Arhiva MujoreOctober 2017

0 5989

Texhvid (التَجْوِيدُ)

Gjuhësisht: Zbukurim

Përkufizimi terminologjik: Zbukurimi i leximit të Kuranit duke ia dhënë çdo shkronjës atë që meriton.

Pozita e leximit të Kuranit me texhvid: Leximi i Kuranit ngadalë me texhvid është vaxhib për çdo musliman dhe quhet Tertil  ( أَلتَّرْتِيلُ ) ndërsa leximi i Kuranit pa texhvid është e ndaluar (haram).

Allahu teala në Kuran thotë:

{ وَرَتِّلِ اْلقُرْآنَ تَرْتِيلاً }

‘’ Dhe Kuranin lexoje ngadal dhe qartë ‘’

Dispozitat e Nunit me Sukun dhe të Tenvinit

Nuni me Sukun dhe Tenvini kanë katër dispozita:

  1. Idhhar ( (الإِظْهاَرُ
  2. Idgam (الإِدْغاَم)
  3. Iklab (الإِقْلاَب)
  4. Ihfa (الإِخْفَاء)

 Idhhar (الإِظْهَار)

Gjuhësisht: Shprehje (shqiptim) e/i qartë.

Përkufizimi terminologjik: Shqiptimi i Nunit me Sukun dhe të Tenvinit ashtu si janë shkruar, dhe kjo ndodh kur ato vijnë para këtyre gjashtë shkronjave: (ه,غ,ع,خ,ح,أ).

Tenvinat                           Nuni me Sukun

1 {أ)       { مِنْ أَحَدٍ }                              { كُفُواً أَحَدٍ )

2 { ح )     { مِنْ حَكِيمٍ }                         { عَلِيمٌ حَكِيمٌ )

                           3 {خ)     { مِنْ خَيْرٍ}                            {لَطِيفٌ خَبِيرٌ )

4 {ع )     { مِنْ عَمَلٍ }                           { أَجْرٌعَظِيمٌ )

5 {غ )    { مِنْ غِلٍّ }                           { عَفُواً غَفوراً )

6 { هـ )    { إِنْ هَذا }                               { سَلامٌ هِيَ )

Të bashkuar në një fjali shkronjat e Idhharit për ti mbajtur në mend me lehtë:

أَخِي هَاكَ عِلْماً حَازَهُ غَيْرُ خَاسِر

Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi

0 1262

Dijetari i shquar Muhammed Ibën El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Të përflasësh dijetarët nuk është njëjtë sikur të përflasësh njerëzit e rëndomtë. Nëse përfol një njeri e ke lënduar vetëm atë kurse nëse përfol dijetarët i ke lënduar ata dhe diturinë fetare të cilën e posedojnë. Kjo sepse njërëzit nuk do të kenë besim te dituria e tyre nëse kanë dëgjuar fjalë të këqia për ta.

Po ashtu, fjalët e mira dhe ngritja e dijetarëve është ngritje e fesë dhe diturisë së tyre sepse ata janë bartësit e saj, kurse poshtërimi i dijetarëve është poshtërim i fesë dhe diturisë.

Nëse dijetarët nuk kanë autoritet te njerëzit atëherë nuk merret feja dhe dituria të cilën e posedojnë duke mos pasur vlerë te njerëzit të cilët i nënvlerësojnë dijetarët dhe kështu humbet feja.

Burimi: Shpjegimi i Rijadussalihin / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

0 1766

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri I vetes tonë dhe të këqiat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, ska kush e devijon dhe atë që e devijon, ska kushe udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe I dërguar I Allahut

“O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

“O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi I Muhamedit salallahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim:

Viti hixhri fillon me muajin Muharem. Ky muaj dallohet me disa veçori të cilat, ne si besimtarë duhet t’i dijmë dhe t’i përkujtojmë. Prej tyre; është data e 10 e këtij muaji, të cilën ditë e quajmë dita e Ashurasë, gjegjësisht dita e dhjetë.

Çfarë përmban kjo ditë?

Për këtë ditë i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

صيام يوم عاشوراء، أحتسب على اللَّه أن يكفر السّنة التي قبله

“Agjërimi i ditës së Ashurasë shpresoj nga Allahu që me të ti falë (mëkatet e vogla) për vitin e kaluar.“

Parashtrohet pyetja: Pse agjërimi i kësaj ditë të jetë shkak për t’u falur mëkatet e një viti të tërë?

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, kur ka ardhur në Medine, i ka takuar çifutët duke e agjëruar këtë ditë. Ka pyetur pse e agjërojnë? Kanë thënë: Kjo ditë është ditë e mirë, në këtë ditë Allahu i ka shpëtuar beni israilët nga armiku i tyre, andaj e ka agjëruar Musai (alejhi selam) në shënjë falenderimi. Për këtë i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: Unë jem më meritor për Musaun se ju. Dhe e ka agjëruar këtë ditë, dhe ka urdhëruar që të agjërohet. Tra. Muslimi nga Ibn Abasi.

Çfarë ndodhi në realitet në këtë ditë në kohën e Musait, para më shumë se 3500 viteve?

Allahu kishte dërguar Musain te Faraoni për ta këshilluar që ai t’i nënshtrohet Allahut. Ai atëbotë ishte tirani më i madh i asaj kohe. E kishte shpallur veten ‘perëndi’ dhe i keqtrajtonte beni israilët. Allahu i Madhëruar i dha muxhize Musait që shkopin ta shndërronte në gjarpër dhe dora t’i shëndriste. Kur vajti te Faraoni, e ia tregoi këto muxhize, ai mendoi se është magjistar dhe thërriti magjistarët e atyre trojeve. Ata u aballafuaqan me Musain dhe kur i gjuajtën litarët e tyre, u shndërruan në gjarpërij. Pastaj kur Musai e hudhi shkopin, u shndërrua në gjarpër dhe i gëlltiti gjarpërinjtë tjerë. Magjistarët e kuptuan se vepra e Musait nuk është magji, pasi që ata e dinin natyrën e magjisë, andaj ata i besuan Musait. Faraoni, nga mllefi që pësoi, ua preu krahët dhe këmbët magjistarëve, por ata nuk braktisën besimin, në të cilin u bindën.

Pastaj, Faraoni me ushtrinë e tij e ndjekën Musain dhe beni israilët. Kur Musau me beni israilët u gjetën para detit, Allahu i tha Musait:

Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe. “ Shura: 63

Deti nga të dy anët u tërhoq, e në mes u bë rrugë për kalim, a deti rrinte pezull. Musai me beni israilët ecën nëpër atë rrugë, e mbrapa i ndiqte Faraoni me ushtrinë e tij. Pasi kaluan beni israilët, deti filloi të rikthehet në vendin e vet, a Faraoni u gjet në mes. Pasi e pa se po fundoset, bërtiti:

Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!” “ Junus: 90

Mirëpo Allahu në këtë çast ia mohoi këtë pendim:

A tani, a ke kundërshtuar më parë dhe ishe nga keqbërësit?!“

Në vazhdim të ajetit Allahu I Madhërur tha:

Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona. “ Junus: 92

A thua vallë, çfarë urtësie ka në ruajtjen e trupit të Faraonit, këtij tirani, që sot ta shohin njerëzit?

Urtësia, vëllezër të nderuar besimtarë është në atë se udhëheqësit të marrin mësim se si mund ta ketë përfundimin një tiran.

Nëse një udhëheqës, i nderon dijetarët dhe i respekton, Allahu atë do ta ngritë dhe do t’i jep të mira në këtë botë dhe botën tjetër, por nëse i persekuton dijetarët, ai do të pëson keq dhe do ta poshtëron Allahu në dynja dhe Ahiret.

Allahu thërret për në xhenet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjes së tij dhe sahabët e tij.

Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab 56

Të nderuar vëlrezër besimtarë, e këshilloj veten dhe juve që ti kemi frikë Allahut dhe të ndëgjojmë dhe respektojmë, …

Mësimet e dobishme që marrim nga ngjarja e ditës Ashura:

1 – Përkujtimi i ngjarjeve që kanë ndodhur me pejgamberët me adhurim, siç është agjërimi.

2 – Jehudët e kan mbajtur mend, dhe vite me radhë e kanë kujtuar rastin e Musait, alejhi selam, për 2000 vjet me radhë.

3 – Zbatimi i urdhërit të Allahut është më parësor. (Musai, alejhi selam, iu bind Allahut për të shkuar te Faraoni.

4 – Thirrja në rrugë të Allahut kërkon sakrifikim.

5 – Allahu i Madhëruar i ka ndihmuar pejgamberët e Tij me muxhize.

6 – Përfundimi i tiranëve është në disfatë të tyre.

7 – Përfundimi i mirë u takon besimtarëve.

8 – Në këtë ditë agjërohet, ndërsa gjërat tjera që i bëjnë të gjitha janë risi që i kanë shpikuar fraksionet e devijuara.

Lutje:

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbroj nga zjarri i xhehenemit.
  • O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo ti largohmi asaj.
  • O Allah i plotëfuqishëm, shëroi të sëmurët tanë, liroi të burgosirit tanë, udhëzoe rininë tanë në rrugë të drejtë,
  • Ndimoju besimtarëve musliman në Burma, Siri, Kinë dhe mbarë botën!
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët.

Përgatiti; Hoxhë Ali Shabani

0 1602

Peytje: Nëse gruaja gjatë ditës së nëntë, dhjetë e të njëmbëdhjetë të muajit Muharrem ka qenë me menstruacione, a lejojet për të që ta kompensojë atë ditë pasi që të pastrohet?

Përgjigjja: Lavdfalënderimi i takon Allahut.

Kush nuk arrin të agjërojë ditën e Ashures, ai nuk e kompenson atë ditë, për arsye se nuk ka bazë ky veprim. Dhe se shpërblimi është i ndërlidhur me agjërimin e ditës së dhjetë të muajit Muharrem, dhe realisht ajo ditë ka kaluar.

Dijetari i njohur ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:

Nëse një grua në ditën e Ashures është me menstruacione, a duhet që ta kompensojë atë ditë? A ekziston ndonjë rregull fetar rreth agjërimit vullnetar që kompensohet, dhe cili nuk kompensohet? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Ai u përgjigj: Nafilet (veprat vullnetare) janë dy llojesh:

  1. Lloji i parë janë nafilet që janë me shkas, dhe
  2. Lloji i dytë ato nafile që veprohen pa ndonjë shkas.

Lloji i parë i nafileve që janë me shkas përfundojnë me përfundimin e shkasit dhe nuk kompensohet. Si përshembull; falja e dy reqateve namaz përshëndetëse në xhami. Nëse një person vije në xhami dhe ulet për një kohë të gjatë, më pas dëshiron të ngrihet e të fal ato dy reqate përshëndetëse të xhamisë, në fakt ato dy reqate nuk konsiderohen si përshëndetëse të xhamisë, sepse ky namaz është me shkas, e në momentin që shkaku humbet humb edhe ligjësimi i atij namazi.

Njejtë me këtë, edhe agjërimi i ditës së Arafatit dhe ditës se Ashures, nëse njeriu e vonon agjërimin e ditës se Arafatit apo ditës së Ashures pa arsye, padyshim se nuk i kompenson, qoftë edhe nëse i kompenson nuk përfiton, pra nuk ka arritur shpërblimin e agjërimit sikur të jetë dita e Arafatit apo dita e Ashures.

Saqë, qoftë edhe nëse njeriu nuk ka arritur të agjëron, me arsye, si gruaja me mentruacione, apo në kohë të lehonisë, apo njeriu i sëmurë, -ajo që dihet qartë është se- ata nuk duhet t’i kompensojnë ato ditë, ngase agjërimi është veçuar me një ditë të caktuar, mbaron dispozita e saj me përfundimin e asaj dite.” Marrur nga libri: Mexhmu’ el fetava ibn Uthejmin. 20/43.

Por, ai i cili ka arsye për mosagjërimin e ditës së Ashures, si; gruaja me mentruacione, apo në lehoni, i sëmuri, apo udhëtari. Dhe se ka qenë zakon i tyre agjërimi i kësaj dite, apo kanë pasur nijetin që ta agjërojnë këtë ditë, ata do shpërblehen, mbështetur në hadithin që e shënon Buhariu nga Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili na përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur njeriu të sëmuret apo të jetë udhëtar, i regjistrohet (shpërblimi) njejtë sikur që ka vepruar kur ka qenë në vendin e tij dhe i shëndoshë.”

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjala e tij (i regjistrohet njejtë sikur që ka vepruar kur ka qenë në vendin e tij dhe i shëndoshë), ky hadith ka të bëjë me atë person i cili ka qenë duke vepruar një adhurim, e njëherit është penguar nga ai adhurim, dhe nijeti i tij ka qenë që të vazhdon me atë adhurim, po të mos pengohej.”

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

0 3172

O Allah kërkoj të më mbrosh nga zemra e cila nuk frikësohet, nga lutja e cila nuk dëgjohet, nga shpirti i pangopshëm dhe nda dija qe nuk bën doni. Më mbro nga këto katër gjëra.[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ قَلْبٍ لاَ يَخْشَعُ، ومِنْ دُعَاءٍ لاَ يُسْمَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لاَ تَشْبَعُ، وَمِنْ عِلْمٍ لاَ يَنْفَعُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَؤُلاَءِ الأَرْبَعِ

(Allahume ini eudhu bike miin kalbin la jesha’, ve min duain la jusma’, ve min nefsin la tushba’, ve min ilmin la jenfa’. Ve eudhu bike min haulei el erba’)

Komenti i lutjes

Fjala e tij: “O Allah kërkoj të më mbrosh nga zemra e cila nuk frikësohet“. O Allah, Ty që të takojnë të gjitha emrat e Tua të bukur dhe atributet e larta, më mbro nga ajo zemër e cila nuk i frikësohet përkujtimit dhe këshillës Tënde, e nuk lë gjurmë këshillimi tek ajo, e kjo zemër është zemër e ngurtë. Allahu thotë: “A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Perëndia ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet…? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!“. Sureja Zumer, 22.

Fjala e tij: “Nga lutjeja e cila nuk dëgjohet“, kërkoj të më mbrosh nga ajo lutje e cila nuk përgjigjet. Dhe atë; të jetë prej lutjeve që i urren Allahu, pasi që ajo lutje përmban mëkat apo braktisje të lidhjeve farefisnore. Ose lutësi nuk i ka përmbushur parakushtet e pranimit të lutjes, si; sinqeriteti, ushqimi e pija të jenë hallall, etj.

Dhe, kujt Allahu nuk i përgjigjet në lutje, ka humbur dhe ka dështuar, ngase ai është përjashtuar nga dera e cila përfitohen mirësitë, e nuk përfitohen nga askund tjetër. Sepse, Allahu i Madhëruar është Bujar, Dëgjon dhe është afër, i përgjigjet lutjes. Ai i cili është privuar nga kjo, padyshim se është privuar nga çdo mirësi, Allahu na ruajtë.

Fjala e tij: “Nga shpirti i pangopshëm“, kërkoj mbrojtjen Tënde nga shpirti i cili nuk kënaqet me atë që i dhurove prej mirësive e dhuntive, nuk ngopet me grumbullimin e mëkateve, harameve, e nuk ngopet nga të ushqyerit e tepër, dhe dhuntive të cilat e shpiejnë atë deri në lakmi.

Fjala e tij: “dhe nga dija që nuk bën dobi“, më mbro nga dija me të cilën nuk veproj, nuk përfitoj prej saj, dhe nuk e mësoj dikë tjetër me atë dije, dhe nga ajo dije e cila nuk pastron moralin, veprat dhe fjalëte mia. Ngase dituria e dobishme është ajo e cila shton frikën ndaj Allahut të Madhëruar, shton njohjen e robit me të metat e tija, me veprat, dhe e bën më asket atë në dynja.

Fjala e tij: “Më mbro nga këto katër gjëra“, një rikonfirmim që tregon për rëndësinë e kërkimit të mbrojtjes nga kto katër gjëra.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër, 3482. Ebu Davudi me numër 1549. Nesaiu me numër 5470. Ahmedi 11/120 me numër 6561. Ibn ebi Shejbeh 10/192. Abdurrezaku 10/439. Dijetari i njohur Muhamed Nasirudin Albani e vlerësoi sahih në librin e tij ‘Sahih Ebu Davud’ me numër 1384-1385.

0 870

Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” (el-En’amë: 82)

Do të thotë: Nuk e kanë prishur besimin e tyre me shirk (rivalitet ndaj Allahut).

Ka thënë imam Ahmedi: Na ka treguar Ebu Muavije, na ka treguar Eameshi, nga Ibrahimi e ai nga Alkameh, e ai nga Abdullahu se ka thënë: Kur zbriti ky ajet “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me (zullum-padrejtësi) besim të kotë…”, njerëzit ndjenë vështirësi e thanë: “O i Dërguari i Allahut, a nuk i bëjmë ne padrejtësi vehtes?”

Ai tha: “Nuk është ajo që ju mendoni. A nuk e keni dëgjuar se ç’ka thënë robi i mirë : “O biri im, mos i bëj shirk Allahut, se me të vërtetë shirku është një padrejtësi e madhe.”

Pra (zullumi-padrejtësia) është shkiru.

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

NA NDIQNI NË