Arhiva MujoreNovember 2017

0 1081

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës.” (Kehf; 30).

Allahu e bëri të qartë arsyen se përse nuk ua humb shpërblimin atyre dhe përse i shpërblen ata, pra arsyeja është se ata bën vepra të mira dhe a shpërblehet ai që bën mirë përpos se met mira!? Gjithashtu, nga kjo porosi Kur’anore mësojmë se Allahu bën nxitje për vepra të mira dhe për përsosjen, kryerjen e tyre mënyrën më të mirë të mundshme.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri i sures Kehf; fq.64

2. Ka mundësi të ngushtohet gjoksi duke ndëgjuar gjëra që të lëndojnë dhe të mërzisin ose duke shpifur dikush gjëra për ty. Andaj, ke nevoj që dikush ta ngushlloj, freskoj dhe qetësoj zemrën tënde në raste të tilla. Të preferoj të lexosh tre ajetet e fundit të sures el Hixhër; “Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).” (Hixhër; 97-99)

Pra, tek ky Kur’an madhështore është ilaçi i mjaftueshëm për ata që kanë nevoj apo dëshiron të çlirohen nga brengat e tilla.

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në krahrorë.” (Haxh; 46).

Verbëria e vërtetë dhe reale është verbëria e zemrës nga pranimi i të vërtetës. Andaj, verbëria e zemrës është më e rëndë dhe më e dëmshme sesa verbëria e syve.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Xhamiul Mesail; fq.342

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “I lartë është Allahu, më i miri Krijues!” (El Mu’minun; 14).

Allahu i ka krijuar gurët në forma të ndryshme, qoftë nga forma, madhësia, pesha, etj. Gjithashtu, ka krijuar zërat dhe pothuajse asnjë zë nuk i përngjan njëri tjetrit, raste të rralla ka kur mund t’i gjejm dy zëra të njejt ose të përafërt me njëri tjetrin.

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/191

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “I cili të sheh kur të ngritesh në këmbë. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.” (Shuara; 218-219).

Fillova ta pyesja veten dhe të mendoja se qysh e fali namazin!? Allahu më sheh duke u falur, andaj si e fali un namazin!? U turpërova para kësaj pyetjeje!? Dhe e vërejta që shumica prej nesh e falin namazin, por nuk e ndjejnë se Allahu është duke e shikuar se si falen, për fatëkeq shumica prej nesh e falin namazin vetëm në formë tê ushtrimeve të muskujve, por pa prezencën e zemrës.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1679

Kishte problem me mashtrim por nuk e dinte si ndodhi. Tre vite kontabilisti besnik mendonte rreth kësaj, por pa rezultat. Një natë i erdh një inspirim. U çua nga shtrati, e shënoi mendimi dhe u kthye në krevat.

Në mëngjes gruaja e pyeti çfarë shkroi në mbrëmje por ai i habitur vetëm i ngriti vetullat dhe u çua ta kërkonte zgjidhjen përfundimtare që e kishte shkruar për problemin që një kohë të gjatë e mundonte, e kufizonte dhe e linte pa gjumë.

Inspirimi të cilin e sjell ëndrra ndodh spontanisht, pa parathënie dhe pa ndonjë shkak. Inspirimi është aftësia e brendshme e cila e skicon zgjidhjen dhe e ndriçon rrugën. Lapsi është pushka me të cilën gjuhet ky gjah aq i dobishëm, një ide e re dhe mendim i cili zbulon diçka dhe sulmon papritmas.

Kafshët nuk kanë arsye prandaj në gjurmimin pas ushqimit, partnerit, në njohjen e miqve dhe armiqve, në përcaktimin e rrezikut dhe mënyrës së tejkalimit, ato mbështeten në frymëzimin. Allahu, subhanehu ve te’ala, Kuran thotë: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!” (En Nahl,68)

Njeriu e posedon arsyen, aftësinë e veprimtarisë praktike mendore me fillim dhe mbarim te përcaktuar në mënyrë precize. Në bazë të kësaj aftësie ai i merr përsipër detyrimet, përgjegjësitë dhe merret në llogari. Ai është i pajisur edhe me instinkte që e frymëzon foshnjën të qan, të thith, të frikësohet të gëzohet, të mësojë…

Pastërtia e personit, ai i cili flet drejtë dhe e stolis veten me devotshmëri është burim i frymëzimit: “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt…” (El Enfal, 29)

Zemra e pastër dhe e paprishur është sikur pasqyra e pastër në të cilën shihen pamjet reale.

Në momentet e vetmisë dhe lutjes së drejtuar Allahut, njeriu është afër Tij, bëhet i vetëdishëm për këtë dhe kjo vetëdije e inspiron që të jetë më i përkushtuar në lutjet e tij.

Allahu është ai që frymëzon, lutja është rruga drejt frymëzimit ndërsa imani është motivimi.

Mos lejo që brenga të bëhet sistemi yt i mbrojtjes, mos insisto sepse insistimi i tepruar e pengon frymëzimin. Mos nxito, nxitimi është vepër e shejtanit. Mos lejo që momentet e zhgënjimit të bëhen shkak të heqësh dorë nga zgjidhja, sepse faza e fundit e përshpëritjeve të djallit është kur ai mundohet me na bind se gjithë opsionet e zgjidhjes janë të mbyllura.

“Djalli ju frikëson me skamje e varfëri…” (El Bekare, 268)

“…dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve.” (Jusuf, 87)

Mbushe zemrën me shpresë edhe atëherë kur nuk sheh asnjë rreze drite.

Ndoshta do frymëzohesh duke i shikuar njerëzit, duke i dëgjuar fjalët e tyre, duke i “lexuar” fytyrat e tyre, duke e vështruar natyrën dhe pamjet e saj mahnitese…

Miqësitë e reja, libri i ri, udhëtimi, vështrimi normal janë parashenja e frymëzimeve të reja që i sjellin ndryshimet. Shumë biznesmen dhe pasanik janë dëshmuar në projektet e tyre duke u mbështetur në studimet e mundësisë, por edhe duke i marr parasysh edhe frymëzimet dhe mendjemprehtësinë.

Mendjemprehtësia është themeli.

Leximi i vazhdueshëm është ndërtesa.

Ngandonjëherë nuk dihet shkakun pse frymëzimi të lëviz drejt diçkaje. I ka ndodhur një zjarrfikësit i cili ka marr pjesë në fikjen e një zjarrit dhe shpëtimin e banorëve, të ndien nevojë që përsëri të hyjë në ndërtesë, pasiqë kanë qenë të bindur se i kanë shpëtuar të gjithë banorët. Aty ai e gjen fëmijën e frikësuar, e merr në krah dhe del prej ndërteses e cila pas pak minuta shembet.

Bëhu edhe ti si ky njeriu i cili e kërkon fëmijën për të shpëtuar, me lejen e Allahut. Gjeje duke dëgjuar me vëmendje zërin e tij. ndoshta e ke afër ose brenda teje. Ktheja buzëqeshjen.

Dr. Selman El Aude

Përktheu: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 1552

Kush janë mixhallarët e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem? Kush janë vëllezërit dhe motrat e nënës së tij Emine bijës së Vehb-it?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka përmendur emrat e mixhallarëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe ka cekur emrat e atyre për të cilët ka mospajtim. Ka thënë: “Prej tyre; Luani i Allahut, zotëriu i dëshmorëve Hamza ibn AbdulMutalib, al Abasi, Ebu Talib emri i të cilit ishte Abdu Menaf, Ebu Leheb emri i të cilit ishte Abduluze. Zubejri, AbdulKabeh, Mukavim, Dirar, Kathem, Mugirah që njihej me nofkën Hixhlun, Gajdak emrin e kishte Musab, apo Nufel. Dikush ka shtuar edhe: El Avam. Prej gjithë këtyre ata që kanë pranuar islamin janë: Hamza dhe el Abas. Ndërsa hallet e tij janë: Safije nëna e Zubejr ibn Avam. Atike, Berrah, Erva, Emimeh, Umu Hakim el Bejda. Prej tyre pranuan islamin: Safije. Ndërsa për Atiken dhe Erveja kanë mospajtime, disa e saktësojnë pranimin e islamit nga Erveja. Më i moshuari nga mixhallarët e tij ishte el Harith, ndërsa më i riu el Abas.

Disa i konsiderojnë el Harith dhe Mukavem si një person, e disa tjerë konsiderojnë të jetë Gajdak dhe Haxhlan një person.” Marrur nga libri ‘Zadul Mead’ (1/101).

Hafidh ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është për tu habitur nga konsesusi mbi ata të cilë arritën islamin prej mixhallarëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, janë katër, prej tyre dy pranuan islamin dhe dy nuk e pranuan islamin. Emrat këtyre që nuk pranuan islamin bien ndesh me emrat e muslimanëve, ata janë: Ebu Talib që e kishte emrin Abdu Menaf. Dhe Ebu Leheb që e kishte emrin Abduluza. Për dallim prej atyre që pranun fenë islame, që janë: Hamza dhe el Abas. Marrur nga libri ‘Fet’hul Bari’ (7/196).

Dy: Dajallarët e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, vëllezërit e nënës së tij: Hafidh ibn Hibani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëna e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, Emine e bija e Vehb ibn AbdulMenaf ibn Zuhrate ibn Kilab ibn Murrah ibn Kab ibn Luej ibn Galib. Ndërsa ajo nuk kishte vëllezër përveç Abdu Jeguth ibn Vehb. Por familja Zuhra thonë se ata ishin dajallarët e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, sepse Emineja, nëna e tij, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte prej tyre. Marrur nga libri ‘Siretu Nebevije’ (1/44)

Tre: Tezet e tij, sal-Allahu alejhi ve selem. Dijetarë kanë përmendur dy teze prej tyre: Fahitah ez Zuhrijeh e bija e Amrit. Dhe el Feriah e bija e Vehb ez Zuhrijeh.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1640

Ka thënë dijetari i shquar Muhammed Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:

Kur njeriu nuk ka kujdes për shërimin e sëmundjeve të zemrës atëherë dënohet me shtimin e sëmundjeve. Allahu i Madhërishëm thotë: “në zemrat e tyre ka sëmundje e Allahu ua shton edhe më shum sëmundjen …”.
S’ka dyshim se ky dënim (shtimi i sëmundjes) është më i madh se humbja e fëmijës, familjes apo pasurisë.
Shumica e njerëzve janë të shkujdesur nga kjo dhe shumica mendojnë se dënimi bie vetëm mbi çështjet e jashtme: në trup, në pasuri dhe fëmijë. Mirëpo realiteti është se dënimi me sëmundje të zemrës është më i rëndë dhe më i madhë se dënimi në çështje të jashtme. Shumica e njerëzve të cilët i kanë zemrat e vdekura (nga sëmundjet e saj), kur goditen nga fatkeqësi prej frikës, urisë e të ngjashme prej fatkeqësive materiale e konkrete nuk marrin mësim dhe nuk kthehet prej gjëndjes së mëkateve dhe kundrështimit.

Burimi: “Dispozita prej Kuranit Fisnik” Ibën Uthejmin
Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

0 1555

Kuptimi i hadithit të Muhamedit, paqa dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ku thotë: “Ti me të vërtetë nuk shpenzon diçka, duke shpresuar fytyrën e Allahut, vetëm se do të shpërblehesh për të, madje edhe kafshatën e bukës që e vë në gojën e bashkëshortes tënde”

Dijetari i shquar, Muhamed el-Uthejmin Zoti e mëshiroftë, thotë:
Pjesa e hadithit “Nuk shpenzon diçka”, ka për qëllim: pasurinë, dirhemin, dinarin, rrobat, ushqimin, ose diçka tjetër të ngjajshme, që e kryen për hir të Allahut, veçse do t’shpërblehesh për të.

Ajo që e dëshmon këtë është fjala nga pjesa e hadithit ku thotë: “duke shpresuar fytyrën e Allahut”, ose: “ke për qëllim fytyrën e Allahut”, që don të thotë: ka për qëllim të arrijë në Xhenet, që ta sheh fytyrën e Allahut”.

Banorët e Xhenetit- Allahu më bëftë mua dhe juve prej banorëve të saj, do ta shohin Allahun e lartmadhëruar, me shikimet e tyre, sikurse shohin diellin pa mjegulla, sikurse e shohin hënën në natën e 14, që domethënë vërtetë do e shohin, qartazi.

“po aq sa edhe kafshatën e bukës që e vë në gojën e bashkëshortes tënde” – që ka kuptimin; edhe copën e bukës që ushqen gruan tënde, shpërblehesh për te, nëse e bën për hir të Allahut! Edhe pse shpenzimi për gruan tënde është çështje obligative, sikur të mos shpenzoje për të, do të kishte thënë; shpenzo ose divorco, për këtë nëse shpenzon për gruan tënde, dhe me këtë dëshiron kënaqësinë e Allahut, zoti të shpërbleftë për këtë!

Gjithashtu nëse shpenzon për fëmijët e tu, për nënën, ose babain, madje nëse shpenzon për veten tënde, e që me këtë shpreson në fytyrën e Allahut dhe kënaqësinë e Tij, Allahu të forcoftë në këtë vepër!

Burimi: Spjegimi i Rijadu Salihin
Përktheu nga gjuha Arabe:
Nusret Ramadani

0 3613

Për shkakun e zbritjes së sureve Felek dhe Nas ka cekur Dijetari El Bejhaki në librin e tijë “Argumentet e pejgamberis” një transmetim ku thuhet se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke qenë i sëmur shumë rëndë i kan ardhur dy Melek që ta mjekojn.

Njëri prej tyre ka qëndruar te koka dhe e ka pyetur atë që ka qëndruar te këmbët: Prej çka është i sëmurë? E ai i përgjigjet se e ka goditur magjia (sihri) të cilën ia ka bërë Lebid Ibën Asem që ishte hebre dhe këtë magji e ka vendos te një pus nën një pllakë guri. Ata shkuan në atë vend nxorën ujin prej pusi ngritën pllakën e gurit dhe e gjetën magjinë të cilin e dogjën dhe shkatërruan. Të nesërmen I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e dërgoi Amar Ibën Jasir Allahu qoftë i kënaqur me të, me disa të tjerë për tia sjellë magjinë. Ata hoqën ujin i cili ishte ngjyrë këne dhe ngritën pllakën e gurit për herë të dytë dhe e dogjën. Ajo magjia kishte pasur njëmbëdhjetë nyje çdoherë që I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lexonte një ajet prej këtyre dy sureve zgjidhej një nyje derisa u zgjidh e tëra. Këto dy sure u quajtën suret e kërkimit të mbrojtjes sepse njeriu duhet të kërkon mbrojtje Allahut me to nga krijesat dhe njërëzit që bëjnë keq ashtuqë Allahu ta mbron dhe tia largon çdo të keqe. Transmetohet nga Abdullah Ibën Abas Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: Duke qenë i sëmurë rëndë i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i erdhën dy melek, njëri i qëndroi te koka e tjetri te këmbët i cili e pyeti atë që qëndroi te koka: Prej çka është i sëmur? Ai i përgjigjet: E ka goditur magjia. Ky e pyet: kush i ka bërë magji? Ai i përgjigjet: Lebid Ibën Asem i cili ishte hebre. Ky e pyet: Ku është magjia? Ai i përgjigjet: Te një pus i njohur nën pllakën e gurit. Ata shkuan te pusi hoqën ujin ngritën pllakën e gurit dhe nxorën magjinë dhe e dogjën. Në te ka pasur njëmbëdhjetë nyje dhe pasi që i zbritën këta dy sure të cilat përmbajnë njëmbëdhjetë ajete, çdo ajet që lexonte zgjidhej një nyje derisa u zgjidh e gjith magjia dhe u shkatërrua.

Marë nga libri “Delail en nubuveh” El Bejhaki libri 6 faqe 248.

Përktheu nga gjuha arabe Abdusamed Selimi

0 2334

Përkufizimi terminologjik: Shkrirja e shkronjave të përafërta nëse e para shkronjë është me sukun dhe e dyta me vokale dhe ato janë gjithsej 4 shkronja:

Shkronja Lam ( ل ) shkrihet në shkronjën Ra ( ر ):

{ قُل رَّبِّ }   { بَل رَّفَعَهُ }

Shkronja Kaf ( ق ) shkrihet në shkronjën Kef ( ك ):

{ أَلَمْ نَخْلُقكُّمْ }

Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi

NA NDIQNI NË