Arhiva MujoreOctober 2017

0 2408

Njeriu si qenie sociale u krijua me aftësi dhe instikte të veçanta në mënyrë që të përmbush misionin hyjnor- mëkëmbës i fjalës së Zotit në tokë.

Ai ushtron ndikimin e tij në shoqëri por edhe ndikohet. Shpreh argumentat e tij, rreh mendimet me të tjerët dhe formon bindje e botëkuptime për dukuri të caktuara. Kjo marrëdhënie e tij me shoqërinë manifestohet shpesh nëpërmjet polemikave. Pra, njeriu polemikën e ka pjesë të natyrës së tij. Allahu thotë në Kuran: “Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu, më shumë se çdo tjetër është polemizues” (Kehf:58)

Parashtrohet pyetja: polemika në këndvështrimin islam, është diçka pozitive apo negative?

Në Kuran gjejmë pak raste ku polemika përmendet në kontekst pozitiv, të tjerat janë të gjitha konotacione negative, prej tyre:

1. “Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri” (Ankebut: 46)

2. ‎”Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? Allahu e din të vërtetën e ju nuk e dini.” (Bekare: 66)

3. ‎”…mos polemizo për numrin e tyre përpos ashtu në tërësi (për thelbin duke shmangur hollësitë), dhe askë mos e pyet për ta” (Kehf: 22)

Këto ajete kuranore përmendin karakteristikat e polemikës pozitive e që janë: sjellja e mirë dhe konstruktiviteti, dituria rreth çështjes për të cilën polemizohet dhe trajtimi i thelbit. Kjo polemikë nuk shoqërohet me hasmëri dhe është e pranishme mes dijetarëve, mendjendriturve dhe të edukuarve.

Polemika negative karakterizohet me: fanatizëm, jokorrektësi, hasmëri, inat, fyerje dhe kritika personale etj. Këto polemika janë shumë të pranishme në mesin e injorantëve, të paedukuarve, të mllefosurve dhe pasuesve të epshit.

Të gjitha tekstet fetare qortuese të polemikës, flasin për polemikën negative. Muhamedi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të thotë: “nuk devijon nga e vërteta një popull vetëm se nga shtegu i polemikës – pastaj lexoi ajetin kuranor: “Dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?” Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë” (Zuhruf: 58)

Burimi: albislam.com

Hoxhë Agim Bekiri

0 2630

1. “Njerëzit kur janë në gjendje të shëndoshë (rehati) janë të mbuluar. E nëse ju zbret një fatkeqësi kthehen ne gjendjen e realtë, besimtari bëhet besimtar dhe hipokriti bëhet hipokrit.” – Hasan el-Basri, Allahu e mëshiroftë

2. “Gjysma e bukurisë së njeriut është gjuha e tij, andaj përmirësoi fjalët e tua.” – Nexhib Mehfudh

3. “Forca e fesë është nëpërmjet Teuhudit (Njëshmërisë së Allahut) dhe Istigfarit (kërkimfaljes).” – Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

4. “Orët e pikëllimit kalojnë nëpër orët e mëkateve.” – Kajs ibn Abbad, Allahu e mëshiroftë

5. “Mos u bë nga ata që ndjekin të vërtetën nëse pajtohet me dëshirat e tyre, dhe nuk e ndjekin nëse nuk pajtohet me dëshirat e tyre.” – Omer ibn AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë

6. “Përmirsimi i zemrave është garantuesi i përmirsimit të veprave. Nëse njerëzit do të ishin të kujdesshëm në permirsimin e zemrës nuk do të lodheshin shumë në permirsimin e veprave.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

Burimi: albislam.com

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 1337

Shumë prej muslimanëve kur lexojnë Kuranin e përkufizojnë nijetin në përfitimin e shpërblimit nga të lexuarit, kështu duke mos qenë në dijeni për shumë dobi madhështore të Kuranit, ngase saherë që njeriu lexon Kuranin me nijet të caktuar e arrin vlerën e saj.

Siç thotë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Veprat vlerësohen sipas nijetit, dhe secilit i takon atë që ka nijet.” E shënon Muslimi.

Kurani është metodologji e jetës. E nijeti është tregtia e dijetarëve. Kështu duke u nisur nga ky parim dëshirova që të përkujtoj veten dhe vëllezërit e mi, për disa nijete që t’i kemi parasysh gjatë leximit të Kuranit, prej tyre:

  1. Lexoe Kuranin që të përfitosh dije, e të veprosh me të.
  2. Lexoe Kuranin që të udhëzohesh.
  3. Lexoe Kuranin me qëllim që t’i lutesh Allahut.
  4. Lexoe Kuranin që të shërohesh nga sëmundjet trupore dhe shpirtërore.
  5. Lexoe Kuranin me qëllim që Allahu të të nxjerr nga errësirat në dritë.
  6. Lexoe Kuranin, ngase e shëron zemrën e ngurtë, me Kuran zemra qetësohet, ngjallet dhe zhvillohet.
  7. Lexoe Kuranin sepse është sofra e Allahut të Madhëruar.[1]
  8. Lexoe Kuranin që të mos jesh prej të shkujdesurve, e të jesh prej atyre që shpesh e përmendin Allahun.
  9. Lexoe Kuranin që të shtohet bindja, e besimi në Allahun.
  10. Lexoe Kuranin me qëllim të respektosh urdhrat e Tij përmes leximit.
  11. Lexoe Kuranin që të arrish shpërblimin e një shkronje me dhjetë të mira, e Allahu ia rrit shpërblimin kujt të do.
  12. Lexoe Kuranin që të arrish ndërmjetësimin e Kuranit ditën e Kiametit.
  13. Lexoe Kuranin me qëllim pasimin e porosisë së profetit, sal-Allahu alejhi ve selem.
  14. Lexoe Kuranin që të ngrihesh tek Ai në pozitë, e të ngrihet kështu edhe umeti.
  15. Lexoe Kuranin që të ngrihesh në grada të xhenetit, e të veshësh kurorën e nderit, e t’ju jipet prindërve hallka të arrit, që janë më me vlerë se dynjaja.
  16. Lexoe Kuranin me qëllim adhurimi duke lexuar fjalët e Tij.
  17. Lexoe Kuranin që të jesh prej të zgjedhurve të Allahut e të afërmve të Tij.
  18. Lexoe Kuranin me qëllim që kush e lexon bukur është me melaqet e ndershëm e të drejtë.
  19. Lexoe Kuranin me qëllim të shpëtosh nga zjarri dhe dënimi i Allahut.
  20. Lexoe Kuranin që të jesh në ndihmën e Tij.
  21. Lexoe Kuranin që të mos kthehesh në kufirin më të ulët të jetës.
  22. Lexoe Kuranin që të jetë argument për ty e jo kundra teje.
  23. Lexoe Kuranin me nijet se të shikuarit në Mus’haf është adhurim.
  24. Lexoe Kuranin që të zbret qetësia, e të kaplohesh me mëshirë, e të përmendesh tek Allahu.
  25. Lexoe Kuranin me qëllim të mos jesh prej të humburve në dynja e prej të këqijve në ahiret.
  26. Lexoe Kuranin ngase Allahu largon me të mërzitë, brengat e problemet.
  27. Lexoe Kuranin që të jetë shoqëruesi yt ne varr, dritë në urrën e siratit, udhëzues në dynja, dhe udhërrëfyes për në xhenet.
  28. Lexoe Kuranin që të edukohesh e të pajisesh me moral nga Allahu, sikur që e zbukuroi me to të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem.
  29. Lexoe Kuranin, që të preokupohesh me të vërtetën, e të të mos angazhojë nefsi me gjëra të kota.
  30. Lexoe Kuranin që ditën e Kiametit të vendoset nje perde ndarëse mes teje dhe jobesimtarëve.

Të jemi ithtarë të Kuranit.

Kjo është një tregti e sigurtë dhe fitimprurëse, e të mirat e Allahut nuk kanë fund.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Është ngjasuar Kurani me ushqimin që u ofrohet mysafirëve, për shkak mirësive dhe dobive që janë në të, në të cilën Ai i ka ftuar. Këtë e  thënë ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me fjalët: Kurani Fisnik është sofra e Allahut në tokë.

0 2268

Ihfaja (الإخْفاَء)

Gjuhësisht: Fshehje

Përkufizimi terminologjik: Fshehja e Nunit me Sukun dhe të Tenvinit kur në tekstin Kuranor vijnë para 15 shkronjave të Ihfasë por duke e ruajtur Gunën (tingullin hundor). Ihfaja qëndron mes Idhharit dhe Idgamit.

 

NR.

SHKRONJA

NUNI ME SUKUN

TENVINAT

1

ص

يَنْصُرُكُمْ

رِيحاً  صَرْصَراً

2

ذ

مُنْذِرٌ

سِراَعاً ذَلِكَ

3

ث

ثَمَرَةٍ  مِنْ

جَمِيعاً ثَمَّ

4

ك

مِنْ كُلِّ

عَاداً كَفُوراً

5

ج

أَنْ جاَءَكُمْ

شَيْئاً جَناَّتٍ

6

ش

شاَءَ  لِمَنْ

عَلِيمٌ شَرَعَ

7

ق

وَلَئِنْ قُلْت

سَمِيعٌ قَرِيبٌ

8

س

سَيَكُونُ  أَنْ

عَظِيمٌ سَماَعُونَ

9

د

أنْداَداً

قِنْواَنٌ داَنِيَةٍ

10

ط

مِنْ طِين

صَعِيداً طَيِّباً

11

ز

فَإنْ زَلَلْتُمْ

يَوْمَئِذٍ زُرْقاً

12

ف

إِنْ فاَتَكُمْ

خاَلِداً فِيهاَ

13

ت

تَحْتِهاَ مِنْ

جَناَّتٍ تَجْرِي

14

ض

مَنْضُود

قَوْماً ضاَلِينَ

15

ظ

ظَهِيرٍ مِنْ

ظِلاَّ ظَلِيلاً

 

Shkronjat e Ihfasë të bashkuara në një tekst për ti mbajtur mend më lehtë:

صِفْ  ذاَ  ثَناَ  كَمْ  جاَدٍ  شَخْصٍ  قَدْ  سَماَ  دُمْ  طَيِّباً  زِدْ  فِي  تُقًي  ضَعْ  ظاَلِماً

Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi

0 1296

1. Largohu nga mëkatet e shikimit, të folurit, dëgjimit dhe nga mëkatet e zemrës. Ngase, të gjitha këto kanë ndikim që besimtari të lexoj Kuranin dhe Kurani të mos lej gjurmë pas leximit të tij. Mëkatet e privojnë besimtarin nga meditimi i Kuranit dhe ky privim shtohet edhe më shumë nëse shtohen mëkatet. Por, gjithnjë dhe kurr mos harro që ta lutesh Allahun që ta hap zemrën tënde drejt kuptimit të porosive Kuranore dhe të jetosh me to.

Dr. Halid Ibn Abdilah el Mazinij.

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus; 58).

Nuk do ta arrish lezetin dhe bereqetin e leximit të Kuranit, nëse nuk i ke këto ndjenja kur afrohesh afër Kuranit për ta lexuar atë. Pra, nëse e llogarit leximin e Kuranit më me vlerë se çdo bukuri dhe pasuri e kësaj dynjaje. Pra, ndjehesh më i lumtur gjatë leximit të Kuranit sesa të jesh mbret, të zotërosh shumë prona, të jesh më i pasuri në dynja, etj. Nëse e arrinë këtë ndjenjë e ke arritur lumturinë tënde të vërtetë.

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh ; 1/112

3. Kur veproj një mëkat dhe pendohem nga ai sinqerisht tek Allahu, më nuk mendoj rreth atij mëkati, e llogarisë sikurse nuk e kam vepruar asnjëherë. Andaj, eja dhe medito rreth kësaj porosie Kuranore; “Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (A’raf; 201).

Mos u demoralizo dhe mos i humb shpresat tek Allahu, xhele ue ala, ngase po i humbe shpresat tek falja e Allahut, shejtani i mallkuar gëzohet.

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.” (Araf; 204).

Kujt i lexohet Kuran, le të mundohet që të mendoj se ky lexim po i vjen sikurse në mënyrë direkte nga Allahu, xhele ue ala, sikurse po i drejtohet atij Allahu në mënyrë të veçantë. Nëse e realizon një dëgjim të tillë të Kuranit, i tilli do t’i vërej se si do ndikojnë në zemrën e tij urtësitë, qudirat dhe mrekullitë Kuranore.

Ibn Kajimi, rahimehullah Medarixh es Salikin; 1/499

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.” (Kaf; 6).

Dikush mund të thotë se fjala e Allahut; ” mbi ta”, nuk ka dobi që është cekur, ngase dihet fare mirë që qielli është mbi njerëzit. Urtësia e cekjes së fjalës,-“mbi ta,”- është se ky qiell ështê madhor, edhe pse madhor, i lartë, i gjërë, krejt këto gjëra na tregojnë Madhështinë e Allahut (Krijuesit) dhe fuqinë e Tij, xhele ue ala.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Kaf; fq.77

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1995

Pyetja: Më ka ikur namazi i xhumasë, në xhaminë që unë zakonisht falem, dhe kështu e kam falur namazin e drekës, gjatë kthimit për në vendin e punës, rrugës hasa në një xhami që ende nuk e kishin përfunduar namazin e xhumasë; pyetja ime është: A duhet ta fali namazin e xhumasë me ata, e të konsideroj namazin e drekës si të pavlefshëm, apo të mjaftohem me namazin e drekës që e kam falur? Më tregoni, Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Këtë pyetje ia kemi parashtruar dijetarit të njohur Abdurrahman el Berak, Allahu e ruajttë, i cili është përgjigjur dhe ka thënë: Ajo që mendoj si mendim më të saktë, Allahu e di më së miri, është se nëse një njeri vije në xhaminë në të cilën ai zakonisht fal namazin aty, dhe gjen se njerëzit vetëm se kanë dalur nga xhamia, dhe është i bindur se xhamia tjetër vetëm se është para përfundimit të namazit dhe njerëzit do dalin prej xhamisë, dhe nuk e di se përreth tij ka xhami ku ende namazi i xhumasë nuk ka përfunduar, nëse kjo është gjendja e tij, ai e fal namazin e drekës,  dhe nuk e ka për obligim të falet me ta, ngase ai nuk ka qenë neglizhent në namazin e xhumasë.

E nëse falet me ta, është më mirë, dhe më sigurtë. Dhe shpresohet të ketë arritur vlerën e ditës së xhuma.

Por, nëse e di që xhamia ku ai zakonisht falet përfundon çdo herë namazin para xhamive tjera, e i ikë këtij namazi në atë xhami, dhe e di se ka xhami ku mund ta arrijë namazin, atëherë e ka për obligim të e fal namazin e xhumasë së bashku me ta.

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

0 2989
  1. Koha e parë: Para namazit të drekës.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Dyert e qiellit hapen kur dielli është në zenit, e nuk mbyllen deri sa të falet namazi i drekës, prandaj, kam dëshirë që në atë kohë të ngrihet një punë e mirë e imja.”

E saktësoi Shejh Albani në librin (Sahih el Xhami’) me numër (1532).

  1. Koha e dytë: Gjatë çdo ezani.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur të thirret (ezani) për namaz, hapen dyert e qiellit, dhe ju përgjigjet lutjeve.”

E saktësoi Shejh Albani në librin e tij (Sahih el Xhami’) me numër (818).

  1. Koha e tretë: Gjatë pritjes mes dy namazeve.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ju përgëzoj, Zoti ka hapur një derë prej dyerve të qiellit, dhe krenohet me ju para melaqeve, e ju thotë: “Shikoni robërit e Mi, kanë falur namazin farz dhe ata po presin farzin tjetër.”

Saktësoi Shejh Albani në librin e tij (Sahih el Xhami’) me numër (36).

  1. Koha e katërt: Në mesnatë.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Dyert e qiellit hapen ne mesnatë, e thërret një thirrës: A ka kush lutet që t’i pranohet lutja e tij? A ka kush që kërkon që t’i jipet? A ka të brengosur që t’i zgjidhen atij telashet? E nuk mbetet asnjë musliman që lutet vetëm se Allahu i përgjigjet atij; përpos prostitutes dhe haraçiut.”

E saktësoi Shejh Albani në librin e tij (Sahih el Xhami’) me numër (2971).

  1. Koha e pestë: Gjatë lutjes në fillim të namazit.

Me fjalët (Allahu Ekber Kebiran, vel hamdulilahi kethiran, ve subhanAllahi bukraten ve esilan – Allahu është më i Madh, shumë lavdi i qofshin Allahut dhe i lavdëruar dhe pa të meta qoftë Allahu, në mëngjes e në mbrëmje).

اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا وَسُبْحَانَ اللَّهِ بُكْرَةً وَأَصِيلًا

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: Përderisa ishim duke u falur me të dërguarin e Allahut, një prej njerëzve tha: (Allahu Ekber Kebiran, vel hamdulilahi kethiran, ve subhanAllahi bukraten ve esilan) e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem pyeti: “Kush tha; kështu e kështu?” U ngrit personi në këmbë dhe tha: “Unë o i dërguari i Allahut! Ai i tha: “Më çuditi kjo lutje, i janë hapur dyert e qiellit!”

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Nuk e kam braktisur këtë lutje prej momentit që e dëgjova të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, të thotë ashtu.

E shënon Muslimi me numër (601).

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1542

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ju shpejtoni kah punët e mbara (mira).” (El Bekare; 148).

Të shpejtuarit në kryerje të veprave të mira është shtesë mbi urdhërin hyjnor për kryerjen e veprave të mira. Ngase, të shpejtuarit të kryerjen e veprave të mira, ngërthen në vete shumë gjëra; Kryerjen e atyre veprave, plotësimin e tyre në formën e plotë të mundshme, nxitimin e kryerjes së atyre veprave. Kush është i pari në kryerjen e veprave të mira në dunja do të jetë prej të parëve që do hyjnë në Xhenetin e Allahut në botën tjetër.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah, në tefsirin e tij; fq.73

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Një grup prej tyre të cilëve iu ishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë). (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit.” (Bekare; 101-102)

Kush largohet nga gjërat e dobishme, i mundësohet të përfitoj prej tyre por nuk përfiton nga neglizhenca e tij, i tilli do të sprovohet duke u angazhuar me gjëra që i bëjnë dëm atij.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah, në tefsirin e tij; fq.60

3. Si të largohem nga mëkatet! Ibn Kajimi, rahimehullah, ka thënë; “Çështja kryesore që të ndihmon nga largimi i mëkateve është; Meditimi i Kuranit, ngase meditimi i Kuranit është shkak kryesor nga largimi i veprimit të mëkateve dhe se Kurani i sqaron në detaje dyert e veprave të mira dhe veprave të këqija.

El Xhevab el Kafij; fq.21

4. “Dua ta dëgjoj leximin e Kuranit nga dikush.” Kështu i tha i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem!

Ibn Mes’udit Ibn Mes’udit, radijAllahu anhu, lexoi Kuran para të dërguarit të Allahut, gjatë leximit iu mbushën sytë me lotë të dërguarit. Ky është çelës i meditimit të Kuranit, merre një kaset, cd të një lexuesi të këndshëm ose në namazin e teravive, dëgjo dhe medito rreth porosive Kuranore, ngase ka mundësi loton syrit yt dhe ky lot bëhet shkak mos me hy në zjarrin e Xhehenemit.

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu po të drejtohet ty! Përderisa e lexon Kuranin me këtë ndjenjë dhe e mendon se çdo ajet që lexon është mesazh i Allahut për ty, do të jetë ndjenja e leximit për ty shumë më ndryshe dhe më e dobishme gjatë leximit se herave të kaluara. Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; “Ata që ishin para jush e konsideruan Kuranin sikur mesazhe nga Allahu për ta, i lexonin ato mesazhe natën dhe i fusnin në praktik ditën.” Nëse janë mesazhe nga Allahu, a nuk meritojnë t’i kushtojmë vëmendje shumë dhe t’i madhërojmë ato?

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË