Arhiva MujoreNovember 2017

0 3504

1. Mësimi përmendësh i Kur’anit nuk është t’i mësosh përmendësh vetëm shkronjat, por të qëndruarit në kufijtë e tij. – Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu

2. “Nuk më pëlqen për mua ta kem vdekjen më të lehtë sepse është gjëja e fundit për çfarë shpërblehet një musliman.” – Omer ibn AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë

3. “Njerëzit do t’ju nderojnë derisa nuk ua merrni gjërat që i kanë në duart e tyre, nëse e bëni këtë, atëherë ata do t’ju nënvlerësojnë juve.” – Hasan el-Basri, Allahu e mëshiroftë

4. “Frika është më e mirë se shpresa. Por, njeriu nuk është i saktë pasiqë atij kur i vjen vdekja, atëherë tek ai shpresa bëhet më e mirë se frika.” – Fudajl ibn Ajjad, Allahu e mëshiroftë

5. Të jesh i vetëm është më mirë se sa të jesh me persona injorantë.” – Omer ibn Hattab, radijAllahu anhu

6. “Ndër shkaqet më të mëdha të qetësisë është mendimi i mirë për Allahun dhe mendimi i mirë për njerzit, mendimi i mirë për Allahun lehtëson sprovat e caktuara dhe mendimi i mirë për njerëzit nuk t’i stërmadhon gabimet e tyre.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

Burimi: albislam.com

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 1041

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E besimtarëve jepu sihariq (përgzoj).” (Ahzab; 47)

Prej gjërave praktike që përkujdesej i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem!, ishte edhe përgëzimet dhe sihariqet që ua bënte shokëve të tij, sidomos përgzimi me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit; “Ju ka ardhur juve muaj i Ramazanit, muaj i begatë, Allahu ua bëri obligim agjërimin e këtij muaji, në te hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, prangosen shejtanët, në të gjendet një natë e cila është më me vlerë se njëmijë muaj, kush privohet prej mirësuve të saj, me të vërtetë i tilli është i privuar.”

Dr. Ibrahim Deuserij

2. Medito rreth gjendjes tënde në këto netë të bekuara të Ramazanit dhe shiko vetën tënde, a e shijon gjumin dhe rehatllëkun e krevetit (flen shumë) apo flen vetëm pak sa të bëhesh i fortë për ta adhuruar më shumë Allahun. Medito rreth këtij ajeti Kuranorë dhe pyete veten se a je prej tyre apo jo; “I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.” (Sexhdeh; 16).

Kush i humb dhe kalon këto netë në gjëra të kota, netët tjera (pas ramazanit) do t’i humb shumë më lehtë pastaj.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Kush i mediton ajetet Kur’anore në lidhje me haxhin e vëren se aty kërkohet thënia tekbirit, dhikrit, kujdesi i veçant për devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut, pra në përgjithësi kujdes i veçant ndaj adhurimeve të zemrës. Pra, synimi kryesor i haxhit është vërtetimi i imanit dhe devotshmëris. Medito, një nga ajetet e sures Haxh; “Te Allahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja dhe devotshmëria e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahu për udhëzimet që ua bëri. Bamirësëve merru myzhde.” (Haxh; 37).

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Kush mediton urtësitë e Allahut tek pejgamberët e Tij në suren el Enbija, se si Allahu e shpëtoi Ibrahimin nga zjarri, Lutin nga populli i tij homoseksualës, Nuhun nga shkatërrimi i madh, se si e bëri të ditur Davudin, se si e bëri të mbret dhe ia mësoi gjuhët e shpezëve Sulejmanit, Si e shëroi Ejubin, Si e shpëtoi Junusin nga tmerri në barkun e Balenës se si i dha djal në pleqëri Zekerijas alejhi selam!? Arsye e të gjithave, ishte ; “Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.” (Enbija; 90).

Ebu Bekri, radijAllahu anhu. Ed durur el Menthur; 8/120

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar.” (Enbija;90).

Duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa.” (Sexhdeh; 16).

Shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij.” (Isra; 57).

Kush mediton këto porosi Kur’anore, e kupton që e tërë jeta e tij duhet të jetë mes frikës nga dënimi Zotit dhe shpresës tek Ai dhe mos ta anashkaloj as njërën e as tjetrën. Ky, njëherit ishte edhe udhëzim nga pejgamberët e Allahut dhe nga dijetarët e këtij umeti.

Dr. Abdurrahman el Akël

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1127

O Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin e xhehenemit! Sepse, me të vërtetë, dënimi i tij (zjarrit), është shkatërrim i paevitueshëm, me të vërtetë, ai (xhehennemi), është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar.[1]

(Rabena isrif anna adhabe xheheneme, ina adhabaha kene garamen, ineha se’et mustekarran ve mukamen)

Komentim i lutjes

Kjo lutje e bekuar është një prej lujeve dhe atributeve të robërve të Allahut, Ai i përshkroi dhe i lavdëroi me atributet më të larta, i cilësoi me cilësitë më të bukura, i aneksoi tek Vetja e Tij Fisnike, në shenjë nderimi për ta, për të treguar pozitën e tyre të vyer, kështu duke i paraprirë këtyre atributeve me fjalën : “Robërit e Mëshiruesit“.

Dhe atë se robëria është dy llojësh:

1) Robëri ndaj njëshmërisë së Allahut dhe Qenies së Tij. Këtu bëjnë pjesë të gjitha krijesat; muslimanë dhe jomuslimanë, të mirët e të këqijtë, që të gjithë janë robër të Allahut, të zotëruar, të udhëhequr nga Ai. “S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm“.[2]

2) Robëria ndaj njëshmërisë së Tij në adhurim. Ky lloj robërimi është i veçantë, është robërim i profetëve, e i të devotshmëve. Dhe ky lloj robërimi është për qëllim në ajet. Për këtë i aneksoi në emrin e Tij “Mëshiruesit”.

Sa nderim madhështor, për ata që janë sikur shembulli i tyre.

Më pas përmendi veçori të bukura, të lutjeve që ata luteshin, e thanë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh mundimin e xhehenemit!”. Pra, O Zoti Ynë, na shpëto nga dënimi i xhehenemit, e prej shkaqeve të shpëtimit që në dynja që është; lehtësimi i veprimit të veprave të mira, dhe largimi nga të këqijat që shpiejnë në të. Kjo është një shënjë se çfarë i duhet besimtarit prej; frikës nga dënimi, duke shpresuar në shpërblim. Kështu që bashkon mes frikës dhe inkurajimit, po si dy krahë të shpendit. Dhe se robi nuk duhet të mashtrohet me veprat e tija, sado që të jetë i devotshëm, sepse ata (robërit e Mëshiruesit) me gjithë atributet fisnike që kishin, frikoheshin nga dënimi i Allahut, ata i luteshin Allahut që ta largon xhehenemin prej tyre, pa u mashtruar pas veprave të tyre. Dhe kjo gjendje është një prej adhurimeve të mira dhe të plota.

Sikur që pohon Allahu për besimtarët: “dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre“.[3] Të cilin ajet na e shpjegoi i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem. Në hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: e pyeta të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, për këtë ajet; A janë ata të cilët pijnë alkool dhe vjedhin? Ai tha: “Jo oj bija e Sidikut, ata janë të cilët agjërojnë, falen, japinë lëmoshë, dhe kanë frikë që mos t’ju pranohen. Këta janë ata të cilët shpejtojnë në vepra të mira”.[4]

Fjala e Allahut: “dënimi i tij është i pandalshëm“. Më pas përmendi shkakun e kësaj lutje; dënim i keq e i vazhdueshëm, shkatërrim i pandarë për atë që dënohet në xhehenem. Kështu që kuptimi i fjalës (غراما) është; shoqërues i pandarë. Për këtë Hasan el Basriu thotë: “Çfarëdo që e godet birin e Ademit, dhe ajo i tejkalon, nuk quhet (غراما) sepse (غراما) është që e shoqëron atë për aq sa do të ekzostojë toka e qiejt.”

Fjala e Allahut: “është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar“. Pra, sa vend i keq në pamje, e sa vendqëndrim i keq që është. Këtë lutje ata e shprehin në formë të frikës, duke dhënë mundin e fundit në kërkim shpëtimi prej saj, sikur të jenë të fundosur në mëkate.

Këtu vie në pah rëndësia e kërkim mbrojtjes nga zjarri, pasi që filluan kërkimin e mbrojtjes me të, sepse është e keqja më e madhe nga e cila Allahu na e tërhoqi vërejtjen. Këto lutje tregojnë se preferohet që lutësi të përmend shkakun e lutjes “është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar “.

Dobi nga kjo lutje

  1. Rëndësia e kësaj lutje.
  2. a) pasi që Allahu e përmendi këtë lutje për njerëzit të cilët Ai i lavdëroi, dhe i emërtoi robër të Tij në këtë Libër i cili do lexohet deri ditën e Kiametit.
  3. b) kjo lutje u përmend me foljen e kohës së tashme: “dhe ata që thonë” që tregon për shpeshtimin e shumtë të kësaj lutje, dhe vazhdueshmërinë në të.
  4. Preferohet që lutësi të përmend shkakun dhe arsyen e lutjes, si në rastet; “Sepse, me të vërtetë, dënimi i tij”. Dhe ; “është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar”.
  5. Duhe që lutësi të bashkon mes frikës dhe shpresës, dhe se kjo mënyrë është më afër pranimit të lutjes.
  6. Zgjatja e lutjes është e preferuar tek Allahu, siç shihet në zgjatjen e lutjeve duke përmendur arsyet e lutjeve.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Furkan, 65-66.

[2] Sureja Merjem, 93.

[3] Sureja Mu’minun, 60.

[4] E shënon Tirmidhiu, 3175.

0 2149

Dispozitat e Shkrirjes ( أَحْكَام الإِدْغَام )

1_ Shkrirja e dy shkronjave të njëjta

( إِدْغَام المُتَمَاثِلَيْن ).

2_Shkrirja e dy shkronjave të përafërta

( إِدْغَامُ المُتَقَارِبَين ).

3_Shkrirja e dy shkronjave të përngjashme

( إِدْغَامُ المُتَجَانسَيْنِ ).

 

1_ Shkrirja e dy shkronjave të njëjta

Përkufizimi terminologjik: Nëse dy shkronja të njëjta vijnë njëra pas tjetrës e para me sukun dhe e dyta me vokale atëherë ato dy shkronja të njëjta shkrihen në një shkronjë të dyfishuar me teshdid.

{ إِذْهَب بِّعَصَاكَ }

{ إِذ ذَّهَبَ }

{ قَد دَّخَلَ }

{ يُدْرِككُّمْ }

{ يَجْعَل لَّهُ }

Vërejtje:

Nëse shkronja e parë dhe e dytë janë prej shkronjave të medit (zanoreve të zgjatura) obligohet Idhhari.

{ فِي يَوْمٍ }   { قَالُوا وَهُمْ }

Përgatiti:  Hoxhë Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 1392

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.” (Kaf; 5).

Çdokush që e refuzon pranimin e të vërtetës në fillim , i tilli le ta dinë se do sprovohet me dyshime në pranimin e të vërtetës në të ardhmen. Andaj, obligohet çdonjëri prej nesh që nga momenti që ndëgjojmë për të vërtetën dhe të themi; “Dëgjuam dhe respektuam.”

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Kaf: fq.75

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat; 12).

Allahu, xhele ue ala, i ka urdhëruar besimtarët të largohen nga dyshimet ndaj njëri-tjetrit, pra të largohen nga dyshimet qofshin të pakta apo të shumta, ngase edhe dyshimi i paktë është mëkat, andaj i mençuri largohet prej këtij mëkati. Njerëzit, po ta merrnin këtë këshillë Kuranore do të jetonin më të qetë dhe më të rahatshëm.

Dr. Uvejid el Atavij Ligjerata : Si ta meditojmë Kur’anin

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (Huxhurat; 2).

Ky ajet aludon se njerëzit duhet të kenë edukatë ndaj njerëzve me vlerë, të urtë dhe të ditur(ndaj dijetarëve), ngase ata ia kthyen shpinën lukseve të dunjas vetëm e vetëm t’i bëjnë hyzmet kësaj feje dhe t’ua mësojnë njerëzve fenë e Allahut. Ndaj tyre(dijetarëve, hoxhallarëve) duhet të kihet kujdes në shumë gjëra, prej tyre:

1. Sjellja e mirë ndaj tyre

2. Mos t’ua marrim kohën e tyre të çmuar pa arsye të justifikuar nga sheriati islam

3. Dalja në ndihmë ndaj tyre, gjëra materiale, përkrahje morale apo në projekte. Ngase të gjitha këto që u cekën janë në dobi të muslimanëve.

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.369

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (Huxhurat; 2).

Nuk ka dyshim se një fjalë e vetme pa edukatë ndaj Allahut ose ndaj të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ka mundësi ta pakësoj imanin e besimtarit ose ta zhdukë atë (imanin) tërësisht.

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.400

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.” (Ahzab: 72).

Cudi është me njerëzit që nuk pajtohen me caktimin (kaderin) e Allahut. Edhe pse e dinë ata se Allahu është Krijuesi dhe Sunduesi i tokës dhe qiejve, i Urti dhe i Dituri. Mirëpo, ata nuk ndalen fare me korigju dhe fajsu veten për mëkatet e tyre për sprovat dhe fatkeqësitë që i kanë goditur, sidoqoftë, dihet fare mirë se në përgjithësi kjo është natyra njerëzore.

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 2828

Pyetja: Cili është vendimi islam mbi pirjen e lëngut hallall në një gotë që përdoret për konsumimin e verës ?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.
Është më mirë për një musliman të shmanget nga përdorimi i enëve që përdoren për gatimin e mishit të derrit dhe pijen e alkoolit, por nëse ai nuk mund të gjejë asgjë tjetër, atëherë lejohet që ai t’i përdorë ato me kusht që t’i lajë me ujë para përdorimit.

Ebu Thalebe el-Husheni, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë se pyeti të Dërguarin e Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e i tha: Ne jetojmë afër ithtarëve të Librit (krishterët e çifutët) dhe ata gatuajnë mish derri në enët e tyre dhe pijnë verë në gotat e tyre. I dërguari i Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) tha: “Nëse mund të gjeni të tjetëra, hani dhe pini nga to. Nëse nuk gjeni tjetëra, atëherë lani me ujë dhe hani e pini në to.

E shënon Ebu Davudi (3839); baza e këtij hadithi gjithashtu është shënuar tek Buhariu dhe Muslimi.

Njashtu, nuk mendojmë se gjërat janë kaq të vështira për muslimanët sot, sa nuk mund të gjejnë gota tjera për të pirë lëngje përveç nga gotat e verës.

Më pas, nëse ai pi lëngje nga një gotë vere, kjo hap derën e të qenit i akuzuar. Kushdo që e sheh, mund të mendojë se po pi alkool. Ndërsa besimtari duhet që të mbyllë çdo derë që mund të çojë njerëzit të kenë thashetheme rreth tij.

Por, nëse qëllimi i atij që pi nga një gotë vere është të imitojë ata që pijnë alkool në mënyrën se si pijnë, atëherë në këtë rast është haram të pijë nga ato gota, sepse imitimi i njerëzve mëkatarë dhe keqbërës është haram.

Allahu e di më së miri.
Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1713

Islami duhet pranuar si një tërësi e pandashme. Ligjet e Islamit kanë të bëjnë me adhurimin ndaj Zotit dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ato flasin për esencën (përmbajtjen) dhe formën.
Duhet pranuar edhe aspektet e përmbajtjes por edhe ato të formës. Përmbajtja e një gjëje është shpirti i saj mirëpo nuk anashkalohen ligjet që flasin për formën.
Në raste kur ndeshen forma me përmbajtjen gjithnjë fiton kjo e fundit.
Të marrim një shembull: trupi i shpirtosur i një luani i mbushur brenda me pambuk është krejtësisht i pafuqishëm përballë një fëmije i cili ka forcën të përmbys sa herë të dojë. Luani paraqet formën ndërsa fëmija esencën.
Allahu i madhëruar na urdhëron që fenë ta marrim si tërësi pa anashkaluar asnjë pjesë të saj, Ai thotë: “O ju që besuat përqafoni fenë islame në tërësi, e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.” (Bekare: 208)

Hoxhë: Agim BEKIRI

Burimi: albislam.com

0 2767

O Allah kërkoj të më mbrosh nga paaftësia, përtacia, frika, pleqëria, kopracia. Kërkoj të më mbrosh nga dënimi i varrit, dhe nga sprovat e jetës dhe të vdekjes.[1]

 اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ وَالْكَسَلِ، وَالْجُبْنِ وَالْهَرَمِ والْبُخْلِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا َالْمَمَاتِ

(Allahume ini eudhu bike minel axhzi, vel keseli, vel xhubni, vel herami, vel buhli, ve eudhu bike min adhebil kabr, ve min fitnetil mahjai vel memat)

Komentimi i lutjes

Këtë lutje na e përcjell sahabiu i nderuar Enes ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e thotë: i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lutej e thoshte:…”

Fjala e tij: “Lutej e thoshte“, folja e kohës së tashme pas parashtesës (كان) flet për vazhdueshmërinë e veprimit.

Pra, i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lutej me këtë lutej vazhdimisht  për shkak rëndësisë që ka. Dhe atë se; paaftësia dhe përtacia bëjnë që njeriut t’i ikin shumë obligime prej veprave të mira, të cilat i sjellin dobi në fe, në dynja e në ahiret.

Njashtu kërkoi mbrojtje nga frika; e që nënkupton frika prej gjërave, që sjell deri në mosveprimin e shumë prej obligimeve e detyrave të Allahut, si; mosguximi për t’u ballafaquar në urdhërimin në të mirë e ndalimin nga e keqja, moskundërshtimin e epshit e djallit.

Kërkimi i mbrojtjes mga pleqëria; pra, nga të shtyerit në moshë, që sjell si pasojë humbjen e fuqisë dhe dobësim. Si; humbje të mendjes, shqisave, pamundësia e kryerjes së disa adhurimeve, neglizhimi i disave.

Fjala e tij: “Sprovat e jetës“, që nënkupton çdo gjë me çfarë ballafaqohet njeriu gjatë jetës prej sprovave të dynjasë dhe zbukureve të saja; prej grave, pasurisë, fëmijëve. Njashtu këtu bëjnë pjesë sprovat në fe. E prej sprovave më të mëdha në dynja të vdes njeriu me një përfundim të keq -Allahu na ruajttë-.

Fjala e tij: “dhe të vdekjes“, pra, është thënë se sprovat e vdekjes ka për qëllimك sprovat e varrit. Është thënë: sprovat e çastit kur del shpirti. Por, mund që të konsiderohen të gjitha këto kuptime.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër 2823. Muslimi me numër 2706.

0 1718

Kur mund të shohësh fytyrën e vërtetë të njerëzve?

1. Gjatë marrëdhënieve financiare.
2. ‎Në udhëtim, me kusht që të jetë i vështirë, pra, përjashtohet udhëtimi i rehatshëm.
3. ‎Gjatë emocioneve, në gëzim, në hidhërim bien maskat.
4. ‎Kur ndahen përgjegjësitë, detyrat apo obligimet.
5. ‎Kur je në krizë, dikush ikë e dikush të afrohet.
6. ‎Shoqërimi i gjatë me dikë.
7. ‎Marrëdhëniet me ata që janë të panevojshëm për ty ose në një pozitë më të ulët.

Jasir El-Huzejmij
Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË