Arhiva DitoreFeb 17, 2018

0 2904
  1. EMRI I TIJ: Ahmed Ibën Muhamed Ibën Hanbel ose Ebu Abdilah esh Shejbani el Meruezi el Bagdadij. (Na’tul Ekmel: 33).
  2. LINDJA E TIJ: Nëna e tij u shpërngul prej Mervas në Bagdad, në atë kohê ishte shtatëzënë dhe e lindi Imam Ahmedin në Bagadad në vitin 164Hixhrij. (Tarih Bagdad: 4/412, Na’tul Ekmel: 34).

Imam Ahmedi vazhdoi jetën e tij në Bagdad dhe ndjeki mexhliset e diturisë tek hoxhallarët e Bagdadit, në atë kohë ishte vetëm 16vjeç. Ishte i shkathët dhe i zgjuar në marrjen e diturisë qysh në moshën e tij të re.

Saqë, Abdurrahman Ibën Mehdij, thoshte për Imam Ahmedin: ” Tek ky djalosh pash shumë zgjuarësi, saqë thash në vete: A thua ky djalë ishte imam qysh në barkun e nënës së saj. Më pas Imam Ahmedi udhëtoi në shumë vende për ta kërkuar diturinë, vendet më të njohura të cilat udhëtoi dhe mori dituri, ishin: Kufeja, Basra, Mekeja, Medineja, Jemeni, Shami dhe Xhezira.” (Tarih Bagdad: 4/412, El Xheuher el Muhasal: fq.7 dhe 8, Dhikër Mihnetul Imam Ahmed Ibën Hanbel: fq.18 dhe 19).

  1. MËSUESIT MË TË NJOHUR TË IMAM AHMED IBËN HANBELIT: Mësuesit më të njohur, ishin: Imam Shafiu, Hushejmi dhe Sufjan Ibën Ujejne, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Na’tul Ekmel: 34).
  2. NXËNËSIT E TIJ MË TË NJOHUR: Nxënësit e tij më të njohur dhe më kryesorë, ishin: Hoxha i tij Imam Shafiu më vonë u bë nxënës i tij, Abdurrezaku, Ali Ibën Medini dhe Jahja Ibën Meini. (Na’tul Ekmel: 35).
  3. AKIDEJA E IMAM AHMEDIT: Nga Akideja e tij Selefite e pastër dhe e palëkundur është edhe sprova e tij nga ana e Me’munit, i cili e burgosi dhe e dënoi, ngase Imam Ahmedi mbronte mendimin e Ehli Sunetit se Kur’ani është fjalë e Allahut.” (Menakib Imam Ahmed të Ibën Xheuzit: 123).

Ishte i njohur me kundërshtimin e Akides së bidatgjive të ndryshêm nê kohên e tij, si Akiden e Xhehmive, Mu’tezilëve dhe grupeve të tjera të devijuara nga Akideja e pastër e Ehli Sunetit dhe Xhematit.

  1. MEDH’HEBI I IMAM AHMEDIT: Llogaritet si ripërtrirës i Akides së selefit dhe i njohur si pasues i medh’hebit të Muhamedit, salallahu alejhi ue selem. (Tabakat el Hanabile të Ibën Ebi Ja’las: 2/262,308).
  2. FJALËT E DIJETARËVE PËR IMAM AHMEDIN: Imam Shafiu, thotë: ” Dola nga Bagdadi dhe nuk lash aty njeri më fekih, më të devotshëm, më zahid dhe më të ditur se Imam Ahmedi.” (Menakib Imam Ahmed të Ibën Xheuzit: 107).

Ebu Bekër el Muzenij, thotë: ” Me pesë persona Allahu e mbrojti fenë e Tij pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, e ata janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu dhe me Imam Ahmedin në sprovën e tij më të madhe, për të cilën u rrah dhe u burgos nga Me’muni por ai prap se prap nuk u largua nga Akideja dhe Menhexhi i Selefit, duke mbrojtur mendimin se Kur’ani është fjalë e Allahut e jo i krijuar.” (Menakib Imam Ahmed të Ibën Xheuzit: 123).

El Gazij el Amirij, thotë: ” Imam Ahmedi, imami i nderuar, njeriu kryesor i medh’hebit tonë ( hanbelij), sabërliu në sprovat më të mëdha, mbrojtës dhe ndihmtarë i sunetit, Hoxhë i Islamit dhe pasues i Akides dhe Menhexhit të Sahabëve.” (Na’tul Ekmel: 32).

  1. LIBRAT MË TË NJOHURA TË IMAM AHMEDIT: 1. El Musned: Këtu tuboi diku rreth 30mijë hadithe të Pejgamberit alejhi selam, dhe i thoshte djalit të Abdullahut: Mësoje përmendsh këtë musned, ngase përmes këtij do të jesh imam i njerëzve.” (El Menhexh LiAhmed: 1/67, Hasais Imam Ahmed të Ebu Musa el Medenij: 10,15). 2. Fedail es Sahabe. 3. Kitab et Tefsir, këtu ka tubuar diku rreth 120mijë hadithe. 4. Kitab ez Zuhd. 5. Kitab err Rred Alel Xhehmije uel Mu’tezile. (El Menhexh LiAhmed: 1/67).
  2. VDEKJA E IMAM AHMEDIT: Vidq Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë në vitin 241 Hixhrij, muaji Rebiul Euel, data 12, jetoi 77vite. (El Xhevahir el Muhasal: 127).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani 07.05.2015

0 1798

HADITHI:

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, fjalët që ai i përcolli nga Zoti, tha: “O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes Sime zullumin, dhe mes jush e bëra të ndaluar (haram), prandaj mos bëni zullum …”[1]

KOMENTI:

Ky është një hadith madhështor, është një hadith i gjatë, por që autori përzgjodhi vetëm një fjali prej tij. Hadithi është i njohur e transmeton Ebu Dherri nga i dërguari, alejhi selam, e ky nga Allahu. Këtë hadith kur e lexonte Ebu Musa el Haulani, Allahu e mëshiroftë, binte në gjunjë nga frika e tij prej Allahut. Këtu përmendet: (Allahu i Lartmadhëriar thotë) që është një pohim i të folurit për Allahun.

Allahu thotë: (O robërit e Mi!) Është një thirrje prej Allahut për gjithë njerëzimin.

(Unë ia ndalova vetes sime zullumin) e pengova, e largova Veten prej tij. Allahu largoi Veten e Tij nga zullumi, pengoi Veten nga zullumi, edhe pse Ai është i plotëfuqishëm për çdo gjë, mirëpo pengoi Veten nga zullumi ngase zullumi është mangësi e Allahu është larg çdo mangësie.

Allahu thotë: “Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi.” Sureja Kehf, ajeti 49.

E, Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Vet).” Sureja Fusilet, ajeti 46.

Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar; sot nuk ka padrejtësi! Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë.” Sureja Gafir, ajeti 17.

Allahu nuk i bën padrejtë askujt. Padrejtësi është të vendosësh një gjë në vendin e gabuar. Dhe është tre llojësh:

  1. Padrejtësia e robit ndaj Zotit, që është shirku “Me të vërtetë, të bërit shok Perëndisë, është zullum i madh”.” Sureja Llukman, ajeti 13.
  2. Padrejtësia e njerëzve mes vete. E që është dëmtimi i njerëzve, qoftë në pasuritnë, gjakun apo nderin e tyre.
  3. Padrejtësia që ia bën njeriu vetes, me mëkate e punë të këqija. Andaj, zullumi është haram, dhe është një prej mëkateve të mëdha.

(Unë ia kam ndaluar vetes sime zullumin dhe mes jush e bëra të ndaluar) që flet se zullumi është haram mes njerëzve. (Prandaj, mos bëni zullum) është formë konfirmimi i fjalës së mëhershme (mes jush e bëra të ndaluar). Andaj, zullumi është i shëmtuar qoftë fetarisht qoftë logjikisht, për të kanë ardhur kërcënime me dënim, Allahu thotë: “Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë).” Sureja Taha, ajeti 111.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2577).

NA NDIQNI NË