Arhiva DitoreJan 13, 2018

0 1281

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i mbath nallanet e tija (këpucët) le të fillojë me të djathtën, e kur të dëshirojë t’i zbathë le të fillojë me të majtën. E djathta le të jetë e para gjatë mbathjes dhe e fundit gjatë zbathjes.”[1]

Gjithashtu ai (Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Mos ecni vetëm në një nallanë, por mbathni ato të dyjat përnjëherë, apo  zbathni të dyjat përnjëhere.”[2]

KOMENTI:

Prej etikës gjatë mbathjes së nallaneve (këpucëve) është që të mbath këmbën e djathtë para të majtës, e gjatë zbathjes vepron në të kundërtën, e zbath këmbën e majtë para të djathtës, për arsye se mbathja është shenjë e zbukurimit dhe nderimit kështu që fillon me të djathtën. Gjymtyrët e djathta i përdorë së pari për çdo gjë të mirë, si; ushqimi, pija, kur merr, e kur jep, kur hyn në xhami. Ndërsa për gjera si për: pastrim dhe mënjanim të ndyrësirave e përdorë dorën e majtë, për të dalur nga xhamia del me këmbën e majtë, ndërsa gjatë hyrjes hyn me këmbën e djathtë, sepse hyrja në xhami është ibadet. Kur të hyn në banjo hyn me këmbën e majtë, ndërsa kur të del del me këmbën e djathtë, gjatë marrjes abdes i lanë gjymtyrët e djathta para gjymtyrëve të majta, gjatë veshjes e fut së pari dorën e djathtë para së të fut dorën e majtë, ndërsa gjatë zhveshjes vepron të kundërtën, e nxjerr dorën e majtë para të djathtës.[3]

Këto janë disa rregulla të veshjes. Njashtu prej rregullave të mbathjes së këpucëve është të mos ecë me një, por ose i mbath të dyjat përnjëherë ose i zbath të dyjat përnjëherë, ndërsa ta mbath vetëm njërën, të ecë me të e tjetra është në një tjetër skaj, këtë e ka ndaluar i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dhe për këtë është përmendur se kjo mënyrë e ecjes është ecje e shejtanit, andaj nuk duhet të ecë me një këpucë.[4]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (5855) dhe Muslimi me numër (2097)

[2] E shënon Buhariu me numër (5856) dhe Muslimi me numër (2097).

[3] I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, pëlqente të djathtën nëtë gjitha punët e tija. Siç e shënon Buhariu në (Sahihun e tij me numër, 5380) hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, të ketë thënë: “I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të pëlqentë të djathtën për aq sa kishte mundësi në pastrim, mbathje e krehje të flokut…”

[4] Rreth kësaj Imam Tahaviu, Allahu e mëshiroftë, shënon në librin e tij (Mushkil el Athar, 3/387) hadithin e Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se; i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka ndaluar nga ecja në një këpucë dhe ka thënë: “Vërtet, shejtani ecë në një nallanë.”

Dijetari i njohur Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerësoi autentik zingjirin e transmetimit të këtij hadithi në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 348).

NA NDIQNI NË