Arhiva MujoreNovember 2017

0 1273

Tri vepra në ditën e Gjykimit nuk ka për to peshore (matjen e tyre), përshkak vlerës së madhe të tyre;

1- Falja e njerëzve; nuk iu është kufizuar shperblimi. Allahu thotë: “E kush fal e bën pajtim,shpërblimi i tij ështe te Allahu.” (Shura; 40).

2- Sabri (durimi); nuk iu është kufizuar shperblimi. Allahu thotë: “Me të vërtetë të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë.” (Zumer;10).

3- Agjërimi ; nuk iu është kufizuar shperblimi. Për këtë flet hadithi Kudsij nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, se Allahu ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit ai është për mua dhe unë shpërblej për të.” Dhe thërret thirrësi ditën e ringjalljes; Ku janë ata që shpërblimin e tyre e kan tek Allahu? Dhe mirren(pranohen) Durimtarët, Agjëruesit , Falësit mes njerëzve.

Nga arabishtja; Ummu Atika

Burimi: albislam.com

0 1330

 

Përkufizimi terminologjik: Shkrirja e shkronjave të përngjashme nëse e para shkronjë është me sukun dhe e dyta me vokale dhe ato janë gjithsej 8 shkronja.

Shkronja Dal ( د ) shkrihet në shkronjën Te ( ت ):

{ قَد تَّبَيَّنَ }   { لَقَد تَّقَطَّعَ }

Shkronja Te ( ت ) shkrihet në shkronjën Dal ( د ) dhe Ta ( ط ):

{ أَثْقَلَت دَّعَوَا }  { هَمَّت طَّائِفَة }

Shkronja Dhel (  ذ) shkrihet në shkronjën Dhal (  ظ):

{ إِذ ظَّلَمْتُمْ }

Shkronja Tha (  ث) shkrihet në shkronjën Dhel (  ذ):

{ يَلْهَث ذَّلِكَ }

Shkronja Ba (  ب) shkrihet në shkronjën Mim (  م):

{ إِرْكَب مَّعَنَا }

 

Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi

0 1062

O Zoti ynë, te Ti mbështetemi dhe Ty të drejtohemi dhe te Ti do të kthehemi[1]

  رَّبَّنَا عَلَيْكَ تَوَكَّلْنَا وَإِلَيْكَ أَنَبْنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ

(Rabena alejke tevekelna, ve ilejke enebna ve ilejkel mesir)

Komentim i lutjes

Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne jemi larg prej jush dhe prej atyre që i luteni ju, përveç Perëndisë, na nuk u besojmë juve dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, përderisa të mos besoni se ekziston një Perëndi i vetëm”; por, përveç fjalës së Ibrahimit (për të mirën e babës së tij): “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam kurrfarë mundësie për të shpëtuar ty prej dënimit të Perëndisë”. O Zoti ynë, te Ti mbështetemi dhe Ty të drejtohemi dhe te Ti do të kthehemi.”

Pasi që Allahu i Madhëruar përmendi distancimin e Ibrahimit, alejhi selam, dhe të atyre që ishin me të prej jobesimtarëve, fjalëve e veprave të tyre, e ju shfaqën atyre këtë distancim derisa të besojnë në Allahun Një, ta njësojnë Atë në adhurim, e të mos i shoqërojnë Atij asgjë. Ata filluan t’i luten Allahut, me emrat e Tij të bukur, dhe me punët e tyre të mira, kështu që bashkuan mes dy çështjeve që e afrojnë robin tek Allahu, në formë përgjërimi për t’u pranuar lutja e tyre:

Buruar nga mbështetja, e të drejtuarit e tyre tek Allahu, e besimi në ditën e Kiametit. Pasi që këto atribute i do Allahu i Madhëruar, na nxiti dhe na e rikonfirmoi që t’i kemi për shembull, e të ndjekim traditën e tij, alejhi selam, dhe të atyre që ishim me të, përpos në istigfarin që ai e bëri për prindin e tij. Katadeja rreth këtij ajeti ka thënë: “Merreni për shembëlltyrë të në çdo gjë, pos në fjalët e tij për babain e vet “do të kërkoj falje për ty”, mos veproni sikur ai, sepse kjo lutje prej tij “ishte ka qenë vetëm për shkak të premtimit që ia kishte dhënë ai (Ibrahimi) atij”.”[2]

Pra, Allahu na porositi që ti pasojmë me fjalë me vepra dhe me lutje.

te Ti mbështetemi”, pasi që deklaruan distancimin e tyre nga dhurimi i çdo gjëje pos Allahut, filluan t’i luten Atij me veprat më të sinqerta, me adhurimin e tyre ndaj Tij, si një parathënie e lutjes së tyre, që të jetë më afër pranimit; pra, o Zot, ne të mbështetemi për të gjitha çështjet tona; ato të vogla e të mëdha, dhe çdo gjë që Ty ta kemi dorëzuar.

Ty të drejtohemi”, vetëm tek Ti kthehemi, dhe pranojmë mëkatet tona, e te askush tjetër pos Teje.

dhe te Ti do të kthehemi”, tek Ti është përfundimi i rrugëtimit ditën kur do të na ringjallësh prej varreve, e të na tubosh në vendin e llogarisë.

Në këtë rast kur parafjala i paraprinë përemrit vetorë të ngjitur të vetes së dytë, tregon veçim, e përkufizim të mbështjetes, drejtimit dhe kthimit etëm tek Ai, në shenjë informimi për besimin e tyre të plotë.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Sureja Mumtehine, 4.

[2] E shënon Taberiu në tefsirin e tij, ndërsa Hikmet ibn Beshir ibn Jasin në tefsirin e tij thotë: “Zingjiri i këtij transmetimi është i mirë.”

0 1301

Qetësia “Es-sekine” në Kuran është përemdur gjashtë herë

  1. Thënia e Allahut të Madhëruar

وَقَالَ لَهُمۡ نَبِيُّهُمۡ إِنَّ ءَايَةَ مُلۡكِهِۦٓ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلتَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ

“Pejgamberi i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është që t’ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju”. “ Bekare: 248

  1. Thënia e Allahut të Madhëruar

ثُمَّ أَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَأَنزَلَ جُنُودٗا لَّمۡ تَرَوۡهَا وَعَذَّبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡكَٰفِرِينَ

“Pastaj Allahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.“ Teube: 26

  1. Thënia e Allahut të Madhëruar

إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدۡ نَصَرَهُ ٱللَّهُ إِذۡ أَخۡرَجَهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ثَانِيَ ٱثۡنَيۡنِ إِذۡ هُمَا فِي ٱلۡغَارِ إِذۡ يَقُولُ لِصَٰحِبِهِۦ لَا تَحۡزَنۡ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَنَاۖ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَيۡهِ وَأَيَّدَهُۥ بِجُنُودٖ لَّمۡ تَرَوۡهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلسُّفۡلَىٰۗ وَكَلِمَةُ ٱللَّهِ هِيَ ٱلۡعُلۡيَاۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!” E Allahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allahu është më i fuqishmi, më i urti.“ Teube: 40

  1. Thënia e Allahut të Madhëruar

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

“Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të Allahut, e Allahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz. “ Fet’h: 4

  1. Thënia e Allahut të Madhëruar

لَّقَدۡ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ يُبَايِعُونَكَ تَحۡتَ ٱلشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَثَٰبَهُمۡ فَتۡحٗا قَرِيبٗا

“Vërtet, Allahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).“ Fet’h: 18

  1. Thënia e Allahut të Madhëruar

إِذۡ جَعَلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَأَلۡزَمَهُمۡ كَلِمَةَ ٱلتَّقۡوَىٰ وَكَانُوٓاْ أَحَقَّ بِهَا وَأَهۡلَهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا

“Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po Allahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e Allahu është i gjithëdijshëm për çdo send.“ Fet’h: 26

Shejhul-islam Ibn Tejmije dhe nxënësi i tij Ibn Kajim El-Xheuzije – Allahu e Mëshiroftë, kur i ka kapluar ata ndonjë brengë e madhe, kanë lexuar këto ajete me përfillje dhe bindje dhe Allahu ua ka larguar atë brengë dhe gajle dhe ua qetësonte zemrat, andaj merr mësim nga ata!

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

“Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin…“ Fet’h: 4

Nasir El-Omer

Përshtati Ali Shabani

albislam.com

0 1215

E dua shumë, këtë dijetar, dhe kjo dashuri ndaj tij më është shfaqur prej kohësh. Dallohet me mendime të thella për shumë çështje të ndërlikuara. Me të folur del në pah dituria e madhe. Hulumtimet i shkruan arabisht edhe anglisht. Shkrimet e tij edhe pse jo të gjata i ofrojnë lexuesit njohuri që nuk i gjen as në hulumtimet e gjata. Ky shkrimtar dallohet prej të tjerëve. Shkrimet e tij nuk janë të llojit copy/paste, përkundrazi mbështetet në mendimet dhe idetë e tij personale.

I lexoja shkrimet e tij dhe dëgjoja për të para se ta takoj, i jepja vetes shpresë të takohem me të…

Kaluan dite dhe vite me veçoritë mahnitëse që i ka vetë koha. Unë si banor i Riadit nuk e pata fatin të takohem me këtë person edhe pse shumë shpresoja. Vullneti i Allahut caktoi të takohemi përtej oqeaneve në Uashington.

Në vitin 1407 H isha pjesëmarrës në seminarin e organizuar për imamë dhe ligjërues të SHBA-ve dhe Kanadasë që mbahej në Akademinë islame të Arabisë Saudite në Virxhinia. Pjesëmarrës në këtë seminar ishte edhe Prof. Dr. Xhafer Shejh Idrizi, një sudanez që ishte profesor në Universitetin Mbreti Saud e pastaj në Universitetin islamik Imam Muhamed bin Saud.

Ky është dijetari për të cilin ju fola dhe të cilin kisha dëshirë të madhe ta takoj. Gëzimi im për këtë takim që e caktoi i Plotfuqishmi ishte shumë i madh. Nuk bëhej fjalë për një takim një apo dyditor. Qëndruam bashkë dy muaj.

Po t’ju flisja për dobitë që i përfitova prej tij, nuk do të mjaftonte koha, por do mjaftohem me atë që e thash në një intervistë: Të gjithë që dëgjoja për ta kur i takoja e kuptoja se janë më poshtë së sa ishin pritjet të mia, përpos Xhafer Shejh Idrizi. Ai i tejkaloi pritjet e mia.

Me takimin tonë doli në shesh një befasi mahnitëse. E kuptova se i do takimet, përgjigjej në ftesat për manifestime, për biseda të lira, për shoqërim. I thash

vetes: Pasi kaq kohë kalon në takime, biseda dhe manifestime kur lexon ky dijetar? Kur hulumton? Kur shkruan?

E pata vështirë ta pyes, për shkak të respektit dhe edukatës me dijetarët. Pas kursit lidhja jonë u forcua më tepër. U shtua dashuria dhe respekti i ndërsjellë.

Në vitin 1408 H ishim pjesëmarrës në një kurs fetar në qytetin Mombasa në Keni. Në këtë udhëtim pranë vetes e kisha edhe djalin tim Enesin i cili asokohe ishte tetëvjeçarë. E pa hoxhën Xhafer Shejh Idriz duke e lexuar një libër të madh dhe pasi e takoi, përsëri, pas tetë muaj e pyeti: A e përfundove leximin e atij libri të madh? Hoxha qeshi shumë me këtë pyetje.

Në vitin 1409 H fillova punën si drejtor në Institutin për studime islame dhe arabe në Uashington. Pata fat që në atë kohë Dr. Xhaferi u transferua nga universiteti në institutin tonë në qendrën e hulumtimeve dhe studimeve. Ky rast ishte më i volitshmi të përfitoj nga dituria dhe përvoja e tij. Gjatë verës kërkova të banoj me të një muaj sepse në banesën time kisha mysafir nga Arabia Saudite, ndërkohë që familjen e kisha në Riad.

Ky qëndrim bashkërisht ishte rasti që ta zbuloj sekretin që më mahniti te ky dijetarë i nderuar.

Zbulova se ai zgjohej një orë para namazit të sabahut, falte aq sa mundte namaz nate, lexonte Kuran deri në kohën e sabahut. Pas namazit të sabahut fillonte të lexojë dhe të hulumtojë deri në kohën e fillimit të orarit në punë, ora nëntë para drekës.

Pas orës pesë pasdite kthehej në shtëpi. Nëse ishte i ftuar për darkë apo takim shkonte dhe nuk vonohej më vonë se ora dhjetë në mbrëmje kur kthehej në shtëpi dhe fillonte orari i gjumit.

Një ditë i tregova për atë që më mahniste tek ai dhe për zbulimin tim. Ai më tha: Të kam si djalë, ti je më i ngarkuar se unë nga aspekti kohor për shkak të obligimeve të shumta zyrtare. Pasi je nxënës i dijes prej teje kërkohet edhe hulumtimi i çështjeve. Të këshilloj ti shfrytëzosh kohët e “vdekura” dhe ti

ngjallësh me hulumtim, shkrim dhe lexim, dhe vazhdo kështu. Do të shohësh se realizimi yt në projektet shkencore do ti tejkalojë pritshmërinë tënde.

Mësoje veten që të mos flesh pas namazit të sabahut, shfrytëzoje këtë kohë për të lexuar, shkruar dhe hulumtuar. Është kohë në të cilën nuk priten vizita nga askush ndërsa mendja është e kthjelltë në atë kohë.

Shfrytëzoje edhe kohën mes iqindisë dhe akshamit ngase vizitat në atë kohë janë të rralla.

Pastaj vazhdoi duke thënë: Ai që e ka bë shprehi gjumin pas sabahut dhe pas iqindisë e humb kohen më të vlefshme dhe nuk do të gjejë kohë për ta kompensuar atë periudhë.

Me fillimin e natës fillojnë edhe vizitat dhe takimet shoqërore.

Kjo shkurtimisht ishte këshilla e këtij dijetari të respektuar. Pasi e dëgjova fillova menjëherë me zbatimin e saj. Për një kohë të shkurtër përparova shumë në aspektin akademik. Disa shokë u befasuan ngase e dinin ngarkesën e orarit tim me angazhime administrative, humanitare dhe shoqërore. Para vete e kisha vetëm një koleg i cili e kishte mbyllur shtëpinë e tij, nuk vizitonte askënd dhe vet nuk vizitohej. Ai arriti ti përfundojë hulumtimet e tij akademike vetëm një muaj para meje.

Kështu fillova ti shfrytëzoj kohët e vdekura për kryerjen e detyrave sepse në kohërat tjera isha i angazhuar me angazhime të ndryshme, zyrtare, vullnetare, tregtare, shoqërore….

Pas ndihmës së Allahut, këshilla e hoxhës së nderuar Xhafer Shejh Idriz më ndihmoi shumë. Këshilla e tij që të përfitoj nga ato kohë që shumica i humbin u bë parim i punës time.

Autor: Dr. Salih El Ajid-Riad

Përktheu: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 1657

1. “Sa më pak që mëkatoni, jeni më të ngritur te Allahu. Dhe sa më shumë që mëkatoni, jeni më të vegjël te Allahu.” – Fudajl ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë

2. Malik ibn Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njerëzit e kësaj bote shkuan nga ajo dhe nuk e shijuan më të mirën në të.

U pyet: “Se cila është gjëja më e mirë në të?”

Tha: “Njohja e Allahut të Madhëruar dhe dashuria ndaj Tij.”

3. “Nëse dikush gabon ndaj jush falni ata në mënyrë që Allahu t’ju falë juve dhe bëhet shlyerje e mëkatëve që i dini dhe nuk i dini.” – Shejh Dr. Sead el-Atik

4. “Jo të gjitha ritualet dhe adhurimet janë të logjikshme dhe e dijmë urtësinë, përkundrazi, ato janë akte adhurimi të bazuara në bindje dhe nënshtrim, dhe ata që urdhërin e Allahut ia kanë nënshtruar logjikës së tyre, kanë devijuar dhe i kanë devijuar të tjerët.” – Shejh Dr. Nasir el-Umer

5. “Nënshtrimi ndaj Allahut dhe mëkatet nuk përputhen me njëra-tjetrën, andaj kush dëshiron të shpëtoje nga mëkatet le ta dëboje (mëkatin) me nënshtrim ndaj Allahut derisa të zhduket.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Dënimi i varrit është një e treta nga përgojimi dhe një e treta nga thashethemet. Nëse i shpëtoj përgojimit dhe thashethemeve, atëherë kam shpëtuar nga dy të tretat (2/3) e dënimit të varrit.” – Katadeja, Allahu e mëshiroftë

7. Morali i mirë bazohet në katër shtylla: durim, dëlirësi, guxim dhe drejtësi.” – Shejhul-islam Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati; Amir Shabani

0 1953

Pyetja: Kam blerë një apartament për të jetuar në të, i cili shitet me këste derisa  të përfundojë ndërtimi i tij. Kam dhënë kaparin, dhe pjesën tjetër të kostos së banesës sime e kam vënë në bankë. A obligohem me dhënien e zeqatit për paratë e kursyera apo jo? Dhe çfarë të bëjë në këtë rast me paratë që i kam dhënë si kapar?

Përgjigja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Nëse plotësohen kushtet e zeqatit në këto para, siç është; nëse kanë arritur shumën e caktuar dhe kanë plotësuar një vit të plotë (hixhri) që kur janë fituar, atëherë duhet të paguhet zeqati për ato para, edhe nëse ato kursehen për të përmbushur një nevojë të caktuar, siç është vendbanimi, arsimimi ose për shpenzime tjera.

Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur:

Unë çdo muaj po kursej para  nga paga ime. A duhet të jap zeqat për këto para, duke e ditur se unë po i ruaj këto të holla për të ndërtuar një shtëpi dhe për të arritur shpenzimet e martesës sime, dhe këto të holla i kam deponuar për disa vite në bankë, sepse nuk kam ku tjetër t’i mbaj ato?

Ai u përgjigj:

Pasuria që po tubohet për t’u martuar, për të ndërtuar një shtëpi apo për qëllime të tjera, i takon zeqatit nëse arrin nisabin  dhe ka kaluar një vit i plotë, qoftë ari, argjend apo të holla prej letre, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të argumenteve që tregojnë se zeqati është i detyrueshëm në atë shumë që arrin nisabin dhe ka kaluar një vit i plotë, pa asnjë përjashtim.

Sa i takon deponimit të parave në bankë, e cila punon me kamatë, nuk lejohet, sepse kështu i ndihmon ata në mëkat. Pos në rast nëse kjo bëhet me domosdoshmëri të skajshme, atëherë lejohet, por duhet të jetë pa interes.

Ai gjithashtu u pyet: Nëse një person kursen para me qëllim që të martohet, a përjashtohet nga zeqati?

Ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj:

Zeqati nuk bie nëse dikush ka për qëllim të martohet; e njëjta gjë vlen edhe për atë që  grumbullon para për të paguar një borxh, ose për të blerë pasuri të patundshme, për të ngritur një vakëf, ose për të blerë një skllav në mënyrë që ta lirojë atë. Megjithatë, zeqati është obligativ në të gjitha rastet, nëse paratë kanë kaluar një vit që kur janë tubuar, për arsye se Allahu, i Lartësuar, ka obliguar zeqatin dhe nuk vlerësoi qëllimet e tilla si shfuqizuese të zeqtit. Zeqati e rrit pasurinë dhe nuk e pakon atë; e pastron atë dhe pastron pronarin e saj, siç thotë Allahu:

Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t’i pastrojë ata dhe me të cilën do t’u rrisish veprat e mira.”  Sureja Teube, 103.

Dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Pasuria nuk pakohet për shkak të zeqatit.”[1]

Në Fetvatë e Komisionit të përhershëm (9/381) thuhet:

Zeqati është obligativ edhe për paratë që janë ruajtur për ndërtim shtëpie, nëse kanë kaluar një vit të plotë dhe arrijnë nisabin, si një shumë në vete, ose kur shtohen në pasuri të tjera që i përkasin zeqatit, si parave të gatshme ose mallrave tregtare.

Sikur që një prej mendimeve më të sakta është se zeqati duhet të jipet për pasurinë e atij që ka borxh, dhe për atë që paguan borxhin me këste, sepse borxhi i shtyrë me këste nuk e shfuqizon obligueshmërinë e zeqatit, kur e arrin nisabin, sepse zeqati është një akt adhurimi që kërkohet nga ai që ka pasuri, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të ajeteve dhe haditheve që urdhërojnë për dhënien e zeqatit.

Bazuar në këtë, ju duhet të paguani zeqat për paratë që janë ruajtur. Por, për paratë që i keni paguar për blerjen e shtëpisë, ju nuk duhet të paguani zeqat për to, sepse ato më nuk janë pronë e juaj, që kur ia keni dhënë shitësit.

Allahu e di më së miri

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Hoxhë Shpend Zeneli

[1] E transmeton Muslimi (2588).

0 1508

Pyetja: Kush janë dhëndërit e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të cilët u martuan me bijat e tij?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte katër vajza, të gjitha ishin të lindura nga Hadixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të), ato janë:

1 – Zejnebeja (Allahu qoftë i kënaqur me të); ishte vajza më e madhe. Ajo u martua me Ebul-As ibn el-Rabia (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe ajo lindi Aliun dhe Umamen. Vdiq në vitin e 8 hixhri.

2 – Rukajah (Allahu qoftë i kënaqur me të). Së pari, ajo u martua me Utbah ibn Ebu Lehebin,  ai e shkurorëzoi ate para natës së martesës, kur Allahu i zbriti fjalët: “Mallkuar qofshin dy duart e Ebu Lehebit” Sureja Mesed, 1.

Pastaj ajo u martua me Uthman ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe emigroi me të për në Abisini, pastaj deri në Medine. Ajo u sëmurë në kohën kur Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) doli për në Bedr dhe urdhëroi që Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) të qëndrojë me të, e i caktoi atij pjesën e luftës, dhe e shpërbleu atë sikur të ishte i pranishëm në betejë. Kur erdhi lajmi i mirë i fitores së muslimanëve në Bedr, ata sapo kishin mbaruar varrosjen e saj (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ajo lindi Abdullahun i cili vdiq kur ishte gjashtë vjeç.

3 – Umu Kulthum (Allahu qoftë i kënaqur me të). Së pari ajo u martua me Utejbeh ibn Ebu Lehebin, i cili e shkurorëzoi atë para natës së martesës, njejtë si vëllai i tij Utbah. Kur Rukaja vdiq, Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e martoi Umu Kulthumin me Uthmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ajo vdiq në vitin e 9 hixhri, dhe nuk pati asnjë fëmijë.

4 – Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ajo ishte më e vogla nga bijat e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). U martua me Ali ibn Ebu Talibin, në muajin Sefer të vitit 2 hixhri. Fëmijët e tyre ishin Hasani, Husejni, Umu Kulthumi dhe Zejnebja. Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur me të) vdiq gjashtë muaj pas Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Ishte anëtari i parë i familjes që vdiq pas tij, ashtu siç edhe kishte lajmëruar vetë ai (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).

Marrur nga: Tefsiri i ibn Kethirit 5/321. Dhe Zad el Mesir 1/100.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË