Arhiva DitoreFeb 11, 2018

0 1615

Tre gjëra nuk njihen përpos se në tre raste:

1. Nuk njihet bamirësia përpos se në vështirësi.

2. Nuk njihet trimëria përpos se në luftë.

3. Nuk njihet butësia përpos se në gjendje nervoze.

Poeti thotë:

Nuk njihet butësia kur je në gjendje të rahatshme dhe kur je i qetë

Por, butësia yte njihet atëherë kur ti je nervoz dhe nuk je i qetë

Gjithashtu, poeti thotë:

Jeto sa të duash, por dije se një ditë do të vdesësh. Duaje kë të duash, por dije se një ditë do të ndahesh nga ai. Vepro çfarë të duash, por dije se një do të takohesh me ato!

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2531

Shejhu Abdullah El-Mutlak është pyetur për abajen, se si duhet të mbahet, mbi kokë apo mbi shpatulla, dhe ai përgjigjet: “Nuk është problem, mund të mbahet edhe mbi kokë, edhe mbi shpatulla, e rëndësishme është mbulimi. Ndërkohë që mbi 90% e grave muslimane të devotshme (të mbuluara) në botën islame, nuk e vendosin abajen dhe nuk e njohin atë, ne shohim shumë prej tyre që janë muslimane të devotshme, hafize të Kuranit, thirrëse të fesë islame, që vijnë në Mekë dhe Medine, por që nuk mbajnë abaje. Kështu që nuk kemi pse i detyrojmë gratë të mbajnë abaje, sepse ajo te ne është mbulesë, dhe përfshihet tek ajeti i mbulimit: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Kurani 33:59)

Që nga konteksti duket qartë se për çfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për një veshje që në gjuhën arabe quhet “abaje”, e cila në shqip mund të përshtatet si pelerinë, që mbulon gjithë trupin, dhe mund të vendoset mbi kokë, ose mbi shpatulla dhe ka mëngë të gjera, dhe jo për shaminë apo mbulesën islame, që njihet me termin “hixhab”, por thjesht për një veshje të veçantë, që është e përhapur kryesisht në gadishullin arabik dhe disa vende të tjera. Kështu që çdo gjë tjetër përveç kësaj, është thjesht spekulim mediatik, gjueti në ujë të turbullt. Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë as e fundit, që përhapen të tilla lajme të rreme, që keqinterpretohen dhe deformohen me qëllim ose jo, ndaj çdokush që merret me informimin e njerëzve, e ka për detyrë të sigurohet për saktësinë dhe vërtetësinë e lajmit, para se t’ua ofrojë atë të tjerëve.

Hoxhë Justinian Topulli

0 1402

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.” (El Isra; 79).

Kjo është një lëvdatë dhe nxitje për ata që falin namazin e natës dhe pozita e tyre tek Allahu është varësisht se sa ata ia bëjnë hyzmetin kësaj vepre madhore dhe të dashur tek Allahu, xhele ue ala!

Tefsir Ibn Badis; 1/141

2. Transmetohet se Muxhahidin, rahimehullah, e pyetën; Kush ka vepruar më mirë, ai i cili ka lexuar suren el Bekare dhe Ali Imran apo njeriu i cili ka lexuar vetëm suren el Bekare, edhe pse të dytë kanë falur dy rekate namaz, kanë bë ruku dhe sexhde të njejta!? Muxhahidi, tha; Ai i cili ka lexuar vetëm suren el Bekare në dy rekate ka vepruar më mirë, më pas lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Dhe (ta shpallëm) Kur’anin që Ne e ndam pjesë – pjesë për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.” (El Isra; 106).

Fet’hul Barij, të Ibn Haxherit, rahimehullah; 9/89

3. I mençur është ai që i shikon të metat e tij, në mënyrë që t’i përmisoj ato. I mençuri nuk i shikon të metat e të tjerëve në mënyrë që t’i përhap ato. Mu për këtë arsye, Allahu, xhele ue ala, tha në Kur’an; “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini.” (Nurë; 19).

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Huxhurat; fq.51

4. Falënderimi i takon Allahut, që shumica prej muslimanëve i kërkojnë mirësitë e Allahut, mirëpo shumica prej tyre kërkojnë mirësitë e dunjas nga Allahu, siç janë; rizku (furnizimi), shëndeti, etj. Kurse, pak prej tyre kërkojnë nga Allahu mirësinë e pastrimit të shpirtit dhe zemrës. Mu, për këtë arsye, Allahu, xhele ue ala, tha në Kur’an; sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej më kurrë (prej mëkatesh), por Allahu e pastron atë që do Ai.” (Nurë; 21).

Ibrahim Sekran

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij.” (Jusuf; 9).

Po mos të ishte mirësia, dhuntia, kujdesi dhe ndihma nga Allahu, robi nuk do të forcohej dhe qëndronte në të vërtetën.

Shejh Muhamed Salih el Munexhid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË