Arhiva DitoreJan 5, 2018

0 936

1. Lë gjurmë pas vdekjes tënde! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “I shkruajmë veprat dhe gjurmët e tyre.” (Jasin; 12).

Vdesin dy dhe kanë dallim të madh mes vete; I ditur njëri e tjetri paditur, i drejtë njeri kurse tjetri zullumqarë, thirrës për në Sunet kurse tjetri thirrë për në gjëra të shpikura në Fe.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai.” (El Mu’minun; 100).

Pra, kërkon kthim mbrapa në dunja për të kryer vepra të mira , por përgjigjeja do të jetë negative. Dijetarët e të parëve tanë kanë thënë; ” Nuk kërkon kthim mbrapa robi i Allahut i cili gjen tek Allahu vepra të mira që ka vepruar në dunja, ngase ai që gjen veprat e tij të mira tek Allahu, i tilli kërkon të afrohet dhe shpejtohet llogari e jo të kthehet në dunja prap.”

Tefsir es Sem’anij; 3/490

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” (El Mu’minun; 100).

Kërkoi kthim mbrapa në dunja për të kryer vepra të mira e nuk kërkoi të kthehet dhe të fitoj dunjan e t’i shfryej epshet. Andaj, Allahu e mëshiroftë njeriun i cili vepron vepra të mira para se të vij koha të kërkoj kthimin në dunja pasiqë ta sheh realitetin dhe dënimin që e pret në botën tjetër.

Tefsir es Sem’anij; 3/490

4. Ky është libri i Allahut, nuk kanë të ndalur mrrekullit e tij, nuk ndalet drita e tij e udhëzimit, shoqërohuni me të sot në mënyrë që të jetë me ju në ditën e errësirës (ditën e kiametit, pajisuni prej tij me këshilla dhe udhëzime. Ngase, Allahu e lavdëroi një popull, i cili; “Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.” (El Enbija; 90).

Ebu Bekri, radijAllahu anhu Ed durur el Menthur; 8/120

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Jepniu diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.” (Ahzab; 49).

Ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim.” (El Bekare; 229).

Allahu e quajti divorcin(ndarjen) diçka si të njerëzishme dhe e obligoi që ajo të jetë më mirëkuptim, sjellje të mirë dhe me bamirësi.

Dr. Ibrahim ed Deuserij

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2509

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, ka thënë: “Heshtja është urtësi, e pak njerëz ka që  me të veprojnë.”[1]

KOMENTI:

Mendimi më i saktë rreth këtij hadithi është të jetë fjalë e Llukman el Hakimit, të cilin Allahu e përmendi në Kuran, Allahu thotë: “Dhe, Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Llukmanit dijeninë e mrekullueshme, (dhe i kemi thënë): “Falenderoje Perëndinë, e kush është falenderues, ai falenderon për të mirën e vet, e kush mohon – Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur dhe i lavdëruar.” Sureja Llukman, 12.

Ishte një njeri shumë i urtë, ishte nga raca e zezë, thuhet të ketë qenë nga Abisinia, të cilit Allahu i kishte dhuruar dije dhe urtësi, e fjalët e tija ishin fjalë të urta, porositë e tija drejtuar djalit të tij i përmendi Allahu në Kuran.

Pra, mendimi më i saktë është të jetë fjalë e tij, e që kjo fjalë ka tregimin e saj; thuhet se Llukmani kishte prezentuar tek Davudi, alejhi selam, e në atë kohë Davudi, alejhi selam, prodhonte mburoja prej hekuri, Allahu ia zbuti atij hekurin, e kështu ndreqte mburoja të cilët luftëtarët i vishnin ato për t’u mbrojtur nga armët. U ul pran tij, e ai po punonte me hekur, dëshironte ta pyeste se çfarë është duke punuar? Por, u përmbajt deri sa përfundoi Davudi, alejhi selam, punimin e mburojës dhe e veshi atë, dhe kuptoi Llukmani arsyen e këtij punimi, dhe pse Davudi, alejhi selam, punonte me këtë hekur? E tha: “Heshtja është urtësi, e pak njerëz ka që  me të veprojnë.”

Kjo fjalë e transmetuar, qoftë të jetë fjalë e të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, apo fjalë e Llukmanit, flet për dispozitën fetare mbi ruajtjen e gjuhës nga të folurit e tepërt, e për këtë janë transmetuar hadithe autentike nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, sikur që thotë: “Kush është që beson Allahun dhe botën tjetër, le të flet gjë të hajrit ose le të hesht.”[2]

Nëse sheh se të folurit ka dobi, ka hajr në të, atëherë fol, përndryshe, ruaje gjuhën. I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i tha Muadh ibn Xhebelit: “a përmbysen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?”.[3]

Padyshim që fjalët janë të rrezikshme për njeriun, përpos nëse kujdeset dhe e ruan gjuhën e tij, e nuk flet vetëm se për gjëra të dobishme. Ngase fjala mund të jetë fjalë shirkut, apo e përgojimit, e bartjes së fjalëve, apo mund të jetë sharje e fyerje, kështu që gjuha është shumë e rrezikshme, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush më garanton atë që ka mes dy buzëve dhe çfarë ka mes dy këmbëve i garantoj xhenetin.”[4]

(pak njerëz me të veprojnë) shumica e njerëzve nuk kanë durim, e të pakët janë ata që kanë durim dhe e përmbajnë gjuhën e tyre, si ai i cili flet kur të jetë mundësia dhe të folurit ka dobi, përndryshe hesht.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush hesht shpëton.”[5]

Ky hadith pra, flet për preferueshmërinë fetare e të folurit vetëm në gjëra që ka dobi dhe ka hajr në to.

Transmetohet se Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ka thënë: “Ka ca njerëz që marrin abdes pasi të jenë ushqyer me ushqim të mirë, e nuk marrin abdes nga fjalët e pahijshme që i thonë.”[6]

Transmetohet gjithashtu nga Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të ketë thënë: “Kush qeshet shumë, humbet autoriteti (pozita) e tij, kush shpesh bën shaka, nënvlerësohet nga të tjerët, kush flet shumë, edhe gabon shumë, e kush gabon shumë i humb turpi, e kujt i humb turpi i humb devotshmëria, e kujt i humb devotshmëria i ka vdekur zemra.”[7]

Lusim Allahun të na ruaj gjuhët tona, të na mbrojë nga fjalët të cilat mund të jenë kundër nesh e jo për ne, le të jenë fjalët tona të dobishme për ne, për fenë dhe ahiretin tonë. Vërtet, Ai dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Bejhakiu në (Shuabul Iman, me numër 4671) dhe ka thënë se këtë thënie e përcjell Enes ibn Maliku nga Llukman el Hakimi. E shënon njashtu edhe Hakimi (2/458). Shejh Albani e vlerësoi daif në librin e tij (Vargu i haditheve të dobëta, me numër, 2424).

[2] E shënon Buhariu me numër, (6018) dhe Muslimi me numër, (47).

[3] E shënon Tirimdhiu me numër, (2616) dhe ibn Maxheh me numër, (3973).

[4] E shënon Buhariu me numër (6474).

[5] E shënon Tirmidhiu me numër, (2501) dhe Ahmedi në (Musned, me numër, 2/159 – 177) shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 950)

[6] E shënon Bejhakiu në (Shuabul Iman, 8/83)

[7] E shënon Bejhakiu në (Shuabul Iman, 8/86)

NA NDIQNI NË