Arhiva DitoreNov 22, 2017

0 1654

1. “Sa më pak që mëkatoni, jeni më të ngritur te Allahu. Dhe sa më shumë që mëkatoni, jeni më të vegjël te Allahu.” – Fudajl ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë

2. Malik ibn Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njerëzit e kësaj bote shkuan nga ajo dhe nuk e shijuan më të mirën në të.

U pyet: “Se cila është gjëja më e mirë në të?”

Tha: “Njohja e Allahut të Madhëruar dhe dashuria ndaj Tij.”

3. “Nëse dikush gabon ndaj jush falni ata në mënyrë që Allahu t’ju falë juve dhe bëhet shlyerje e mëkatëve që i dini dhe nuk i dini.” – Shejh Dr. Sead el-Atik

4. “Jo të gjitha ritualet dhe adhurimet janë të logjikshme dhe e dijmë urtësinë, përkundrazi, ato janë akte adhurimi të bazuara në bindje dhe nënshtrim, dhe ata që urdhërin e Allahut ia kanë nënshtruar logjikës së tyre, kanë devijuar dhe i kanë devijuar të tjerët.” – Shejh Dr. Nasir el-Umer

5. “Nënshtrimi ndaj Allahut dhe mëkatet nuk përputhen me njëra-tjetrën, andaj kush dëshiron të shpëtoje nga mëkatet le ta dëboje (mëkatin) me nënshtrim ndaj Allahut derisa të zhduket.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Dënimi i varrit është një e treta nga përgojimi dhe një e treta nga thashethemet. Nëse i shpëtoj përgojimit dhe thashethemeve, atëherë kam shpëtuar nga dy të tretat (2/3) e dënimit të varrit.” – Katadeja, Allahu e mëshiroftë

7. Morali i mirë bazohet në katër shtylla: durim, dëlirësi, guxim dhe drejtësi.” – Shejhul-islam Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati; Amir Shabani

0 1805

Pyetja: Kam blerë një apartament për të jetuar në të, i cili shitet me këste derisa  të përfundojë ndërtimi i tij. Kam dhënë kaparin, dhe pjesën tjetër të kostos së banesës sime e kam vënë në bankë. A obligohem me dhënien e zeqatit për paratë e kursyera apo jo? Dhe çfarë të bëjë në këtë rast me paratë që i kam dhënë si kapar?

Përgjigja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Nëse plotësohen kushtet e zeqatit në këto para, siç është; nëse kanë arritur shumën e caktuar dhe kanë plotësuar një vit të plotë (hixhri) që kur janë fituar, atëherë duhet të paguhet zeqati për ato para, edhe nëse ato kursehen për të përmbushur një nevojë të caktuar, siç është vendbanimi, arsimimi ose për shpenzime tjera.

Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur:

Unë çdo muaj po kursej para  nga paga ime. A duhet të jap zeqat për këto para, duke e ditur se unë po i ruaj këto të holla për të ndërtuar një shtëpi dhe për të arritur shpenzimet e martesës sime, dhe këto të holla i kam deponuar për disa vite në bankë, sepse nuk kam ku tjetër t’i mbaj ato?

Ai u përgjigj:

Pasuria që po tubohet për t’u martuar, për të ndërtuar një shtëpi apo për qëllime të tjera, i takon zeqatit nëse arrin nisabin  dhe ka kaluar një vit i plotë, qoftë ari, argjend apo të holla prej letre, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të argumenteve që tregojnë se zeqati është i detyrueshëm në atë shumë që arrin nisabin dhe ka kaluar një vit i plotë, pa asnjë përjashtim.

Sa i takon deponimit të parave në bankë, e cila punon me kamatë, nuk lejohet, sepse kështu i ndihmon ata në mëkat. Pos në rast nëse kjo bëhet me domosdoshmëri të skajshme, atëherë lejohet, por duhet të jetë pa interes.

Ai gjithashtu u pyet: Nëse një person kursen para me qëllim që të martohet, a përjashtohet nga zeqati?

Ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj:

Zeqati nuk bie nëse dikush ka për qëllim të martohet; e njëjta gjë vlen edhe për atë që  grumbullon para për të paguar një borxh, ose për të blerë pasuri të patundshme, për të ngritur një vakëf, ose për të blerë një skllav në mënyrë që ta lirojë atë. Megjithatë, zeqati është obligativ në të gjitha rastet, nëse paratë kanë kaluar një vit që kur janë tubuar, për arsye se Allahu, i Lartësuar, ka obliguar zeqatin dhe nuk vlerësoi qëllimet e tilla si shfuqizuese të zeqtit. Zeqati e rrit pasurinë dhe nuk e pakon atë; e pastron atë dhe pastron pronarin e saj, siç thotë Allahu:

Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t’i pastrojë ata dhe me të cilën do t’u rrisish veprat e mira.”  Sureja Teube, 103.

Dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Pasuria nuk pakohet për shkak të zeqatit.”[1]

Në Fetvatë e Komisionit të përhershëm (9/381) thuhet:

Zeqati është obligativ edhe për paratë që janë ruajtur për ndërtim shtëpie, nëse kanë kaluar një vit të plotë dhe arrijnë nisabin, si një shumë në vete, ose kur shtohen në pasuri të tjera që i përkasin zeqatit, si parave të gatshme ose mallrave tregtare.

Sikur që një prej mendimeve më të sakta është se zeqati duhet të jipet për pasurinë e atij që ka borxh, dhe për atë që paguan borxhin me këste, sepse borxhi i shtyrë me këste nuk e shfuqizon obligueshmërinë e zeqatit, kur e arrin nisabin, sepse zeqati është një akt adhurimi që kërkohet nga ai që ka pasuri, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të ajeteve dhe haditheve që urdhërojnë për dhënien e zeqatit.

Bazuar në këtë, ju duhet të paguani zeqat për paratë që janë ruajtur. Por, për paratë që i keni paguar për blerjen e shtëpisë, ju nuk duhet të paguani zeqat për to, sepse ato më nuk janë pronë e juaj, që kur ia keni dhënë shitësit.

Allahu e di më së miri

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Hoxhë Shpend Zeneli

[1] E transmeton Muslimi (2588).

NA NDIQNI NË