Arhiva MujoreJanuary 2018

0 931

Ibën Xheuzij, Allahu e mëshiroftë, shkruan:

“Kur të vëresh mikun tënd se është zemëruar, se flet gjëra jo të mira, nuk është mirë t’i ngritësh gishtin e as t’ia zësh për të madhe atë që thotë. Gjendja e tij është sikur ajo e të dehurit, nuk ndjen çka është duke ndodhur.. mirëpo:
*duro vrullin e tij, mos ia ze për të madhe, djalli e ka fituar, egoja i është tërbuar ndërsa arsyeja i është bllokuar.
*‎Në rast se ia ze për të madhe, i përgjigjesh sipas veprimit që bën, atëherë bie në pozitën e të mençurit që ballafaqohet me të marrin apo njeriut të kthjellur me një të alivanosur, fajin e mban ti.
*‎Prandaj, shikoje me syrin e mëshirës, vështro si lozë natyra e tij e tërbuar me të dhe dije se kur të kthjellet, pendohet nga ajo që ka bërë dhe kupton vlerën e durimit tënd.
*‎Këtë gjendje duhet ta mësojë fëmija kur prindi i tij të hidhërohet, gruaja, kur burri i saj hidhërohet, t’i lënë të shfryhen me fjalë dhe të mos ua zënë për të madhe..do shohin që do kthehen të penduar dhe do kërkojnë falje.
*‎Shumica e njerëzve nuk veprojnë në këtë mënyrë, por kur ballafaqohen me një të zemëruar ia kthejnë me fjalët dhe veprat e njëjta. Kjo nuk është sipas asaj që kërkon urtësia. Urtësia është ajo që tregova më lartë mirëpo atë “nuk e kupton përveç të diturve”

Sajdul Hatir (468)
Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 2161
Omer ibën Ubejdullahi i cili ishte i njohur me bujarinë e tij një ditë doli për shetitje. Në afërsi të një kopshtit e pa një djalosh që dukej sikur ishte skllav. E hante ushqimin e tij. Pranë tij u afrua një qen e djaloshi pa menduar i hodhi nga ushqimi i tij. E ushqeu me një pjesë nga ushqimi i tij i paktë. Omeri e pa këtë dhe e pyeti: A është ky qeni yt?
Djaloshi u përgjigj: Jo. Pse atëherë e ushqen me ushqimin tënd, pyeti Omeri. Djaloshi tha: Turpërohem të me sheh dikush duke ngrenë pa i ofruar nga ushqimi im.
Omeri e pyeti: A je skllav apo i lirë? Djaloshi tha: Jam skllav te pronarët e këtij kopshti.
Omeri u largua dhe pas pak u kthye me lajmin: Gëzohu djalosh. Tash je i lirë dhe ky kopshti është pronë e jotja. Djaloshi me gëzim tha: Dëshmo se frutet e këtij kopshti janë lëmoshë për të varfërit e qytetit.
Omeri u befasua dhe i tha djaloshit. Po habitem me ty. Pse e bën këtë kur ti ke nevojë për frutet e këtij kopshti. Djaloshi me bindje që mahniste tha: Turpërohem që Allahu të jetë Bujar ndaj meje e unë të bëhem koprrac.
Kulminacioni i bujarisë dhe pajtimit me caktimin e Allahut. Allahu e begatoftë jetën tuaj me bindje dhe dritë të nënshtrimit ndaj Tij. Amin.
Bejhakiu në librin المحاسن و المساوي
Përktheu: Talha Kurtishi
Burimi: albislam.com

0 1591

HADITHI:

Xhubejr ibn Mut’im, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk hyn në xhenet ndërprerësi (i lidhjeve farefisnore).”[1]

KOMENTI:

Fjala e tij (Nuk hyn në xhenet ndërprerësi i lidhjeve farefisnore) është një kërcënim shumë i madh, së bashku me fjalën e Allahut: “Këta janë ata, të cilët i ka mallkuar Allahu dhe i ka bërë të shurdhër (ndaj së vërtetës) dhe ua ka verbuar sytë (për të parë rrugën e vërtetë).” Sureja Muhamed, ajeti 23.

Dhe fjalën e Allahut: “E, ata që prishin obligimin ndaj Allahut, pasi që janë zotuar për atë, e që këputin atë që ka urdhëruar Allahu të ruhet, dhe bëjnë çrregullime në Tokë – për ata ka mallkim dhe përfundim të keq!.” Sureja Rad, ajeti 25.

Andaj, ndërprerja e lidhjeve farefisnore është një prej mëkateve të mëdha, e prej kërcënimeve në lidhje me këtë mëkat është mos hyrja në xhenet, që vlen si një kërcënim, e nuk nënkupton se personi konsiderohet jobesimtar, por, kuptimi i tij është se ai nuk do të hyjë në xhenet, por do të dënohet në zjarr për shkak prishjes së raporteve, e që është një prej mëkateve të mëdha. Dihet që, ata që bëjnë mëkate të mëdha do të dënohen në zjarr, e nuk do të hyjnë në xhenet në formë direkte, por hyrja e tyre do të vonohet, së pari do të dënohen në zjarr, e më pas do të nxirren prej zjarri.

Kështu që, kuptimi i hadithit nuk domethënë se personi është jobesimtar (Kafir), apo se ai nuk do të hyjë në xhenet asnjëherë, por nga ky hadith kuptohet se nuk hyn në xhenet që në fillim, por njëherë do të dënohet në zjarr siç do dënohen ata që kanë bërë mëkate të mëdha, mbi të cilat mëkate është theksuar dënim, dënimi me zjarr, apo se do të hyjnë në zjarr edhe pse janë prej muslimanëve e llogariten besimtarë, ata hynë në zjarr për një kohë të caktuar e jo përgjithmonë, ky është kuptimi i fjalës së tij “Nuk hyn në xhenet”.

Lidhjet farefisnore arrihen qoftë duke shpenzuar për të afërmit nëse ata janë të varfër, duke vepruar me ta mirë, me vizita dhe ndeja me ta, mund të jetë me pasuri apo me fjalë të mira, me ndihmë të ofruar për gjërat që u bëjnë dobi dhe janë për të mirën e tyre, e gjithë kjo llogaritet lidhje farefisnore.[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (5984) dhe Muslimi me numër (2556).

[2] Selman ibn Amir, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Sadakaja (lëmosha) që i jipet një të varfëri është (vetëm) sadaka, e ajo që i jipet një të afërmi llogaritet sa dy; edhe sadaka edhe lidhje farefisnore.” E shënon Tirmidhiu me numër (658) ibn Maxheh me numër (1844). Nesaiu me numër (2582). Teksti i hadithit është përmendur nga Imam Ahmedi në (Musnedin e tij, 4/17).

Dijetari i njohur Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë hadithi është hasen – i mire në librin e tij (Irvaul Galil, 3/387).

Dijetari eminent Muhamed ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e tij të librit (Rijadu Salihin, 3/185) thotë: “Lidhjet farefisnore zhvillohen sipas zakonit dhe adetit të njerëzve, ngase nuk është sqaruar në Kuran e as në sunet lloji, mënyra e as sasia; ngaqë i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, nuk e përcaktoi me një gjë të veçantë…por, e la të përgjithshme, për këtë, kthehemi në zakonin e popullit, atë që zakoni e njeh si lidhje farefisnore, llogaritet si lidhje, dhe atë që populli e njeh se është ndërprerje e lidhjeve farefisnore llogaritet ndërprerje.”

0 5060

Anëtari i Këshillit të Dijetarëve Myslimanë në Arabinë Saudite, njëherit këshilltarë në oborrin mbretërorë, shejh dr. Abdullah El-Mutllak, paralajmëron për rrezikshmërinë e të vepruarit me monedhën virtuale që njihet me emrin BITCOIN. Është shumë shumë e rrezikshme, të vepruarit me këtë monedhë virtuale dhe të tjera të ngjajshme si kjo.

Ne paralajmrojmë që mos të shkoni aty, ngaqë pasuria është e shtrenjtë, legjislacioni i fesë islame e ka bërë të ndaluar humbjen, shpërfilljen e pasurisë, dhe shpenzimin e saj në të kotë dhe të ndaluar.
Lexojeni fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:
“O ju që besuat, mos e hani pasurin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtetë, Allahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për Allahun” (Kur’an, Nisa 29-30)

Kjo valutë e përhapur virtuale që nuk qëndron pas saj asnjë shtet, nuk dihet dhe nuk është e njohur se kush ishte i pari që e prodhoi, për rrezikshmërinë e saj kanë paralajmëruar dhe bankat qëndrore në Arabinë Saudite dhe Agjensioni Arabik Monetar.

Në këtë valutë virtuale përfshihen transakcionet finansiare, që ngërthejnë në vete rrezikshmëri shumë të mëdha, siç janë spekulimet valutore, nuk hynë në të vetëmse ai që nuk ia din vlerën pasurisë, ose sikurse ata që merren me komar dhe bixhoz, mirëpo myslimani nuk mashtron dhe nuk futet në gjëra që nuk janë të besueshme.

Shejh Abdullah al-Mutllak
Përktheu nga arabishtja: NUSRET RAMADANI

0 1419

1. Cili pejgamber i Allahut është përmendur më së shumti në Kuran?

– Musai alejhi selam.

2. Cila sure e ka emrin e njërit prej fiseve arabe?

– Sureja Kurejsh.

3. Cila ishte sureja e parë (si sure komplet e jo ajete të veqanta sikurse që i zbritën për herë të parë 5 ajetet e sures Alek) i zbriti resulullahut, salAllahu alejhi ue selem!, në Meke !?

– Sureja Nexhm.

4. Cila ishte dita e ndarjes sê vërtetës nga e kota?

– Dita e luftës së Bedrit.

5. Cila sure emërohet me emrin e njërës prej luftërave?

– Sureja el Ahzab.

6. Cila sure emërohet me emrin e njërit prej emrave të bukur të Allahut?

– Sureja Rrahman.

7. Cila sure emërohet me emrin e njërit prej mjeteve të shkrimit?

– Sureja el Kalem Kalem (lapsi).

8. Cilat janë dy suret që emërohen sipas emrave të dy kafsheve?

– Sureja el Bekare dhe sureja Fil Bekare (Lopa) Fil (Elefanti).

9. Cila ishte sureja e Kuranit e cila zbriti e fundit(si sure komplete)?

– Sureja En Nasër.

10. Cila sure emërohet me njërin prej kushteve të Islamit?

– Sureja el Haxh.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1115
  1. El Medd El Arid ( اَلْمَدُّ اَلْعاَرِضْ )

(Zgjatja gjatë shfaqjes së sukunit rastësishëm)

Përkufizimi terminologjik: Kur sukuni paraqitet pas shkronjave të meddit, zgjatet shkronja e para fundit kur ndalemi, ndërsa kur vazhdojmë e lexojmë me vokalet që i ka, dhe zgjatet dy katër deri në gjashtë tone dhe është vullnetare dhe jo obligueshme.

                  Lexohet             Shkruhet

                     اَلرَّحِيمُ                    اَلرَّحِيمْ

                    اَلْعاَلَمِينَ                  اَلْعاَلَمِينْ

  1. El Medd El Lin ( اَلْمَدُّ اللِّينُ )

(Zgjatja e butë)

Përkufizimi terminologjik:  Kur shkronja e parafundit e fjalës, është Vav ( و ) apo Ja ( ي ) dhe janë me sukun dhe me rastin e ndaljes në fundin e këtyre fjalëve ndodh El Meddu El Lin, dhe zgjatet dy, katër deri në gjashtë tone dhe është vullnetar dhe jo obligueshëm.

Lexohet            Shkruhet

    خَوْف                     خَوفْ

   الصَّيْفُ                   الصَّيفْ

Përktheu dhe përshtati: Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 880

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kur ndokush orej jush të ushqehet, le të ushqehet me dorën e djathtë, kur të pijë, le pi me dorën e djathtë, ngase shejtani ushqehet me të majtën dhe pin me të majtën.”[1]

KOMENTI:

Është nga etika e të ushqyerit, që të ushqehet dhe të pi me të djathtën. Dhe është një ndalesë që të mos ushqehet me dorën e majtë, arsyeja është ngase shejtani ushqehet dhe pi me dorën e majtë, e ne jemi të ndaluar t’i ngjasojmë shejtanit.

Ebu Davudi shënon hadithin e Hafsa, bashkëshortes së të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, e cila thotë: “I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dorën e djathtë e përdorte për t’u ushqyer, për të pirë, për t’u veshur, e të majtën për nevojat tjera.”[2]

Njejtë e shënon edhe hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila ka thënë: “Dora e djathtë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ishte për t’u pastruar, e për t’u ushqyer, ndërsa dorën e majtë për në banjo dhe për (të prekur) gjërat e ndyta.”[3]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NËNTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi në (Sahihun e tij, me numër 2020)

[2] Në (Sunenin e tij, me numër 32)

[3] Dijetari i njohur Albani, Allahu e mëshiroftë vleresoi dy hadithet sahih – autentike, në librin e tij (Sahih Ebu Davud, hadithin e Hafsas me numër 25, dhe hadithin e Aishes me numër 26).

0 1365

1. “Ilaçi i zemrës së ashpër dhe të ftohtë është dhikri (përmendja e Allahut).” – Shejh Dr. Abdullah El-Askeri

2. “Frika nga Allahu është më e madhe se nënshtrimi (ndaj Tij).” – Shejh Dr. Halid El-Xhubejr

3. “Për ne ishte e vështirë ta mësojmë përmendësh Kur’anin, por e lehtë për të punuar sipas tij. Pas neve do të vijnë poouj për të cilët do të jetë e lehtë ta mësojnë përmendësh Kur’anin, por e vështirë për të punuar sipas tij.” – Ibn Mesudi radijAllahu anhu

4. “Nga tradita e selefëve (të parëve tanë të mirë) ishte që në shtëpitë e tyre të kenë nga një vend për tu falur (dmth. për namaz nafile).” – Ibn Rexheb El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë

5. “Nga tradita e selefëve (të parëve tanë të mirë) ishte që në shtëpitë e tyre të kenë nga një vend për tu falur (dmth. për namaz nafile)” – Ibn Rexheb El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë

6. “Sprova më e madhe e fuqisë së Imanit (besimit) është ruajtja e gjuhës.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

7. “Veprat nuk vlerësohen sipas shumës së tyre, por vlerësohen sipas ndikimit që shaktojnë në zemrat e vepruesve.” – Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË