Arhiva MujoreDecember 2017

0 93

Omer Ibn Abdulazizi, rahimehullah, i tha të pranishmëve në mexhlisin e tij: Më tregoni se kush është njeriu më ahmak?

Të pranishmit ia kthyen: Njeriu i cili e shiti ahiretin e tij për dunjanë.

Omer Ibn Abdulazizi, rahimehullah, ua ktheu duke thënë: A dëshironi t’ju tregojë se kush është më ahmak se ky që thoni!?

Të pranishmit i thanë: Po, si jo, na trego!

Omer Ibn Abdulazizi, rahimehullah, tha: Njeriu i cili e shiti ahiretin e tij për dunjanë e njerëzve të tjerë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

0 401

HADITHI:

Abdullah ibn Amr, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, ka thënë: “Kënaqësia e Allahut në ty, është në kënaqësinë e prindërve me ty. Dhe hidhërimi i Allahut në ty është me hidhërimin e prindërve me ty.[1]

KOMENTI:

Është përmendur në shumë hadithe se mosnderimi i prindërve është një prej ndalesave të Allahut. Edhe ky hadith sqaron që kënaqësia e Allahu të Madhëruar është me kënaqësinë e prindërve, e që nëse ti dëshiron që Allahu të jetë i kënaqur me ty, bëji prindërit e tu të jenë të kënaqur me ty. Dhe nëse dëshiron që Allahu të jetë i hidhëruar në ty, bëji prindërit e tu të jenë të hidhëruar me ty. E shpërblimi është sipas llojit të veprës.

Është një fakt për pozitën e madhe që kanë prindërit, qoftë edhe nëse janë jobesimtarë, Allahu thotë: “Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. Nëse insistojnë ata, që të më bësh Mua shok për atë që nuk din asgjë, mos i dëgjo, por shoqërohu me ta në këtë jetë me të mirë.” Sureja Llukman, 14-15.

Pra, edhe prindi i cili është jobesimtar shoqërohet me mirësi në këtë botë, duke shpenzuar për te, duke u sjellur mirë, me respekt ndaj tij, por, nuk respektohet në mëkat ndaj Allahut, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka respekt ndaj një krijese në mëkatim ndaj Krijuesit.”[2]

Njejtë me këtë e shënon edhe Buhariu dhe Muslimi fjalën e Ali ibn Ebi Talib, Allhu qoftë i kënaqur prej tij: “Nuk ka nderim në mëkat, por nderimi është në punë të mira.”

Që nëse prindërit të urdhërojnë me lënie të namazit, në këtë rast nuk respektohen. Poqëse të urdhërojnë të konsumosh duhan, apo të blesh duhan, mos i respekto, ngase është mëkat, e që nuk llogaritet mosnderim i prindërve, përkunrazi nëse i respekton edhe në mëkat llogaritet mosnderim, andaj, nderoi prindërit në punë të mira, e jo në mëkate.

Kënaqësia e Allahut në ty, është në kënaqësinë e prindërve me ty. Dhe hidhërimi i Allahut në ty është me hidhërimin e prindërve me ty.

Kur një njeri erdhi që të kërkonte leje nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të shkojë në luftë, ai i tha: “A i ke prindërit ende gjallë?” tha: Po! Ia ktheu: “Tek ata bën luftë (mundohu).”

E ktheu atë tek prindërit e tij, dhe barazoi mes nderimit të prindërve me luftën në rrugë të Allahut, e që nënkupton se njeriu patjetër duhet të kërkon lejen e prindërve. Është thënë se ky lejim ka të bëjë në rastë kur shkuarja në luftë është obligim kolektiv, ndërsa në raste kur lufta është obligim individual nuk pyeten për leje.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PARË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër, (1899). Dhe ibn Hibani me numër, (429). Hakimi (1/151). Shejh Albani e vlerësoi hasen në librin e tij (Vargu u haditheve të sakta, 2/44)

[2] E shënon Ahmedi në (Musned) e tij me numër, (4/426,432). Abdurrezaku në (Musanef) e tij me numër, (20700). Taberani në (el Kebir) me numër, (18/432-435).

0 425

1. “Injoranca dhe padrejtësia janë rrënja e të gjitha të këqijave, siç thotë Allahu: “dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.” [el-Ahzab: 72] – Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

2. “Unë nuk di pas gradës së profetëve diçka më të mirë sesa transmetimi i diturisë.” – Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë

3. “Mëshira ndaj fëmiut të vogël dhe përqafimi i tij, ta puthësh atë dhe të kujdesesh për të është një nga veprimet që Allahu i do dhe shpërblen.” – Ibn Batal, Allahu e mëshiroftë

4. “Muslimani asnjëherë nuk heq dorë (nuk e humb shpresën). Sepse ai e di se pa marrë parasysh sa janë rrugët e bllokuara rreth tij dhe ai nuk mund të ecë, rruga e qiellit nuk mbyllet asnjëherë.” – Dr. Ali Tantavi

5. “Nga dobësia e Imanit (besimit) është kur njeriu i gëzohet mangësive që bëjnë të tjerët, ndërsa e fsheh mangësinë e vet. Dhe nga fuqia e Imanit është kur brengosesh për mangësitë e të tjerëve edhe nëse kjo mangësi është në ty.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Shenjë e sëmundjes së zemrës është kur njeriu hidhërohet për punë të dunjasë.” – Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 107

Pyetja: A duhet që të bëjmë nijet për abdes në fillim ose gjatë larjes së fytyrës, apo mund të bëhet në çdo kohë duke marrë abdes?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Së pari:

Nijeti (synimi për të vepruar) është thelbësor për të gjitha adhurimet, dhe asnjë adhurim – duke përfshirë edhe abdesin- nuk është i vlefshëm pa nijet.

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nijeti është kusht thelbësor për abdesin, guslin (larjen) dhe tejemumin, pa asnjë mospajtim mes nesh (medh’hebit) në lidhje me këtë. Ky është edhe mendimi i Malikut, Lejth ibn Sadit, Ahmed ibn Hanbelit dhe Davudit. Duke u argumentuar me fjalën e Allahut:

“Dhe ata nuk u urdhëruan, pos që ta adhurojnë Allahun ….” Sureja Bejine, 5.

Adhurimi me përkushtim të sinqertë është një veprim i zemrës; ky është nijeti dhe forma e urdhërimit këtu tregon se është i detyrueshëm (vaxhib).

Argument nga suneti është fjala e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: “Veprimet janë me qëllime”.

Argument tjetër është pjesa tjetër e hadithit: “Çdo personi i takon atë që ai ka për qëllim.” Nëse ai nuk ka nijet të merr abdes atëherë ai nuk ka abdes, dhe kështu me radhë.[1]

Së dyti:

Duhet të theksohet se vendi i nijetit është zemra, dhe se nuk shqiptohet me gojë.

Së treti:

Është më mirë që nijeti të bëhet në fillim të abdesit ose pak para, në mënyrë që nijeti të përfshijë të gjitha pjesët e abdesit. Ajo që është e detyrueshme është ta bëjmë nijetin kur të fillojmë t’i lajmë pjesët obligative të abdesit.

Shejh Ibn Uthejmini në librin e tij (Sherh al-Mumti (1/140)) thotë:

Nijeti ka dy vende:

1 – vendi i parë është në dispozitën e sunetit, që bëhet para një suneti gjatë abdesit, nëse ekziston ndonjë sunet para vaxhibit.

2 – të jetë vaxhib në fillim të një veprimi të detyrueshëm.

Bazuar në këtë, më së miri është të bëhet nijet para se të fillohet me abdes dhe është e detyrueshme të bëhet nijet me fillimin e veprimeve obligative të abdesit.

Dijetarët janë të ndarë në mendimi se cili veprim është i parë i detyrueshëm gjatë abdesit. Disa thonë është; Bismillah, të tjerët thonë është; shpërlarja e gojës – ky është mendimi më i saktë – të tjerët thonë; larja e fytyrës.

Por, nëse një person bën nijet gjatë veprimit të veprës obligative të abdesit, ai nuk do të shpërblehet për sunetet e mëhershme të abdesit, siç është; thënia Bismillah dhe larja e duarve tri herë.

Shejh Abdulaziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Është vërtetuar nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, se ai në fillim të abdesit lante duart tri herë, duke e bërë nijet abdesin, dhe thoshte Bismillah.[2]

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

—————

[1] Nga libri (el-Mexhmu) 1/356.

[2] Mexhmu el-Fetava nga shejh Ibn Baaz, 10/98.

0 361

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju njerëz, s’ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj Allahut ai i mashtruari (shejtani).” (Fatir; 5).

Mashtrimi i njerëzve ndodh apo vjen nga dy shkaktarë;
a) Mashtrimi me vetveten apo me nefsin dhe…
b) Mashtrimi nga Shejtani.

Edhe tek pjesa e parë ndërhyn shejtani, por kjo ndërhyrje ndodh pasiqë njeriu të mashtrohet me vetveten apo ta pëlqej vetveten, pastaj fillon ndërhyrja e shejtanit.

Tahrir Ve Tenvir; 22/259

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe ndërhyhet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata.” (Sebe; 54).

Kur të vjen vdekja dhe kur të shfaqet fletushkat e veprave dhe kur ta shohësh se sa shumë shpërblehen veprat e mira dhe dënimet për mëkatet, do të dëshirosh që të bësh një tesbih (SubhanaAllah,etj) ose të falë dy rekate namaz, por nuk do mundesh, ngase do jetë vonë.

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.49

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe ndërhyhet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata.” (Sebe; 54).

Kur të vjen vdekja dhe kur të shfaqet fletushkat e veprave dhe kur ta shohësh se sa shumë shpërblehen veprat e mira dhe dënimet për mëkatet, do të dëshirosh që të bësh një tesbih (SubhanaAllah,etj) ose të falë dy rekate namaz, por nuk do mundesh, ngase do jetë vonë.

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.49

4. A nuk turpërohesh duke mos u përgatitur fare për vdekjen, duke ndjekur rrugën e përtacëve, për të cilët, tha Allahu; “(Allahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.” (Jasin; 49-50).

Pastaj, njashtu ju vjen si dërgues dhe lajmtarë për vdekje, si sëmundja ose të thinjurit e qimeve të flokëve dhe mjekrrës, por ata prap nuk mbledhin mend; “O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.” (Jasin; 30).

El Ihja, të Gazaliut; 4/65

5. Isha duke ecur rrugës për të kryer imoralitet gjatë pushimit veror dhe papritmas kujtova takimin me Allahun qëndrimin tim para Allahut si dhe kujtova fjalën e Allahut, ku thotë; “Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.” (Jasin; 65).

Menjëher e ndrrova rrugën dhe u ktheva në shtëpi, falënderova Allahun që me dhuntin e Tij më ruajti nga veprimi i këtij mëkati të madh përmes meditimit dhe kujtimit të ajetit të lartëpërmendur.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 333

Një hajdut u fut në shtëpinë e dijetarit të madh Malik ibn Dinar-Allahu e meshirofte!- kërkoi diç për të vjedhur mirepo s’gjeti dot. Duke kërkuar e pa Malikun tek po falej. Kur Maliku dha selam, i tha: erdhe për të kërkuar plaçka te dynjasë, e plaçka të Ahiretit ke? Hajduti u mahnit dhe u ul të dëgjojë. Maliku e këshilloi derisa hyri koha e sabahut kushtu që u nisën së bashku për në xhami.

Në xhami, njerëzit u habiten me keta dy: dijetari më i madh me hajdutin më të madh!! A është e mundur kjo?! E pyetën Malikun për këtë, ndërsa ai iu tha: erdhi për të na vjedhur mirëpo ne ia vodhëm zemrën!!

Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 90

Të flasësh bukur dhe qartë është element shumë i rëndësishëm në përcjelljen e idesë, kulturës dhe vlerave … por ajo që vërtetë i skalit këto të gjitha është praktika e sjelljes dhe moralit që përcjell ideja dhe kultura që ti flet … skalitje që vështirë se fshihet apo zhduket nga çdo furtunë që vjen papritur. Kjo skalitje duhet të ngelet gjurmë e fortë tek të tjerët.
Prandaj, o thirrës i vlerave hyjnore! O mbartësi i traditës profetike! O ti që Allahu të nderoj të jesh pjesë e kësaj familje islame … kujdes! Mos i shkatërro fjalët e bukura me moralin e keq … por, skalite sjelljen tënde tek të tjerët që të vinë të nënshtruar për të dëgjuar fjalën e bukur dhe të qartë të Krijusit tënd.
Nuk ka fjalë më të bukur se sa ai që thërret në rrugë të Allahut e bënë vepra të mira, e thotë: Unë jam prej muslimanëve

Hektor Binaj

0 277

1. Sa ajete Kuranore posedon Xhuzi Amme (Xhuzi 30)?

– Xhuzi i 30 i posedon gjithësej 564 ajete.

2. Sa fjalë dhe sa shkronja posedon sureja el Huxhurat!?

– Sureja el Huxhurat posedon 340 fjalë dhe 1474 shkronja.

3. Pse u quajt sureja el Hakkah me këtë emër!?

– U quajt kështu, ngase sqaron ndodhitë e ditës së kiametit.

4. Kur zbriti fjala e Allahut;
سَوَاءٌ عَلَيْهِمْ أَسْتَغْفَرْتَ لَهُمْ أَمْ لَمْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ لَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse Allahu kurrsesi nuk do t’i falë dhe është e sigurt se Allahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.” (Munafikun: 6).

– Zbriti pas luftës Beni Mustalik në vitin e pesë të hixhretit (kalëndarit hënor Islam).

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ ۗ إِنَّا جَعَلْنَا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ
Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.” (A’raf; 27).

Çfarë është për qëllim tek fjala e Allahut: وَقَبِيلُهُ “shoqëria e tij.”?

– Është për qëllim shejtani, familja e tij dhe shejtanët e exhinët në përgjithësi.

Autor: Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 433

Nëse dëshiron të dijsh vlerën tënde te Zoti shiko se me çka të ka anguzhuar.

Nëse të ka angazhuar me dhikër, dije se Ai dëshiron të të përmend.

Nëse të ka angazhuar me lexim të Kuranit, dije se Ai dëshiron të të flet.

Nëse të ka angazhuar me adhurime, dije se Ai dëshiron të të afrojë.

Nëse të ka angazhuar me dynja, dije se Ai të ka larguar.

Nëse të ka angazhuar me njerëzit, dije se të ka nënvlerësuar.

Nëse të ka angazhuar me lutje, dije se Ai dëshiron të të jep.

Shiko gjendjen tënde, me çka je i angazhuar! Pozita jote përcaktohet nga ajo me të cilën je angazhuar.

Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 69

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Mënyra se si gjymtyrët e trupit janë larë ose janë fshirë (mes’h) gjatë abdesit nuk është e detyrueshme. Ajo që është e detyrueshme është të lahen pjesët që duhet të lahen dhe të fshihen pjesët që duhet të fshihen, në çfarëdo mënyre që të bëhet. Por, padyshim që veprimi i mënyrës e cila është transmetuar nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, është më i mirë dhe më i përsosur.

Së dyti: Janë transmetuar dy mënyra të fshirjes mbi kokë:

1 – Pasi t’i kesh lagur duart me ujë, i vendos në pjesën e përparme të kokës dhe e fshin kokën derisa të arrijnë duart në pjesën e prapme të kokës, pastaj i kthen ato në pjesën e përparme të kokës (prej nga ke filluar)

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në “Sharh Muslim” thotë: Dijetarët janë pajtuar njëzëri se kjo mënyrë ë mes’hut mbi kokë është më e preferuara.

Kjo mënyrë është vërtetuar në një numër të haditheve nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, prej tyre:

Transmetohet nga Abdullah ibn Zejd, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili e përshkroi mënyrën e abdesit të profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e tha: “… Pastaj ai e fshiu kokën me dy duart e tij, duke filluar nga para deri mbrapa. Filloi prej pjesës së përparme të kokës, i çoi deri  në pjesën e prapme të kokës, pastaj i solli përsëri aty ku filloi.[1]

Muavijeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, morri abdes para njerëzve, ashtu siç e kishte parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke marrë abdes: Kur arriti në kokë, ai morri ujë në dorën e majtë dhe i vuri duart në mes të kokës derisa uji filloi të pikonte apo pothuajse po pikonte. Pastaj e fshiu kokën nga pjesa përpara deri në pjesën prapa, dhe nga prapa deri në fillim.[2]

Transmetohet se Mikdam ibn Madi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Unë e pashë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, duke marrë abdes. Kur arriti të fshinte kokën, ai i vuri dy duart në pjesën e përparme të kokës (dhe e fshiu) derisa arriti në pjesën prapme kokës, pastaj i solli ato përsëri në vendin ku ai kishte filluar.[3]

Kjo mënyrë e mes’hut mbi kokë i përshtatet atij që ka flokët të shkurtëra.

2 – Fshirja e tërë kokës, por në drejtim të flokëve, në mënyrë që të mos ndryshohet forma e flokëve.

Kjo mënyrë e fshirjes i përshtatet atij që flokët e të cilit janë të gjata – qoftë burrë apo grua – që flokët të mos i prishen duke i kthyer duart.

Transmeton Rubeji’a bint Mu’avidh ibn Afra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, morri abdes në shtëpinë e saj, dhe ai fshiu gjithë kokën e tij nga maja e kokës çdo pjesë deri në fund të flokëve, por ai nuk ndryshoi formën e flokëve nga vendi.[4]

El-Irakiu ka thënë: Ajo që nënkuptohet është se ai fillonte të fshinte kokën prej pjesës më të lartë dhe deri sa përfundonte në fund të kokës, duke e bërë këtë në të gjitha anët e kokës së tij.

Ibn Raslan ka thënë: Kjo metodë është e veçuar për një person që ka flokë të gjata, sepse nëse ai i kthen duart deri në fillim të kokës për ta futur ujin të arrijë rrënjët e flokëve të tij, i prishet forma e flokëve, dhe personi dëmtohet duke i pështjelluar e duke i ngatërruar flokët.

Është pyetur Imam Ahmedi se si një grua ose një burrë që ka flokë të gjata të merr mes’h? Ai tha: Nëse dëshiron, mund të merr mes’h në mënyrën e transmetuar nga Rubejia, pasi që përmendi hadithin tha: “Kështu: Dhe vuri dorën në majë të kokës dhe e çoi atë në front, pastaj e ngriti dhe e vendosi aty ku kishte filluar (në krye të kokës së tij) dhe e çoi atë në pjesën e prapme.

Mund të kuptohet me fjalën (karn) e përkthyer më lart si “maja e kokës” të jetë pjesa e përparme e kokës, pra fshirja fillon që prej pjesës së përparme të kokës duke përfshirë të gjitha anët deri në pjesën e prapme të kokës, dmth. ai i dha mes’h kokës së tij vetëm një herë nga pjesa e përparme deri në pjesën e prapme të kokës, duke mos i kthyer duart përsëri, për të shmangur prishjen e flokëve.

Rubej’ia, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “nuk lëvizte formën e flokëve”.

Shiko (Avnul al-Ma’bud Sherh Sunan Abi Davud, Nejl al-Autar (1/189) dhe el-Mugni (1/178).

Çështja është, që në këtë mënyrë merr mes’h ai që ka frikë se flokët e tij do të pështjellohen, kështu që ai i fshin flokët në drejtim të rritjes së flokëve, e që forma e flokëve të tij nuk do të ndryshohet.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] E shënon Buhariu (185) dhe Muslimi (235).

[2] E shënon Ebu Davudi (124). Shejh Albaani e vlerësoi sahih në librin e tij (sahih ebu Davud).

[3] E shënon Ebu Davudi (122). Shejh Albaani e vlerësoi sahih në librin e tij (sahih ebu Davud).

[4] E shënon Ahmedi (26484) dhe Ebu Davud (128). Shejh Albaani e vlerësoi sahih në librin e tij (sahih ebu Davud).

NA NDIQNI NË