Arhiva DitoreFeb 4, 2018

0 2817

Më mjafton mua Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij, unë mbështetem tek Ai, dhe Ai është Zoti i Arshit të madh[1]

حَسْبِيَ اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُۖ وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ

(hasbij Allahu, la ilahe ila huve, alejhi tevekeltu, ve huve rabul arshil adhim)

Komentim i lutjes

Këtë lutje të bekuar e kishte urdhër  i dërguari mëshirë për njerëzimit që ta thoshte kur kundërshtarët e sulmonin të vërtetën me të cilën ai kishte ardhur, udhëzimin dhe rrugën e drejtë, e nuk pranonin prej tij këshillimin, e as fjalët e vërteta, u urdhërua që të kërkon ndihmën e Allahut me lutje kundër tyre, me mbështetje vetëm tek Ai. Por, para se të shpjegojmë kuptimin e këtyre fjalëve, duhet të dijmë se lutja është dy llojësh:

  • Lutje e kërkesës.
  • Lutje adhurimi.

Në të dytën bëjnë pjesë të gjitha lutjet që janë përmendur në formën urdhërore në Kuran, dhe të cilat janë ndaluar të lutet me to tjetër kush pos Allahut. Ai lavdëroi lutësit që i përdorin këto dy lutje, e që të dyja janë të pandara njëra prej tjetrës, kështu që lutësi që lutet me fjalët e kërkimit është njëkohësisht lutje e adhurimit, dhe e kundërta. Lutësi që lutet me lutje të adhurimit e adhuron Allahun, është kërkues dhe lutës me gjuhën e tij, e me fjalët e tija, e me fjalë që shprehin hallin e tij para Zotit, që lutja e tij të pranohet, e të shpërblehet për atë lutje, njashtu lutësi që lutet me fjalë që shprehin kërkim, gjithashtu është lutës me fjalët e tija dhe me hallin e tij, e Allahu ia pranon lutjen dhe e shpërblen.

(Më mjafton mua Allahu), më mjafton mua Zoti im, për çdo punë që mua më intereson.

(s’ka zot tjetër përveç Tij), nuk ka të adhuruar me meritë pos Tij. Këto fjalë madhështore mbi të cilat varet shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër, përmbajnë mohim dhe pohim, (s’ka zot tjetër) është mohim i çdo zoti që adhurohet pos Allahut të Lartmadhëruar, (përveç Tij), është pohim i veçimit të adhurimit vetëm për Të, meritorit, e askujt tjetër.

(unë mbështetem tek Ai), pra, mbështes zemrën vetëm tek Allahu Një, qetësohem dhe nuk trishtohem; pra, Atij i mbështetem, vetëm Atij i bindem në afrimin e çdo gjëje që sjell dobi, dhe largimin e çdo dëmi.

Tevekuli (mbështetja në Allahun) ngrihet mbi dy shtylla:

Shtylla e parë: Mbështetja e zemrës në Allahun e Madhëruar.

Shtylla e dytë: Veprimi i shkaqeve.

(dhe Ai është Zoti i Arshit të madh), pra, Ai është Sunduesi i krijesës më të madhë në përgjithësi, i Cili përfshiu çdo gjë, Arshi është mbi të gjitha krijesat, Allahu u ngrit mbi të, ashtu siç i takon Atij, kështu që të gjitha krijesat tjera pos Arshit janë pjesë e sundimit të Tij paraprakisht.

Kjo lutje edhe nëse është nga lloji i lajmërimit, pos që përmban në vete pyetje dhe kërkim, siç kemi sqaruar më herët, sikur gjendja e lutësit thotë: O Zot më mjafto Ti mua nga çdo gjë tjetër që më intereson, më frikëson. Kështu që kjo lujte përmban mendimin e mirë, bindjen në Allahun, njëshmërinë e Tij, lavdueshmërinë, për sundimin e Tij mbi çdo gjë, vetëm Ai meriton tek Ai të kthehemi, e Atij t’i drejtohemi për çdo gjë.

Për vlerën e kësaj lutjeje të bekuar është transmetuar hadithi i Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush thotë çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje (hasbij Allahu, la ilahe ila huve, alejhi tevekeltu, ve huve rabul arshil adhim) shtatë herë, Allahu do t’i mjafton për atë që atij i intereson prej gjërave të dynjasë e të ahiretit.”[2]

Kjo lutje e bekuar përmban shumë dobi, prej tyre:

  1. Rëndësia e kësaj lutjeje, pasi që për vlerën e saj është përmendur në hadith se kjo të mjafton nga çdo gjë që i intereson njeriut për fenë dhe dynjanë e tij.
  2. Njeriu duhet të jep gjithë mundin e tij prej shkaqeve fetare e të tjerave për të realizuar qëllimet e tija, e më pas i mbështetet Allahut të Madhëruar, që është njëshmëri e plotë e besimtarit.
  3. Tevekuli është një shkak i të mjaftuarit të Allahut për robin, sikur që thotë Allahu: “kushdo që mbështetet te Perëndia, Ai i mjafton atij.” Sureja Talak, ajeti 3.
  4. Vlera e fjalës së teuhidit, aty qëndron shpëtimi në dynja e në ahiret.
  5. Rëndësia e afrimit të Allahut me njëshmërinë, me mbështetje në Të, me besimin në sundimin e Allahut mbi krijesën më të madhe.
  6. Lutja sikur që është në formë të kërkesës, mund të jetë edhe në formë të informimit.
  7. Lutësi duhet që të ketë mendimin e mirë për Allahun në momentin kur lutet, sikur që thotë Allahu: “Më mjafton mua Allahu.” Që është një formë e afrimit tek Allahu, dhe një prej veprave të mira.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Teube, ajeti 129.

[2] E shënon ibn Sinij në librin e tij (Amel el jevmi ve lejleh, f. 132) ibn Asakiri (36/196). Shuajb Arnauti e vlerësoi zingjirin e këtij hadithi të saktë në librin (Zad el Mead, 2/37) dhe Selim Hilali e vlerësoi të mirë në (Amel el jevmi ve lejleh, me numër 72).

0 951

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 65 )

Shkaqet që lehtësojnë faljen e namazit të natës:
1. Duke mos e tepruar në ushqim dhe pirje, ngase një gjë e tillë sjell gjumin.
2. Duke mos e lodhur trupin gjatë ditë me gjëra që nuk kanë vlerë.
3. Duke e shfrytëzuar kohën për të fjetur pas namazit tê drekës, ngase një gjë e tillë e lehtëson faljen e namazit të natës në Ramazan.
4. Duke i ruajtur gjymtyrët e trupit gjatë ditës nga mëkatet, ngase mëkatet pamundësojnë faljen e namazit të natës dhe shijimit të tij.
5. Duke e ruajtur zemrën nga xhelozia, barjta e fjalëve dhe përgojimi i muslimanëve.
6. Duke e ruajtur veten nga veprimi i gjërave të shpikura dhe prezentimin në to, bidatet e ndryshme.
7. Duke mos u dhënë shumë pas gjërave dhe bukurive të dynjasë.
8. Duke u frikësuar se do të jetë ky namazi dhe ramazani i fundit i jetës së tij në këtë dynja.
9. Duke lexuar dhe ndëgjuar ligjerata të cilat flasin mbi vlerën e namazit të natës.
10. Duke i vepruar të gjitha veprat vetëm për hir të Allahut të Madhëruar.

Ebu Hamid el Gazali

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË