Arhiva MujoreDecember 2017

0 1613

Nga Xhabir ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, se   i dërguari, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t`i fal dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë: “O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!

E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” e shënon Buhariu dhe Muslimi

Përmbledhje e shpjegimit të ibn Haxherit rreth hadithit

Fjala e ibn Xhabirit: “i dërguari, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje”. Ibn Ebi Xhemrate ka thënë: është një thënie me kuptim gjithëpërfshirës por me qëllim të përkufizuar, ngase për obligimet (vaxhibet) dhe gjërat e preferuara (mustehab) nuk kërkohet zgjedhje nga Allahu për veprimin apo mosveprimin e tyre, njashtu për haramet, e gjërat e papëlqyera nuk kërkohet istihare për braktisjen e tyre, kështu që përkufizohet çështja në gjërat që janë të lejuara (mubah), por edhe në gjërat të e preferuara nëse bie ndesh mes dy gjërave, me cilën të fillon e cilën ta le. Ibn Haxheri thotë: “Është gjithëpërfshirës për çdo punë të madhe apo të vogël e të nënvlerësuar, mund që mbi një vepër të vogël e të nënvlerësuar të ndërtohen punë të mëdha.

Fjala e tij: “le t`i fal dy rekate (nafile) namaz jo prej namazit farz”.

Është një tërheqje kujdesi, si për namazin e sabahut përshembull. Ibn ebi Xhemrate ka thënë: “Urtuësia e dhënies përparësi namazit para duasë, qëndron aty se; qëllimi i istihares është të arrihet bashkimi i dy mirësive, asaj të kësaj bote dhe të ahiretit, andaj ka nevojë që të trokitet dera e Mbretit absolut, e nuk ka gjë më efektive e më të suksesshme se namazi, pasi që në vete përmban madhërim të Allahut, lavdërim, shprehje e nevojës për Të, për një moment të tanishëm dhe për të ardhmen.

Fjala e tij: “le të thotë”. Siç shihet qartë, se duaja e përmendur bëhet pas përfudimit të namazit, por njëkohësisht mund të konsiderohet edhe renditja e dhikreve dhe lutjeve sikur në namaz, e thuhet para selamit.

Fjala e tij: “O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën!”. Pra, sepse Ti je më i dijshmi, njejtë edhe në fjalën e tij: “Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate“. Kërkoj prej Teje, të më dhurosh fuqi për atë që unë kërkoj, apo të jetë me kuptim; kërkoj prej Teje të ma mundësosh atë që unë kërkoj, e kuptimi i kërkimit të fuqisë është kërkim lehtësimi për të arritur atë.

Fjala e tij: “kërkoj prej të mirave të Tua të shumta”. Është një shenjë deklarimi se të mirat e Allahut janë nga bujaria dhe dëshira e Tij, e askush nuk është meritor për to, siç edhe është qëndrimi i medh’hebit të ehlu sunetit.

Fjala e tij: “sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët”. Flet për atë se dije dhe fuqia absolute i takon vetëm Allahut, e robi nuk ka hise në to përveç atë që Allahu i mundëson.

Fjala e tij: “O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën)”. Siç kuptohen edhe nga koncepti i fjalisë është se duhet përmendur arsyeja, por, që mund të ketë kuptimin e prezentimit të arsyes me zemër.

Fjala e tij: “bëj të mundshme që të realizohet”. Pra, bëje të mundshme që të realizohet apo ma lehtëso mua këtë që dëshiroj.

Fjala e tij: “largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo”. Pra, që zemra e tij të mos jetë e varur me atë.

Fjala e tij: “pastaj më bëj të kënaqur me të”. Pra, më bëj të kënaqur me të, e të mos ndiej keqardhje për kërkesën e as për ndodhinë, sepse unë nuk  di fundin e saj, edhe nëse në momentin që e kam kërkuar kam qenë i pajtuar me të. Urtësia e kësaj është që të mos jetë zemra e tij e varur me atë gjë, e të mos jetë i qetë. Të jetë i kënaqur nënkupton të jetë i qetë me caktimin e Allahut.

PREJ POROSIVE PROFETIKE

  • Pajtueshmëria dhe nënshtrimi: duaja e istihares është dorëzim i çështjes Allahut të Madhëruar, duke vepruar shkaqet e lutjes, e që është kuptimi real i tevekulit ‘mbështetjes në Allahun’.

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Ndodh që njeiru të kërkon istihare prej Allahut, dhe Allahu t’i bën zgjedhje atij, e ky më pas hidhërohet me Zotin, e nuk pret të shikon fundin e saj, ngaqë ka qenë vetm se hajr për të.”

Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Nuk e kam dert a zgjohem në atë që unë e dua apo e urrej, sepse unë e di nuk e di se hajri a është në atë që e dua apo në atë që e urrej.”

Imam ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të mundshmen e rrethojnë dy gjëra: istihareja para saj, dhe pajtueshmërinë (të qenit i kënqur me të) pastaj.”

  • Istiharja dhe konsulltimi: Allahu i Madhëruar na nxit gjithashtu që të konsultohemi, e të marrim mendimin e të mençurve e të urtëve, të bashkojmë mes dy mirësive, me istihare dhe konsultim. Shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk i bie pishman ai i cili kërkon istihare prej Krijuesit e konsultohet me krijesat besimtarë, e vendos për çështjen e tij, Allahu thotë: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Falju gabimin atyre dhe kërko falje te Allahu për ta, e bisedo me ta për punë të jetesës. Kur të vendosish për diçka, mbështetu te Allahu. Se Allahu me të vërtetë, i don ata që mbështeten tek Ai.” Sureja, Ali Imran, 159.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

HADITHI I NJËZET E NJË

Përktheu nga gj. arabe Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1259

1. Malik Ibn Megul ka thënë; U ankua Ebu Ma’sher për djalin e tij tek Talha Ibn Musarrif. Talha, i tha; drejtoju Allahut, me këtë lutje Kur’anore; “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.” (Ahkaf; 15).

Tefsirul Kurtubij, rahimehullah; 16/195

2. Transmetohet nga Mesruku, rahimehullah, se ka thënë: Një njeri në Meke, tha; Ky është vendi ku falej Temim ed Darij, radijAllahu anhu. Një natë e pash duke lexuar Kur’an, prej namazit të jacisë deri në namazin e sabahut, qante gjatë dhe mbeti duke lexuar ajetin Kur’anorë: “A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi ti tyre!” (El Xhathijeh; 21).

Tefsirul Kurtubij, rahimehullah; 16/166

3. Një ajet në Librin e Allahut, u bë shkak që un të largohem nga mëkatet të cilat kishin arritur kulminacionin në jetën time. Ajeti në fjalë, është; “A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?” (El Xhathijeh; 23).

4. Disa njerëzve ju pengon çështje se pse Allahu, xhele ue ala, i le të lirë pabesimtarët, zullumqarët dhe femohuesit dhe pse nuk ua përshpejton dënimin atyre. Përgjigjeja qëndron në atë se kjo është prej urtësive madhore të Allahut, ngase aq më shumë që i shtojnë të këqijat ata, aq më shumë ua shton dhe shumfishon dënimin Allahu në ditën e llogarisë (botën tjetër ), Allahu ,xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata nxisin pa ndërpreë në vepra të këqija. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).” (Merjem; 83-84).

Të mos mendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata ipret një dënmim nënçmues.” (Ali Imran; 178).

Dr. Ibrahim el Humejdij

5. Allahu, xhele ue ala, e mëshiroftë robin i cili e këshillon veten dhe familjen e tij, duke thënë; O familja ime, keni kujdes ndaj namazit tuaj, zektatit dhe shtëpive tuaja, kujdes se çfarë bëni në to. N’dasht Allahu të ju mëshiroj dhe t’ju falë në ditën e kiametit. Allahu, i ka lavdëruar ata që pajisen me këtë cilësi; “Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte dhumë i pranishëm te Zoti i tij.” (Merjem ;55)

Hasan el Basriu, rahimehullah En Nefekatu alel Ajal, të Ibn Ebi Dunja; fq.506.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1135
Akademia e Fikhut Islam
Liga e Botës Islame
 
Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit
 
Lavdërimi i takon vetëm Allahun, paqja dhe bekimi qofshin për Profetin tonë, pas të cilit nuk vjen më Profet, mbi familjen dhe shokët e tij.
 
Akademia e Fikhut Islam nën varësi të Ligës së Botës Islame, e mbledhur në sesionin e saj të 22, në Mekën e nderuar në datat 21-24 Rexheb 1436 h. që korrespondon me datat 10-13 Maj 2015 e.s. mori në shqyrtim temën: “Gjykimi rreth ndërprerjes së mjekimit për të sëmurin për të cilin nuk ka shpresë shërimi” si p.sh. një i sëmurë me kancer të avancuar dhe të përhapur ose në atë gjendje për të cilin mjekët gjykojnë se nuk ka asnjë shpresë për shërim.
Pasi anëtarët e akademisë dëgjuan studimet e paraqitura për çështjen në fjalë dhe pasi morën në shqyrtim atë me detaje atë së pari vunë në dukje këto pika:
1.      Ruajtja e jetës njerëzore është obligim i detyruar dhe një nga parimet dhe synimet më madhore të ligjit islam.
2.      Përdorimi i barnave dhe mjeteve të tjera të lejuar për mjekim është legjitim në fenë islame, për të ka argumente të mjaftueshme nga burimet islame.
3.      Shumë prej sëmundjeve që dikur konsideroheshin ose mendoheshin si të pashërueshme, sot në sytë e mjekëve janë bërë të mundura për tu mjekuar dhe disa prej tyre për shkak të avancimit të mjekësisë konsiderohen gati absolutisht të shërueshme, ndaj dhe familjarëve të të sëmurit dhe mjekët duhet ta inkurajojnë atë dhe të mos e pezmatojnë.
 
Më pas Akademia mori këto vendime:
 
Së pari, këshilli rikonfirmoi vendimin e Akademisë dhënë në sesionin e saj të dhjetë të mbledhur në Mekën e nderuar në 28 Sefer 1408 h. / 21 Tetor 1987 e.s. me temë lejimin e heqjes që aparaturave jetëmbajtëse, nëse provohet katërçipërisht vdekja cerebrale e personit.
 
Së dyti, nëse mjeku specialist është i mendimit se mjekimi i bën dobi të sëmurit dhe nuk e dëmton atë, apo i bën më shumë dobi sesa e dëmton, atëherë atij i duhet vazhduar mjekimi, edhe pse ndikimi i mjekimit është i përkohshëm. Kjo sepse Allahu i Lartësuar mund të bëj që mjekimi të ketë efekt të përhershëm, ndryshe  nga çmendojnë mjekët.
 
Së treti, nuk lejohet ndërprerja e mjekimit nga i sëmuri vetëm në rastet kur këtë e vendosin tre mjekë specialist, se mjekimi i bën vetëm dëm të sëmurit dhe nuk ka asnjë efekt në përmirësimin e gjendjes së tij. Por padyshim përkujdesja ndaj tij dhe lehtësimi i dhimbjeve, për aq sa është e mundur, duhet të vazhdojë.
Së katërti, përshpejtimi i vdekjes së të sëmurit, i quajtur ndryshe edhe eutanazi (vrasje e mëshirshme) është e ndaluar fetarisht, në çfarëdo forme apo mënyre që ajo kryhet, edhe nëse kërkohet nga vetë i sëmuri apo të afërmit e tij.  
 
Paqja dhe bekimi qofshin për Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Burimi: http://www.lidhjahoxhallareve.com/l/nderprerja-e-mjekimit-per-te-semurin-qe-jane-prere-shpresat-per-sherim/

0 1132

Lavdia i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij.

Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam, në Sesioni e saj të dhjetë të mbajtur në Mekën e nderuar nga data 24 Sefer 1408/ 17 Tetor 1987 deri në datën 28 Sefer 1408/ 21 Tetor 1987 mori në shqyrtim temën: Raporti i vërtetimit të vdekjes nëpërmjet shenjave mjekësore të sigurta si dhe lejimi i heqjes së aparaturave të reaminimit, nga i sëmuri që ndodhet nën përkujdesje të përqendruar.

Asambleja u njoh me opinionet dhe sqarimet mjekësore, të paraqitura me gojë dhe me shkrim, nga Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite dhe nga mjekë specialistë, po kështu edhe me vendimin e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam nën vartësi të Organizatës së Konferencës Islamike, të mbledhur në Aman të Jordanisë nr. 5 datë 3/7/1986 e.s.

Pas diskutimit të çështjes nga të gjitha aspektet dhe problematikat që mbart Asambleja morri këtë vendim:

Të sëmurit të cilit i janë vendosur në trup aparatet e reaminimit, lejohet që ato t’i hiqen, nëse pushojnë së funksionuari përfundimisht të gjitha funksionet nervore të tij dhe nuk ka më kthim mbrapa, edhe nëse zemra dhe frymëmarrja e tij vazhdojnë të funksionojnë automatikisht me anë atë aparateve që i janë vendosur në trup, por heqja e tyre bëhet kur këtë e vendos një komision prej tre mjekësh specialistë me përvojë.

Por megjithatë, nuk gjykohet fetarisht për të se ka ai vdekur, vetëm pasi t’i ketë ndaluar plotësisht frymëmarrja dhe zemra, pas heqjes së aparaturave.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamed, për familjen dhe shokët e tij.

Burimi: http://www.lidhjahoxhallareve.com/l/vdekja-dhe-shkeputja-e-aparateve-te-reaminimit-nga-trupi-njeriut/

NA NDIQNI NË