Arhiva MujoreDecember 2017

0 3797

Allahu i tha Musait alejhis-selam: “Shko, ti dhe vëllai yt, me argumentet e Mia, e mos hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje!” [Surja TaHa: 42]

Pesë dobitë nga ajeti:

1. “Shko” – e thyen negativitetin dhe ndërton aktivitetin dhe pozitivitetin;

2. “Ti dhe vëllai yt” – e thyen (shaktërron) individualitetin, dhe ndërton punën në kolektiv;

3. “Me argumentet e Mia” – e shkatërron xhehlin (injorancën) dhe adapton të flasësh me dituri dhe sipas metodologjisë;

4. “E mos e hiqni prej kujdesit” – e shkatërron përtacinë dhe e ndërton forcën dhe sakrificën;

5. “Të përmendurit ndaj Meje” – e shkatërron materializmin dhe e ndërton anën shpirtërore dhe besimin në Allah.

 

(Një ajet) nga Libri i Allahut, na ka garantuar një mënyrë jetese. E si do ishte tërë Kur’ani?

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 1248

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ
Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.”

Në cilën sure është cekur ky ajet dhe sa herë është cekur!?

– Në suren Shuara, është cekur gjithësej tetë herë ky ajet në të njejtën sure!

2. Kush e bëri këtë lutje;

لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” (Enbija; 87).

– Junusi alejhi selam!

3. Cila ishte fjala e cila e përsërisni shpesh të gjithë pejgamberët e Allahut!?

– Ishte fjala e Allahut, e cekur në Kuran;

يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ
O populli im, adhuronie Allahun, ngase ju nuk keni zot tjetër pos Tij.”

4. Cilat ishin dy suret që i lexonte i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , në namazin e drekës dhe të ikindisë!?

– Suren Tarik dhe Buruxh!

5. Cila sure përfundon me cekjen e dy pejgamberëve!?

– Sureja A’la; صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ
Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.” (A’la; 19).

Autor; Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 3868

Pyetja: I kam investuar paratë në një biznes, si një partner me një person, ku ai kishte përgjegjësi të mirret me punën, por mënyra e tij për të kryer biznesin nuk më pëlqente dhe kështu që unë pë një kohë nuk kërkova ndonjë fitim prej tij, po edhe ai nuk më dha gjë, e  pasi që kaluan tri vite i kërkova atij shumën time që i kisha dhënë, por, ai justifikohej, e më thoshte: gjendja ime e tanishme nuk më mundëson, dhe vazhdonte të më premtojë disa afate kohore, herë pas here, unë jam i bindur që ai do të më paguajë borxhin, por dua të pyes; nëse unë duhet të paguaj zekatin për këto para?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Borxhi i një huadhënësi musliman, nuk përjajshtohet nga njëra prej dy rasteve:

(i) Borxhi të jetë tek dikush që e pranon atë si borxh, e di shumën e marrur dhe është i gatshëm ta paguajë atë.

(ii) Borxhi të jetë tek dikush që e pranon atë, por ai është në vështirësi ta paguajë, apo e vonon pagesën, ose të jetë në dorën e atij që e mohon atë.

Në rastin e parë, ai (huadhënësi) duhet të paguajë zekatin për paratë e dhëna borxh, duke ia shtuar ato pasurisë që ka, kështu që ai duhet të paguajë zekatin mbi gjithë pasurinë e tij, për çdo vit, edhe nëse atij nuk i është kthyer borxhi, sepse konsiderohen si para të deponuara. Dhe po ashtu i lejohet që ta vonojë pagimin e zekatit derisa ta marrë borxhin në posedim, dhe pastaj të paguajë për të gjitha vitet e kaluara.

Në rastin e dytë, ai nuk duhet të paguajë zekatin, por nëse e merrë atë, më së miri është të paguan zekatin për një vit, edhe nëse pasuria ka qenë tek personi që është në vështirësi, apo tek ai që e vonon, ose e mohon atë, për disa vite.

Kjo është një përmbledhje e mendimit më të saktë lidhur me këtë çështje.

Ka disa mospajtime mes dijetarëve në lidhje me çështjet që kemi përmendur. Në vijim është një vështrim i shkurtër rreth mendimeve të tyre lidhur me këtë:

Në (el-Mevsu’ah el-Fik’hijeh, 23/238, 239) thuhet:

Borxhi është pronë e huadhënësit, por për shkak se nuk është në posedim të pronarit të saj, fukahatë kanë mendime të ndryshme në lidhje me të. Ibn Omeri, Aisheja, Ikrimeja, dhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) janë të mendimit se nuk ka zekat për borxhin e dhënë dhe arsyeja për këtë është se ajo pasuri nuk mund të rritet (përmes investimit), kështu që nuk ka zekat, siku që nuk jipet për sendet që mbahen për përdorim personal.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se borxhi që ka arritur periudhën kohore për zekat është dy llojësh: që shpresohet se do të paguhet dhe ai për të cilin nuk ka shpresë se do të paguhet.

a) Borxhi që shpresohet se do të paguhet dhe është në duar të atij që e pranon dhe është i gatshëm ta paguajë atë; në lidhje me këtë ka disa pikëpamje:

1-Këtë e pohojnë Hanefitë dhe Hanbelitë, i këtij mendimi është edhe Theuri; se zakati duhet të paguhet çdo vit nga huadhënësi, sepse është pasuri që i përket atij; por, ai nuk e jep zekatin deri në momentin kur t’i pranojë paratë, dhe se kur t’i posedon, ai duhet të paguajë zakatin për të gjitha vitet e kaluara.

Arsyetimi i këtij mendimi është se: është një borxh i konfirmuar në përgjegjësinë e dikujt, kështu që ai nuk duhet të paguajë zekatin para se ta posedon atë, dhe për shkak se ai nuk mund të përfiton prej tij për momentin, kështu që ai nuk duhet të paguan zekat për pasurinë që ai nuk po e përdor. Sa i takon pasurisë së deponuar, pronari mund ta marrë atë në çdo kohë, e nuk bën pjesë në këtë kategori, bile për këtë (pasurinë e deponuar) ai duhet të paguajë zekatin për çdo vit.

2-Mendimi më e saktë i Shafiut, dhe Hamad ibn ebu Sulejmanit, Is’hakut dhe Ebu Ubejdes, është se ai duhet të paguajë zekatin në fund të çdo viti (e jo të pret derisa të pranon borxhin, për dallim prej të parëve) për borxhin që shpreson se do të paguhet, njejtë si për pasurinë që e posedon, sepse ai është në gjendje ta marrë atë dhe ta menaxhojë.

3-Malikitë ndajnë borxhin në disa kategori: disa prej borxheve duhet të paguhen çdo vit, përkatësisht borxhi i tregtarit, ai që blen dhe shet për tregti; për shumën e fituar nga mallrat e tregtisë.

E për disa borxhe, zekati duhet të paguhet një herë, pasi të ketë kaluar një vit që kur huadhënësi ka pranuar atë borxh, edhe nëse qëndron tek borxhliu për shumë vite.

E për disa lloje borxhi, nuk ka zekat për to, sikur që është borxhi që nuk është poseduar, njejtë sikur që është dhurata, mehri, ose kompensimi për një dëmtim, dhe të ngjashme.

b) Borxhi i cili nuk ka shpresë se mund të kthehet; si të jetë tek një person i cili është në vështirësi për ta kthyer, ose tek një që e mohon se ka borxh ose që e vonon pagesën. Për këtë ka disa mendime.

1-Mendimi i Hanefive në këtë rast, njëkohësisht është edhe mendimi i Katades, Is’hakut, Ebu Theurit, dhe është një prej transmetimeve të Ahmedit dhe është fjalë e Shafiut, se: nuk ka zekat për të, sepse nuk është në posedim të tij, dhe se nuk është ai në gjendje ta përdorë atë.

2-Mendimi i dytë, është mendimi i Theurit, Ebu Ubejdes, dhe është një transmetim tjetër nga Ahmedi dhe fjala më e saktë e Shafiut, se ai duhet të paguajë zekatin në momentin kur t’i kthehet borxhi për të gjitha vitet e kaluara, mbështetur në fjalën e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me borxhin e pasigurt: “Nëse ai është i sinqertë, atëherë le të paguajë zekatin kur ta merr në posedim borxhin, për vitet e kaluara.”

3-Maliku është i mendimit se ai duhet të paguan zekatin vetëm një herë kur ta posedon atë, edhe nëse qëndron tek borxhliu për disa vite. Ky është mendimi edhe i Omer ibn Abdul-Azizit, Hasan el Basriut, Lejthit dhe Evzait.

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë), pasi që diskutoi mendimet mbi këtë çështje, tha:

Mendimi më i saktë është se zekati duhet të paguhet për çdo vit, nëse borxhi është tek një që është i pasur dhe i gatshëm ta paguajë atë, sepse është në dispozitën e pasurisë së poseduar; por e jep zekatin në momentin kur ta posedon borxhin, përpos nëse dëshiron, e paguan me zekatin pasurisë së tij (ende pa e pranuar nga borxhliu). I pari është një lehtësim, e i dyti është një virtyt, dhe është mënyra më e shpejtë në përmbushjen e detyrës.

Por nëse është tek një njeri që e vonon pagesën, ose tek një person që është në vështirësi, atëherë nuk ka zekat për të, edhe nëse qëndron për dhjetë vite tek ai, sepse ai nuk është në gjendje ta shfrytëzojë atë pasuri, por në momentin kur ta merr atë, ai nxjerr zakatin vetëm një herë, për vitin në të cilin ai posedoi pasurinë dhe nuk duhet të paguajë zekat për vitet që kanë kaluar.

Këtë mendim e përmend Shejh el-Ankari në librin e tij nga Shejhul Islam Muhamed ibn Abdul Vehabit dhe nipërit e tij (Allahu i mëshiroftë). Është gjithashtu mendimi i Imam Malikut (Allahu e mëshiroftë) dhe ky është mendimi më i saktë, për arsyet e mëposhtme:

  1. Është e ngjashme me zekatin e frutave, për të cilat duhet të paguhet zekati kur ato të vilen dhe të fitohet një shumë e caktuar, Shejhul Islam përzgjodhi mendimin se zekati duhet të paguhet për frytet në momentin kur të posedohen, edhe nëse nuk ka kaluar një vit i plotë.
  2. Një prej kushteve të obligueshmërisë së zekatit është që njeriu të jetë në gjendje ta paguajë atë; atëherë kur është në gjendje ta paguajë atë, atëherë e jep zekatin.
  3. Ngase mund të kenë kaluar disa muaj të vitit, para se ta jepte atë si borxh.
  4. Zekati bie për vitet e kaluara, por detyrohet të paguajë zekatin për vitin në të cilin ai e merr në posedim, ky është një lloj lehtësimi për pronarin, sepse si mund ta detyrojmë atë të paguajë zekatin kur ai është i detyruar t’i japë afat atij i cili është në vështirësi? Po ashtu është një lehtësim për personin që është në vështirësi, duke i dhënë atij më shumë kohë.

Ngjashëm me këtë është pasuria e fshehur dhe e harruar. Nëse një person ka varrosur pasurinë e tij nga frika se mund të vidhet, dhe harron vendndodhjen e tij, në këtë rast ai paguan zekatin vetëm për vitin kur ta gjejë pasurinë.

Kështu edhe nëse pasuria që është vjedhur, e qëndron tek vjedhësi për disa vite, atëherë kur pronari i saj arrin ta gjejë atë; ai e paguan zekatin vetëm për një vit, si borxhi që i është dhënë atij që është në vështirësi.

(Sherh el-Mumti ala Zad el-Mustekni, 6/27, 28).

Për në fund:

Ju duhet të paguani zakatin për këto para, për tre vitet gjatë të cilave keni qenë partneritet me shokun tuaj.

Pas kësaj – që nga fillimi i marrëveshjes suaj me të për t’i kthyer paratë – këto para janë shndërruar në borxh tek shoku juaj. Duket qartë se gjendja e tij është e vështirë, kështu që ju nuk duhet të paguani zekat për këto para derisa t’i keni ato në posedim, e vetëm atëherë ju e paguani zekatin vetëm për një vit, edhe nëse borxhi ka qëndruar tek shoku juaj për disa vite.

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1266

1. Të mos flasësh shumë për gjëra qê thirresh të flasësh për to është prej metodologjisë Kur’anore, medito rreth asaj se çfarë ka përmendur Allahu nê fillimin e tregimit të Dhulkarnejnit; “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”. (Kehf; 83).

Dhe njëherit kjo metodologji është edhe e sunetit të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem! , ngase atij ju dha begati dhe bereqet i madh në fjalë, fliste pak, por të folurit e tij pëembledhte shumë porosi dhe udhëzime gjithëpërfshirëse dhe përmbledhëse. Andaj, të kapemi pas kësaj metodologjije të fortë.

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.” (Kehf; 49).

Ka mbi njëzet vite, çdoherë që e lexoj këtë fjalë të Allahut, më duket se mua më është drejtuar Allahu me këto fjalë. Andaj, që nga ai moment, mundohem që çdo javë tê llogariti veten duke shikuar se çfarê kam vepruar. Dhe jam plotësisht i vetëdijshëm se veprat e këqija janë shënuar dhe do jap llogari nê ditën e llogarisë nëse nuk bëj istigfar dhe pendim për to.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë për hi e pluhur.” (El Furkan; 23).

Pyete veten tënde; A ke ndonjë vepër të cilën je i sigurtë se e ke vepruar me sinqeritet!? Vepër në të cilën nuk ka syefaqësi!? A nuk frikësohesh që të të thuhet në ditën e llogarisë para Allahut; Ke gënjyer! Je i humbur dhe i shkatërruar! Andaj, ke kujdes për fenë tënde dhe veprat tua, para se të të kaplojë llogaria dhe shkatërrimi!

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.192

4. Shejtani i mallkuar gjithmonë tenton të ndërhyj në raportet mes njerëzve dhe të fus armiqësi mes tyre. Por, ne e kemi udhëzimin dhe ilaçin hyjnorë se çfarë të veprojmë; “E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thon ata që është më e mira, pse djalli ndësen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”. (Isra; 53).

Gazaliu Hulukul Muslim; fq.70

5. Pas vdekjes, pason llogaritje në detaje për çdo vepër që kemi vepruar. Tek Allahu gjinden shënimet e të gjitha veprave edhe pse njerëzit mund t’i kenë harruar ato. Do t’i vjen njeriut një Libër para syve të tij në ditën e llogarisë, Libër i cili nuk ka lënë asgjë pa shënuar as sa thërmia e atomit e që mos ta ketë shënuar aty. Do t’i thuhet njeriut; “Lexo librn tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”. (Isra; 14).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.13

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2056

Dispozitat e Mimit me Sukun ( مْ )

(أَحْكاَم المِيمِ الساَّكِنَةِ)

Mimi me Sukun (مْ) i ka tri Dispozita:

  1. Idgam i Mimit me Sukun. (المِيمِ الساَكِنَةِ إِدْغاَم (.
  2. Ihfa i Mimit me Sukun. (إِخْفاَءُ المِيمِ الساَكِنَةِ).
  3. Idhhar i Mimit me Sukun. (إِظْهاَرُ المِيمِ الساَكِنَةِ).

 

Idgam i Mimit me Sukun

(المِيمِ الساَكِنَةِ إِدْغاَم)

Përkufizimi terminologjik: Kur pas Mimit me Sukun ( مْ ) vjen e njëjta shkronjë mim me vokale ( مَ مِ ) mimi i parë shkrihet në mimin e dytë dhe shqiptohet sikur të jetë një shkronjë me teshdid por duke ia bashkuar Gunën (tingullin hundor).

Mimi me Sukun                                                          Lexohet

SHKRONJA MIMI ME SUKUN

LEXOHET

مَ

أَمْ مَنْ

أَم مَّنْ

مِ

كَمْ مِنْ

كَم مِّنْ


Ihfa i Mimit me Sukun (
إِخْفاَءُ المِيمِ الساَكِنَةِ)

Përkufizimi terminologjik: Kur pas Mimit me Sukun ( مْ ) vjen shkronja Ba ( بَ بِ ) fshehet mimi me sukun por duke ia bashkuar Gunën (tingullin hundor).

 

SHKRONJA

MIMI ME SUKUN

( بَ )

 هُمْ باَرِزُونَ

( بِ )

وَماَ هُمْ بِخاَرِجِين

 

Idhhar i Mimit me Sukun (إِظْهاَرُ المِيمِ الساَكِنَةِ)

Përkufizimi terminologjik:Kur pas Mimit me Sukun (مْ ) vijnë shkronjat e tjera dhe nuk vijnë Ba-ja ose Mimi lexohen në atë mënyrë si shkruhet (shqiptohet qartë).

SHKRONJAT

MIMI ME SUKUN

ف

لَهُمْ فِيهاَ

س

تُمْسُونَ

ت

أَنْعَمْتَ

 

Përgtiti Hoxhë Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

 

0 1389

Prej ligjeve të prera në Ditën e Gjykimit, para se të ballafaqohesh dhe të qëndrosh para tyre, njohtohu me ta;

1- Dosjet nuk janë të fshehta;
Allahu i Madhëruar thotë:
.. ونخرج له يوم القيامة كتابا يلقاه منشورا
(El-Isra 13 – 14)
“…e në Ditën e Gjykimit Ne do t’ia prezentojmë atij librin e hapur.”

2- Pjesmarësit janë nën mbikqyrje dhe ruajtje të fortë;
Allahu i Madhëruar thotë:
وَجَاءَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَّعَهَا سَائِقٌ وَشَهِيدٌ (Kaf -20)
Çdo shpirt vjen me një (melek) grahës dhe një (melek) dëshmitar.”

3- Padrejtësia është e pamundur;
Allahu i Madhëruar thotë:
وَمَا أَنَا بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيد  (Kaf: 29)
“..Unë nuk jam zullumqar (i padrejtë) për robërit.”

4- Nuk do të kesh avokatë që do të të mbrojë;
Allahu i Madhëruar thotë:
اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا (El Isra, 14)
Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes.”

5- Ryshfeti dhe ndërmjetësimi është e pamundur;
Allahu i Madhëruar thotë:
يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ (Shuara, 88)
Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të bëjnë dobi.”

6- Nuk ekziston përngjasimi i emrave;
Allahu i Madhëruar thotë:
وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا (Merjem, 64)
Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.”

7- Marrja e shqiptimit vendimit me dorë;
Allahu i Madhëruar thotë:
‎فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ
Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, ja lexoni librin tim!”

8- Nuk ka gjykim në mungesë;
Allahu i Madhëruar thotë:
وَإِن كُلٌّ لَّمَّا جَمِيعٌ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ (Jasin, 33)
Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.”

9- Nuk ka kundërshtim, shkelje, veto dhe apelim;
Allahu i Madhëruar thotë:
مَا يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَيَّ..(Kaf, 29)
te Unë nuk ndryshon fjala (vendimi).”

10- Nuk ka dëshmitarë të rrejshëm;
Allahu i Madhëruar thotë:
يَوْمَ تَشْهَدُ عَلَيْهِمْ أَلْسِنَتُهُمْ وَأَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (Nur, 24)
Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.”

11- Nuk ka dosje të harruara;
Allahu i Madhëruar thotë:
أَحْصَاهُ اللَّهُ وَنَسُوهُ ۚ (El Muxhadele, 6)
Allahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata  i kanë harruar.”

12- Peshore precize dhe e saktë e veprave;
Allahu i Madhëruar thotë:
وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا ۖ وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا ۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَاسِبِينَ (El Enbija, 47)
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.”

Përtheu nga arabishtja: Nusret RAMADANI

0 5144

O ju besimtarë, Allahu i Mamdhëruar ka thënë në librin e tij Famëlartë:

Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? Në një ditë të madhe, Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.“ Mutafifin: 1-6.

E falënderojmë Allahun që na bëri musliman, pjestarë të umëtit të Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem. Na begatoi me këtë fe të vetme të pranuar tek Ai, na nxjerri nga errësira në dritë, na udhëzoi në rrugën e drejtë dhe na e bëri të qartë atë.

Të qenit korrekt në islam, dmth, kur besimtari musliman sillet e vepron në përputhje me rregullat e me normat e vendosura nga feja islame dhe me moralin islam. Kur ai është i rregullt dhe i përpiktë në marrëdhënie me njerëzit në suaza të fesë islame. I zbaton rregullisht detyrat e ngarkuara, apo zotimet që merr.

Si shembull të korrektësisë, e kam zgjedhur të flas në lidhje me matjen e drejtë dhe peshimin e sakt që duhet ta ketë në tregëti shitësi musliman.

Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që të masim, apo të peshojmë sakt dhe me matje të saktë, apo peshim preciz ashtu që të jemi të drejtë ndaj blerësit dhe mos t’i hyjmë në hakun e tij.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“… zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën … “ Enam: 152

Pra, Allahu i Madhëruar me një anë urdhëron që të peshojmë, apo masim sakt dhe nga ana tjetër qorton dhe kërcënon me dënim të rreptë nëse ndodhë të peshohet, apo matet jodrejt.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.” Mutafifin: 1

Mjerrimi i cekur në këtë ajet është xhehenemi dhe dënimi në të.

Allahu i Madhëruar është i Drejtë dhe e do drejtësinë. Ai kur na ka urdhëruar ta adhurojmë ka kërkuar drjetësi prej neve dhe ajo është ta adhurojmë Atë të vetmin dhe mos t’i bëjmë shirk. Poashtu në raport me njerëzit ka kërkuar prej besimtarëve që të jenë të drejtë dhe mos t’i bëjnë padrejtësi askujt.

Është për tu mahnitur me mëshirën e Allahut, tebareke ve teala, sa i ka mëshiruar krijesat qofshin ata besimtarë musliman, apo jobesimtarë kur bëhet fjalë për të drejtat e tyre.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

Kini frikë nga lutja e atij që i bëhet padrejtësi edhe nëse është pabesimtar, se nuk ka para saj (lutjes) pengesë.” Tra. Ahmedi nga Enesi

Për ta ilustruar këtë temë, kam përzgjedhur një tregim në lidhje me peshimin e mangët.

Një njeri që i takonte një familjeje të varfër, blinte harxhin e shtëpisë te një dyqanxhi. Gruaja e këtij njeriu bënte tëlynë nga qumështi dhe e shitnin atë për të jetuar me fitimin nga ai. Dyqanxhiu kërkoi nga ky njeriu që ti shiste këtij tëlynë, por tia bënte pjesë-pjesë nga një kilogram. Ai ira dakord me këtë marëveshje dhe bëri siç i tha. Një ditë dyqanxhiu e peshoi tëlynin dhe vërejti se tëlyni nuk peshon një kilogram, por nëntëqind gram. U zemërua shumë dhe kur erdhi ai njeriu ti sjellë përsëri tëlyn, ai i zemëruar i tha: Nuk du të bëj tregëti me ty. Njeriu u habit nga zemërimi i tij dhe me kurejshtje e pyet për shkakun. Mirëpo kur i tregoi se tëlyni peshon më pak se një kilogram, njeriu i tha. Ne nuk kemi peshore në shtëpi, por nga harxhi që e kam blerë te ti, ka psur sheqer të paketuar nga një kilogram. E kam peshuar me atë sheqer.

E lusim Allahun të na bëjë besimtar të drejtë të sinqertë që pasojnë rrugën e pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem.

Allahu thërret për në Xhenet dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.

  • Hytbeja e dytë

Allahu i Madhëruar në suren Mutafifin, pasi i kërcënon me mallkim ata që peshojnë mangët, në vazhdim ka thënë:

A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? Në një ditë të madhe, Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.“ Mutafifin: 4-6

Këtyre që peshojnë mangët me padrejtësi nuk u mungojnë dënimet as në dynja.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“… dhe sa herë që e kanë mangësuar te peshuarit, janë ndëshkuar me thatësirë, me jetësë të vështirë dhe me tirani të udhëheqësit. … “ Tra. Ibn Maxhe dhe hakimi nga Ibn Omeri

E lusim Allahun që tregtarët tanë t’i udhëzojë në rrugë të drejtë dhe t’i bëjë korrektë në tregitënë e tyre e Allahu t’i mbron nga e keqja dhe tu jep bereqet në tregëtinë e tyre.

Lutje

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.“ Nahël: 90

Hoxhë Ali Shabani

NA NDIQNI NË