Arhiva DitoreOct 19, 2017

0 2889

1. Është pyetur Ibn Kajjimi se nëse Allahu e bekon njeriun me një bekim, si mund ta dinë nëse është sprovë ose bekim?

Ai tha: “Nëse e afron për kah Allahu, kjo është një bekim, e nëse e largon nga Allahu, kjo është një sprovë.” – Shejh Nebil el-Avedi

2. “Namazi i vitrit është çelësi i atyre që i kanë dyert e mbyllura në jetën e tyre.” – Shejh Dr. Sead el-Atik

3.  Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj…” (el-A’raf: 56).

E lexoi këtë ajet Shejh Shenkiti, pastaj qau gjatë tefsirit (komentimit) të tij dhe përsëriti: “Toka është e rregulluar nga Allahu, ndërsa e çrregulluan njerëzit.”

4. “Testi më i madh i sjelljeve të mira është krijimi i marrëdhënieve me të afërmit, sepse çdo njëri mund të krijojë me të largët.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

5. “Dua të them, dita e shkollës nuk fillon në mëngjes, por me faljen e namazit të sabahut. Bëhuni të kujdesshëm ndaj Allahut para se të shkoni në shkollat tuaja. – Shejh Dr. Sead el-Atik

6. “Rehatia nuk arrihet me rehati.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

7. “Kush kërkon dituri për ta ringjallur islamin, është prej besnikëve dhe grada e tij është pas gradës së profetëve.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë. Në: ‘Miftah Dar es-Seade’, fq. 121

Përshtati Amir Shabani

NA NDIQNI NË