Arhiva MujoreDecember 2017

0 1491

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT: HADITHI, NR.13

I dërguari i Allahut, Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

“Askush prej juve, nuk ka besuar, nëse nuk dëshiron për vëllain e tij, atë që dëshiron për vete.” (Buhariu dhe Muslimi, nga Enes Ibn Maliku, radijAllahu anhu).

Komentimi i hadithit:

Të dashur vëllezërit e mi!

Në këtë hadith i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, e këshillon umetin e tij për një gjë madhore, e cila është njëherit edhe njëra pjesë nga pjesët kryesore të imanit të besimtarit dhe pa të cilën pjesë nuk ka mundësi të jetë i plotë imani (besimi) i besimtarit. (Ajo pjesë është: T’ia duash vëllait tënd atë që dëshiron për vete).

Çdo gjë të mirë që e dëshiron ta posedosh për veten tënde, i nderuari vëlla, duaje atë të mirë për të gjithë vëllezërit e tu, qoftë ajo e mirë në dynja ose në ahiret.

Dhe, pasha Allahun, kush e posedon këtë gjë, aludon se imani i tij është në rregullë dhe zemra e tij është e pastër.

Nëse dëshiron që Allahu t’i falë mëkatet, të fus në xhenetin e Tij dhe të të largojë nga zjarri i Xhehenemit, atëherë duaje këtë gjë edhe për vëllain tënd musliman, nëse vepron kështu, do arrish këtë sukses. Pra, vepro në të gjitha veprat e mira në këtë mënyrë.

Po t’i edukonim vetët tona në këto udhëzime, të gjitha çështjet do të na lehtësoheshin për t’u realizuar.

Njashtu, obligohesh ta urresh për vëllain tënd musliman, atë që e urren për veten tënde (ta posedosh atë të keqe apo të sprovohesh me të).

E keqja dhe sherri (dëmi) më i madh që ka mundësi t’i godas muslimanët është adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut dhe të bërit ortak Allahut në gjërat që i takojnë vetëm Allahut dhe askujt tjetër.

Duhesh ta urresh shirkun dhe bidatin për vëllezërit tu musliman, ashtu siç i urren ti për veten tënde.

Nëse ata janë sprovuar me këto gjëra, ti bëhu zemërgjerë , sqaroja dhe mësoja atyre dëmet e shirkut, bidatit apo mëkateve tjera. Në këtë mënyrë do t’ua përfitosh atyre zemrat me fjalë dhe vepra dhe do t’i largosh ata nga shirku dhe bidati.

Vëlla i nderuar! Mos e xhelozo ndonjë vëlla tëndin musliman, nëse Allahu e ka begatu atë me mirësi të Fesë (është kërkues i diturisë) apo të dynjasë (posedues i pasurisë). Por, ti drejtoju Allahut duke kërkuar nga Ai mirësitë dhe mëshirën e Tij.

Allahu i Madhëruar thotë:

Mos lakmoni në ato gjëra, që Allahu i ka begatuar disa nga ju mbi të tjerët; për mashkujt është shpërblimi i punës që bëjnë, e po ashtu edhe për femrat ka shpërblim për punën që bëjnë. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Se, Allahu, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (En Nisa: 32).

Lus Allahun e Madhëruar t’i bëjë zemrat tona që ta duan Allahun, të dërguarin e Tij dhe mbarë muslimanët në përgjithësi.

O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve. O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!”

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin,- salallahu alejhi ue selem.

Shejh Husejn Ibn Muhamed esh Shemri 

Nga arabishtja: Suad B. Shabani 

Burimi: albislam.com

0 3673

MËSIME DHE POROSI ISLAME (60)

Kuptimi i drejtësisë në Islam; Të vendosurit e gjërave në vendin e duhur. Muslimani duhet të jetë i drejtë në çdo gjë; qoftë në fjalë, vepra, etj. Ai nuk i bën padrejtësi askujt, por është i drejtë në të gjitha gjërat. Drejtësia është prej moralit të lartë në Islam si dhe përmes saj fitohet kënaqësia dhe dashuria e Allahut.

Drejtësia manifestohet në shumë gjëra, disa nga to;

1. Drejtësia me Allahun; Pra, kjo realizohet duket mos i bërë shirk Atij në adhurim, duke iu bindur urdhërave të Tij, duke u larguar nga ndalesat e Tij, duke e përmendur shpesh Atë, duke mos e harruar Allahun, duke e falënderuar Allahun vazhdimisht si dhe duke mos e mohuar Atë apo mirësitë e Tij.

2. Drejtësia në gjykim mes njerëzve, duke ia dhënë hakun secilit prej njerëzve dhe duke mos anuar kah zullumi, si shkak i afërsisë familjare, miqësore apo shoqërore.

3. Drejtësia me fëmijët; Kjo realizohet duke mos bërë dallime mes fëmijeve, qoftë në veshmbathje, ushqim. Dhe, duke mos e shfaqur haptas para fëmijeve të tjerë se këtë e du më shumë se juve tjerëve, etj.

4. Drejtësia në fjalë; Kjo realizohet duke folur të vërtetën vazhdimisht, duke mos dëshmuar rrejshëm, duke mos gënjyer apo duke mos folur fjalë të kota.

5. Drejtësia në besim; Kjo realizohet duke mohuar të gjitha besimet e kota apo Akidet e devijuara dhe duke iu nënshtruar besimit dhe Akides së pastër dhe të shëndosh.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2064

MËSIME DHE POROSI ISLAME (59)

Mëshira është një element i cili buron nga thellësia e zemrës. Ai që posedon mëshirë, njëherit aludon se e ka zemrën e mirë dhe të butë. Mëshira, njëheri është edhe një nga vyrtytet e larta të moralit islam.

I dërguari i Allahut, na nxit të jemi të mëshirëm ndaj krijesave të Allahut, ku thotë: “Të mëshirshmit i mëshiron Mëshirues Mëshironi ata që janë në tokë, ju mëshiron Ai që është në qiell.” (Tirmidhiu, shiko: Sahih el Xhamiu: 5835).

Gjithashtu, thotë: “Nuk është prej nesh ai që nuk mëshiron të vegjlit tanë dhe nuk nderon të vjetrit tanë.” (Tirmidhiu).

Mëshira manifestohet në shumë gjëra, disa nga to;

  1. Mëshira ndaj shtazeve, duke mos i bërë dëm atyre, duke i bërë mirë atyre, qoftë duke i ushqyer apo duke i dhënë për të pirë. Mos të harrojmë se një lavire hyri në Xhenetin e Allahut, duke i dhënë ujë një qeni i cili ishte i etur tej mase. Njashtu, mos të harrojmë se një grua hyri në Xhehenem vetëm se e mbyll një macë dhe nuk i dha për të pirë e as për të ngrën.
  2. Mëshira me fëmijët e vegjël, duke i përkdhelur, duke i përqafuar, etj.
  3. Mëshira me gratë, duke jetuar një jetë të qetë me to, duke mos i bërë zullum, duke i blerë ndonjë dhuratë, duke i thënë fjalë të mira, ledhatuese dhe përkdhelëse e jo ofenduese e nënçmuese. Për një gjë tillë na ka porosit Allahu dhe i dërguari i Tij. Allahu, thotë; “Silluni mirë me gratë e juaja!” (Nisa; 19 ).
  4. Mëshira ndaj fukarave dhe të dobtëve, duke i ndihmuar atyre, qoftë me para, ndihmë trupore, përkrahje, vizita, etj.
  5. Mëshira ndaj të shtyerëve në moshë (pleqëve), duke i thënë fjalë inkurajuese, duke i respektuar, duke i bërë të ndihen të dashur në shoqëri apo në mesin ku jetojnë, duke i ndihmuar nëse kanë nevojë, etj.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 4467

O Rrotullues i zemrave, ma përqendro zemrën time në fenë Tënde.[1]

يَا مُقَلِّبَ القُلُوبِ ثَبِّت قَلْبِي عَلَى دِينِكَ

(Ja mukalibel kulubi thebit kalbi ala dinike)

Komentimi i lutjes

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: “i dërguari i Allahut shpesh e thoshte këtë lutje: O Rrotullues i zemrave, ma përqendro zemrën time në fenë Tënde. E unë e pyeta: O i dërguar i Allahut, ne ty të besuam, dhe asaj me çfarë ti erdhe, a frikohesh për ne? Tha: Po, vërtet zemrat janë mes dy gishtërinjëve prej gishtërinjëve të Allahut, i rrotullon si të do Ai.”[2]

Dhe në hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ku thotë: O i dërguar i Allahut, ti shpesh po e thua këtë lutje? Ai, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Vërtet, zemra e birit të Ademit është mes dy gishtërinjëve prej gishtërinjëve të Allahut, aze ve xhel, nëse Ai do e devijon, e nëse do e drejton.”[3]

Fjala e tij: “zemrat”, tregon për arsyen e kësaj lutje nga i dërguari i Allahut, , sal-Allahu alejhi ve selem, dhe atë se zemrat e robëve janë mes mes dy gishtërinjëve prej gishtërinjëve të Tij, atë që do e devijon, e atë që do e udhëzon. Kështu që, i takon njeriut që të shpeshton këto lutje të rëndësishme.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

————————-

[1] E shënon Tirmidhiu me numër, 3522. Ahmedi në (Musned) 18/100 me numër, 12107. Hakimi në (Mustedrek) 1/525 dhe 528. Dhe njëkohësisht e vlerësoi sahih, dhe me të u pajtua edhe Dhehebiu. Shejh Albani e vlerësoi sahih në libri e tij (Sahih el Xhami’ 6/309) Ume Seleme, , Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thoshte: “ishte prej lutjeve të tija më të sheshta.”

[2] E shënon Tirmidhiu me numër, 2140. Ahmedi në (Musned) 19/160 me numër 12107. Ibn ebi Shejbe në (Musanef) 11/36 me numër, 31044. Bejhakiu në (Shuabul Iman) 2/209. Ebu Jala në (Musned) 6/359. Daja el makdisij në (El muhtarah) 2/458. Shejh Albani e vlerësoi sahih në libri e tij (Sahih Tirmidhi me numër, 2140).

[3] E shënon Ahmedi në (Musned) 41/151 me numër, 24604. Nesaiu në (Sunen el Kubra) 4/414 me numër, 7690. Me transmetim nga Nevas ibn Sema’n. Ndërsa ibn Maxheh në (Sunen)  me numër, 199. Hakimi në (Mustedrek) 1/525. Ibn Hibani në (Sahih) 1/135. Bejhakiu në (Esma ve Sifat) faqe nr. 322. Ka transmetime nga Ume Seleme dhe Seburah ibn Fatik el Esedij, e vlerësoi sahih shejh Albani në librin e tij (Sahih ibn Maxheh, me numër 165).

0 926

1. Cilat janë sure që janë prej sunetit të lexohen ditën e Xhuma (namazin e sabahut ditën e Xhuma, namazin e xhumasë, etj)!?

– Sureja Kehf, Sexhde, Kàf, Xhumua, Insan, A’la dhe Gashije!

2. Fjala e Allahut;
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!”
Në cilën sure është cekur dhe sa herë!?

– Në suren Kamer, katër herë!

3. Fjala e Allahut;
رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ
Allahu është i kënaqur ndaj tyre.”
Është përmendur në Kuran dy herë, ceke suren dhe numrin e ajetit!?

– Në suren Muxhadele, ajeti nr.22;
ۚ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ أُولَٰئِكَ حِزْبُ اللَّهِ ۚ أَلَا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Allahu është i kënaqur ndaj tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e Allahut ta dini pra, se ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit.”
(Muxhadele; 22).
Dhe
– Në suren Bejine, ajeti nr.8;
جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ
Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. Allahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur frikën Zotit të vet.”
(Bejine: 8).

4. Sa ajete posedon Xhuzi el Muxhadele (Xhuzi nr.28 në Kuran)!?

– Xhuzi 28 në Kuran, posedon 137 ajete.

5. Fjala e Allahut;
وَإِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الرَّحْمَٰنُ الرَّحِيمُ
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.”
Në cilën sure është cekur dhe cili është nr i ajetit!?

– Në suren Bekare, ajeti nr.163

Autor; Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1017

1. Allahu, xhele ue ala , ka thënë; “Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është Allahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e Allahut?” (Nahl; 71).

Riskun tënd që ta ka caktuar Allahu, xhele ue ala, nuk ka mundësi ta marr apo largoj nga t’i askush. Dhe riskun e dikujt tjetër as t’i nuk mund t’ia marrësh apo largosh askujt. Mos u brengos se risku yt do të vij tek ti, sado që i dobët apo i pafuqishëm të jesh. Por, dije se edhe riskun e dikujt tjetër nuk mund ta marësh me forcë, sado që i fuqishëm të jesh. Janë ngritur lapsat dhe janë mbyllur fletushkat.

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.129

2. Aq më e trashë dhe më e lartë të jetë kodra, aq më stabile do jetë toka. Medito rreth këtyre dy ajeteve Kur’anore; “Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju.” (Nahl; 15). “Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta.” (El Murselat; 27).

Njejtë është edhe çështja e dijetarit për umetin në kohërat e fitneve, aq më i ditur dhe më i mençur dijetari , aq më të sigurtë dhe më stabil janë njerëzit kur ai është prezent në mesin e tyre.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.” (El En’am; 90).

Transmetohet nga Ebu Uthman en Nehdij, rahimehullah, se ka thënë; “Të parët tanë i kushtonin vëmendje dhe kujdes të veçantë tre dhjetëshve; Dhjetë-ditëshit e para të muajit Muharrem, Dhjetë-ditëshit e para të muajit Dhul-Hixheh dhe Dhjetë-ditëshit e fundit të muajit Ramazan.

Kijam Ramadan, të Muhamed Ibn Nasir el Mervezij; fq.247

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).” (El Maide; 63).

Le t’i kushtojnë vëmendje dijetarët këtij ajeti Kur’anor, ngase nëse ata e ndalin veten e tyre nga kryerja e mëkateve, kurse heshtin kur të tjerët i veprojnë dhe nuk e ngrisin zërin në ndalimin e tyre, atëherë gjendja e tyre është e mjerushme dhe e keqe tek Allahu edhe pse ata nuk i veprojnë ato, por heshtja e tyre llogaritet e shumtuar.

Fet’hul Kadir, të Sheukanit; 2/64

5. Nëse e vëren se zemra yte është e hapur për pranimin e ndonjë prej porosive Kur’anore, atëherë ndalu dhe përsërite shpesh atë porosi Kur’anore, ngase kështu vepronte i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , e përsërsiste tërë natën një ajet Kur’anor, pra ishte ajeti ka fundi sures el Maide; “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.” (El Maide; 118).

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja ; Suad Shabani

0 1630

O Allah fali besimtarët e besimtaret.

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ

(Allahume gfir lil mu’minine vel muminet)

Komenti i lutjes

Kjo lutje e bekuar është përmendur në Librin e Allahut, në lutjen që e bëri Ibrahimi, alejhi selam: “O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!.” Sureja Ibrahim, 41.

Njashtu në lutjen e Nuhut, alejhi selam: “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret.” Sureja Nuh, 28.

Po ashtu Allahu urdhëroi të dërguarin tonë, sal-Allahu alejhi ve selem, të lutet me këtë lutje: “Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret.” Sureja Muhamed, 19.

E gjithë kjo tregon për rëndësinë e kësaj lutjeje të bekuar, e që është zakon i profetëve e të dërguarve të Allahut, për këtë edhe e urdhëroi të dërguarin e Tij, dhe ai –zotëriu i të parëve dhe të fundëve- na e solli sihariqin që flet për vlerën e kësaj lutjeje, në hadithin që na e përcjell Ubadeh ibn Samit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se ka dëgjuar të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kush kërkon falje për besimtarët e besimtaret, Allahu do t’i regjistrojë atij nga një të mirë për çdo besimtar e besimtare.”[1]

Shiko, madhështinë e kësaj lutje, dhe shpërblimin e madh që ka, nga Zoti Bujar, me një lutje që përbëhet prej ca fjalëve të shurtra e arrin këtë shpërblim të madh. E që ky istigfar përfshnë çdo besimtar e besimtare që prej kohës së Ademit, alejhi selam, e deri në ditën e Kiametit, e ty të takon për secilin prej tyre një e mirë, ndërsa një e mirë shpërblehet me dhjetëfish, e që është shumëfishimi më i vogël i mirësive.

Allahu është udhëzues në rrugën e drejtë.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Këtë hadith e shënon Taberani në (Musned Shamijin, 3/234 me numër, 2155. Hejthemiu thotë se zingjiri i këtij hdithi është i mirë në librin e tij (Mexhme’ zevaid, 10/352). Shejh Albani e vlerësoi hasen në librin e tij (Sahih el Xhami’ 3/345 me numër, 6026)

NA NDIQNI NË