Arhiva DitoreJan 4, 2018

0 2567

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, ka thënë: “Keni kujdes nga dyshimi, vërtetë dyshimi është fjala më e rrejshme.”[1]

KOMENTI:

Dyshim është: Pasiguri, lëkundje mes dy gjërve, duke anuar kah njëra prej tyre.

Ky hadith flet për obligueshmërinë e mendimit të mirë për vëllain musliman, e të mos formohet një mendim i keq për të, sepse në origjinë muslimani është i drejtë dhe i mirë, e nuk akuzohet pa asnjë fakt, apo argument për akuzën e bërë.

Allahu thotë: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat.” Sureja Huxhurat, 12.

Për këtë ai, paqja dhe bekimi Allahut qoftë mbi të, tha: “vërtetë dyshimi është fjala më e rrejshme.”

(Dyshimi) Fjalë e shpirtit, kur njeriu i flet vetes për një mendim të keq për vëllain e tij, përgënjeshtro këtë dyshim e mos i beso, ke mendim të mirë për vëllain tënd, se ai është i pastër, punë mirë, e mos e akuzo me diç që nuk është konfirmuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I KATËRT

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër, 6064. Dhe Muslimi me numër, 2563.

0 2904

Si është zemra e pastër?

Është cekur zemra e pastër në librin e Allahut dy herë, thotë Allahu, tebarek ue teala; “Kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër”. (Sureja Safat, 84)
“(do të ketë dobi) vetëm ai që vie me zemër të pastër te Allahu”. (Sureja Shuara, 89)

Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me ta- në lidhje me komentin e ajetit, ka thënë;  “Është për qëllim; Ai që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë(me të drejtë) përpos Allahut.”

Ndërsa, Muxhahidi, Hasan el Basriu dhe disa dijetarë tjerë, Allahu i mëshiroftë, në lidhje me komentin e ajetit kanë thënë: “Me zemër të pastër”, do të thotë; Zemër e pastër prej Shirkut.

Seid ibn Musejeb, Allahu qoftë i kënaqur me të, në lidhje me këtë ajet ka thënë: zemër e pastër: është zemra e shëndoshë ,dhe kjo është zemra e besimtarit, për arsye se zemra e pabesimtarit dhe hipokritit(munafikut) është e sëmurë sikurse thotë Allahu, -xhele ue ala; “Zemrat e tyre janë të sëmuara“. (Sureja Bekara, 10)

Ebu Othman en Nisaburi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është zemra e pastër prej Bidateve (risive në fe) dhe është e qetë në praktikimin e sunetit.”

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Zemër e pastër: është zemra e pastër prej shirkut, inatit, zilisë, urrejtjes, smirës, koprracisë, mendjemadhësisë, dashurisë së kësaj bote dhe pushtetit, është e pastër prej çdo gjëje të dëmshme që e largon prej Allahut, dhe prej çdo gjëje të dyshimtë që e kundërshton shpalljen e tij, e pastër prej çdo epshi (ego) që e kundërshton urdhërin e Tij, dhe prej çdo dëshire që e pengon nga qëllimi që dëshiron Allahu prej tij, dhe e pastër prej çdo pengese që e shkëput nga Allahu.
Kjo është zemra e pastër që jeton në xhennetin e tanishëm të kësaj bote, dhe do jetë në xhennetin e berzahut(jeta në varreza), dhe në xhennetin e përhershëm në ahiret(botën tjetër) kur do ta takoj Allahun-tebareke ue teala.
Zemër e pastër është: Ajo zemër që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përpos Allahut.

Thotë ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë; “Shehadeti (Dëshmia) është: shqipëtimi me gjuhë, besimi me zemër dhe vërtetimi me gjymtyrë; për këtë arsye kur i thanë hipokritët (munafikët) të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ve selem; “Ne Dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut”. (Sureja Munafikun, 1)

Allahu e ka përgënjeshtuar fjalinë e tyre me tri gjëra në vazhdim të ajetit: thotë Allahu, tebareke ue teala; “Allahu e di se ti je vërtet i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë”. (Sureja Munafikun, 1)

E para: Allahu e dinë se Muhammedi, salAllahu alejhi ue selem, është i dërguari i Tij.
E dyta: Vërtetësia e Allahut se Muhammedi, salAllahu alejhi ue selem, është i dërguari i Tij.
E treta: Dëshmia e Allahut se hipokritët janë gënjeshtarë.

Nuk ju bëri dobi hipokritëve dëshmia me gjuhë, sepse zemrat e tyre ishin të zbrazura në besimin në Allahun, dhe të zbrazura me vërtetimin me vepra; prandaj nuk realizohet dëshmia vetëm se me bindje me zemër, shqipëtimi me gjuhë dhe vërtetimi me vepra.
Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë (me të drejtë) përpos Allahut: do të thotë: nuk ka të adhuruar në fytyrë të tokës që vërtetë meriton të adhurohet përpos Allahut.
E kundërta e zemrës së pastër është zemra e sëmurë.
Thotë Allahu, xhelle ue ala; “Ka disa njerëz që thonë: Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit , por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë. Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre”.  (Sureja Bekara, 9-10)

Ibn xheriri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Hipokriti është quajtur mashtrues i Allahut (dihet se Allahun nuk kanë mundësia ta mashtrojnë asnjëherë) dhe besimtarëve për shkak të shfaqjes së besimit të tij me gjuhë ,dhe fshehjes se mosbesimit në zemër ,që të shpëtoj nga vrasja, rrahja, dënimi i menjëhershëm (sipas dispozitave të sheriatit). Kështu është gjendja e tij nga ajo çka fshehë në brendësinë e tij, dhe kjo është puna e tij që të jetë mashtrues ndaj besimtarëve në këtë botë, ndërsa praktikisht ai është mashtrues i vetvetes për arsye se e shfaqë këtë që të jetë i sigurtë, dhe të mbushet me kënaqësi dhe dëfrim të kësaj bote.
Kjo pra është rruga e tij që të grumbulloj ,dëmtoj dhe gëlltis vetveten, që të mbulohet me dënimin dhe hidhërimin e Allahut, me një dënim të dhembshëm.
Porse, në realitet ky është mashtrim i vetvetës së tij(nefsit të vet) duke e dëmtuar atë, ndërsa ai mendon se po i bënë mirë vetës së tij, sikurse thotë Allahu, xhele ue ala; “Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë”.

Allahu, xhele ue ala, i lajmëron robërit e Tij besimtarë, se hipokritët i bëjnë dëm dhe keq vetes, duke hidhëruar Allahun, xhele ue ala, me mosbesimin(kufrin), dyshimin, dhe përgënjeshtrimin e tyre ndaj Tij, duke mos e ndjerë dhe ditur, mirëpo ata janë të verbër në veprën e tyre që e bëjnë. “Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton”.

Në zemrat e tyre ka një sëmundje:
Do të thotë dyshim, të cilën Allahu ua shton: do të thotë Allahu ua shton dyshimin edhe më shumë.
Shejh Abdurrahma es Sa’dij, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti ka thënë: ” Kjo është për shkak të mëkateve (gjynaheve) të kaluara të tyre, Allahu i sprovon me mëkate tjera që janë shkak i dënimit të Tij, sikurse ka thënë Allahu, xhele ue ala; “Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e pare”.  (Sureja En Amë, 110)

Gjithashtu Allahu, xhele ue ala, ka thënë : “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë)”. (Sureja Saf, 5)

Pasoja e mëkatit është se ajo të dërgon në mëkatin tjetër, sikurse shpërblimi i veprës së mirë është se të dërgon në vepra tjera të mira.
Allahu, xhele ue ala, ka thënë:  “Allahu ua shton udhëzimin atyre, që janë në rrugë të drejtë”. (Sureja Merjem, 76)

Allahu, xhele ue ala, e sqaron se hipokritët bëjnë çrregullimë (fesad) në tokë: thotë -xhele ue ala- : “Kur u thuhet: Mos bëni çrregullime në tokë – ata thonë: Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë”. (Sureja Bekara, 11)

Çrregullimi (Fesadi):
Është mosbesimi (kufri) dhe të punuarit me mëkat, hipokritët janë çrregullues në tokë për shkak të bërit mëkat ndaj Allahut, xhele ue ala, kryerjes së veprave që i ka ndaluar Allahu, xhele ue ala, lërja e farzeve të Tij, dyshimi i tyre ndaj fesë së Allahut, i Cili nuk pranon asnjë vepër prej askujt, vetëm se me vërtetimin dhe bindjen e thellë ndaj fesë së Tij. Përgënjeshtrimi i tyre ndaj besimtarëve nga ajo që pretendojnë ata me dyshime dhe gënjeshtra, mbështejta dhe ndihma e tyre e gënjeshtarëve dhe mohuesëve të Allahut,librave të Tij ,të dërguarëve të Tij ndaj miqëve të Allahut, nëse gjejnë rrugë që të arrijnë te ky qëllim. Ky është pra çrregullimi i hipokritëve në tokë, të cilët mendojnë se janë përmirësuesë në tokë.

Nga arabishtja;  Artan Bajrami Medine, 2018!

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË