Arhiva DitoreJan 7, 2018

0 1331

Dr. Esma Er Ruvejshid në librin e saj “Kështu jetuan me Kuranin”

Përktheu: Talha Kurtishi

    Në biografinë e Muhamed ibën Munkedir shkruan se një natë është zgjuar për tu falur. Duke u falur ka filluar e kishte kapluar një qarje e cila e kishte frikësuar familjen e tij. Ata e pyeten për shkakun ndërsa ai vazhdoj me qarjen. Familja e shqetësuar e thirri Ebu Hazimin i cili erdhi dhe e pyeti për shkakun e qarjes së tij? Ai u përgjigj e lexova  ajetin: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47) dhe vazhdoi të qajë akoma më shumë.

    Poashtu është shënuar se në momentet e vdekjes është frikësuar dhe kur e kanë pyetur për shkakun ka thënë: frikohem nga ky ajet në Librin e Allahut: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47). Frikohem se do të ballafaqohem dhe do të më shfaqet ajo që se kam llogaritur. (Sijer, 5/355)

I është thënë Sulejman ibën Tarhan Et Tejmiut: S’ka si ti, s’ka si ti! Kush është si ti! Ai u përgjigj mos thoni ashtu, nuk e di se çfarë do më shfaqet prej Allahut, subhanehu ve teala. Ai në Librin e Tij thotë: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47). (Sijer, 6/200)

Hatib Bagdadiu me senedin e tij e transmeton këtë rast: E kam dëgjuar Bekr El Abidin, i cili thotë e kam dëgjuar Fudajl ibën Ijadin për këtë ajet “Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” të thotë: Në Ditën e gjykimit do ringjallen me vepra për të cilat kanë menduar se janë të mira ndërsa ato janë prej veprave të këqija. E pash Jahja ibën Meinin qante kur e dëgjonte këtë ajet. (Sijer, 13/262)

 Burimi: albislam.com

0 2506

HADITHI:

Sad ibn Ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “…Allahu e do njeriun e devotshëm, pasanik (në zemër) e i fshehur (veprat e tij prej njerëzve).” E shënon Muslimi (2965)

KOMENTI:

Sad ibn Ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një prej të parëve që pranuan islamin dhe prej muhaxhirëve, dhe një nga dhjetë të përgëzuarit me xhenet.

Këto tri virtyte të përmendura në hadith, për të cilat Allahu e do njeriun që posedon këto cilësive, që njashtu flet për një prej atributeve të Allahut, që flet për dashurinë e Tij, sikur që i takon madhërisë së Tij.

Virtyti i parë: (devotshëm), njeriu i cilësuar me devotshmëri. Devotshmëri ndaj Allahu është; të veprosh urdhrat e Tij duke lakmuar shpërblimin nga Ai, dhe të largohesh nga ndalesat duke u frikuar nga dënimi i Tij.

Është quajtur (takva) devotshmëri, sepse të ruan nga dënimi i Allahut, nocion i marrur nga (el vikajeh) të ruajturit, çfarë të ruan e të mbron nga një e keqe. Kështu që adhurimi ndaj Allahut është emërtuar (takvallëk) devotshmëri, sepse të ruan nga dënimi i Tij, e të mbron nga zjarri.

Takvallëk, është një fjalë gjithëpërshirëse, përmbledh çdo virtyt të mirë. Dhe Allahu e bëri shkak të shumë mirësive, Allahu thotë: “e kush i dron Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret.” Sureja Talak, 2-3.

E, kush i druan Allahut, Ai ia lehtëson çështjen atij.” Sureja Talak, 4.

ai që ruhet nga të këqijat dhe bëhet i durueshëm, Allahu, me të vërtetë, kurrë nuk ua humbë shpërblimin bamirësve.” Sureja Jusuf, 90.

Dhe Allahu e bëri shkak të shpëtimint nga zjarri ditën e Kiametit: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar.” Sureja Merjem, 72.

Pra, është një fjalë përmbledhëse dhe me dobi shumë të mëdha, e që nënkupton që robi t’i respekton urdhrat e Allahut, e të shpreson në shpërblimin e Tij, të largohet prej ndalesave të Tija, e të frikohet prej dënimit të Tij, ky është takvallëk, dhe Allahu i do të devotshmit, këtë e thotë në Kuran, Allahu thotë: “Me të vërtetë, Allahu, i do ata që janë të devotshëm.” Sureja Teube, 4.

Dhe njashtu i do të penduarit, Allahu thotë: “Pa dyshim, Allahu i don ata që pendohen fort (për mëkatet) dhe ata që pastrohen shumë.” Sureja Bekare, 222.

Virtyti i dytë: (pasanik), që ka kuptimin në këtë rast; i pasur në zemër, të jetë i kënaqur me riskun që ia jep Allahu, nuk është i pangopshëm e lakmues i madh, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Nuk është i pasur kush ka shumë mall, por i pasur është ai që është i pasur në zemër.”[1]

Ka njerëz që janë të pasur edhe pse kanë pak pasuri, kur ai është i furnizuar me bindje, dhe sheh shumë njerëz të varfër në zemër edhe pse posedon shumë pasuri të kësaj bote.

Virtyti i tretë: (i fshehur), është ai i cili nuk dëshiron të shfaqet para nejrëzve me veprat e tija, por i fsheh ato, e i mban sekret me sinqeritet në Allahun e Madhëruar, nuk dëshiron që të lavdërohet, e as që të përmendet, bën punë të mira, është bamirës, dhe nuk dëshiron që njerëzit ta shohin, i fsheh punët e tija, këtë person e do Allahu, sepse qëndron larg syefaqësisë, shumë afër sinqeritetit dhe besnikërisë ndaj Allahut, nuk jipet pas dëshirës për t’u shfaqur, nuk i do lëvdatat dhe falënderimet e njerëzve, por e do kënaqësinë e Allahut,  dhe veprat që e afrojnë tek Ai. Këtë njeri e do Allahu.

Në një transmetim tjetër është përmendur fjala (الحفي) në vend (الخفي)  është ai i cili nderon të afërmit, nderon familjarët e i mirëpret, është dashamirë me vëllezërit e tij muslimanë.

Në këtë hadith është përshkruar Allahu i Lartmadhuëruar me atributin e dashurisë, dhe tregon për vlerën e virtyteve si; devotshmëria, zemrën e pasur, sinqeriteti në Allahun në fjalë e në vepra, asketizmi ndaj lëdatave të njerëzve, nuk i intereson lavdërimi i tyre por i intereson kënaqësia e Allahut, qoftë edhe nëse njerëzit hidhërohen me të dhe flasin keq për të, atij nuk i intereson aspak.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I SHTATË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (6446) dhe Muslimi me numër (1051)

NA NDIQNI NË