Arhiva DitoreFeb 2, 2018

0 1150

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se një njeri tha: “O i dërguar i Allahut, më këshillo. Ai tha: “Mos u nevrikos.” Ia përsëriti disa herë (kërkesën). I tha: “Mos u nevrikos.”[1]

KOMENTI:

Në këtë hadith flitet për një njeri që kërkoi nga i dërguati, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ta këshillonte, t’i thoshte atij një fjalë të shkurtër me çfarë do e porosiste, e ai i tha: “Mos u nevrikos”. Sikur pyetësi nuk e vlerësoi këtë fjalë apo këtë porosi, kështu që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ia përsëriti fjalën “Mos u nevrikos”, tri herë, e ndaloi që të mos nevrikosej.

Të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i ishte dhënë dhuntia e aforizmave, e që edhe ky hadith është një prej aforzimave të tija, ngase njeriu nëse nevrikoset, ajo e shtyen në veprimin e shumë gjërave; mund ta shpie deri në vrasje, mund ta shpie deri në rrahje, mund ta shpien deri në shkurorëzim të bashkëshortes, mund ta shpien deri në sharrje, fyerje dhe të flasë fjalë të ndyta. Andaj, nevrikosja përmbanë shumë të këqija, e kur njeriu e përmban veten gjatë nevrikosjes shpëton nga shumë të këqija. E që kjo është një porosi gjithëpërfshirëse.

Nevrikosja ndonjëherë mund të jetë e lavdëruar, nëse është për hir të Allahut, ai i cili nevrikoset për hir të Allahut, ndaj ndalesave të Allahut, nevrikoset aty ku Allahu hidhërohet, dhe ndihet i kënaqur aty ku Allahu është i kënaqur. Ky është një lloj i nevrikosjes së lavdëruar.

Mund të jetë i përçmuar, nëse është për një interes të kësaj bote, për vete, e ngjashëm me të. Nevrikosja është një ndjenjë e shpirtit që e mbjelli Allahu tek njeriu, por, si mundet që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Mos u nevrikos”, duke qenë një gjë e mbjellur tek njeriu? Përgjigjja e saj është në dy aspekte:

I pari: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; largoju shkaqeve që sjellim nevrikosje, largoju polemikës, e kacafytjeve, që të mos shpiejnë në nevrikosje.

I dytë: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; nëse nevrikosesh mos e realizo, por ndaloje veten, mos realizo atë që e kërkon nevrikosja, si hakmarrje, por përmbaje veten. Ky është kuptimi i fjalës së tij: “Trim është ai i cili e përmban veten gjatë nevrikosjes.”[2] Allahu i Lartmadhëruar thotë: “për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.” Sureja Shura, 37. Prej cilësive të besimtarëve, njerëzve të mirë është që ata kur nevrikosen falin.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (6116).

[2] E shënon Buhariu me numër (6114) dhe Muslimi me numër (2609).

0 898

MËSIME DHE POROSI ISLAME (63)

1. Përshëndetja me selam.

2. Kthimi i selamit.

3. Vizita e të sëmurit.

4. Përcjellja e të vdekurit.

5. Përgjigja në ftesë (kur ai e thërret në martesën e tij, duhet ti përgjigjet ftesës sê tij).

6. Nëse betohet në Allahun për t’ia kryer një punë, le t’ia kryejë punën (nëse është hallall).

7. Kur teshtin t’i thuash jerhamukellAh (Allahu të mëshiroftê).

8. T’i ndihmojë atij të cilit i është bërë padrejtësi.

9. T’ia lehtësojë ndonjë vështirësi.

10. T’i ndihmojë në vështirësi.

11. T’ia fsheh dhe mbulojë të metat.

12. Mos t’i bëjë ndonjë padrejtësi.

13. Mos ta xhelozojë.

14. Mos ta urrejë.

15. Ta këshillojë, nëse ai kërkon këshillë prej tij.

16. Nëse vdes, t’ia falë xhenazen dhe t’ia përcjellë xhenazen.

17. Ta vizitoj vëllain e tij, nëse ai sëmuret.

18. Ta ndihmojë kur e godet ndonjë fatkeqësi.

19. Të largohet prej të gjitha gjërave që i shkaktojnë dëm në pasuri, familje apo në veten e tij.

20. Ndalohet distancimi nga vëllai i tij musliman më shumë se tre ditë.

21. T’ia dojë vëllait të tij atë që e dëshiron për vete.

22. T’ia lehtësojë vështirësitë vëllait të tij musliman.

23. Ta këshilloj fshehurazi e jo haptazi karshi vëllezërve të tjerë.

24. Ta pranojë këshillën me dashuri, kur vëllai i tij e këshillon.

25. Duhet t’ia falë dhe arsyetojë gabimet vëllait të tij musliman.

26. Kur të martohet t’i thotë: BarekAllahu leke ue bareke alejke ue xhemea bejnekuma fil hajr (Allahu të bekoftë ty dhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftë të dyve në të mirë).

27. Ta përshëndet në ditën e Bajramit duhet t’i thotë: TekabelAllahu mina ue minkum (Allahu na i pranoftë adhurimet-ibadetet neve edhe juve).

28. Kur të bën një punë të mirë le t’i thotë: BarekAllahu leke fi ehlike ue malike ue xhezekAllahu hajren (Allahu të dhuroftë në familjen dhe pasurinë tënde dhe Allahu të shpërbleftë).

29. Kur të kthehet nga udhëtimi ta përshëndet, sikur të kthehet nga Haxhi duhet t’i thotë: KabelAllahu haxheke ue gafere dhenbeke ue ahlefe nefekatek (Allahu ta pranoftë haxhin, t’i faltë mëkatet dhe të shpërbleftë për atë që ke shpenzuar).

30. Kur t’i lind një fëmijë duhet t’i thotë: BarekAllahu leke fil meuhubi ue shekertel Uahibe ue ruzikte birreh ue belega eshudeh (Allahu tê bekoftë në atë që ta ka dhuruar, qofsh falënderues ndaj Dhuruesit (Allahut), lus Allahun që të jetë i sjellshëm dhe të rritet).

Abdullah Nasih Ulvan

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË