Arhiva MujoreJanuary 2018

0 1277

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i mbath nallanet e tija (këpucët) le të fillojë me të djathtën, e kur të dëshirojë t’i zbathë le të fillojë me të majtën. E djathta le të jetë e para gjatë mbathjes dhe e fundit gjatë zbathjes.”[1]

Gjithashtu ai (Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Mos ecni vetëm në një nallanë, por mbathni ato të dyjat përnjëherë, apo  zbathni të dyjat përnjëhere.”[2]

KOMENTI:

Prej etikës gjatë mbathjes së nallaneve (këpucëve) është që të mbath këmbën e djathtë para të majtës, e gjatë zbathjes vepron në të kundërtën, e zbath këmbën e majtë para të djathtës, për arsye se mbathja është shenjë e zbukurimit dhe nderimit kështu që fillon me të djathtën. Gjymtyrët e djathta i përdorë së pari për çdo gjë të mirë, si; ushqimi, pija, kur merr, e kur jep, kur hyn në xhami. Ndërsa për gjera si për: pastrim dhe mënjanim të ndyrësirave e përdorë dorën e majtë, për të dalur nga xhamia del me këmbën e majtë, ndërsa gjatë hyrjes hyn me këmbën e djathtë, sepse hyrja në xhami është ibadet. Kur të hyn në banjo hyn me këmbën e majtë, ndërsa kur të del del me këmbën e djathtë, gjatë marrjes abdes i lanë gjymtyrët e djathta para gjymtyrëve të majta, gjatë veshjes e fut së pari dorën e djathtë para së të fut dorën e majtë, ndërsa gjatë zhveshjes vepron të kundërtën, e nxjerr dorën e majtë para të djathtës.[3]

Këto janë disa rregulla të veshjes. Njashtu prej rregullave të mbathjes së këpucëve është të mos ecë me një, por ose i mbath të dyjat përnjëherë ose i zbath të dyjat përnjëherë, ndërsa ta mbath vetëm njërën, të ecë me të e tjetra është në një tjetër skaj, këtë e ka ndaluar i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dhe për këtë është përmendur se kjo mënyrë e ecjes është ecje e shejtanit, andaj nuk duhet të ecë me një këpucë.[4]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (5855) dhe Muslimi me numër (2097)

[2] E shënon Buhariu me numër (5856) dhe Muslimi me numër (2097).

[3] I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, pëlqente të djathtën nëtë gjitha punët e tija. Siç e shënon Buhariu në (Sahihun e tij me numër, 5380) hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, të ketë thënë: “I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të pëlqentë të djathtën për aq sa kishte mundësi në pastrim, mbathje e krehje të flokut…”

[4] Rreth kësaj Imam Tahaviu, Allahu e mëshiroftë, shënon në librin e tij (Mushkil el Athar, 3/387) hadithin e Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se; i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka ndaluar nga ecja në një këpucë dhe ka thënë: “Vërtet, shejtani ecë në një nallanë.”

Dijetari i njohur Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerësoi autentik zingjirin e transmetimit të këtij hadithi në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 348).

0 1625

2. El Medd El Munfasil ( اَلْمَدُّ اَلْمُنْفَصِلْ )

(Zgjatja e Ndarë)

 Përkufizimi terminologjik:  Nëse Hemzeja ( ء ) vjen pas shkronjave të meddit por nuk është pjesë e të njëjtës fjalë, por është në fjalë tjetër, zgjatimi është i lejuar e nuk është i detyrueshëm. Zgjatet prej katër deri pesë tonëve dhe lejohet të zgjatet vetëm dy tone.

{ إِنَّآ أَعْطَيْناَكَ }

{ تُوبُوا إِلَي اللهِ }

{ إِنِّي أَخَافُ اللهَ }

  1. El Medd El Lazim ( اَلْمَدُّ اللاَّزِمْ )

(Zgjatja e Obligueshme)

Përkufizimi terminologjik: El Medd El Lazim është katër lloje dhe zgjatet gjashtë tone:

  1. Meddi lazim në fjalë të rëndë, ndodh kur pas shkronjës medd vjen sukuni i shoqëruar me teshdid në fjalë, quhet i rëndë për shkak që është rëndë për ta shqiptuar.

  { الضَّآلِّينَ }     { الطَّآمَّةُ }

  1. Meddi lazim në fjalë të lehtë, ndodh kur pas shkronjës medd vjen sukuni por jo i shoqëruar me teshdid, quhet i lehtë sepse është lehtë për ta shqiptuar dhe nuk ka teshdid.

{ آلآن }

  1. Meddi lazim në shkronjë të rëndë, ndodh kur pas shkronjës medd vjen sukuni i shoqërur me teshdid në shkronjë e jo në fjalë, dhe këtë e hasim në El Huruf El Mukata’a (Shkronjat e ndërprera) dhe quhet i rëndë përshkak që është rëndë për ta shqiptuar se sukuni është me teshdid.

{ آلم }   { آلر}

  1. Meddi lazim në shkronjë të lehtë, ndodh kur pas shkronjës medd vjen sukuni por jo i shoqëruar me teshdid. Edhe këtë e hasim në El Huruf El Mukata’a (Shkronjat e ndërprera) dhe quhet i lehtë sepse që lehtë shqiptohet sepse nuk ka teshdid.

{ حم }     { يس }

Përktheu dhe përgtiti: Hoxhë Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 1397

1. Cila është sureja më madhore në Kuran?

– Sureja el Fatiha.

2. Sa ajete Kuranore posedon sureja Ali Imran?

– 200 ajete.

3. Sa ajete Kuranore posedon sureja el Bekare?

– 286 ajete.

4. Cili prej të dërguarve të Allahut mbeti gjall në barkun e peshkut!?

– Junusi, alejhi selam!

5. Cili prej të dërguarve të Allahut ishte i njohur për thyerjen e idhujve dhe idhujtarët e hodhën në zjarr për ta djegur por ai shpëtoi me dëshirën e Allahut?

– Ibrahimi, alejhi selam!

6. Sa herë është përmendur muaj i ramazanit në Kuran?

– Vetëm një herë.

7. Sure në Kuran e cila u quajt mbrojtëse dhe shpëtimtare, cila është ajo?

– Sureja Mulk.

8. Kush prej shpezëve dhe insekteve ka folur, ashtu siç e cek Kurani?

– Buburreci prej insekteve, kurse prej shpezëve, shpendi i quajtur El Hud Hud.

9. Përse u quajt sureja el Bekare (sureja e lopës) me këtë emër?

– Shkaku i tregimit të lopës që rrëfehet në këtë sure.

10. Një sure në Kuran ka treguar se njërin prej axhallarëve të resulullahut, salAllahu alejhi ue selem! , e pret një dënim i fortë në zjarrin e Xhehenemit, ceke emrin e sures dhe emrin e axhës së resulullahut, salallahu alejhi ue selem?

– Sureja el Mesed, fjala është për Ebu Lehebin

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1155

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë, “O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj Allahut.” (Ahzab; 1).

Allahu i bënë thirrje të dërguarit të Tij, Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem!, simbas cilësisë së tij (O ti pejgamber) e jo në emrin e tij (O Muhamed) si respekt ndaj tij. Nga kjo mësojmë se njerëzit që kanë pozitë dhe vlerë, nuk është prej edukatës t’i thërrasim në emër.

Hashijetu esh Shihab ala Tefsir el Bejdavij; 7/155

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” (Sexhde; 24).

Ajo çfarë kemi lexuar nga jeta e pejgambërve, njerëzve të devotshëm, të sinqertë, dëshmorët dhe të mirët është se ata ishin prijës të së mbarës dhe ishin shembull për të mirë, andaj kjo aludon se kjo rrugë është me përgjegjësi por njëherit është edhe pozitë madhore dhe me vlerë.

Muhamed Gazali Hulukul Muslim; fq.122

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” (Sexhde; 24).

Kur e sheh që njerëzit janë larguar nga marrja e përgjegjësisë së përmisimit të umetit apo nuk dinë ata mirëmenagjimin e tyre, atëherë është shanca jote, që t’i të jesh prej tyre dhe të bëhesh prijës për punë të mbara dhe për mirësi në shoqëri. Medito rreth ajetit të lartëpërmendur.

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e Allahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an).” (El Hadid; 16).

Nëse zemra e pranon Kur’anin dhe porositë e tij, atëherë edhe gjymtyrët e tjera të trupit do ta pranojnë atë më lehtë. Në këtë ajet të lartëpërmendur e shohim qartë se Allahu, xhele ue ala, i qorton besimtarët të cilët kur ndëgjojnë Kur’an apo kur përmendet Allahu, zemrat e tyre nuk rrënqethen dhe nuk nënshtrohen ndaj porosive të Allahut.

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul hixhretejni; fq.142

5. Në suren el Muxhadele është përmendur emri më i madh i Allahut, emri Allah, në çdo ajet të sures, gjithësej është përmendur dyzet herë.

Dr. Musaid Tajar

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2245

1. “Nëse po shkon tek Allahu, mos e merr përshkrimin e shtegut të Tij, përveçse prej Tij.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

2. “Mos u shoqëro vetëm se me ata që të ndihmojnë në përmendjen e Allahut.” – Ibn Mes’udi radijAllahu anhu

3. “Të mendosh mirë për Allahun është adhurim.” – Shejh AbdulAziz es-Sed’han

4. “Dimri është plaçka e adhuruesve.” – Omer ibn Hattab, radijAllahu anhu

5. “Vërtetë njeriu kur mëkaton privohet nga risku (furnizimi).” – Thënie selefësh

6. “Kush nuk dëshiron t’i ndërpriten veprat pas vdekjes, le ta përhape diturinë.” – Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë

7. “Ngjajshmëria mes sahabëve dhe tabiinëve është ngritja e mendjes, e fesë dhe e moralit.” – Shejh-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Amir Shabani

0 1708

Një njeri, i suksesshëm në jetën e tij thotë: para 22 viteve mësova si krijohet suksesi.

Suksesi nuk lidhet me sasinë por me vazhdimësinë dhe durimin.
Suksesi nuk lidhet me kontributin gjigand dhe synimin përfundimtar por me krijimin e shprehive të përditshme, të lehta që do vazhdojnë me ne gjithë jetën. Për këtë arsye vendosa të bëj një shprehi të përditshme, të suksesshme pa u gajlosur për vetë rezultatin.
-Mos u lodh duke menduar të kesh një trup të mirë por ndaj gjysëm ore në ditë për t’u marrë me sport.
-Mos u lodh duke menduar të mësosh anglishten por mëso pesë fjalë çdo ditë.
-Mos u lodh duke menduar të përfundosh leximin e Kuranit por lexo vetëm një faqe në ditë.
-Mos u lodh duke menduar të mbash dietë dhe të humbësh 30 kilogram brenda 2 muajve për bën shprehi të ushqyerit e shëndetshëm që do vazhdojë me ty tërë jetën.

Jeta, thjeshtë, kalon shumë shpejtë dhe nëse ke shprehi të mira do të befasohesh pas një viti, jo vetëm që do kesh realizuar qëllimin tënd porse do vëresh se ke arritur më shunë seç ke pritur.
Të supozojmë se ke vendosur të veçosh një orë në ditë nga koha jote për të bërë 3 punë:
1. Një çerek ore për të lexuar dhe medituar një faqe të Kuranit.
2. ‎Gjysëm ore për të bërë sportin e të ecurit.
3. ‎Një çerek ore për të mësuar 5 fjalë të reja të gjuhës angleze për të zhvilluar dhe praktikuar gjuhën tënde apo për të lexuar një tregim në atë gjuhë, dhe pas një viti do të befasohesh se ke bërë një hatme (ke përfunduar leximin e Kuranit), do kesh një trup sportiv dhe do flasësh një gjuhë botërore.
E tërë kjo me një orë angazhim që nuk krahasohet me orët e humbura pa i vërejtur.
Çështja, thënë shkurtë, është se suksesi nuk kërkon gjithaq mendim të thellë, madje nëse vetëm i mendon këto punë: hatmen, mësimin e anglishtes, sportin, në të njëjtën kohë, demoralizohesh dhe dështon përpara se të fillosh.
Suksesi, thënë thjeshtë, kërkon: krijimin e shpregive ditore pozitive dhe këmbëngulja për t’i zbatuar pastaj ato rezultojnë me arritje të mahnitshme më të mëdha se sa ke pritur.
Jeta më ka mësuar se ai që posedon kontinuitet dhe durim është ai që do arrijë sukses në fund.
A dëshiron ta them me pesë fjalë këtë temë? Ka thënë Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofsgin mbi të: “vepra më e dashur tek Allahu është ajo që bëhet në vazhdimësi edhe nëse është e vogël”

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1705

HADITHI:

Amr ibn Shuajbi transmeton nga babai i tij (Shuajbi ibn Muhamed), e ky nga babai i tij (Abdullah ibn Amr ibn As), Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Hani, pini, veshuni, jepni sadaka, larg mendjemadhësisë e shpërdorimit.”[1]

KOMENTI:

Në këtë hadith është urdhëri i tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, për njeriun që të ushqehet prej asaj që e ka furnizuar Allahu, të pijë prej asaj që e ka furnizuar Allahu, e të veshet me atë që e ka furnizuar Allahu prej veshjeve të bukura.

Në origjinë gjërat e tilla janë të lejuara, falënderimi i qoftë Allahut, ngase Ai na i lejoi gjërat e mira dhe na i ndaloi të këqijat, kështu që njeriu duhet të ushqehet me llojet e ushqimeve që i ofrohen, qoftë edhe nëse është ushqim mesatar, ushqehet me atë që i lehtësohet të e arrijë. Dhe pin prej pijeve të mira e të shijshme si; uji, lëngjet e fruteve të mira, qotë prej rrushi apo prej hurme nëse nuk arrijnë deri në gradën e alkoolit, të gjitha janë pije të lejuara, konsumon prej saj ajo që i lehtësohet.

Allahu thotë: “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira!” Sureja Muminun, 51.

Dhe i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar profetit.”[2] Allahu thotë: “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira!.” Dhe thotë: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që ua kemi dhuruar Na juve dhe nëse jeni adhurues të Perëndisë bëhuni falenderues të Tij.” Sureja Bekare, 172.

Kështu që, njeriu ushqehet me gjëra të mira e të shijshme, dhe pin prej pijeve të mira dhe të shijshme.

Jep sadaka njerëzve e nevojtarëve.

(larg mendjemadhësisë e shpërdorimit), shpërdorim është çdo gjë që e tejkalon sasinë e mjaftueshme, të shton nga ushqimet e pijet e shumta, qoftë edhe pse janë të lejuara.

Për dallim nga shpenzimi pa vend, është shpenzim i gjërave në mëkate, qoftë edhe nëse është një dirhem i vetëm, Allahu thotë: “mos bën shpenzim të pavend. Shpenzuesit e pavend (batakçinjtë) me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit.” Sureja Isra, 26-27.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ahmedi në (Musned, 6/245 me numër 6693) ibn Maxheh në (Sunen, 4/600 me numër 3604) dhe el Harith në (Musned, 2/607 me numër 571) Hakimi në (Mustedrek, 4/150 me numër 7188) Bejhakiu në (Shuabul Iman, 6/315 me numër 4251) e shënon edhe Buhriu në (Sahihun e tij 7/140) por pa zingjir të transmetimit. Shejh Albani e vlerësoi hasen – të mirë.

[2] E shënon Muslimi në (Sahihun e tij, me numër 1015)

0 3932

Pyetje: Nëse një person është i plagosur në një prej gjymtyrëve të trupit të tij, a duhet të merr abdesin e plotë dhe pastaj në fund të merr tejemum në pjesën e plagosur, apo merr vetëm se tejemum?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nëse ke plagë në ndonjë gjymtyrë të trupit, e cila duhet larë gjatë abdesit, atëherë kjo plagë ose të jetë plagë e zbuluar ose është e mbuluar me leukoplast ose fashë.

Nëse ajo është e mbuluar me leukoplast ose fashë, atëherë ai duhet të lajë pjesët e shëndosha të trupit, më pas e lagë dorën e tij me ujë dhe fshinë mbi fashë. Nëse e bën këtë, atëherë ai nuk ka nevojë të merr tejemum.

Ekzistojnë hadithe që flasin për fshirjen (mes’hun) mbi fasha, por të gjitha ato janë të dobëta, por, kjo gjë është vërtetuar nga Abdullah ibn Omari.

Bejhakiu ka thënë: “Asgjë nuk është vërtetuar nga profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, në lidhje me këtë temë … Përkundrazi ky është mendimi i fukahave prej Tabi’inëve dhe atyre që erdhën pas tyre, si dhe atë që kemi transmetuar nga Ibn Omer. Ai përmendi transmetimin e tij se Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, morri abdes, ndërsa dorën e tij e kishte të plagosur, dhe ai fshiu mbi të dhe mbi fashë, dhe lau çdo pjesë tjetër. Ai tha: Ky transmetim nga Ibn Omeri është sahih.”

Por në qoftë se plaga është e zbuluar, atëherë ajo duhet të lahet me ujë, nëse është e mundur, por nëse e larja atë do ta dëmtojë, mundet vetëm se të fshihet me dorë, atëherë ai duhet të fshijë atë. Nëse edhe kjo nuk është e mundur, atëherë plaga duhet të lihet pa larë e pa e fshirë, e pasi të ketë përfunduar nga abdesi, merr tejemum.

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: Plagët dhe të ngjashmet janë; të zbuluara ose të mbuluara.

Nëse plaga është e zbuluar, atëherë, ajo pjesë duhet të lahet me ujë. Nëse nuk është e mundur të lahet me ujë atëherë duhet të fshihet me dorë. Nëse nuk është e mundur të fshihet mbi tën atëherë ai duhet të merr tejemum. Kjo është me renditje.

Nëse ajo pjesë është e mbuluar me një lloj materiali, atëherë ajo pjesë vetëm fshihet me dorë. Nëse fshirja do ta dëmtojë atë edhe pse është e mbuluar, atëherë ai merr tejemum, sikur të ishte e zbuluar. Kjo është ajo që u tha nga fukahatë, Allahu qoftë i mëshirshëm ndaj tyre.”[1]

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse ajo plagë ka  fashë mbi të, ai duhet të fshijë mbi të me dorë; e nëse është e zbuluar atëherë ai duhet të merr tejemum.”[2]

Shejkh Salih el-Fevzan, Allahu e ruajttë, është pyetur: Pas larjes që më bëri mjeku mua, nga dora ime, nga vendi i injektimit, më doli gjaku, kështu që ai vuri një fashë mbi të. Nëse e heq atë, fillon të rrjedh gjak dhe nuk do të ndalet deri në mbrëmje. Kjo fashë mbetet e mbështjellur rreth dorës sime të majtë. A më lejohet mua të fshij mbi të kur të marr abdes edhe pse fasha nuk është vënë e re (pastër) gjatë abdesit, por ajo vëdohet dhe në të ka gjak; si duhet ta fshij atë?

Ai u përgjigj:

Ju nuk duhet ta hiqni fashën që është mbi plagën tuaj, sidomos pasi që heqja e saj do t’ju dëmtojë dhe do të rrjedh gjak. Nuk lejohet që të hiqni atë në këtë rast, sepse kjo përbën një rrezik për ju. Pra, lëreni aty ku është, dhe kur të merrni abdes lani pjesën e dorës ku nuk ka fashë, e për pjesën ku është fasha, do të jetë e mjaftueshme të fshini me dorë të lagur pjesën e jashtme fashës. Kjo mjafton, në vend që të lahet pjesa që është ndër të, për aq kohë sa duhet të qëndrojë, edhe nëse është për shumë kohëra të namazit, ose për disa ditë. Nuk është e domosdoshme që fasha të jetë e re (e pastër), por e fshini, sipas mendimit më të saktë, edhe nëse nuk ka qenë e pastër në kohën kur është vënë në dorë, edhe nëse ndër vendin e injektimit ose plagës ka gjak.

Për fund: Nuk ka asgjë të keqe nëse mbetet fasha e lidhur; përkundrazi duhet ta leni atë sepse është në dobinë tuaj. Ju duhet vetëm të fshini me dorë mbi pjesën e jashtme të saj, kur ju e lani pjesën e dorës që nuk është e mbuluar me fashë.[3]

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

[1] Sharh al-Mumti’ (1/169)

[2] Fatava Ibn Baz, 10/118

[3] Al-Munteka min Fatava el-Shejh el-Fevzan, 5/15

0 1331

Dr. Esma Er Ruvejshid në librin e saj “Kështu jetuan me Kuranin”

Përktheu: Talha Kurtishi

    Në biografinë e Muhamed ibën Munkedir shkruan se një natë është zgjuar për tu falur. Duke u falur ka filluar e kishte kapluar një qarje e cila e kishte frikësuar familjen e tij. Ata e pyeten për shkakun ndërsa ai vazhdoj me qarjen. Familja e shqetësuar e thirri Ebu Hazimin i cili erdhi dhe e pyeti për shkakun e qarjes së tij? Ai u përgjigj e lexova  ajetin: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47) dhe vazhdoi të qajë akoma më shumë.

    Poashtu është shënuar se në momentet e vdekjes është frikësuar dhe kur e kanë pyetur për shkakun ka thënë: frikohem nga ky ajet në Librin e Allahut: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47). Frikohem se do të ballafaqohem dhe do të më shfaqet ajo që se kam llogaritur. (Sijer, 5/355)

I është thënë Sulejman ibën Tarhan Et Tejmiut: S’ka si ti, s’ka si ti! Kush është si ti! Ai u përgjigj mos thoni ashtu, nuk e di se çfarë do më shfaqet prej Allahut, subhanehu ve teala. Ai në Librin e Tij thotë: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47). (Sijer, 6/200)

Hatib Bagdadiu me senedin e tij e transmeton këtë rast: E kam dëgjuar Bekr El Abidin, i cili thotë e kam dëgjuar Fudajl ibën Ijadin për këtë ajet “Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” të thotë: Në Ditën e gjykimit do ringjallen me vepra për të cilat kanë menduar se janë të mira ndërsa ato janë prej veprave të këqija. E pash Jahja ibën Meinin qante kur e dëgjonte këtë ajet. (Sijer, 13/262)

 Burimi: albislam.com

0 2506

HADITHI:

Sad ibn Ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “…Allahu e do njeriun e devotshëm, pasanik (në zemër) e i fshehur (veprat e tij prej njerëzve).” E shënon Muslimi (2965)

KOMENTI:

Sad ibn Ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një prej të parëve që pranuan islamin dhe prej muhaxhirëve, dhe një nga dhjetë të përgëzuarit me xhenet.

Këto tri virtyte të përmendura në hadith, për të cilat Allahu e do njeriun që posedon këto cilësive, që njashtu flet për një prej atributeve të Allahut, që flet për dashurinë e Tij, sikur që i takon madhërisë së Tij.

Virtyti i parë: (devotshëm), njeriu i cilësuar me devotshmëri. Devotshmëri ndaj Allahu është; të veprosh urdhrat e Tij duke lakmuar shpërblimin nga Ai, dhe të largohesh nga ndalesat duke u frikuar nga dënimi i Tij.

Është quajtur (takva) devotshmëri, sepse të ruan nga dënimi i Allahut, nocion i marrur nga (el vikajeh) të ruajturit, çfarë të ruan e të mbron nga një e keqe. Kështu që adhurimi ndaj Allahut është emërtuar (takvallëk) devotshmëri, sepse të ruan nga dënimi i Tij, e të mbron nga zjarri.

Takvallëk, është një fjalë gjithëpërshirëse, përmbledh çdo virtyt të mirë. Dhe Allahu e bëri shkak të shumë mirësive, Allahu thotë: “e kush i dron Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret.” Sureja Talak, 2-3.

E, kush i druan Allahut, Ai ia lehtëson çështjen atij.” Sureja Talak, 4.

ai që ruhet nga të këqijat dhe bëhet i durueshëm, Allahu, me të vërtetë, kurrë nuk ua humbë shpërblimin bamirësve.” Sureja Jusuf, 90.

Dhe Allahu e bëri shkak të shpëtimint nga zjarri ditën e Kiametit: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar.” Sureja Merjem, 72.

Pra, është një fjalë përmbledhëse dhe me dobi shumë të mëdha, e që nënkupton që robi t’i respekton urdhrat e Allahut, e të shpreson në shpërblimin e Tij, të largohet prej ndalesave të Tija, e të frikohet prej dënimit të Tij, ky është takvallëk, dhe Allahu i do të devotshmit, këtë e thotë në Kuran, Allahu thotë: “Me të vërtetë, Allahu, i do ata që janë të devotshëm.” Sureja Teube, 4.

Dhe njashtu i do të penduarit, Allahu thotë: “Pa dyshim, Allahu i don ata që pendohen fort (për mëkatet) dhe ata që pastrohen shumë.” Sureja Bekare, 222.

Virtyti i dytë: (pasanik), që ka kuptimin në këtë rast; i pasur në zemër, të jetë i kënaqur me riskun që ia jep Allahu, nuk është i pangopshëm e lakmues i madh, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Nuk është i pasur kush ka shumë mall, por i pasur është ai që është i pasur në zemër.”[1]

Ka njerëz që janë të pasur edhe pse kanë pak pasuri, kur ai është i furnizuar me bindje, dhe sheh shumë njerëz të varfër në zemër edhe pse posedon shumë pasuri të kësaj bote.

Virtyti i tretë: (i fshehur), është ai i cili nuk dëshiron të shfaqet para nejrëzve me veprat e tija, por i fsheh ato, e i mban sekret me sinqeritet në Allahun e Madhëruar, nuk dëshiron që të lavdërohet, e as që të përmendet, bën punë të mira, është bamirës, dhe nuk dëshiron që njerëzit ta shohin, i fsheh punët e tija, këtë person e do Allahu, sepse qëndron larg syefaqësisë, shumë afër sinqeritetit dhe besnikërisë ndaj Allahut, nuk jipet pas dëshirës për t’u shfaqur, nuk i do lëvdatat dhe falënderimet e njerëzve, por e do kënaqësinë e Allahut,  dhe veprat që e afrojnë tek Ai. Këtë njeri e do Allahu.

Në një transmetim tjetër është përmendur fjala (الحفي) në vend (الخفي)  është ai i cili nderon të afërmit, nderon familjarët e i mirëpret, është dashamirë me vëllezërit e tij muslimanë.

Në këtë hadith është përshkruar Allahu i Lartmadhuëruar me atributin e dashurisë, dhe tregon për vlerën e virtyteve si; devotshmëria, zemrën e pasur, sinqeriteti në Allahun në fjalë e në vepra, asketizmi ndaj lëdatave të njerëzve, nuk i intereson lavdërimi i tyre por i intereson kënaqësia e Allahut, qoftë edhe nëse njerëzit hidhërohen me të dhe flasin keq për të, atij nuk i intereson aspak.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I SHTATË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (6446) dhe Muslimi me numër (1051)

NA NDIQNI NË