Arhiva DitoreJan 20, 2018

0 1282

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ndër shenjat e islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin.”[1]

KOMENTI:

Ky është një prej katër haditheve rreth të cilave sillen të gjitha shtyllat e fesë.

(Ndër shenjat e islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin)

Që nuk kanë të bëjnë me të, atë që nuk është me rëndësi për të.

Pra, njeriu duhet të le atë që nuk është me rëndësi për të, qoftë në punët e fesë apo ato të ahiretit, por ai kujdeset vetëm për punët e tija të fesë dhe ahiretit.

Nocioni Islam nënkupton: nënshtrim i plotë ndaj Allahut, me besim në njëshmërinë e tij, me bindje ndaj Tij me adhurim, e që në vete përmbanë shumë cilësi. Çdo gjë që Allahu e ligjësoi quhet islam, dhe çdo gjë që Ai ndaloi, largimi prej atyre gjërave është islam. Pra termi islam ka kuptimin; Veprimin e adhurimeve dhe braktisjen e mëkateve.

Në hadith thuhet: “Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilin kanë shpëtuar muslimanët, e muhaxhir konsiderohet ai që emigron (braktis) atë që Allahu ka ndaluar.”[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2317) dhe ibn Maxheh me numër (3976)

[2] E shënon Buhariu me numër (10) dhe Muslimi.me numër (40).

NA NDIQNI NË