Arhiva MujoreSeptember 2017

0 1582

Pyetja: Xhamitë mbledhin lëkurat e kurbanëve dhe i shesin ato në kompanitë e prodhimit të lëkurës dhe  paratë e fituara i shpenzojnë në ndërtimin e xhamive, duke u argumentuar se shumë njerëz në ditët e sotit nuk kanë nevojë për to dhe i hedhin. A është i lejuar ky veprim? A lejohet që të jap lëkurën e kurbanit tim, nëse ata e kërkojnë dhe e di paraprakisht se do ta shesin atë?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Së pari:

Nuk lejohet për atë që ther kurban ta shet lëkurën e kurbanit, sepse kurbani me therje  është veçuar vetëm për Allahun me të gjitha pjesët, dhe një gjë që është veçuar për Allahun nuk lejohet që të mirret kompensim prej tij. Kështu që, kasapit nuk i jipet asgjë nga kurbani në këmbim të punës së ofruar.

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Aliu, -Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka thënë: I dërguari i Allahut, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të-, më ka urdhëruar të kujdesem për kurbanët e tij dhe të shpërndaj mishin, lëkurën dhe leshrat e tyre, dhe të mos i jap kasapit asgjë prej tyre. Ai tha: “Ne e paguanim atë vetë.”

Në Zad el-Mustekni tha: “Lëkura e tij nuk shitet, e as ndonjë pjesë tjetër, por duhet të përdoret.”

Dijetari i njohur Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, në Sherh Mumti’ (7/514) ka thënë:

Thënia e tij “Lëkura e tij nuk duhet të shitet”, pas therjes, sepse kurbani me të gjitha pjesët e tij është veçuar për Allahun, dhe një gjë që është veçuar për Allahun nuk lejohet për askënd të merr para prej saj. Argument për këtë është hadithi i Omer ibn Hatabit, -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-, i cili i dha dikujt një kalë për në rrugë të Allahut, pra, ia dha për në luftë, por njeriu të cilit ia dha e humbi kalin dhe nuk u kujdes për të. Omeri erdhi dhe e pyeti profetin, -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të-, për t’i dhënë leje për ta blerë, sepse mendonte se pronari i kalit do ta shiste atë me çmim të ulët, por profeti, -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, i tha atij: “Mos e blej, edhe nëse ta jep atë për një dirhem.” Arsyeja për këtë është se ai e dha atë për hir të Allahut, dhe çfarëdo që dikush jep për hir të Allahut, nuk lejohet që ta rikthen. Prandaj nuk lejohet për atë që është shpërngulur nga një vend shirku të kthehet përsëri të jeton atje, sepse ai ka lënë një tokë që ai e do, për hir të Allahut, kështu që nuk lejohet që ai të kthehet në diçka që ai e do, nëse e braktisi për hir të Allahut. Dhe për shkak se lëkura është pjesë e kafshës si mishi, dmth, nuk lejohet ta shesë, ashtu siç nuk lejohet të shitet mishi i kurbanit.

Fjala e tij: “Ose ndonjë pjesë tjetër”, do të thotë që asnjë nga pjesët e tij nuk mund të shitet, siç janë; mëlçia, këmbët, koka, stomaku, e kështu me radhë. Arsyeja është e njëjtë siç u përmend më lart.”

Kështu që, kuptohet se lejohet vetëm përdorimi i lëkurës ose t’i jipet si sadakë atij që e meriton, një të varfëri ose nevojtari. Por, në qoftë se ai që e ther kurbanin ia jep lëkurën një të varfëri, dhe i varfëri e shet, nuk ka mëkat për asnjërin prej tyre.

Dijetari i njohur Muhamed Muhtar Shenkiti, Allahu e ruajt, ka thënë: Nëse ka një kompani që do të blejë lëkurat në të njëjtën thertore dhe ai ia jep një personi të varfër, dhe personi i varfër shkon dhe e shet atë në këtë kompani, nuk ka asgjë të keqe. Marrur nga libri ‘Sharh Zad al-Mustekni’.

Së dyti:

Në lidhje me shitjen e lëkurave dhe dhënien e fitimit për bamirësi, dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Disa prej tyre e lejuan dhe ky është mendimi i hanefive dhe është një transmetim prej transmetimeve të imam Ahmedit, -Allahu e mëshiroftë-, por shumica nuk e lejuan.

Në librin Tibjan al-Hakaik (6/9) thuhet: Nëse ai e shet atë për disa dirhemë, për t’i dhënë ato në bamirësi, lejohet, sepse është një akt adhurimi, sikur dhënia sadaka e lëkurës dhe mishit.

El-Halali ka thënë: AbdulMalik ibn AbdulHamidi më tha se Ebu Abdullahu (dmth imam Ahmedi) tha: Ibn Omeri e shiti lëkurën e një lope dhe fitimin e dha sadaka.

Is’hak ibn Mensuri ka thënë: I thashë Ebu Abdullahut: Çfarë duhet të bëjmë me lëkurat e kurbanëve? Ai tha: Duhet të përdoren dhe të jipet sadaka fitimi prej tyre. Unë i thashë: A mund të shitet dhe çmimi i saj të jipet për sadaka? Ai tha: Po, (për shkak) hadithit të Ibn Omerit.[1]

Sheukani, -Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: dijetarët janë të pajtimit se mishi i kurbanit nuk mund të shitet, dhe e njëjta vlen edhe për lëkurën. Por, Euzai, Ahmedi, Is’haku dhe Ebu Theuri e lejuan, dhe kjo është një pikëpamje tek Shafitë që thanë: shuma e fituar shpenzohet për harxhimet e kurbanëve.[2]

Bazuar në këtë, nuk ka asgjë të keqe që lëkurat të dhurohen tek organizatat bamirëse që do t’i shesin dhe do të japin çmimin e tyre në bamirësi. Ky është një projekt bamirësie, sepse shumica e njerëzve nuk i përdorin lëkurat e kafshëve, kështu që shitja e lëkurës dhe dhënia e çmimit në bamirësi është arritja e qëllimit të synuar, që është të përfitojnë të varfërit dhe të shmanget  harami, e që është në këtë rast marrja në kompensim prej kurbanit nga vetë personi i cili e ther atë.

Duhet të theksohet se nëse ai që ther kurban synon që t’i japë lëkurën dhuratë organizatës bamirëse që i grumbullon ato, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Dhe më pas organizata bamirëse mund t’i shesë ato dhe të japë fitimin në aktivitete humanitare.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj.arabe Shpend Zeneli

[1] Shih gjithashtu el-Insaf (4/93).

[2] Nejl al-Autar (5/153)

0 1433

1.Iu ndërpre vahji (shpallja) pejgamberit , salAllahu alejhi ue selem! , dy apo tre netë dhe u dëshpërua shumë, ngase Kur’ani ishte shtim (forcë) në këtë rrugë të gjatë të thirrjes në Islam dhe ishte dritë në errësirat e ndryshme që i haste gjatë thirrjes në Islam. Allahu, i zbriti, pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem!; “Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.” (Ed Duha; 3).

Është çudi e madhe, se si disa njerëz nuk lexojnë Kur’an dhe largohen prej Kur’anit me ditë dhe javë të tëra me argument se shumë gjëra kanë për të punuar dhe janë pengesë nga leximi i Kur’anit. A thua vëlla, çfarë na qenka ajo punë e bereqetshme që të pengon dhe të largon nga Libri i Zotit tënd!?

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Esh Sherh; 5-6).

Koha më e vështirë e pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem! , ishte atëherë kur populli i tij e refuzoi thirrjen e tij në fillim dhe e keqtrajtuan. Por, Allahu i premtoi lehtësim të afërt kohor, pastaj erdhi pranimi Islamit nga disa persona, pastaj periudha e dytë kohore hyrën njerëzit urma-turma në fenë e All-llahut. Andaj, mos u dëshpro dhe mos i humb shpresat në kohërat e vështira të thirrjes në Islam, ngase ajo është sprovë momentale për ty dhe kaluese.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Meditimi Kur’anor, është shkak i lotëve! Fudajl Ibn Ijadi, rahimehullah, lexoi fjalën e Allahut; “A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë?” (El Beled; 8-9), Dhe pastaj, filloi të qaj, dhe u pyet pse po qan? Ai, tha; A keni mbyllur ndonjëherë natën duke e falënderuar Allahun që ta mundësoi të shikosh shëndosh dhe mirë me këta dy sy? A keni mbyllur ndonjëherë natën duke e falënderuar Allahun që ta mundësoi të flasësh shëndosh dhe mirë me këtë gjuhë? Dhe vazhdoi t’i numëroj edhe begatitë e tjera tē Allahut.

Xhamiul Ulumi Vel Hikem; 2/75

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën!” (Duha; 1-2). Ka zbritur tek pejgamberi, alejhi selam, dritë dhe qetësi. Namazi i duhas (i paraditës) dhe namazi i natës ringjallin tek shpirti dhe trupi lumturi dhe qetësi. Namazi i paraditës dhe i natës janë dy ilaçe kryesore të largimit të brengave dhe mërzive.

Dr. Muhamed Rebia

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.” (El Kijame; 14).

Nëse robi i Allahut i kujton dhe ia paraqet vetes së tij mëkatet, atëherë ai nuk e sheh veten e tij më të mirë se të tjerët. Dhe, saherë që e sheh dikë, i jep selam apo i buzëqeshë, veçse i ka bërë mirë atij, sa jetë e këndshme është kjo! Sa begati e madhe është kjo! Kurse, ai i cili e sheh veten më të mirë se të tjerët, pret prej tyre respektë dhe ndjehet keq dhe jo mirë nëse dikush nuk e respekton apo nuk qohet në këmbë kur ai vjen si shenjë respekti për të.

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 2/843-844

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1834

Ubadete ibn Samit (radijallahu anhu) transmeton se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë:

”Ai që pas zgjimit nga gjumi thotë:

لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ الْحَمْدُ لِلَّهِ وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ،
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي

La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kuli shejin kadir. El hamdullilah Subhan-All-llah ue la ilahe il-laAll-llah uAll-llahu Ekber ue la haule ue la kuvvete il-la bil-lahil. All-llahummagfirli.”

– S`ka të adhuruar tjetër përvec Allahut Një dhe të Pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. I Madhërishëm qoftë Allahu, falënderimi i takon Allahut, s`ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, s`ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut të Lartmadhërishëm, – pastaj lutet dhe thotë: “O Zoti im, më fal.”,

”Nëse lutet do t`i pranohet lutja, e nëse ngrihet e merr abdes dhe falet, do t`i pranohet namazi.”
(Transmeton Buhariu)

Burimi: albislam.com

Përktheu nga gj.arabr: Vedat Skenderi

0 1427

Dijetari i shquar Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë: Preferohet dhe më e mira është që njeriu mos të therë më shumë se sa një dele apo dash për veten dhe familjen e tij ngase Pejgamberi, alejhi selam, ka bërë kurban një dele për veten dhe familjen e tij.

Dihet mirëfilli, ai ishte krijesa më bujare, dhe ishte që më shumë e donte adhurimin ndaj Allahut dhe madherimin e Tij. Në rastin kur Pejgamberi alejhi selam theri dy desh, i dyti nuk ka qenë për familjen e tij, por ishte për umetin e tij.

Duke u bazuar në këtë, themi se më e mira është që personi të mjaftohet me therjen e një dele apo dashi kurban, për veten dhe familjen e tij. E nëse posedon më tepër nga pasuria e tij, le të jep nga të hollat e tij, ushqim ose diçka të ngjajshme në vënde të tjera që kanë nevojë, ose për nevojtarët në vëndin e tij, sepse ka njerëz të shumtë që kanë nevojë.

Burimi: “Mexhmu fetaua ue rasail shejh iben uthejmini” vell. 25 fq. 45 / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Nusret Ramadani

0 3990

Q.K. ALBISLAM e realizoi me sukses projektin e kurbanëve me rastin e Kurban Bajramit per vitin 2017.

Përzgjedhja e kurbanëve, therja e tyre u bë në menyrë profesionale, në ambiente të pastra, siç kërkohet sipsas standardeve higjienike. Më pas u bë edhe shpërndarja e mishit tek të varfërit dhe nevojtarët në qytetin e Shkupit dhe fshatrat në rajonin e Shkupit.

Ne si shoqatë shprehim falënderim tek të gjithë ata që ishin me ne në këtë projekt, duke filluar nga donatorët e deri tek aktivistët, duke e lutur Allahun e Lartmadhëruar që sakrificat e tyre t’ua pranon, e t’i shpërblejë për mundin e dhënë.

DSC_0525

DSC_0597

0 1793

O Allah më jep kuptimin e fesë, O Allahu me mëso Kuranin dhe Urtësinë

للَّهُمَّ عَلِّمْنِي الكِتَابَ وَالحِكْمَة اللَّهُمَّ فَقِّهْنِي فِي الدِّين

(Allahume fekihni fi d-din, Allahume alimni el Kitabe vel Hikmete)

Komenti i lutjes

Kjo lutje është nxjerrur nga lutja e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për ibn Abasin, Allah qoftë i kënaqur prej tij: “O Allah, jepja kuptimin e fesë”. Në një transmetim tjetër: “O Allah, mësoja Librin (Kuranin) dhe Urtësinë”.[1]

Preferohet që lutësi të bashkon mes dy transmetimeve e të thotë: “O Allah, më jep kuptimin e fesë, O Allah, më mëso Kuranin dhe Urtësinë”.

Fjala e tij: “O Allah, mësoja Librin”. Pra, Librin e Allahut Kuranin, kjo lutje përmban kërkim të suksesit në mësimin e diturive më të vlefshme, më të larta, e që është Kurani i cili i përmbledh të gjitha shkencat e duhura fetare, mbi të cilat është shpëtimi në dy botët.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili ka mësuar Kuranin dhe ua mëson të tjerëve”.[2]

Fjala e tij: “Urtësi”, ka kuptimin sunetin profetik.

Fjala e tij: “O Allah më jep kuptimin e fesë”. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe, nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke iu falenderuar Atij, por ju nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i butë dhe falës”. Isra, 44.

Pra, kuptimin e dispozitave të fesë, mënyrën e studimit të dispozitave nga Kurani dhe suneti.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, sqaroi rëndësinë e kuptimit të fesë, dhe se kë Allahu e furnizon me kuptim të fesë arrin dashurinë e Tij, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Kujt Allahu ia do hajrin i jep kuptimin e fesë”.[3]

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij hadithi thotë: “Ky hadith tregon se kujt Allahu nuk ia jep kuptimin e fesë, nuk e do hajrin për të, sikur që kujt Allahu ia do hajrin, i jep kuptimin e fesë, e kujt i ka dhënë kuptimin e fesë Allahu ka dashtë që t’i jep atij shumë mirësi. Kuptimi i fesë ka për qëllim; dijen e shoqëruar me vepra, ndërsa nëse është për qëllim vetëm se dija, atëherë nuk nënkupton se kushdo që ka dije rreth fesë, se Allahu dëshiron t’i jep mirësi, në këtë rast dija është kusht i arritjes së mirësisë, ndërsa në rastin e parë është shkas”.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Buhariu, me numër 75 dhe 143.

[2] Buhariu, me numër, 5027.

[3] Buhariu me numër, 71. Muslimi me numër, 1037.

NA NDIQNI NË