Arhiva Vjetore2017

0 2931

Përderisa babai e fshinte veturën e  tij të re u afrua djali i tij pesëvjeçar dhe filloi të shkruajë me gurë në pjesën anësore të veturës.
I hidhëruar babai filloi ta godas në duar djalin e tij duke mos e vërejtur se është duke e goditur me çelësat që i kishte në dorë.
Ato goditje i dëmtuan gishtat e dorës së djalit dhe në spital i amputuan. Djali e pyeti babanë e tij kur do rriten gishtat e mi?
Plotë dhimbje dhe pendim babai shkoi te vetura dhe filloi ta godasë atë. Kur u ul pranë veturës dhe shikoi drejt gërvishtjeve në veturë, aty e lexoi këtë fjali: Babi të dua!
Një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, dhe kërkoi këshillën e tij. Ai i tha: Mos u hidhëro. Njeriu edhe dy herë e përsëriti pyetjen ndërsa përgjigja ishte e njejtë: Mos u hidhëro.
Dije se atë që e bën në momentet e hidhërimit ndoshta do të shkaktojnë pasoja për të cilat do të pendohesh sa je gjallë.
Mos u hidhëro, mos u hidhëro dhe përsëri mos u hidhëro.

Hoxhë: Talha Kurtishi

Burimi: www.akos.ba / albislam.com

0 1820

Padyshim që shtëpia ka një rol kyq në përmirësimin apo prishjen e shoqërisë, për këtë i dërguari jonë, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte i kujdesur për udhëzimet e tija  ndaj umetit, për çdo gjë që do e shndërronte këtë shtëpi në një dritë të edukimit të gjeneratave, në një shkollë ku do diplomonin dijetarë dhe reformatorë, si dhe porositë për prindërit që të jenë shembulltyrë e mirë për pasardhësit dhe familjarët e tyre.

Prej udhëzimeve të tilla dhe porosive është edhe hadithi që na e përcjell Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Leni diç prej namazit tuaj edhe për në shtëpitë e juaja, mos i shndërroni ato në varre”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Si dhe hadithin që e përcjell Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur ndokush e përfundon namazin e tij në xhami, le t’i jep shtëpisë së tij një hise të namazit, se Allahu për namazin e tij në shtëpi do i jep mirësi”. Shënon Muslimi

Shpjegimi i hadithit

Shumë prej njerëzve kujdesen që sunetet e namazve t’i falin menjëhere para apo pas namazeve farz në xhami, padyshim, kjo është një gjë që lëvdohet dhe shpresohet të kenë shpërblime të mëdha për faljen e këtyre suneteve, por, anashkalojnë një gjë shumë me rëndësi, e që është se falja e suneteve të farzeve e suneteve tjera vullnetare të përgjithshme është më së miri falja e tyre në shtëpi, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Faluni o ju njerëz në shtëpitë e juaja, sepse namazi më i mirë është namazi i njeriut në shtëpinë e tij, përpos farzeve”.

Dhe në hadithi që e përcjell ibn Omeri, që u përmend më lartë, pra, mos i shndërroni shtëpitë e juaja në varre, duke mos u falur fare në to, që është një ngjasim i përputhshëm, pasi që u ngjasua shtëpia në të cilën nuk falet namazi në të, me një varr ku  i vdekuri nuk mund të falet.

Në hadithin tjetër thuhet: “Kur ndokush e përfundon namazin e tij në xhami, le t’i jep shtëpisë së tij një hise të namazit, se Allahu për namazin e tij në shtëpi do i jep mirësi”. Imam Menavi ka thënë: “Kur ndokush e përfundon namazin e tij në xhami”, pra të kryen namazin e tj me xhemat, ka veçuar xhaminë sepse në përgjithësi namazet farze falen aty. “le t’i jep shtëpisë së tij një hise të namazit”, pra, le ta fal namazin farz në xhami, e namazin nafile në shtëpi, që bereqeti të kthehet në shtëpi dhe familjen e tij, siç ka thënë: “se Allahu për namazin e tij në shtëpi do i jep mirësi”, pra, si shkak i namazit, ngjall shtëpinë me përmendje të Allahut dhe adhurim, me prezencë të melaqeve, e sihariqet e tyre, arrihet shpërblimi e bereqeti për familjarët, si dhe: namazi nafile në shtëpi është më me vlerë se në xhami”.

Udhëzime profetike

-Ligjëvënësi  i Urtë dhuroi tre dobi për namazin vullnetar e falur në shtëpi, ato janë: Shtimin e shpërblimit, siç është përmendur në disa hadithe. Dy: Arritja e mirësisë në shtëpi, dhe arritja e bereqetit, siç u përmend në hadith. Tre: Falja e namazit vullnetar në shtëpi është më larg suefaqësisë, më tepër largon shirkun e fshehtë.

Ibn Kudameja, ka thënë: “Namazi vullnetar në shtëpi, është më i mirë, sepse namaz në shtëpi është më afër sinqeritetit, dhe më larg syefaqësisë, është një prej veprave të fshehta”. Kjo, aspak nuk nënkupton se namazi në xhami nuk është i pranuar, por të adaptohet që ta fal në shtëpi, sepse kështu është më mirë.

-Nëse muslimani nuk arrin që ta fal namazin nafile, vetëm se në xhami, atëherë ai e fal e nuk e humb vlerën e namazit, dhe është i shpërblyer për këtë, me lejen e Allahut, për kujdesin e tij, dhe nijetin e pastër.

 

HADITHI I DYTË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

 

0 2150

A e prish abdesin prekja e gruas, ose puthja e saj?

Shejh Albani (rahimehullah) në librin e tij “Vargu i haditheve të dobëta” 2/429 thotë: E vërteta është se prekja e femrës ose puthja e saj nuk e prishin abdesin, qoftë ajo puthje me epsh apo pa epsh. Një gjë të tillë e themi ngase nuk kemi argument të saktë se e prish abdesin një gjë e tillë. Përkundrazi, është vërtetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue selem) i puthte apo i përqafonte gratë e veta, pastaj dilte dhe e falte namazin dhe nuk e përsëriste abdesin.

Këtë hadith e ka nxjerr Ebu Davudi, dhe ky hadith i ka 10 rrugë të transmetimit, disa prej tyre janë të sakta, ashtu siç e kam bërë të qartë në “Sahih Ebi Davud” nr.170-173. Dhe prekja e femrës, zakonisht ndodhë me epsh. Allahu e di më së miri.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1246

Turpi është një virtyt i cili shpien në veprimin e çdo vepre të mirë, dhe braktisjen e çdo punë të lige, është një atribut i lavdëruar, është koka e sjelljes së mirë, bukuri e imanit, si dhe një rit fetar.

Turpi ndahet në disa llojësh, më e rëndësishmja prej tyre është të turpëruarit nga Allahu i Madhërishëm, ky udhëzim fisnik profetik, flet për turpin ndaj Allahut, porosit që të kemi në kujtesë mbikqyrjen e Allahut qoftë në vetmi apo në shoqëri, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, shokëve të tij u ka thënë: “Turpërohuni prej Allahut, ashtu si Ai meriton” Ata thanë: O i dërguari i Allahut! Ne turpërohemi, falënderimi i qoftë Allahut. Tha: “ “Nuk është ajo që po mendoni ju!, por turpi i vërtetë ndaj Allahut është që të kujdesesh për kokën dhe organet e saj, për brendësinë e trupit dhe organet e tij, të përkujtosh vdekjen dhe kalbjen. Ai që e dëshiron botën tjetër duhet t’i braktisë stolitë e kësaj bote. Prandaj ai që i ka vepruar këto është turpëruar nga Allahu me një turp të vërtetë.”[1]

Shpjegimi i hadithit

Fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Turpërohuni prej Allahut, ashtu si ai meriton”, pra me një ndjenjë të turpit të sinqertë të përqendruar. Është thënë, ka kuptim: “keni frikë Allahu ashtu si Ai meriton”. Shokët e profetit iu përgjigjën: “O i dërguar i Allahut! Ne turpërohemi”, e nuk kanë thënë: “ashtu si Ai meriton” duke njohur mangësitë e tyre, dhe thanë: “falënderimi i qoftë Allahut”, pasi që na bëri të jemi të turpëruar. Ai iu tha: “Nuk është kjo”, pra, nuk është turpi i vërtetë atë që ju mendoni, por është që të ruhen të gjitha gjymtyrët, që nga gjërat të cilat nuk është i kënaqur Allahu me to, dhe tha: “por turpi i vërtetë ndaj Allahut është”, ose turpi që duhet ta keni “të ruhet koka” për përdorimin e saj në nënshtrim ndaj Allahut, të mos i bëjë sexhde askujt tjetër pos Tij, të mos falet për syefaqe e për famë, të mos i nënshtrohet dikujt tjetër, e të mos e ngre kokën me mendjemadhësi. “dhe organet brenda saj”, pra me organet që lidhet  me të, si gjuha, syri, e veshi, të mos shfrytëzohen në gjëra që nuk janë hallall. “të ruhet brendësia”, nga të ushqyerit me haram,”dhe organet brenda saj” pra organet që lidhen me të, si organet gjenitale, këmbët, duart, e zemra, gjitha këto organe janë të lidhura me brendësinë e njeriut, e ruajtja e tyre është të mos shfrytëzohen në mëkate, por në gjëra që Allahu është i kënaqur.

Pastaj tha: “të përkujtosh vdekjen dhe kalbjen” të kujtosh se si do jetë halli yt, e të mos mashtrohesh pas kësaj dynjaje, ngase njeriu në këtë botë ushqehet, forcohet dhe rritet, e më pas e gjithë kjo zhduket e kalbet, ai vesh rroba që të duket sa më bukur para njerëzve, e që më pas edhe këto rroba kalben e zhduken. “

Ai që e dëshiron botën tjetër duhet t’i braktisë stolitë e kësaj bote” ngase që të dyja nuk bëhen bashkë njëra me tjetrën. “ai që i ka vepruar këto” pra ka përmbledhur gjitha që u përmendën. “është turpëruar nga Allahu me një turp të vërtetë

Disa udhëzime profetike

  • Kur në zemrën e robit të përqendrohet ndejnja se Allahu atë e sheh, se Allahu është me të në çdo moment, turpërohet prej Tij që ta sheh neglizhen në farzet e Allahut, në veprimin e mëkateve, apo në thirrje për punë të liga e të këqija: Allahu i Madhëruar thotë: “Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat).” Alek, 14. Njashtu thotë: “Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës.” Kaf, 16
  • Atë që shpirti i tij e josh kah makëti, le të fshehet në një vend ku nuk mund ta sheh Allahu, e vallë! Ku do e gjejë atë vend?! Sepse për Allahun nuk ka gjë që mund t’i fshehet, Allahu thotë: “Ata fshihen (duke u turpëruar) nga njerëzit, e nuk fshihen nga Perëndia. E, Ai është me ta, (i di dhe i sheh) kur natën flasin gjëra me të cilat (Ai) nuk është i kënaqur. Perëndia i di të gjitha ato që punojnë.” Nisa, 108

Poeti thotë:

Qoftë se në një errësirë i vetmuar të vije dyshimi

E nefsi në punë të liga të fton

Turpërohu nga shikimi i Allahut, E thuaji,

tani më sheh Ai, i Cili errësirën krijon

  • Kush dëshiron që mëkate të vepron, le të mos i vepron në tokën e Allahut, le të mos ushqehet nga furnizimi i Tij, sepse çdo gjë që ekziston është e Allahut, e si të mos turpërohet ai i cili Allahun mëkaton, e jeton në tokë, ushqehet nga risku e dhuntitë e Allahut, çdo mirësi e çdo dhunti i takon Atij, Allahut thoë: “Çdo dhunti që keni është nga Allahu. E, kur t’ju godit ndonjë fatkeqësi, prap prej Tij – me zë kërkoni ndihmë..” Nahl, 53.

Lusim Allahu të na furnizon ne virtytin e turpit, e të na jep sukses në gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur me to.

HADITHI I PARË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

__________

[1] Shënon Tirmidhiu, nga hadithi i Abdullah ibn Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, Hakimi e vlerësoi të saktë, me të u pajtua edhe Dhehebiu.

0 2318

Nuk ka lumturi pos në Islam.

Njeriu e pyet veten ç’është lumturia?

Botëkuptimet për lumturinë janë të ndryshme. I frikësuari mendon se lumturia është arritja e sigurisë. I ngarkuari me borxhe mendon se lumturinë do ta arrijë atëherë kur të lirohet nga borxhi, ai që s’ka fëmijë mendon se lumturia është të ketë pasardhës. Kjo lumturi është e përkohshme dhe e njëjta përfundon me përfundimin e problemit. Pastaj fillojnë problemet e tjerë dhe rifillon mendimi se lumturia është aty ku përfundon problemi i radhës.

Parandalimi është më i mirë se shërimi.

Lumturia nuk është ajo të cilën e sheh syri. Lumturia është ajo që e bon zemrën. Të gjitha pyetjet në Kuranin Famëlartë ndahen nga përgjigja e tyre me fjalën kul-thuaj:

Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut” (El Bekare, 189)

Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” (El Bekare, 219)

Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër… (El Bekare, 186)

Mos u habit me atë çfarë njerëzit bëjnë me ty, habitu me atë që Krijuesi e bën me ty.

Ai është Furnizuesi i cili e furnizon çdo krijesë dhe ai furnizim caktohet edhe para krijimit.

Mjeku mundohet me ta rikthye shëndetin dhe “furnizimi i tij” përfundon kur ti të shërohesh (nëse atë e ka caktuar Allahu), ndërsa furnizimi i Furnizuesit absolut vazhdon para dhe pas sëmundjes.

Bazat e lumturisë:

Dije se Zoti i njerëzve nuk do të, të humb nëse zemra jote është e lidhur me Allahun, pajtohu me gjithësinë përreth teje dhe falëndero mirësitë e Allahut, dije pse je krijuar dhe pajtohu me furnizimin që të është caktuar dhe mos e lakmo të huajën sepse ajo nuk është furnizimi yt.

Ti je rob i Allahut, furnizimin tënd se merr askush pos teje. Hasan El Basriu ka thënë: Mësova se furnizimin tim se merr askush tjetër pos meje dhe mu qetësua zemra, mësova se punën time nuk do ta bëj askush pos meje dhe u angazhova, mësova se çdoherë më sheh Allahu dhe u turpërova që të mos më sheh duke bërë mëkate, mësova se vdekja më pret dhe përgatita nozullin për takimin tim me Allahun.

I lumtur është ai i cili e di se çdoherë mundet ti drejtohet Allahut, në çdo situatë dhe në çdo vështirësi.

Nëse dëshiron të jesh i lumtur mos e prit falënderimin e njerëzve sepse do vazhdosh të jetosh në botën e zhgënjimeve, nëse ndihesh i hutuar drejtoju namazit, kështu vepronte i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem. Mendimi i mirë për Allahun do ta mundëson ta presësh edhe të pamundshmen prej Allahut, jo vetëm atë që sipas teje është e mundshme dhe reale. Fuqia e Allahut s’ka asnjë kufizim.

Bazat e lumturisë:

1. Namazi i natës, aty do ta gjesh lumturinë, ai është nderi i besimtarit, nur i fytyrës që pasqyrohet edhe në pjesët tjera të trupit. Allahu nuk i kthen mbrapa duart e çuara në lutje. Është lutur njëri për fëmijën e tij që ta mësojë Kuranin përmendsh dhe fëmija katërvjeçarë atë e ka arritur brenda dy viteve.

2. Jeto me Kuranin mësoje dhe mos lejo që ta harrosh.

3. Afroju më pranë njerëzve me sjellje të mirë.

4. Lutu për muslimanët, vëllezërit e tu.

5. Fal dhe mundohu ti harrosh gabimet dhe rrëshqitjet e njerëzve ndaj teje…

Dr. Omer Abdulkafi

Përktheu: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 1331

Pyetja: Çfarë duhet të veprojë ai i cili është falur me tejemum, e pastaj ka gjetur ujë?

Shejh Albani (rahimehullah) ka thënë: Ai që e fal namazin me tejemum dhe pastaj ka gjetur ujë, atëherë ai nuk e përsërit namazin paraprak që e ka falur me tejemum. Dhe, ky njëherit është edhe mendimi i Imam Ebu Hanifes, Imam Ahmedit, Imam Shafiut dhe Imam Malikut (Pra, dijetarëve të 4 medh’hebeve)

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 4731

Emri Allah, në gjuhën arabe ka kuptimin “I Adhuruar” i vetmi që meriton të adhurohet , Ai nuk është Zot vetëm i muslimanëve. Ai është Zot i gjithë krijesave, sepse Ai është Krijuesi.

Çdo lavdërim i përket Allahut (Perëndisë), Zotit të Gjithësisë (alemin).”Fatiha, 2

Çdo gjë përveç Allahut, është prej Alemin.

Nuk mund të arrijmë të njohim Allahun, në mënyrë tjetër përveç se përmes Allahut, dhe atë në dy mënyra;

-Meditimit në argumentet sheriatike, të cilat lexohen në Librin e Tij, apo në gjuhën e të dërguarit të tij, sal-Allahu alejhi ve selem.

-Meditim në krijesat e Allahut, dhe argumentet e Tija në gjithësi.

Fillimisht disa nga argumentet Kuranore, janë:

i cili e ka bërë të mirë çdo gjë që ka krijuar dhe ka filluar krijimin e njeriut prej balte.”Sexhde, 7

Allahu është – s’ka tjetër zot përveç Tij, (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokend pa lejën e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni  e Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Lartë, i Madhëruar!.” Bekare, 255

Argumente të Tij janë edhe nata dhe dita, edhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde (mos bini me fytyrë për tokë) as për Diellin as për Hënën, por bëni sexhde për Allahun, i cili i ka krijuar ato, nëse jeni adhurues të Atij.” Fusilet, 37

Me të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që i ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë (periudha të caktuara kohe), e pastaj e mbisundoi gjithësinë. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; e Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhërit të Tij. Vetëm ai krijon dhe sundon. I Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë.” Araf, 54

Argumente nga fjalët e të dërguarit;

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në raste vështirësie thoshte: “S’ka tjetër zot, pos Allahut, Madhështori, i Butë, S’ka tjetër zot pos Allahut Zot i Arshit të madh, s’ka tjetër zot pos Allahut Zot i qiejve dhe i tokës dhe Zot i Arshit Fisnik”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Ebu Hurejra, Allaho qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në mëngjes e në mbrëmje, e kur binte të flente thoshte: “O Allahu im! Krijues i qiejve dhe i tokës, i Gjithdijshmi mbi të fshehtën dhe të dukshmen, Zot i çdo gjëje, Sundues i çdo gjëje, dëshmoj se ska tjetër zot pos Teje, Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri i vetës sime dhe sherri i shejtanit dhe shoqëruesve të tij”.

Meditimi në argumentet e Allahut në univers dhe në krijesat e Tija

Allahu thotë: “Ai (Allahu) ua krijoi natën për të pushuar në të, kurse ditën për të parë. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë.” Junus, 67.

Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e di.” Gafir, 57.

Allahu thotë: “Një prej argumenteve të Tij, janë anijet e mëdha si malet, që lundrojnë nëpër det. Nëse Ai don, e qetëson (ndalon) erën – frymën dhe ata mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Për këtë ka argument për çdokënd që është i durueshëm dhe falenderues.” Shura, 32-33.

Dhe Ai është, që u ka dhënë rrjedhje të lirë dy sipërfaqeve ujore (det e lum i madh). Njëri është i pijshëm, i ëmbël; e tjetri është i njelmët, i idhët. Dhe, ka ngritur pengesa ndërmjet tyre (rryp toke)..” Furkan, 53

E shumë argumenteve tjera, që i zbriti Allahu në fjalët e Tija në Kuran.

Shejh ibn Uthejmin, Allahu  e mëshiroftë ka thënë: “Njohja e Allahut është në dy mënyra:

  • Njohja e ekzistencës, dhe kuptimit, kjo njëherti është e kërkuar nga ne.
  • Njohja e esencës, dhe fizionimisë së Tij, nuk është e kërkuar sepse është e pamundur.

Ajo që kërkohet  është njohja e ekzistencës së Qenies së Tij, njohja e atributeve të Tij, sipas kuptimit, ndërsa njohja e realt e atyre atributeve është gjë që e di vetëm Allahu i Madhëruar.

Pra, obligimi i parë për njerëzimin është njohja e Allahut, në rast kur njeriu është i nevojshëm të shton besimin e tij, edhe meditimi është i detyruar, siç e përmend Allahu në fjalën e Tij: “A nuk e shohin ata perëndorinë e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithë ato që i ka krijuar Allahu dhe se ju ka afruar fundi i tyre (mohuesve). Në çfarë fjale, pos Tij (Kur’anit), do të besojnë?” Araf, 185

Dhe thotë: “Vallë, a nuk kanë menduar ata për Fjalën (Kur’anin), apo tyre u ka ardhur ajo çka nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?.” Muminun, 68.

Kushdo që dëshiron të njeh Allahun, duhet të sheh në dobinë që e sjellin këto krijesa,  sipas dy mënyrave:

E para se çdo gjë që ekziston është e krijaur, dhe kjo është e njohur nga vetë bota shtazore apo bimore, siç thotë Allahu: “O njerëz, ja një shembull, e dëgjojeni atë: “Ata, të cilët, përpos Allahut, i adhuroni ju, nuk mund të krijojnë – kurrsesi asnjë mizë, madje – edhe nëse tubohen për këtë (krijimin e mizës).” Haxh, 73.

Ne shohim trupa  të ngurtë, që më pas ngjallen, e dimë pa dilemë se është Një që i jep jetë, një Begatues, është Allahu i Madhëruar, ndërsa qiejt, e dijmë nga ana e lëvizjeve të tyre të pandalshme, se ato janë të urdhëruara që të jenë të kujdesshme, e të na nënshtrohen neve, e çdo gjë që është i nënshtruar, i urdhëruar është i krijaur nga tjetër kush.

Çdo krijesë ka një Krijues, nga këto dy parime na bëhet e qartë, se për një krijesë ekziston një Veprues, Krijues i tij.

Njashtu duhet të njeh thelbin e gjërave që të mediton rreth krijimit të vërtetë për gjitha krijesat, ngase kush nuk e njeh thelbin e gjërave nuk arrin të njeh realitetin e krijimit, në këtë aludon fjala e Allahut: “A nuk e shohin ata perëndorinë e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithë ato që i ka krijuar Allahu dhe se ju ka afruar fundi i tyre (mohuesve). Në çfarë fjale, pos Tij (Kur’anit), do të besojnë.” Araf, 185

Andaj, kush ndalet dhe ndjek urtësinë e krijimit, pra njohjen e shkaqeve për të cilat është krijuar, qëllimit parimor, meditimi mbi  këto argumnte do jetë më i plotë.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 3771

Dy njerëzit më të mirë të kohës së tyre – Musa dhe Hidri, paqja qoftë mbi ta, në udhëtimin e tyre kaluan pranë një fshati dhe kërkuan strehim, mirëpo banorët e fshatit “nuk deshën t’i pranojnë si mysafirë (e as t’i ushqejnë)” (Kehf: 77)

Njerëzit mos i gjyko për nga pamja!

Për fat të keq në numër i madh i njerëzve vlerësojnë të tjerët në bazë të rrobave, pamjes, automjeteve, shtëpive e aparateve teknike edhe pse vlera reale e njeriut është në atë që di të bëjë e jo në atë që e veshë apo e ka si kulm mbi kokë..

Jahja b. Bukejr na rrëfen: një grup egjiptasish u nisën drejt Medines. Kur arritën, iu afruan derës së Salimit të birit të Abdullah b. Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Dëgjuan zërin e një deveje që po therrej. Derisa po pritnin afër derës, doli një njeri shumë i zeshkët, i veshur me një izar të leshtë gjer në gjoks. I thanë: zotëria yt, është aty brenda? Ai pyeti: kush ju duhet? Thanë: Salimi, i biri i Abdullahut.
Ibn Bukejri tregon: kur ju foli, doli në pah diçka tjetër jo ajo që kuptuan nga pamja e tij.
Ju tha: kë po kërkoni?
Thanë: Salimin.
Tha: ja ku jam, urdhëroni, ç’ju solli këtu?
Thanë: kemi ardhur për të parashtruar disa pyetje.
Tha: urdhëroni pyetni ç’të doni. U ul me ta ndërsa duart i kishte me gjakun dhe të vjellurën e deves që kishte therrur, ndërsa ata filluan me pyetjet e tyre”

Tarih Dimeshk, Ibn Asakir
Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 3667

Adhurimi i Allahut të madhëruar pa i vënë shok Atij mbjell devotshmëri ne zemrën e robit, qoftë ai adhurim i detyrueshëm si: namazi, agjërimi, zekati, haxhi, lutja apo adhurimi i pëlqyer si: adhurimet vullnetare. Këtë na e argumenton fjala e Allahut në Kuran: “O njerëz! Adhuronie Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).”(Suretu El Bekare, ajeti.21).

Zoti i thërret njerëzit pa përjashtim që ta adhurojnë vetëm Atë. Veç Ai e meriton adhurimin. Ai është Krijuesi ynë dhe i të parëve tanë. Po në këtë ajet Allahu qartëson se qëllimi i adhurimit është arritja e devotshmërisë dhe adhurimi është ai i cili e mbjell devotshmërinë.

O rob i Allahut! Para se të falesh, ti pastrohesh. Më pas drejtohesh nga kibla, bën lutjen e hapjes së namazit, lëvdon krijuesin Tënd. Më pas lexon Fatihanë – suren më madhështore në librin e Allahut. Pastaj lexon Kuran aq sa mundesh. Në ato ajete shpalosen përpara teje koncepte, nocione, domethënie të vyera që të njohin me Allahun, emrat, cilësitë dhe obligimet që lipsen prej teje karshi Krijuesit. Më pas përkulesh në ruku, pastaj ngre kokën duke thënë: O Zoti ynë, ty të përket falënderimi sa qiejt dhe sa toka e çka midis tyre. Të gjithë ne jemi robërit e Tu. Atij që Ti i jep, s’ka kush ta ndalojë dhe atë të cilin e privon, s’ka kush t’i japë. Pas këtyre fjalëve të bukura, bie në sexhde duke iu lutur Allahut me lutje që të ka mësuar profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). I lutesh Zoti për ç’ka. Ulesh në tehijat dhe i çon profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) më të bukurat salivate dhe me lutje e pastaj selam, përfundon namazin.

Nëse ti e fal këtë namaz me përqendrim, a nuk pushtohet zemra jote nga devocioni?

Absolutisht po.

Agjërimi një tjetër adhurim që mbjell devotshmëri. Thotë Allahu në Kuran: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (Suretu El Bekare, ajeti 183). Ai i cili braktis ushqimin e pijen, të fjeturit me bashkëshorten në muajin e Ramazanit, kush e pengon veç urdhërit të Allahut?!

Shejhu i islamit, Ibën Tejmije, thotë: “Allahu ka urdhëruar të agjërojmë për t’u bërë të devotshëm. Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush nuk braktis mashtrimin, dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu s’ka nevojë që robi të braktisë ushqimin e pijen.” Nëse nuk arrin t’i mbledhësh frytet e devotshmërisë, nuk e ke arritur qëllimin e agjërimit. Si pasojë, do të pakësohet nga shpërblimi i agjërimit, në varësi të asaj ç’ka le pa zbatuar.

Adhurimi sjell devotshmëri dhe devotshmëria të thërret ne adhurim. Profeti ( Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), edukatori dhe mësuesi më i mirë i njerëzimit, e këshilloi një ditë Ebu Dherrin duke i thënë: “Kije frikë Allahun që të bëhesh adhuruesi më i madh ndër njerëz”.

Omer Sulejman El Eshkar

Përktheu: Hoxhë Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 1088

Tregim i këndshëm dhe më mësime të arta nga Sahabiu në lidhje me lëmoshën!

Transmetohet se Abdullah ibn Xhaferi (radijAllahu anhu) ka qenë i pasur dhe i cili ka bërë tregti. Një ditë prej ditëve, deven e tij e kishte mbushur plot me mallra, dhe erdh një beduin prej shkretëtirës dhe i tha: Më jep diçka prej asaj që të ka dhënë Allahu.

Abdullah ibn Xhaferi ishte mësuar që të jepte shumë sadaka, dhe i tha atij beduinit: merre devenë dhe gjithçka që ka në të!

Dikush prej sahabëve dhe tabiinëve i tha (Abdullah ibn Xhaferit): Përse po vepron kështu o Abdullah ibn Xhafer, ngase beduini gëzohet (i mjafton) edhe vetëm me një dirhem. Abdullah ibn Xhaferi u tha atyre: Jam mësuar kështu që të dhuroj pasuri, e që Allahu t’ma shtoj atë. Andaj friksohem që nëse nuk e jap këtë pasuri, Allahu do t’ma ndal bereqetin si pasoj e mosdhënies. Dhe jam mësuar të bëj tregti me Zotin tim, andaj friksohem që nëse e ndërprej sadakanë, Allahu do t’a ndërpres edhe bereqetin që ma ka dhënë edhe më herët.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË