Arhiva MujoreOctober 2017

0 1423

Përgjigja është: Të rinjtë çështjet i analizojnë vetëm nga një këndvështrim, ndërsa të moshuarit i analizojnë nga çdo pikëpamje. Sa hendek të madh kemi mes dy qasjeve! Nëse dallimi mes personave që polemizojnë është i madh atëherë edhe sprova është më e madhe. Njësitë matëse me të cilat vlerësohen çështjet dallojnë. Peshora e arit dallon nga peshora e hekurit?!

Ibnul Veziri në veprën e tij madhështore “Itharul Hakk alel Halk-E vërteta është më prioritare se sa njerëzit” shkruan: Pasi që ka mundësi të kemi mospajtim mes dijetarit dhe më të diturit se ai, si të mos ketë mundësi të mospajtimit mes të diturit dhe të injorantit. Me pakësimin e dijetarëve në Umet shtohen mospajtimet dhe rriten. Mënyra e vetme e largimit të mospajtimeve dhe zvogëlimit tē ashpërsisë është “prodhimi” i dijetarëve.

Veçori të shpirtit njerëzor janë padrejtësia dhe injoranca. Ai që nuk di si ta përmirësoje veten si do ta përmirësoje tjetrin. Ai që nuk e di ta vlerësoje veten nuk ka mundësi saktësisht ti vlerësoje të tjerët. Nëse për veten e tij është injorant për tjetrin është akoma më injorant.

Nëse do dëshmi atëherë shiko se sa më pak mospajtime ka pas në kohën e as’habëve se sa në kohën e tabi’inëve. Ashpërsia e mospajtimit rritet me largimin nga koha e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem. Më afër kohës së Resulullahit më pak mospajtime dhe ndarje. Më larg prej kohës së Resulullahit shtohet numri dhe ashpërsia e mospajtimeve.

Rrugëdalja është kapemi për Librin e Allahut dhe Sunnetin, të “prodhojmë” dijetarë edukatorë sepse nevoja për këtë kategori është e madhe. Ata janë xhevahirët e shoqërisë dhe elementi më pozitiv i saj. Çdokush që, me dije ose pa vetëdije, angazhohet ti ndërprejë lidhjet e Umetit me dijetarët dhe merr pjesë në akuzat kundër tyre, realisht dëshiron ta shpartalloje Umetin dhe ta shkatërroje atë.

Mos u mashtro me këtë fushatë botërore e cila synon rënimin e pozitës së dijetarëve dhe largimin e masës prej atyre ashtu që ata me lehtë të asgjësohet nga armiqt e tyre dhe të bëhen kafshatë e lehtë për jobesimtarët.

Abdul Hadi Hidr

Burimi: albislam.com

Përktheu: Talha Kurtishi

0 2667
  1. Idgam (الإدْغَام)

Gjuhësisht k kuptimin: Shkrirje.

Përkufizimi terminologjik: Shkrirja e Nunit me Sukun dhe të Tenvinave në 6 shkronjat të cilat vijnë pas tyre me teshdid.

Idgami ndodh para gjashtë shkronjave:

(ي , و, ن , م , ل , ر)

Idgami ndahet në dy lloje:

  1. Idgam me Gune (إدْغام  بِغُنَّة)  ( Shkrirje me tingull hundor) (ي , و, ن , م ).
  2. Idgam pa Gune (إدْغام بلا بِغُنَّة) (Shkrirje pa tingull hundor) ( ل , ر).

  1. Idgami me Gune:

Shkronjat Nuni me sukun

Lexohet

1

ي

مَنْ يَعْمْل

مَن يّعْمَلْ

2

و

وَلِدٍ  مِنْ

مِن وَّلَدٍ

3

ن

نَذِيرٍ مِنْ

مِن نَّذِيرٍ

4

م

مِنْ مَسَدٍ

مِن مَّسَدٍ

 

 

Shkronjat

Tenvinat

Lexohet

1

ي

يَومَئِذٍ وُجُوهٌ

وُجُوهُ يَّومَئِذٍ

2

و

خيْرٌ وَ أَبْقَي

خَيْرُ وَّ أَبْقَي

3

ن

كُلاً نُمِدُّ

كُلاَ نُّمِدُّ

4

م

قَولٌ مَعْرُوفٌ

  قَولُ مَّعْرُوفٌ

  1. Idgami pa Gune:
 

Shkronjat

Nuni me sukun

Lexohet

1

ل

أَنْ لَو

أَن لَّوْ

2

ر

رَبِّهِمْ  مِنْ

مِن رِّبِّهِمْ

Shkronjat Tenvinat

Lexohet

1

ل

مَالاً لُبَداً

مَالاَ لُّبَداً

2

ر

غَفُورٌ رَحِيمٌ

غَفُورُ رَّحِيمٌ

Vërejtje:

Nëse Nuni me Sukun ndodh në këto katër fjalë nuk ka Idgam por lexohet ashtu si shkruhet (nuk shkrihen por  shqiptohen):

الدُّنْياَ         بُنْياَنٌ         قِنْواَنٌ         صِنْواَنٌ

Shkronjat e Idgamit të bashkuar në një fjalë për ti mbajtur mend më lehtë:

يَرْمِلُونَ

Përgatiti; Hoxhë Vedat Skenderi

Burimi; albislam.com

0 3690

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit, të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut.

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.“ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.“ Ahzab 70, 71

Fjala më e vërtetë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë ato të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat), e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim:

E falënderojmë Allahun që na bëri musliman dhe pjesëtarë të umetit të Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem. Allahut ia kushtojmë të gjitha falënderimet që na dhuroi dhuratën më të shtrenjtë, besimin dhe udhëzimin në këtë fe të vetme të pranuar tek Allahu.

Nga kushtet e besimit është të besuarit në Ditën e Kijametit. Dita e Kijametit përfshin më tepër se një kapitull. Ajo i përmbledh temat prej; vdekjes, parashenjat e Kijametit, Kijametin, ringjalljen, llogarinë, xhenetin dhe xhehenemin.

Biseda e jonë sot në këtë ditë të bekuar është; se si ndikon përkujtimi i llogarisë te besimtarinë përmirësimin e tij.

Të gjithë ne e dimë me bindje se do të pyetemi në varr. Poashtu do të pyetemi edhe në Ahiret. Do të gjykohemi për çdo gjë të imët dhe të madhe.

Ndikimin e llogarisë njerëzit më tepër e ndiejnë kur arrijnë pleqërinë, por, e vërteta është se këtë ndikim duhet ta ndiejë secili besimtar gjatë tërë jetës së tij, pasi që vdekja vjen befas dhe se askush prej nesh nuk e din se kur do të vdes.

Një mbret i cili e kishte kuptuar realitetin e dhënies së llogarisë në Ditën e Kijametit dhe se në varr do t’i parashtrohen pyetje, në pleqëri i ishte rritur frika nga ajo gjendje kur në varr do të jetë i vetmuar dhe do të vijnë melekët për ta pyetur. Ai i kishte porositur djemt e tij që kur të vdes ai, natën e parë mos ta vorosin, por në varrin e tij të hyjë dikush tjetër e ta pyesin atë, e pastaj këtë ta vorosin natën tjetër.

Pasi vdes mbreti, djemt e tij kërkojnë nga shërbëtorët ndonjëri të hyjë natën e parë të flejë në varrin e babait të tyre, por këtë gjë nuk e pranoi asnjëri. Ata ofruan pasuri të madhe, por megjithkëtë nuk pranonte askush. Ata dolën jashta kështjellës dhe filluan të kërkonin ndonjë të varfër, skamnorë me shpresë se do ta bindin për këtë gjë në këmbim të një shume të madhe të pasurisë. Më në fund e gjejnë një të varfër i cili kishte një gomar, një sopatë dhe një litar. E bindin duke i thënë se bëhet fjalë për vetëm një natë dhe të nesërmen do të bëhet i pasur. Ai pranon dhe futet në varr. E kalon natën aty ku e kishte zënë gjumi dhe kishte parë një ëndër se si i vijnë dy melek dhe e pyesin për gomarin nga e ka marrë, ku e kullotë, a e kullotë në livadhet e tija, apo të huajat, prej nga i ka fituar paratë që e ka blerë gomarin? E kështu me radhë. Pastaj, sopatën ku e ka marrë, prej nga  i ka pasur paratë që e ka blerë ku prenë dru me të? E kështu me radhë. Pastaj litarin prej nga e ka, si e ka fituar, me çfar parash e ka blerë?

Të nesërmen kur e nxjerrin nga varri, ai del i shqetësuar dhe menjëherë dëshiron të ikë. Ata orvaten ta ndalin dhe t’ia japin shumën e premtuar. Por e refuzon dhe dëshironte të largohet që aty. Ata të habitur e pyesin pse nuk dëshiron ta mer pasurinë? Ai u thotë se: natën i kishin ardhur dy veta dhe e kishin pyetur për gomarin, prej nga e ka blerë, me çfarë parash, sopatën ku e ka marrë, ku bën dru me të, litarin me çfarë parash e ka fituar? E kështu me radhë. Ai kishte pasur vetëm këto tre gjëra dhe të gjitha këto pyetje për ato, e si do të jetë gjendja po të ketë më shumë pasuri?

Nuk është qëllimi që ne të frikësohmei nga pasuria hallall, por besimtari duhet që çdo herë ta kujton llogarinë dhe se do të pyetet.

Ky besim, kjo bindje duhet të jetë çdo herë në zemrën e besimtarit. Derisa ajo është prezente tek ai, do të reflektojënë  jetën e tij shkëndija të moralit të lartë dhe ajo do të jetë shkak për të shpëtuar në Ditën e kijametit.

Transmeton Muslimi në sahihun e tij nga Ebu Hurejreja se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: Një njeri e kishte tepruar në mëkate, e kur iu afrua vdekja, i porositi bijtë  e tij dhe u tha: kur të vdes unë, më digjni, më bëni pluhur, e pastaj më hudhni në erë pranë detit, se pasha Allahun, po të mundet Allahu të më zëjë, do të më dënojë me dënim që se ka ndëshkuar asnjërin ashtu. Në vazhdim i dërguari thotë: ata e bënë me të ashtu siç i kishte porositur. (E Allahu) I ka thënë tokës, ktheje atë që e ke marrë, dhe ja del ai njeriu i paraqitur në këmbë. (Allahu I Madhëruar) e pyet: Çfarë të shtyri ta bësh këtë? Ka thënë: frika prej teje o Zot, apo ka thënë: droja ndaj Teje. Dhe Allahu ia ka falë me të.

Ky njeri edhe pse kishte gabim në esencë, të mendojë se nuk mundet ta zëjë Allahu, mirëpo ai e kishte pasur besimin dhe bindjen se do të ketë llogari në Ditën e Gjukimit.
Ne e lusim Allahun e Madhëruar që të shtojë bindjen në Ditën e gjykimit dh eta llogarisim veten para se të llogaritemi në atë ditë.

Allahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, a salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjes së tij dhe sahabët e tij.

“Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab 56

Vëllezër të nderuar besimtarë, ne të gjithë besojmë në Ditën e Kijametit dhe jemi të bindur në të. Allahu i Madhëruar ka thënë për besimtarët:

“ … dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin). “ Bekare: 4 .

Mirëpo, përsëri kemi nevojë për ta shtuar bindjen edhe më tepër.

Ibrahimi, alejhi selam, i ka thënë Allahut:

Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit”? Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm”? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)”! Bekare: 260

E lusim Allahun e Madhëruar të bëjë besimtarë të sinqertë, të na përforcon zemrat në fenë e Tij, të na mëshirojë me mëshirin e Tij dhe të na mbrojë nga Zjarri i xhehenemit.

Lutje:

O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbro nga zjarri i xhehenemit.
O  Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj  dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo ti largohemi asaj.
O Allah i Plotfuqishëm, shëroi të sëmurët tanë, liroi të burgosurit tanë, udhëzo rininë tanë në rrugë të drejtë, ndimoju besimtarëve muslimanë në mbarë botën!
O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
O Allah forcoe islamin dhe muslimanët.

Përgatiti Hoxhë Ali Shabani

0 1547

“Dhe populli i tij nuk kishte përgjigje tjetër, veçse: Dëbojini ata nga qyteti juaj, ata janë njerëz që pastrohen.” (A’raf, 82)

Njeriu normal e ka të vështirë të kuptojë logjikën e mbrapsht dhe mentalitetin agresiv të linçimit, të cilin në mënyrë të orkestruar e promovonin të qoroditurit e popullit të Lutit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Faji i vetëm i të Dërguarit Lut dhe pasuesëve dhe familjarëve të tij besimtarë ishte se ata pastrohen.
Merre me mend, pastërtia faj dhe krim?! Nuk është larg mendsh që i miri të keqtrajtohet për shkak të mirësisë dhe vlerave që kanë përvetësuar. Kjo ndodh kur e keqja merr përmasa dominuese dhe bëhet agresive.
Jemi mësuar të dëgjojmë se drita i pengon atij që i përshtatet errësira, aroma i pengon atij që preferon kutërbimin dhe dëlirësia atij që ka zgjedhë poshtërsinë dhe e kemi të lehtë ta pranojmē se kjo edhe mund të ndodhë. Por, shqetësuese do të ishte po u shndërrua kjo në sistem (jo)vlerash dhe njerëzit të trajtohen si të papërshtatshëm për shkak të pastërtisë, dëlirësisë, ndershmërisë dhe moralit.
Edhe më e keqe bëhet situata kur të ndershmit (intelektualë, hoxhallarë, besimtarë, patriotë) përndiqen nga qarqe të caktuara pse patën mendim dhe qëndrim jokonformist ndaj aktivitetit të turpit.
Njerëz, pastrohuni, rrini të pastër edhe pse dikujt kjo i pengon!

Ekrem AVDIU

0 14350

“Një ushtri do të luftojë Qaben. Kur të arrijë në një vend të hapur e të gjërë toka do të shembet së bashku me gjithë ata. Aishja tha: o i Dërguar i Allahut, si do të shembet me gjithë ata ku në mesin e tyre do ketë ka tregtarë dhe me qëllime tjera? Tha: të gjithë do të fundosen mirëpo secili do të ringjallet sipas qëllimit të tij” (Muttefekun alejhi, versioni i Buhariut)

Komentim i hadithit:

Muhamed b.Salih El-Uthejmin, thotë: Hadithi na jep një mësim: kush shoqëron gabimtarët, dhunuesit dhe armiqësorët, do jetë bashkë me ta në dënim, i miri dhe i keqi i tyre. Kur vjen dënimi i përfshinë të mirët dhe të këqinjtë, bamirësit dhe keqbërësit, besimtarët dhe mosbesimtarët, namazfalësit, mendjemëdhenjtë, askush nuk shpëton, pastaj Ditën e Kiametit do të ringjallen sipas nijeteve të tyre. Allahu i madhëruar thotë: “ruhuni nga sprova që nuk i kaplon vetëm ata që kanë bërë padrejtësi nga mesi juaj dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i madh”

Burimi: Komentimi i “Rijadu Salihin” / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

0 3307

Ebu Jusuf ibn Abdullah ibn Selam, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: “Kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, erdhi në Medine, dolën njerëzit para tij ta prisnin, ”U afrova që ta shikoj, kur e pash fytyrën e tij, pashë se fytyra e tij nuk është fytyrë e një gënjeshtari, e gjëja e parë që kam dëgjuar prej tij ishte:

O ju njerëz, përhapeni selamin, jepni ushqim, mbani lidhjet farefisnore, dhe faluni natën kur njerëzit flenë. Do hyni në xhenet me selam (paqe).”  E shënon Ahmedi, Tirmidhiu, Hakimi, dy të fundit e vlerësuan si autentik ndërsa Dhehebiu u pajtua me ta.

SHPJEGIM I HADITHIT

Sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Selam, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na rrëfen se si banorët e Medines e pritën të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, që ta mirëpresin e t’i dëshirojnë atij mirëseardhje, dhe se ai kishte qenë një prej atyre që kishin dalur ta prisnin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, në Kuba, dhe se ende në ato ditë nuk kishte pranuar islamin, ngase ishte një prej rabinëve të çifutëve, dhe se banorët e vendit, nga kudo që ishin dhe feve që i përkisnin e respektonin dhe e madhëronin atë, e kur e pa fytyrën e tij të bekuar, besoi në të dhe u bind, dhe për këtë njeri zbriti fjala e Allahut të Madhëruar: “Thuaju (atyre): “Më thuani ju mua se çka do të bëhet me ju nëse Kur’ani është prej Allahut, e ju e mohoni, e ka dëshmuar (për të) dikush prej bijve të Israelit në shembullin e tij e besoi, kurse ju u bëtë mendjemëdhenj (nuk besuat)!” Me të vërtetë, Allahu, nuk e udhëzon (në rrugë të drejtë) popullin zullumqarë.” Ahkaf, 10.

Ky hadith madhështor përmban katër porosi fisnike profetike, e ato janë:

POROSIA E PARË: PËRHAPJA E SELAMIT

Përshëndetja me selam, është një prej shkaqeve të para të bashkimit, dhe një qelës i përafrimit dhe dashamirësisë. Me përhapjen e selamit; është për qëllim të shpeshtohet e të shpërndahet gjithë andej, fjala ‘Selam’ është një prej emrave të Allahut të Madhëruar, e përhapja e selamit është një rrugë që të shpie në dashuri mes muslimanëve, siç përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk do të hyni në xhenet deri sa të besoni, e nuk do besoni  derisa të duheni mes vete, a t’ju tregoj për një gjë që nëse e veproni do duheni mes vete; përhapeni selamin mes jush.” E shënon Muslimi.

Dhe selami është një prej të drejtave të muslimanëve ndaj njëri-tjetrit, njashtu Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjelll se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nëse e takon (një musliman) përshëndete me selam, e nëse të fton, përgjigjju ftesës, nëse kërkon ta këshillosh këshilloe, e kur të teshtinë dhe e falënderon Allahun, lutu për te, e kur të sëmuret vizitoe, e kur të vdes përcille.” E shënon Muslimi.

Sikur që përshëndetja me selam është një prej veçorive të kësaj feje, islamit. Abdullah ibn Amr, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se një njeri e pyeti të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem: “Cili është islami (praktikimi i fesë) më i mirë? Ai iu përgjigj: “Të dhurosh ushqim, të përshëndesësh me selam, atë që e njeh e atë që nuk e njeh.” E shënon Buhariu.

Pra, përshëndetja me selam, ndaj atij që e njeh dhe ndaj atij që nuk e njeh e largon egërsinë, dhe e largon njeriun nga veçoritë e urryera, siç është; kryelartësia, nënçmimi i të tjerëve, etj.

Selami është prej veçorive të këtij umeti, dhe është një përshëndetje e bekuar. Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk ju kanë smirëzi çifutët për diç më shumë se sa ju anë smirëzi për selamin dhe aminin.” E shënon Buhari në libri e tij ‘Edebul Mufred’.

Dhe ky hadith është një fakt se selami është i veçantë për këtë umet dhe jo për të tjerat.

Dhe se selami është shkak i shtimit të shpërblimit. Imran ibn Husajn, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: Erdhi një njeri tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe i tha: Selamu alejkum. Ai ia ktheu selamin dhe personi u ul. Dhe i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: Dhjetë. Pastaj erdhi një person tjëtër dhe tha: Selam alejkum ve rahmetullah. Ia ktheu selamin dhe personi u ul. Dhe i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: Njëzet. Pastaj erdhi një person tjëtër dhe tha: Selam alejkum ve rahmetullah ve bereketuhu. Ia ktheu selamin dhe personi u ul. Dhe i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: Tridhjetë.” E shënon Taberaniu.

POROSIA E DYTË: DHURIMI I USHQIMIT

Allahu thotë: ”dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim). (Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falënderim.” Sureja Insan, 8-9.

Pra; dhurojnë ushqim për hir të dashurisë së Allahut. Për këtë, dhurimi i udhqimit është një prej shkaqeve që të fut në xhenet. Ebu Hani përcjell se, kur një grup hyri tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i thanë: ”O i dërguari i Allahu. Cila vepër të fut në xhenet? Ai u përgjigj: Përmbaju fjalës së mirë dhe shpërndaj ushqim.” E shënon Taberaniu.

Imam el Hatabi, ka thënë: ”I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, konsideroi një prej veprave më të vlefshme dhurimin e ushqimit, që është një shkas për forcimin e trupave, dhe konsideroi fjalët më të mira, si; përhapja e selamit, fjalët bujare dhe bamirëse, pra, në formë të përgjithshme, pa përcaktuar, atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh, që të jetë e sinqertë për Allahun e Madhëruar, larg çdo lakmie të shpirtit dhe formalitetit, ngase është një moto e islamit, për këtë është e drejtë e çdo muslimanit.”

Saqë, shtohet vlera e kësaj vepre edhe më shumë kur manifestohet në kohëra kur njerëzit janë të nevojshëm, Allahu thoë: ”ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët).” Sureja Beled, 14. Pra në kohë të urisë së madhe.

Njashtu, dhurimi i ushqimit për mysafirin është prej shenjave të imanit të plotë. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: ”i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Kush beson Allahun dhe ditën e Fundit le të mos e dëmtojë fqiun, kush beson Allahun dhe ditën e Fundit le të e nderojë mysafirin, dhe kush beson Allahun dhe ditën e Fundit e të flet mirë ose le të hesht.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi

POROSIA E TRETË: MBAJTJA E LIDHJEVE FAREFISNORE

Lidhje farefisnore nënkupton; secili me të cilën ke lidhje gjaku apo afërsie, qoftë kah ana e prindit apo nënës. Kurani Famëlartë ka nxitur shumë për lidhjet farefisnore dhe ka tërhequr vërejtjen nga ai i cili i shkëput këto idhje, Allahu thotë: ”Dhe druajuni Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Allahu, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji.” Sureja Nisa, 1.

E, vallë ndoshta edhe ju (hipokritët) sikur të vinit në pushtet, do të bënit ngatërresa (zullum) në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore?!.” Sureja Muhamed, 22.

E prej lidhjeve më të mëdha dhe më të obliguara, lidhja me prindërit, është e detyrueshme të respektohen, e të sillet mirë me ta, Allahu thotë: ”Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve.” Sureja Isra, 23.

Për mosmbajtjen e lidhjeve farefisnore kanë ardhur kërcënime të shumta, prej tyre hadithi që e përcjell Xhubejr ibn Mut’im, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai kishte dëgjuar të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, të ketë thënë: ”Nuk hyn në xhenet ai i cili i ndërpren lidhjet farefisnore.” E shënon Buhariu në librin e tij ‘Edeb el Mufred’

Njashtu Ebu Bekrete, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Nuk ka mëkat më të merituar që Allahu të e dënojë vepruesin e tij në dynja, me gjithë atë që i deponohet atij në ahiret, se sa; kurvëria dhe ndërprerja e lidhjeve farefisnore.” E shënon Ebu Davudi.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka nxitur për mbajtjen e lidhjeve farefisnore, duke mos pritur nga pala tjetër. Abdullah ibn Amr, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Nuk është mbajtës i lidhjeve farefisnore ai i cili mjaftohet të viziton ata që e vizitojnë, por mbajtës i lidhjeve farefisnore është ai i cili kur të ndërpritet, ai i rivendos lidhjet me ta.” E shënon Buhariu.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: ”Një njeri tha: ”O i dërguari i Allahut! Unë kam disa të afërm, me të cilët i mbaj lidhjet e ata me largojnë, unë u bëj mirë atyre e ata më bëjnë keq, dhe unë sillem butë me ta kurse ata sillen me injorancë? I tha: “Nëse vërtet është ashtu siç thua, atëherë ti sikur t’i ushqesh ata me hi të nxehtë, dhe vazhdimisht me ty do jetë një ndihmës i Allahut kundër tyre, përderisa je në këtë gjendje.” E shënon Muslimi. Pra, ti me bamirësinë tënde i nënçmon ata, për shkak punëve tua të shumta e veprës së tyre të shëmtuar, sikur ai që ushqehet me hi.

Njashtu, mbajtja e lidhjeve farefisnore përmban edhe një shpërblim shumë të madh. Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: ”Kam dëgjuar të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: ”Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi e t’i zgjtet jeta, le të mbajë lidhjet farefisnore.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi

POROSIA E KATËRT: FALJA E NAMAZIT TË NATËS

Allahu i Madhëruar përmend cilësitë e besimtarëve dhe thotë: “Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.” Sureja Sexhde, 16.

Abdullah ibn Amr ibnul As, Allahu qoftë i kënaqur prej tij përcjell e thotë: “Më tha i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, : “O Abdullah, mos u bëj sikur filani, falej natën, dhe (më pas) e braktisi namazin e natës.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë burrë i cili zgjohet për tu falur natën, falet dhe e zgjon edhe bashkëshorten e tij, e nëse ajo refuzon, ky e stërpikë ate me ujë në fytyrë. Dhe Allahu e mëshiroftë atë grua e cila zgjohet për t’u falur natën, falet dhe e zgjon burrin e saj, e nëse ai refuzon kjo e stërpikë atë me ujë në fytyrë.” E shënon Ahmedi dhe autorët e katër suneneve.

Ali ibn Ebi Talib, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dëguari, sal-Allahu aeljhi ve selem, trokiti në derën e tij dhe i tha atij dhe të bijës së tij Fatimes: “A nuk po faleni?”. Ai u përgjigj: “O i dërguari i Allahut, shpirtrat tonë janë në duar të Allahut, nëse Ai dëshiron të na zgjojë na zgjon. Dhe ai u largua pasi që i thamë kështu, e nuk u kthye përsëri, më pas e dëgjova  kur po kthehej, i mëshoi kofshës së tij dhe lexonte: “por njeriu, më tepër se kushdo është polemizues.” Sureja Kehf, 54. E shënon Buhariu.

Duhet që t’i kushtohet rëndësi namazit të natës, dhe të mirren shkaqet që ndihmojnë për t’u falur, si; largimi prej mëkateve, pakësimi i ushqimit para gjumit.

E lusim Allahun të na ndihmojë t’i kryejmë adhurimet, e të na jep sukses në veprimin e porosive të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem.

HADITHI I NËNTËMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam

0 1226

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Djalli ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.” (El Bekare; 268).

Ky është premtimi i Allahut dhe tjetri premtimi i shejtanit. Le të shikon koprraci dhe dorëdhënësi se cili premtim është më real dhe tek cili premtim është e qetë zemra e tij. Allahu ngritë kë dëshiron dhe ulë kë dëshiron Ai, Ai është i Gjithëdijshëm.

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul hixhretejni; fq.375

2. Lëmosha e shumtë e dhënë në rrugën e Allahut me sinqeritet, ngërthen në vete falje dhe pastrim nga mëkatet. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. Allahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja.” (El Bekare; 271)

Muhamed el Gazali Hulukul Muslim; fq.108

3. Ja pra, jemi në muajin e Ramazanit, Allahu bën thirrje; “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran; 133).

Zoti yt po të thërret, shpërblimi i përgjigjes së kësaj thirrje është arritja e faljës e Tij (Allahut), andaj Allahu na ruajt dhe mos na bëftë prej atyre që nuk i përgjigjen kësaj thirrje.

Shejh Dr . Omer el Mukbil

4. I lumtur është ai që e ka nderuar Allahu të merret me Kuranin Famëlartë, duke e lexuar atë, duke punuar me të dhe duke ua mësuar atë të tjerëve. Dhe kjo njëherit ishte prej punëve të pejgamberëve të Allahut dhe kryesori prej tyre, i dërguari i fundit, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Është e vërtetë se All-llahu u dha dhurataë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi ityre dërgoi të dërguarqë atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kuranin dhe sheriatin, edhepse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.” (Ali Imran; 164)

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.98

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeninë tërësi (nga rruga e drejtë).” (Nisa; 27).

Zhveshja e grave, prishja e moralit të rinjve dhe të rejave. Ngase këto dy gjëra e dobësojnë shoqërinë Islame.

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.69

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 2143

Sjellja e mirë ndaj caktimit të Allahut nënkupton të pajtohesh me atë që Allahu ka caktuar për ty, të jesh i lumtur me të dhe ta kesh të qartë se Allahu nuk cakton diçka vetëmse në të ka urtësi dhe ndonjë qëllim madhështor dhe Allahut i takon falënderimi.

Në bazë të kësaj, sjellja e mirë me Allahun, ndaj caktimit të Tij është që të pajtohesh me atë që të është caktuar dhe t’i dorëzohesh Allahut duke qenë i qetë, për këtë shkak Allahu i ka lavdëruar durimtarët duke thënë: “…dhe ti përgëzoi durimtarët të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” dhe gjithashtu thotë: “…dhe përgëzo durimtarët.”

Burimi: Fetvatë e Ibn Uthejminit / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Nusret Ramadani

NA NDIQNI NË