Arhiva MujoreFebruary 2018

0 2869

1. Në cilën sure përmendet në çdo ajet emri i Allahut (Allah)?

– Në suren el Muxhadele.

2. Sa mënyra të sakta të leximit të Kuranit janë?

– Dhjetë mënyra.

3. Cilat janë shkencat që kanë të bëjnë me Kuranin?

– Shkenca e Texhvidit, Kiraetit dhe Tefsirit.

4. Në cilën sure është cekur thënia Bismilah dy herë?

– Në suren en Neml.

5. Cilat janë dy suret në Kuran që njëra mbaron me të njejtën fjalë që fillon sureja tjetër?

– Sureja el Kadër dhe el Fexhër.

6. Cila sure zbriti për fisin jehudi, i quajtur Beni Nedir?

– Sureja el Hashër.

7. Sa sexhde posedon Kurani?

– 15 sexhde.

8. Cilit prej pejgamberëve i zbriti Tevrati?

– Musait alejhi selam.

9. Cilit pejgamber Allahu ia mësoi gjuhën e shpezëve?

– Sulejmanit alejhi selam.

10. Cilin pejgamber nëna e tij e hodhi në lumin Nil?

– Musain alejhi selam.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1453
  1. Emri i tij: Shihabudin Ebu Fadël Ahmed Ibën Alij Ibën Muhamed, i njohur si: Hafidh Ibën Haxher el Askalani. (Xheuahir ed durer: 1/101,104).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Haxheri lindi në datën 22 të muajit Shaban, në vitin 373Hixhrij. në Egjipt. (Tabakatul Hufadh: 547, Xheuahir ed durer: 1/104).

Hafidh Ibën Haxheri u rrit si jetim, nëna dhe babai i vdiqën herët, në atë kohë Ibën Haxheri ishte në moshën 4vjeçare. Në moshën pesë vjeçare filloi kërkimin e diturisë tek Ebu Bekër el Zekij, i cili e kishte marë nën përkujdesjen e tij Ibën Haxheri. Hafidh Ibën Haxheri filloi ta mësonte përmendësh Kur’anin, suren el Merjem e kishte mësuar për një ditë. Pastaj, filloi mësimin e fikhut tek Muhamed Ibën Muhamed es Siftij, në moshën 9vjeçare dhe udhëtoi me këtë për në Meke. Atje mësoi Umdetul Fikhun, Elfijen e Irakit dhe shumë libra të tjerë. Mori një gotë zemzem në Qaben e bekuar në Meke, para se të pinte ujë, thoshte: ” O Allahu im, ma mundëso të bëhem si Imam Dhehebiu në hifdh(memorizim), pas kësaj duaje Hafidh Sujutiu, thotë: ” Allahu e bëri hafidh(memorizues) si Dhehebiu, bile edhe më vonë ia tejkaloi në hifdh Hafidh Ibën Haxheri, imam Dhehebiut.” (Tabakatul Hufadh: 1/121,141).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Hafidh El Iraki, Ebnasi, Iz Ibën Xhema’ah, Ibën Mulekin, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Xheuahir ed durer: 3/1064,1179).
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Haxheri posedonte gjithsej 600nxënës. Më të njohurit, ishin: Hafidh Es Sehaui, Ibrahim Ibën Amër el Bekai, Zekerija el Ensarij, Ibën Tugrij Berdij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Xheuahir ed durer: 3/1064,1179).
  3. Akideja e Hafidh Ibën Haxherit: Në përgjithësi posedonte Akiden e Selefit, dhe ishte i dalluar me zgjuarësinë dhe hifzin e tij. Por, në emrat dhe cilësit e Allahut, sidomos në spjegimin e Sahihut të Imam Buhariut, vërehet qartë se mendimet e tij në këto pika(Emrat dhe Cilësit e Allah janë në përputhje me Akiden e Esharive. Libra të njohura që u shkrujtën në tërhjekjen e vërejtjes në Akide tek libri i spjegimit të Imam Buhariut janë: 1. Akidetu et Teuhid Fi Fet’h el Barij, autorë Ahmed Isam Katib. 2. Tenbih ala muhalefetil Akadije fi Fet’h el Barij, Ali Ibën Abdulaziz esh Shibl 4. El Ahta el esasijeh fi teuhid el uluhije el uakia fi fet’h el Barij, Abdullah Ibën Sa’ed el Gamidij. 4. Shejh Ibën Bazi në ligjeratat e tij, e kështë me rradh. (Dhejl et Tekjid: 1/325, Shedherat edh Dheheb: 7/270).
  4. Medh’hebi i tij: Hafidh Ibën Haxheri ishte ndjekës i medh’hebit Shafi’ij. (Dhejl et Tekjid: 1/325, Shedherat edh Dheheb: 7/270).
  5. Fjalët e dijetarëve islam për të: Lëvdatat ndaj ibën Haxherit prej dijetarëve islam, janë shumë, bile Hafidh es Sehaui, thotë: ” Lëvdatat e dijetarëve për Ibën Haxherit, aq shumë ka, saqë nuk mund të numërohen.” (Xheuair ed Durer: 1/264).

Burhanudin el Ebnasij, thotë: ” Shejhu, Imam, muftija i muslimanëve dhe hoxha i hadithit.” (Xheuair ed Durer: 1/264).

Hafidh el Iraki, thotë: ” Hafizi, hoxha i hadithit dhe i stërmbushur me argumente.” (Xheuair ed Durer: 1/264).

Tekij el Fasij, thotë: ” Me një fjalë Hafidh Ibën Haxheri ka qenë hoxha i dijetarëve të hadithit, i dalluar me mësimin e shumicën e emrave të transmetuesëve të hadithit.” (Dhejl et Tekjid: 1/355).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Fet’hul Barij bisherh Sahih el Buharij(Komentim, spjegim i sahihut të Buhariut. 2. Tehdhib et Tehdhib(në lidhje me transmetuesit e gjashtë koleksioneve të hadithit). 3. Tebsirul Muntebih bitahrir el Mushtebih. (Mukadime et Tebsir: 1/2).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Haxheri vdiq më datën 18 të muajit DhulHixheh, pas namazit të jacisë, të vitit 452hixhrij, në Kajro. (Dhejl et Tekjid: 1/357, Xheuair ed durer: 3/193).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1109

HADITHI:

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata kanë shkuar atje për ku kanë punuar.”[1]

KOMENTI:

Është një ndalesë nga sharja e të vdekurve, dhe ka treguar shkakun me fjalët e tij (ata kanë shkuar atje për ku kanë punuar) kanë përfunduar nga kjo botë dhe janë ballafaquar me shpërblimin e tyre tek Allahu, kështu që s’ka dobi nga sharja e tyre. Siç është e qartë prej hadithit qoftë edhe nëse janë jobesimtarë, i vdekuri nuk shahet edhe nëse është jobesimtar, sepse nuk ka dobi nga sharja e tij.

Gjithashtu prej arsyeve të kësaj ndalese është se sharja dëmton të gjallët, ngase mund që ai i vdekuri të ketë fëmijë, pasardhës, e që nëse e shan i bën keq pasardhësve të tij, kështu që muslimani duhet të largohet nga të folurit keq për të vdekurit.

Disa kanë thënë: përpos nëse tërheq vërejtjen nga ndonjë thirrës i devijuar, apo prej ndonjë transmetuesi jo të mirë të hadithit, kështu sqaron rreth tyre çfarë duhet që të njihet gjendja e tyre e të mos mashtrohet ndokush pas tij apo për transmetimin e hadithit. Kështu që kjo është për shkak të një dobie të sigurt, por nëse sharja e njëbtë vdekuri nuk ka dobi duhet që të largohet, ata kanë përfunduar veprat e tyre dhe për ne nuk ka ndonjë dobi që të flasim për ta.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E KATËR

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (1393).

0 1324

1. “Për çdo lutje do të marrësh përgjigje në kohën e duhur.” – Ali ibn Ebu Talib radijAllahu anhu

2. “Sabri (durimi) ndaj dëshirave epshore është më i rëndë sesa durimi ndaj dëmtimeve të armikut.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

3. “Shkaqet e fatkeqësive janë gabimet dhe mëkatet (e mëdha), ndërsa largimi nga mëkatet është shkaku i zgjidhjes së mirë dhe të bekuar, me lejen e Allahut të Madhëruar.” – Shejh Dr. Nasir el-Umer

4. “Me durim braktisen epshet, ndërsa me bindje refuzohen dyshimet.” – Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

5. “Mëshira e Allahu më së shumti arrihet me veprat e zemrës sesa me veprat e gjymtyrëve. Nijeti (qëllimi) i sinqertë në zakon, bën që njeriu të shpërblehet. Ndërsa nijeti i keq në adhurim, bën që njeriu të ngarkohet me mëkat.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Një nga fatkeqësitë më të mëdha të njeriut është të dijë për veten e tij se është i mangët e të mos kujdeset dhe të mos i vijë keq për të. – Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë

7. “Nga shkaqet e zemrës së shëndoshë është prezenca e qetësisë në shpirt.” – Shejh Dr. Sead el-Atik

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 1649

Pyetja: Nëse agjëruesi gjatë agjërimit vullnetarë e prish agjërimin, a duhet ta kompenzoj agjërimin e asaj ditë më vonë?!

Përgjigje: Nuk e ka obligim ta kompenzoj atë ditë, por nëse do ta arrij shpërblimin le ta agjëroj atë ditë (le ta kompenzoj).

Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1036

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se ka thënë: I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , ka thënë; “Gjatë gjumit tuaj, shejtani i lidhë secilit prej jush nga tre nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjes duke thënë: Ke natë të gjatë, fli pra. Kur ky njeri zgjohet nga gjumi, nëse e kujton (përmend) Allahun, atëherë i zgjidhet një nyje, e në qoftë se merr edhe abdes, atij i zgjidhet edhe një nyje tjetër, e në qoftë se edhe falet (pas marrjes së abdesit), atij i zgjidhen të gjitha nyjet. Andaj, i tilli zgjohet nga gjumi i lumtur dhe i gatshëm per adhurim e gjallërim(punë) si dhe në gjendje të mirë shpirtërore. Ndërsa (nëse nuk i vepron këto gjëra) në të kundërtën, ai zgjohet në gjendje të keqe shpirtërore dhe i plogështë (për adhurim dhe për punë).

Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij; nr.1142 dhe Imam Muslimi në sahihun e tij; 776 (Mutefekun alejhi)

Disa dobi nga hadithi;

1. Vërtetimi i paluhatshëm se shejtani ekziston.
2. Shejtani mundohet nga çdo kënd me kurthat dhe cytjet e tij, ta devijoj birin e Ademit.
3. Vlera e madhe e namazit dhe abdesit.
4. Kujdesi i veçantë i të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , që ta largoj sa më larg shejtanin nga umeti i tij.
5. Ai që nuk i vepron këto këshilla do jetë i hutuar dhe përtac gjatë ditës.
6. Ai që nuk i vepron këto këshilla do jetë i pikëlluar dhe jo i qetë, si pasoj e nyjeve të shejtanit.
7. Vlera e dhikrit(përmendjes së Allahut).
8. U cek në hadithë marrja e abdesit pas zgjuarjes nga gjumi, por nëse njeriu zgjohet i papastër, nuk mjaftohet me abdes, por duhet marrur edhe gusëll.
9. Falja e namazit pas abdesit, është për qëllim dy rekate nafile(vullnetare).
10. Ai që vepron këto këshilla do jetë i lumtur dhe i suksesshëm në veprimet e tij.
11. Këto gjëra besohen bindshëm dhe çdo gjë që na ka lajmëruar i dërguari i Allahut. Pra, duhet ta besojmë fuqishëm dhe ta fusim në praktikë.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2757

HADITHI:

Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell fjalët e të dërguarit, të ketë thënë: “Besimtari nuk është fyes, e as mallkues, as i shthurur e as gojëndyrë.”[1]

KOMENTI:

(Besimtari nuk është) pra, me besim të plotë, nuk cilësohet besimtari me këto cilësi, e nëse ai cilësohet me diç prej tyre, atëherë imani i tij është i mangët.

(Fyes) ai i cili fyen njerëzit, prejardhjen e tyre, sjelljet, e gjërat që ata i bëjnë.

Nuk lejohet që muslimani të fyen vëllezërit e tij, e nëse has në diç (jo të mirë), atëherë e mbulon, e këshillon vepruesin, pa e akuzuar atë në opinion, por, e mbulon vëllain e tij dhe e këshillon (as mallkues), ai i cili e përdorë shpesh mallkimin, dhe e mëson gjuhën e tij të mallkon, mallkon çdo gjë, ndoshta e mallkon edhe veten, mallkon gruan, mallkon fëmijët, mallkon kafshën, ky është i mangët në besimin e tij, pra, besimi i tij nuk e pengoi ai nga mallkimi.

Mallkim është: Largim dhe përjashtim nga mëshira e Allahut. E nëse lutet ai për dikë me mallkim i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “mallkimi i besimtarit është sikur ta vrasësh.”[2]

(Shthurur dhe gojëndyrë) shpjegimi i tyre është përmendur në hadithin e mëhershëm.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1977) Ahmedi në Musned (1/405, 416). Hakimi (1/14). Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu ihaditheve të sakta, me numër 320).

[2] E shënon Muslimi me numër (110)

0 1486

Dashuria e vërtetë ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ve sel-lem:

1. Mallëngjimi i zemrës për ta shikuar atë, salAllahu alejhi ve sel-lem;

2. Pasimi i Sunnetit të tij, dhe përpjekja për ta përhapur atë;

3. Të qenurit në mbrojtje të tij, familjes (shtëpisë) së tij, shokëve të tij dhe ligjit të tij;

4. Dashuria ndaj familjes dhe shokëve të tij, nderimi i tyre, kënaqësia me ta, të urryerit e atyre që i urrejnë ata ose i nënçmojnë;

5. Të përmendurit e shumtë, salavate dhe selame (të përzemërta) mbi te;

6. Të mësuarit e jetëpërshkrimit të tij dhe Sunnetit të tij;

7. Të gjykuarit sipas Sheriatit (ligjit) të tij, të pajtuarit (kënaqurit) dhe të nënshtruarit gjykimit të tij.

Shejh Muhammed Salih El-Munexhid

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 1482

IBËN HIBANI!

  1. Emri i tij: Ebu Hatim Muhamed Ibën Hiban Ibën Ahemd Et Temimin Ed Darmimij el Bustij. (Es Sijer: 16/92).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Hibani në qytetin e quajtur Bust, qytet i cili gjendet afër Sixhistanit, në vitin 270Hixhrij. (Es Sijer: 16/93).
  3. Mësuesit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Hibani kishte mësuar tek më shumë se 1000mijë mësues, ndër më të njohurit, ishin: Nesaiu, Ibën Huzejme, Serraxhi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Sijeru A’lami en Nubelai: 16/93,94).
  4. Nxënësit e tij më të njohur: Hakimi dhe Ebu Abdullah Ibën Mendeh, Allahu qoftë i kënaqur me ta. (Sijeru A’lami en Nubelai: 16/93,94)
  5. Fjalët e dijetarëve Islam për të:

Dhehebiu, thotë: ” Hafidh Ibën Hibani kishte dituri rreth mjeksisë, Fikhut dhe ishte koka e dijetarëve të hadithit.” (Mizan el I’tidal: 3/506).

Vazhdon Imam Dhehebiu, thotë: ” Hadidh Ibën Hibani ishte Imami, hafizi dhe shejhu më i madh i hadithit në Horasan.” (Mizan el I’tidal: 3/506).

Hatib el Bagdadi, thotë: ” Ibën Hibani ishte i sinqertë, i besueshëm, i drejtë dhe i kuptonte çështjet e fesê me njê kuptim të thellë.” (Sijeru A’lami en Nubelai: 16/92,94).

Hakimi, thotë: ” Hafidh Ibën Hibani njihte shumë shkenca të diturisê, ndêr to, veçohej në: Fikh, Gjuhë dhe Hadithë.”

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Kitab el Mexhruhin. 2. Meshahir Ulemail Emsar. 3. Reudatul Ukala Ue Nuz’hetul Fudala. 4. Kitab eth Thikat. (Es Sijer: 16/102).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Sixhistan, në natën e xhumasë, 21Sheual të vitit 354Hixhrij. (Es Sijer: 16/102).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË