Arhiva MujoreDecember 2017

0 370

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur.” (A’raf: 99).

Frika nga ndëshkimi i Allahut është mjetë kryesor i cili shpie drejtë përsosjes së veprave të mira dhe pakësimit të mëkateve.

El Iz Ibn Abduselam Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.82

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.” (Maide; 79).

Po të heshtnin ithtarët (njerëzit e hakut) e të vërtetës nga sqarimi i të vërtetës, atëherë do të vazhdonin gabimtarët në gabimet e tyre si dhe t’i ndjeknin dhe do t’i pasojnë ata qorrazi edhe të tjerët. Andaj, sa mëkat i shëmtuar është heshtja e tillë dhe vaj halli për ata që heshtin dhe nuk ua sqarojnë të vërtetën njerëzve.

Shejh Ibn Bazi, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 3/72

3. Allahu, xhele ue ala, është Ai që i ka caktuar furnizimet (rizkun). E caktoi për çdo shpirtë furnizimin dhe exhelin (afatin e vdekjes), mirëpo nuk na tha Allahu, uluni mos punoni derisa t’ju vjen furnizimi pa punuar fare, por  Allahu tha; “Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.” (El Mulk; 15).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.128

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet; 34).

Këtë ajet e kam futur në praktikë në jetën time dhe ju tregoj se çdoherë që ka ndodh urrejtje apo keqkuptim me dikë prej njerëzve, e kujtoja këtë ajet dhe e fusja në prakikt si dhe mundohesha te ktheja të keqe me të mirë, dhe kjo ndikonte që t’i rregulloj raportet me ata që kisha mosmarveshje dhe keqkuptime. Njëkohësisht, ndjehesha i qetë dhe komod pastaj edhe vetë personalisht, falënderimi i takon vetëm Allahut , xhele ue ala, për çdo gjë.

5. Shejtani është zotuar para Allahut, duke thënë; “Ai(shejtani) tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë.” (Sad; 82).

Medito rreth gjendjes së njerëzve sot, edhe pse shejtani e njeh Allahun si Zot, bile i lutet Allahut: “Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!” (Sad; 79).

E pastaj, dikush prej bijve të Ademit(dikush prej njerëzve), vjen dhe thotë; “E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” (Naziat; 24).

Bile, bile e mohon edhe njëshmërinë e Allahut dikush prej njerëzve, duke thënë; “E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje.” (El Kasas; 38)

Pas këtyre devijimeve, kush ka siguri se nuk do të devijoj përpos ata që i do Allahu; “Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore).” (Hixhr; 42).

O Allahu im, na ruaj nga devijimi!

Shejh Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 499

Dispozitat e shkronjës Lam ( ل  )

( أَحْكاَمُ  اللاَّمِ )

  1. Dispozitat e shkronjës Lam në fjalën Allah

( اللّه ).

  1. Tefhim: Kur fjala Allah vjen pas fethës: قاَلَ اللَّهُ

Kur fjala Allah vjen pas damës: اللَّهُ  يَقُولُ

  1. Terkik: Kur fjala Allah vjen pas kesrës: عِنْدِ اللَّهِ

Kur vokali kesra vjen mbrenda fjalës Allah:  لِلَّهِ

 

  1. Dispozitat e shkronjës Lam në fjalët tjera:
  2. Idhhar: (القمَرِيَة اللاَمُ ):

Nëse vjen ( الْ ) para këtyre katërmbëdhjetë shkronjave bëhet Idhhar i Lamit (shqiptimi i lamit).

1

أَ

اَلْأَوَّلُ

8

غ

اَلْغَنِي

2

ب

اَلْبِرُّ

9

ح

اَلْحَكِيمُ

3

ج

اَلْجَنَّةُ

10

ع

اَلْعَلِيمُ

4

خ

اَلْخَيْرُ

11

ق

اَلْقَيُّومُ

5

ك

اَلْكَبِيرُ

12

ي

اَلْيَقِينُ

6

و

اَلْوَدُودُ

13

م

اَلْمَلِكُ

7

ف

اَلْفَتاَحُ

14

ه

اَلْهاَدِى

  1. Idgam: (اَلشَّمْسِيَة اللاَمُ ):

Nëse vjen ( الْ ) para këtyre katërmbëdhjetë shkronjave  bëhet Idgam i Lamit (shkrirja e lamit).

1

ط

اَلطَّاَمَةُ

8

ن

اَلنَّاصِحِينَ

2

ث

اَلثَّواَبُ

9

د

اَلدِّينُ

3

ص

اَلصَّادِقِينَ

10

س

اَلسَّائِرِينَ

4

ر

اَلرَّاكِعِينَ

11

ظ

اَلظَّالِمِينَ

5

ت

اَلتَّوَّابِينَ

12

ز

اَلزُّجاَجَةُ

6

ض

اَلضَّالِينَ

13

ش

اَلشَّاكِرِينَ

7

ذ

اَلذَّاكِرِينَ

14

ل

اَللِّينُ

 

 

Përgatiti: Vedat Skenderi

0 80

O Allah më ruaj mos të të bej shirk duke qenë i vetëdijshëm dhe kërkoj falje nga ajo që e bëj pa dije.[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أُشْرِكَ بِكَ وَأَنَا أَعْلَمُ، وَأَسْتَغْفِرُكَ لِمَا لاَ أَعْلَمُ

(Allahume imi eudhu bike en ushirke bike ve ene ealem, ve estegfiruke lima la ealem)

Komenti i lutjes

Ky hadith flet për të keqen më të madhe dhe më të rrezikshmen, nga e cila kërkohet mbrojtje prej Allahut, e që është shirku (politeizmi). Ngase shirku në Allahun e Madhërishëm është një prej paderjtësive dhe krimeve më të mëdha, Allahu i Lartmadhëruar flet për Lukmanin kur ai po këshillonte të birin e tij: “Dhe, (kujtoje) kur Llukmani i tha djalit të vet, duke e këshilluar: “O djali im, mos i bënë shok Allahut! Me të vërtetë, të bërit shok Allahut, është zullum i madh”.” Sureja Lukman, 13.

Allahu thotë: “Allahu, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.” Sureja Nisa, 48.

Kështu, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na tregoi se besimtari nuk është i siguruar nga mos rrënia në shirk, për shkak se është edhe më i fshehur se sa krismat e një milingone kur ecën, ashtu që edhe njeriu mund të bie në të heshturazi, duke mos e ditur. Këtë lajm i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia dha njerëzve më të mirë në fytyrën e tokës, shokëve të tij sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, koha e të cilëve, kur ata jetuan, ishte koha më e mirë, vallë, çka mund të themi për kohën tonë, e që ky hadith shpjegon se edhe njerëzve më të dalluar mund të ndodh të bien në shirk duke mos e ditur.

Kuptimi termit shirk në këtë hadith është shirku i vogël, si syefaqësia, vetpëlqimi, dëshira për famë, e që këto punë të përçmuara nuk largohen përderisa njeriu nuk e njeh veten e tij. E kështu duhet që ai ta kontrollon veten, ta llogarit kohë pas kohe që të mos bie në të.

Andaj, vëlla i nderuar, lute Allahu që të të mbron nga shirku, e kujdesu që të veprosh çdo mund që të largohesh nga shkaqet që të sjellin në shirk, prej fjalëve e veprave, të shpeshtosh këtë lutje madhështore, se Allahu Zoti i gjithësisë nuk ia humb lutjen atij që i lutet, dhe është i sinqertë në fjalë e në vepra.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1]  E shënon Buhariu në librin e tij (Edebul Mufred, f. 250 hadithi me numër, 716). Shjeh Albani e vlerësoi sahih në librin “Sahih el Edeb el mufred, f. 260 me numër, 551)

0 335

1. Kush është për qëllim në fjalën e Allahut;
إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ
E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (El Keuther; 3).

– Fjala është për El As Ibn Vail.

2. Sa herë është përmendur në Kuran fjala gotë!?

– Fjala gotë është përmendur në Kuran gjashtë herë, ja disa prej tyre;
a. Sureja Turë, ajeti nr. 23;
يَتَنَازَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ
Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.”

b. Sureja Insan, ajeti nr.5;
إِنَّ الْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِنْ كَأْسٍ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا
S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).”

c. Sureja Insan, ajeti nr. 17
وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًا كَانَ مِزَاجُهَا زَنْجَبِيلًا
Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).”

3. Çfarë i ndaloi (ia bëri haram) vetës së tij, resulullahu, salAllahu alejhi ue selem!, gjë për të cilën e qortoi Allahu!?

– I dërguari i Allahut, ia ndaloi vetes konsumimin e mjaltit për t’ia plotësuar dëshirën shumicës së grave të tij, por Allahu, i tha;
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكَ ۖ تَبْتَغِي مَرْضَاتَ أَزْوَاجِكَ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
O ti pejgamber (o ti, që është sjellë kumtesa nga qielli), pse ndalon vetes atë që Allahu ta lejoni? A kërkon me të pajtim e grave tuaja? Allahu është mëkatfalës, mëshirues.” (Tahrim; 1).

4. Cilat sure në Kuran janë emëruar me emrat e Pejgamberëve!?

– Suret të cilat janë emëruar me emrat e pejgamberëve në Kuran, janë; Sureja Jusuf, Hudë, Ibrahim, Junus, Muhamed dhe Nuhë.

5. Sa ajete janë Mekase dhe sa ajete janë Medine në Kuran!?

– Ajete Mekase gjithësej në Kuran janë 4475 ajete kurse ajete Medines janë 1716 ajete.

Autor: Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 92

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara.” (El Hashër; 14).

Kështu janë ithtarët e rrugës së devijuar, zemrat dhe dëshirat e tyre janë të përçara, epshet e tyre të përçar (të ndarë), veprat e tyre të ndryshme (të përçara), por ata çdoherë bëhen bashkë kur është në pyetje sulmi ndaj ithtarëve (të haku) të vërtetës.

Katade, rahimehullah Ed durur el Menthur; 8/116

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nuk janë të barabartë banorët e Xhennetit dhe banorët e Xhehennemit.” (El Hashër; 20).

Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në jetën dhe vdekjen e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në moralin e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në fjalët dhe veprat e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në qëllimet (nijetet) e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në mendimet dhe synimet e tyre. Andaj, i(e)nderuar, shikoj dhe kontrolloj nijetet, fjalët dhe veprat e tua.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Transmetohet se Aliu, radijAllahu anhu, ka thënë; “Allahu zbriti ajet Kur’anor për Ebu Bekrin; “E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë.” (Zumer; 33).

Dhe nuk ka dyshim se Allahu e kishte edhe këtu për qëllim Ebu Bekrin, radijAllahu anhu; “Të dytin prej dyve. Kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi, salallahu alejhi ue selem ) i tha shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u brengos, vërtet Allahu është me ne!” (Teube; 40).

Tefsir Ibn Xherir et Taberi; 20/204

4. Medito se çfarë tha Allahu në ajetin e dhikrit(përmendjes së Allahut); “Ti përmende Zotin tënd i përulun.” (A’raf; 205). Dhe në ajetin e duas (lutjes), tha; “Lutne Zotin tuaj të përulun.” (A’raf; 55).

E përmendi përuljen në dy rastet, duke dhënë sinjal se besimtari duhet të ndjej qetësi, ëmbëlsi, nënshtrim gjatë këtyre dy gjërave(gjatë përmendjes së Allahut dhe gjatë lutjes). Ngase, përulja para Allahut është shpirti i lutjes dhe dhikrit.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 15/19-20

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Për atë që Allahu e la në humbje, s’do të ketë udhëzues, dhe ata do t’i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.” (A’raf; 186).

Nga fjalia e parë, mësojmë se kë e lë në humbje Allahu, atëherë nuk ka kush që mund t’i bëj dobi atij. Nga fjalia e dytë, mësojmë se Allahu e la në humbje të tillin si shkak i djallëzisë dhe verbërisë së tij ndaj Allahut dhe argumenteve të Tij.

Muhamed el Gazali

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 284

O ju besimtarë, Allahu i Madhëruar ka thënë:

 سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِيٓ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَيۡلٗا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا ٱلَّذِي بَٰرَكۡنَا حَوۡلَهُۥ لِنُرِيَهُۥ مِنۡ ءَايَٰتِنَآۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ

Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), pamësi (i punëve të Muhamedit). “ Isra: 1

Ky ajet madhështor tregon për udhëtimin e të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ve selem, natën që ia bëri i Lartmadhëruari.

Allahu, azze ve xhel-le, atë natë e dërgoi Xhibrilin me një gjallesë në formë të kalit “Burakun” që në të vërtetë të ngriten në qiell gjegjësisht në Miraxh. Mirëpo, së pari udhëtoi prej në Meke e deri në Kuds, që prej atje të ngritet në qiell. Dmth, të bëjë miraxhin.

Me këtë, pra siç e thekson ajeti, vërehet vlera e Kudsit dhe xhamisë Aksa. Kjo i ka bërë që muslimanët prej elitës së parë të muslimanëve sahabëve, e deri më sot Kudsin ta kenë amanet dhe brengë.

Trojet e Palestinës Allahu në fillim ua premtoi beni Israilëve, por kur arritën aty të udhëhqur me Musain, alejhi selam, u desht që të luftojnë për ta dëbuar okupatorin i cili e kishte okupuar atë vend. Mirëpo, ata nuk pranuan të luftojnë dhe me një ironi të madhe i thanë Musaut alejhi selam siç e ka cekur Allahu i Madhëruar:

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّا لَن نَّدۡخُلَهَآ أَبَدٗا مَّا دَامُواْ فِيهَا فَٱذۡهَبۡ أَنتَ وَرَبُّكَ فَقَٰتِلَآ إِنَّا هَٰهُنَا قَٰعِدُونَ

Ata thanë: “O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!” “ Maide: 24

Më këtë qëndrim jopërfillës, ata u privuan nga premtimi I Allahut.

Muslimanët e vlerësojnë Kudsin, mesxhidul-Aksanë me atë se është

  • Xhamia e dytë me rradhë që është ndërtuar pas Qabes.
  • Ka qenë kibleja e parë e tyre më tepër se 10 vite,
  • Prej aty i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, është ngjitur në Miraxh.
  • Është përmendur në Kuran.
  • I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, e ka përmendur në hadithin e tij si një nga tre xhamitë e dalluara.

Si dhe shumë vlera tjera.

Sahabët e të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ve selem, duke e pasur parasysh vlerën ë Kudsit – Mesxhidul-Aksasë, ata e dhanë kontributin e tyre maksimal që një ditë në periudhën e Kalifit Omer të çlirohet Kudsi dhe të vjen Omeri, radijAllahu anhu, e ti merr çelsat e Kudsit në dorën e tij.

Atë ditë, kur arritur Omer ibn Hatabi pranë Kudsit, kishin dalur ta prisnin sahabët dhe ia kishin sjellur një deve të stolisur dhe një xhybe të re, që kur të hyjë në Kuds, mos të hyn me rrobat e tija të arnuara. Mirëpo, Omerin radijAllahu anhu, ky gjest e kishte nevrikosur dhe kishte thënë:

نحن قوم أعزنا الله بالإسلام فإن ابتغينا العزة بغيره أذلنا الله.

Ne jemi një popull që na ka ngritur Allahu me islam, e kush e kërkon krenarinë me diç tjetër pos islamit, Allahu do ta mposhtë.“

Hyri në Kuds dhe për dallim nga ata që e kishin pushtuar Kudsin më parë, Omeri, radijAllahu anhu, i lejoi fetë tjera të bënin adhurimet e tyre dhe nuk ua rrënoi tempujt.

Kështu ai u njoh në histrorinë e Kudsit, pushtuesi më i mëshirshëm.

Për kudsin luftoi më vonë edhe Salahudin Ejupi, Allahu e mëshiroftë, dhe i dëboi kryqëzatat prej aty.

Luftuan poashtu edhe sulltanat e perandorisë Othmane.

Jehudët vazhdimisht lakmonin që Kudsin ta kthejnë në pronësi të tyre, poashtu edhe krishterët, saqë sulltan Abdul-Hamidit i ofruan pasuri të madhe që tua dorëzojë Kudsin, mirëpo ai nuk e pranoi një gjë të tillë. Tha: për këtë vend është derdhur gjak i dëhsmorëve – shehidëve. Për ta marrur, duhet të derdhet gjak, e jo pasuri.

Pastaj, perëndimorët që i humbën shpresat se munden të përballen me prandorinë osmane, ata filluan me strategji tjetër. E futën në mesin e tyre virusin e nacionalizmit dhe e përçanë umetin. Vjen në post Mustafa Kemali – Ataturku dhe e rëzon kalifatin, e formon shtetin turk në baza nacionale, ndërsa në trojet e vendeve arabe formohen 22 shtete rajonale. Kështu në mesin e këtyre shtetve formohet një shtet i vogël i quajtur Palestinë ku gjindej Kudsi. Nuk kaluan, vetëm disa vitë dhe jehudët në këtë vend shpallën shtetin e tyre Izraelin. Të krishterët së bashku me jehudët i kishin gërshetuar interesat e tyre që në mesin e atyre shteteve arabe islame të ketë edhe dy shtete joislame, një jehud dhe tjetri krishter. Palestina tu takonte jehudëve dhe Libani, krishterëve. Këtë dhe e arritën.

Në këto vende muslimanët mbetën jetimë dhe rreth e përqark musliamnët shikojnë se si vuajnë aty vëllezërit e tyre, e nuk munden t’u ndihmojnë se bota e joislame ka vendosur “rregulla” që ata nuk mund t’i shkellin.

Tani Kudsi ka mbetur brengë e muslimave, brengë dhe dhimbje. Dhimbje që ta kallë zemrën dhe të bën që të lëshosh lotë më tepër se një lum.

E lusim Allahun e Plotëfuqishëm t’u ndihmojë vëllezërve tanë në Palestinë dhe në çdo vend ku janë të shtypur.

E them atë që ndëgjoni dhe kërkoj nga Allahu ndjesë për mua dhe juve, andaj edhe ju kërkoni ndjesë, se Ai falë shumë.

Hytbeja e dytë

Falenderimi ndaj Allahut

Salavatet ibrahimije

Sprovat vinë njëra pas tjetrës. Nga sprovat që ne sot po i përjetojmë, është se në sot po jetojmë në një periudhë ku umeti ka rënë në gjendje shumë të dobët. Kryetarët e shteteve islame janë bërë shërbëtorë të jobesimatërve. Ua kanë dorëzuar Kudsin dhe ata tentojnë ta shpallin kryeqytet të tyre.

Kjo është ajo periudhë kur besimtarët do ta ndërrojnë fenë brenda natës, apo brenda ditës. Shkaku është se do ta shesin fenë për interesa të dynjasë.

E lusim Allahun që të na vetëdijësojë dhe të na forcojë në besim me bindje dhe zbatim.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani 20.12. 2017

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË