El Kijame; 16- 17).

Prej edukatës që Allahu e edukoi pejgamberin , alejhi selam, është që të ketë kujdes dhe mos të nxitoj në çështjet e vahjit (shpalljes). Kështu, duhet edhe kërkuesi i diturisë dhe ai që ndëgjon ligjeratat, të jetë i durushëm (sabërli) ndaj mësuesit, ligjeruesit dhe hoxhës së tij derisa ai ta përfundon ligjeratën ose mësimin e tij, e pas përfundimit tê ligjeratës ta pyes pêr gjërat që nuk i ka kuptuar gjatë ligjeratës.

Ibn Kajimi, rahimehullah Bedai Tefsir; 1/230

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A janë këto betime për të mençurin?” (El Fexhr; 5).

U quajt mendja, mençuri, ngase logjikon dhe largohet nga gjërat që nuk bën të veprohen si nga feja ashtu edhe nga tradita dhe logjika. Mendja dhe logjika e shëndosh mediton dhe logjikon gjërat për të cilat është krijuar. Për at arsye, Allahu, xhele ue ala, tha; “Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.” (El A’raf; 176). “E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?” (Jasin; 68).

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Mos i humb shpresat, por pendohu! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.” (El Buruxh; 10).

Shiko se sa shumë i Butë është Allahu, ata i djegin dhe i bëjnë zullum (padrejtësi) evlijave (robërve të Tij) të Tij, megjithatë prap Ai me Butësin e Tij, ua jep mundësinë që të pendohen, duke thënë; “Dhe pastaj , nëse nuk pendohen ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.” (El Buruxh; 10).

Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, rahimehullah Tefsirul Kur’anil Kerim; 1/336

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e di ai se All-llahu e sheh?” (El Alek; 14).

Ky ajet Kur’anorë rënqethë zemrat! O ti që thërret në mëkate! O ti që je zhytur dhe nuk ndalesh së vepruari mëkate! O ju njerëz, keni kujdes dhe dijeni se Allahu sheh!

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

5. Nuk do të mjaftohen banorët e xhenetit duke u shpërblyer me veprime të ndryshme në Xhenet, por ata lavdërohen nga ana e Allahut edhe me fjalë, ashtu siç ka ardhur në Kur’anin Famëlartë; “Zoti i tyre ujep të pijnë pije të pastër.” (El Insan; 21).

Gjithashtu, në formë respekti, Allahu tha për ta; “Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.” (El Insan; 22) “E atyre u drejtohet thirrje: “Ky është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.” (El A’raf; 43).

Dr. Abdulmuhsin el Asker

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1088

Dijetari Muhamed bin Salih el-Uthejmin thotë:
“Në përgjithësi, shumica e njerëzve
shërbehen me fetva (verdikte shkencore fetare) pa dituri, dhe i gjenë duke thënë; “kjo është e lejuar”, apo “kjo është e ndaluar” ose “kjo është obligative” apo “nuk është obligative”. Ata nuk dinë gjë nga kjo që u tha.
A nuk e dinë ata që Allahu do t’i pyes për atë që flasin, në Ditë e Gjykimit?!
A nuk e dinë që mund të bëhen shkak i devijimit të ndonjë individi, duke ia lejuar atë që Allahu e ka ndaluar, ose të ndalojnë atë që Allahu e ka bërë të lejuar, kështu që bien në mëkat njëjtë sikurse vepruesi i asaj vepre si rezultat i fetvave pa dituri.

Burimi: Libri për Diturinë
Ibn Uthejmini / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Nusret RAMADANI

0 1586

1. “Nuk ka vendpushim tjetër për robin, vetëm se nën hijen e pemës Tuba (në Xhenet).” – Omer ibn AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë.

2. “Ishim të angazhuar me Kur’anin, na mbulonin mirësitë.” – Imam Taberiu, Allahu e mëshuroftë.

3. Në Sahihun e Muslimit është shënuar se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve sel-lem, ishte pyetur: “Cilët janë fjalët më të mira?”

Ai tha: “Atë çfarë Allahu zgjodhi për melekët dhe robërit është: SubhanAllahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon falënderimi)” – Shejh Dr. Sead el-Atik

4. “Kur zemra e shijon ëmbëlsinë e adhurimit të Allahut dhe sinqeritetin ndaj Tij, nuk ka gjë më të ëmbël, të shijshme dhe të mirë për te.” – Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

5. “Personi arrinë bereqetin përmes punës së tij, nëse nuk e sheh personi bereqetin e veprës së tij në veten, pasurinë dhe familjen e tij, atëherë le ta rishikojë qëllimin e tij.” – Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Shpresa e njeriut zgjatet me shtimin e pasurisë së tij, duke menduar se qëndrimi (në këtë botë) zgjatet përmes lukseve, porse Allahu nuk ia zgjat jetën të pasurit për pasurinë e tij e as ia shkurton jetën të varfërit për varfërinë e tij: “Mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.” [el-Humeze: 3] – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

7. “Prej dobive të salavatit janë: Eliminimi i brengave, largimi i varfërisë dhe plotësimi i kërkesave.” – Shejhul-islam Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 1089

Vabisa ibën Mabedi, radijallahu anhu, ka thënë: Shkova te Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, e ai më tha: Ke ardhur të pyesësh për mirëbërjen dhe keqbërjen?
I thashë: Po
Ai më tha: Pyete zemrën tënde.

(E transmetojnë Ahmedi dhe Darimiu dhe hadithi është Hasen li gajrihi)

Marrja e fetvasë nga zemra duhet ti plotësoje këto dy kushte:

1. Zemra e atij që pyetet duhet të jetë e drejtë dhe ti kryen detyrat fetare.
2. Nëse nuk ka njohuri për vendin e paqartësisë në çështjen për të cilat kërkohet fetva, nga i cili varet edhe arritja e synimit të dispozitës fetare
(تحقيق المناط)

Përktheu nga gjuha arabe: Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 1318

O Allah, më forco me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër

اللَّهُمَّ ثَبِّتْنِي بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ

(Allahume thebitni bil kavli eth-thebiti fil hajati dunja ve fil ahirati)

Komentim i lutjes

Kjo lutje e bekuar është nxjerrur nga fjala e Allahut: “Allahu i forcon ata që besuan, me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër”. Sureja Ibrahim, 27

Kjo lutje ka të bëjë me pyetjet që i bëhen muslimanit në varr, siç është në hadithin e Bera ibn Azib, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  i cili përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur muslimani do pyetet në varr, dëshmon se nuk ka zot tjetër pos Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, kjo njëherit është fjala e AllahutAllahu i forcon ata që besuan, me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër”.”[1]

Për këtë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kur mbaronte varrimin e një xhenazeje, ndalej tek varri dhe thoshte: “Bëni istigfar për vëllain tuaj, kërkoni që të jetë i përqëndrueshëm nase ai tani pyetet”.[2]

Njashtu, kjo lutje përmban kërkimin nga Allahu për përqendrim në këtë botë kur ballafaqohemi me dyshime të udhëzohemi në bindje, kur ballafaqohemi me epshe të kemi vendosmëri të prerë për t’i dhënë përparësi asaj që e do Allahu i Madhëruar mbi epshin e nefsit e tekat e tija. E në ahiret gjatë vdekjes për t’u përqendruar në fenë islame, për një përfundim të mirë, e në varr gjatë pyetjeve të dy melaqeve për të dhënë përgjigje të sakta, kur t’i thuhet; Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është i dërguari yt?

Si kjo lutje e bekuar ka edhe shumë tjera të ngjashme, prej lutjeve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, që janë prej aforizmave të tija të cilat ia dhuroi Allahu, prej atyre lutjeve;

O Allahu, unë kërkoj prej Teje kërkimin më të mirë, e lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, veprën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë e vdekjen më të mirë dhe më përqendro”.[3]

Fjala e tij “më përqendro”. Është gjithëpërfshirëse, pra, kërkoi prej Allahut që ta përqendron në dynja, në varr, e në ahiret.

Sikur edhe lutja e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për Xherir ibn Abdullahun, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, “O Allah, përqendroje, dhe bëre atë të udhëzuar dhe udhëzues”.

Kështu që, kjo lutje është në pajtueshmëri me lutjet tjera profetike.

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu, 4699. Muslimi, 2871.

[2] E shënon Ebu Davudi, 3223. Ahmedi, f.129. Bejhakiu 4/56. Shejh Albani e vlerësoi hadithin autentik (sahih).

[3] Shënon Hakimi 1/25, dhe e vlerësoi autentik imam Dhehebiu u pajtua me të. Bejhakiu 1/348. Taberani 23/316.

0 1351

Ka thënë dijetari i shquar Ibën El Uthejmin, Allahu e mëshiroft:

Dhikret e ardhura në tekstet sheriatike (dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes ) janë fortesë e fortifikuar dhe janë më të fuqishme se penda e jexhuxh mexhuxhit.
Për fatë të keq shumica e njerëzve nuk i njohin këto dhikre ose jan të shkujdesur e nuk i thonë ose i thonë pa koncentrim, e të gjitha këto janë mangësi.
Në qoftë se njerëzit i kishin përdorur në mënyr si e kërkojnë rregullat do të kishin shpëtuar prej shumë të këqijave dhe rreziqeve.

Burimi: Takimet e hapura me dijetarin Ibën El Uthejmin / albislam.com
Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

0 1237

Namazi është shkak kryesor i largimit të brengave!

Një nxënës i dijes rrëfehet duke thënë:
“Një ditë hyri tek babai i tij, (dhe babai i tij gjithashtu është dijetarë i njohur) e gjeti shumë të mërzitur, ngase kishte humbur një shumë të madhe nga pasuria e tij! U përpoq me fjalë të buta që ta ngushëllojë për të bërë durim, por nuk ia doli. Këtij djaloshi nuk i mbeti gjë tjetër, vetëmse të vetmohet në një dhomë ku nuk ka njeri, iu drejtua Allahut, fali namaz, dhe lutej për babain e tij që ti kthehen të hollat!
Thotë djaloshi: Nuk kaloi pak kohë pasi përfundova namazin, u gjetën të hollat duke mos munguar asgjë.
Nuk është për tu habitur!!
Çështja e Namazit është më madhështore!
Begatia e tij e madhe vjen shpejt.

Nëse në ndonjë çështje mërzitemi dhe trishtohemi, drejtohemi në namaz që të përmirësohet gjendja jonë!

Burimi: Nasir al Umer / albislam.com

Përktheu nga gjuha Arabe: Nusret RAMADANI

NA NDIQNI NË