Arhiva Vjetore2018

0 976

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë thotë:

“Njerëzit më të mençur janë:

✔ Ata që e lënë dunjanë para se t’i len ajo ata.

✔ Ata që e ndriçojnë varrin e tyre me vepra të mira para se të jetojnë në të.

✔ Ata që e bëjnë të kënaqur Allahun para se ta takojnë atë. “

Përshtati Hoxhë ismail Asllani

0 1342

1. Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush dëshiron të jetojë në kopshtet e Xhennetit në këtë botë, le të qëndrojë nëpër tubimet e dhikrit (përmendjes së Allahut), sepse vërtetë ato janë kopshtet e Xhennetit.” – [El-Vabil Es-Sajb, 145]

2. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse njerëzit dijnë se çka të thonë për epshet e tyre, atëherë ata duhet të ikin prej tyre ashtu siç ikin prej luanit.” – [Sijer Ealam En-Nubelai, 16/10]

3. Shejh AbduRrahman Alu Shejh thotë: “E vërteta përherë është triumfuese në çdo kohë dhe vend, si dhe fitimtarë është ai që është me të (të vërtetën), qoftë ai: i lirë apo rob, i vogël apo i madh.” – [Ed-Durer Es-Sennije, 124/14]

4. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Feja nuk është as me logjikë e as me pasion, por është me ndjekjen e dispozitave të Allahut në Librin e Tij dhe dispozitave të të Dërguarit të Tij në sunnetin e tij.” – [Silsileh El-Huda ven-Nur, 530-32]

5. Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe thuaj: “O Zot, ma shto diturinë (e dobishme).”” [TaHa: 114]

Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur e lexonte këtë ajet thoshte: “O Allah, ma shto diturinë, besimin dhe bindjen (ndaj Teje).” – [Transmeton Imam Begaviju]

6. “Falja e mëkateve është mirësi më e madhe se sa mirësitë e kësaj bote dhe pushteti i saj. Mbreti më i madh në tokë ishte Sulejmani, por kërkoi falje para se ta kërkonte pushtetin: “Tha: Zoti im, më fal (gabimin) dhe më dhuro një pushtet…” [Sad: 35]” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

7. “Mëkatet i sëmurin zemrat!” – Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

0 6381

Pyetja: Cilat janë argumentet nga Kurani dhe suneti se për në namaz të drekës dhe të iqindisë duhet kënduar pa zë ndërsa në namazin e sabahut dhe atë të akshamit dhe të jacisë me zë?

Përgjigjja: Falënderimi i plotë i takon Allahut.

Jemi falënderues për këtë përkujdes të madh dhe ambicije të lartë për të kuptuar argumentet e Kuranit dhe sunetit, lusim Allahun që të të bën të dobishëm.

Allahu i Lartmadhëruar na urdhëroi që të ndjekim profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Allahu thotë: “.” Sureja Ahzab, 21.

Dhe i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur”. E ai kur e falte namazin e sabahut dhe dy reqatet e para nga namazi i akshamit dhe ai i jacisë lexonte me zë, dhe në namazet tjera dhe reqatet e fundit të namazit të akshamit dhe të jacisë lexonte pa zë.

Prej transmetimeve që aludojnë në këtë:

Transmeton Xhubejr ibn Mut’im (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe thotë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte në namazin e akshamit suren Tur.[1]

Transmeton Bera ibn Azib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe thoë: Kam dëgjuar të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke lexuar (Vet-Tini vez-Zejtuni) në namazin e jacisë, dhe nuk kam dëgjuar zë më të mirë se të tijin.[2]

Transmeton Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) për prezencën e një grupi prej xhindëve që kishin dëgjuar Kuranin nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe aty thuhet: “Dhe ai falte së bashku me shokët e tij namazin e sabahut, pasi që ata (xhindët) dëgjuan Kuranin, u ndalën dhe e dëjguan atë me vëmendje.”[3]

Këto hadithe tregojnë se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte me zë saqë e dëgjonte secili që ishte aty.

Dhe për leximin e tij pa zë janë argumentet:

Hababin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e kishte pyetur njëri: A lexonte i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në namazin e drekës dhe atë të iqindisë? Tha Po. I thanë: Si e kuptonit ju këtë? Tha: Nga dridhje e mjekrës së tij.[4]

Kështu na bëhet e qartë se në namazet që këndohet me zë dhe në namazet që këndohet pa zë, është sunet i profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe të gjithë muslimanët janë unanim për këto dispozita.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “Në çdo namaz këndohet, atë që e dëgjuam nga i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ua përcopllën edhe juve, dhe atë që i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e heshti për ne, e heshtëm edhe ne.

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është sunet të këndohet me zë në dy rekatet e namazit të sabahut, të akshamit dhe të jacisë dhe në namazin e xhumasë, dhe të lexohet pa zë në namazin e drekës, të iqindisë dhe rekatin e tretë të namazit të akshamit dhe rekatin e tretë dhe të katërt të namazit të jacisë, dhe e gjithë kjo me koncensus të muslimanëve mbështetur në hadithet autonetike e të qarta.”[5]

Ibn Kudameja (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Argument për këtë është praktika e të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe kjo është vërtetuar me pohimin e të poarëve dh etë mëvonshmive, e nëse njeriu këndon me zë në vende ku duhet kënduar pa zë, apo këndon pa zë aty ku duhet kënduar me zë, ky ka lënë sunetin, ndërsa namazin e ka në rregull.”[6]

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info

[1] E shënon Buhariu (735) dhe Muslimi (463).

[2] E shënon Buhariu (733) dhe Muslimi (464).

[3] E shënon Buhariu (739) dhe Muslimi (449).

[4] E Shënon Buhariu (713).

[5] Nga libri i tij (Sherh Muhedheb) (3/389).

[6] Nga libri i tij (el-Mugni) (2/270).

0 1097

Vehb b. Munebih ka thënë:
Nga urtësitë e shkruara të Davudit, alejhi selam, ishin:
*I mençuri nuk duhet t’i huq katër çaste:
Çastin në të cilin do t’i lutet Zotit, çastin kur do rishikojë veprat e tij, çastin kur do shoqërohet me dashamirët të cilët do ta informojnë për të metat e tij, sinqerisht, dhe çastin në të cilin do t’i plotësojë qejfet e veta, në gjëra hallall dhe të lavdëruara. Kjo e fundit do t’i ndihmojë atij për tri të parat dhe do t’i ndihmojë të pushojë.
*I mençuri nuk duhet të udhëtojë përveç në tre raste: të përfitojë për botën tjetër, të përfitojë për këtë botë apo të kënaqet mirëpo jo në haram.
*I mençuri duhet të njohë kohën e tij, të ruaj gjuhën dhe t’i përkushtohet punëve të tij.

Ibën Ebi Dunja, Muhasebetu-nefs
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 1065

– Allahu me urtësinë e Tij, e ka lënë të fshehur çështjen e pranimit të veprave me qëllim që zemrat e njerëzve të mbeten gjithmonë me shpresë se do të i’u pranohen dhe me frikë se nuk do të i’u pranohen veprat.

– Allahu i Madhërishëm e ka lënë derën e pendimit të hapur që njeriu mos ta humb shpresën në mëshirën e Tij.

– Allahu ka bërë që veprat të vlerësohen sipas përfundimit ashtu që asnjëri mos të mashtrohet me veprat që i ka vepruar, dhe t’i braktisë veprat e mira.

– Sikur të kishin qenë forma dhe trupi i njeriut më të rëndësishëm se shpirti, atëherë nuk do të ishte ngritur shpirti në qiell dhe nuk do të ishte varrosur trupi nën dhe.

– Sa e sa njerëz të njohur në tokë, nuk njihen aspak në qiell, dhe sa e sa njerëz që nuk njihen në tokë jan të njohur në qiell.

– Peshorja tek Allahu nuk është forca e njeriut, por devotshmëria e tij.

Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë:

“Më i nderuar prej jush tek Allahu është ai që më së shumti i frikësohet Allahut.”
Huxhurat 13

📝 Përshtati Hoxhē Ismail Asllani

0 1844

Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi!

Vdiq shejhu Muhammed El-Axhlan, ligjërues në Xhaminë e Shenjtë.

O Allah, fale atë, mëshiroje dhe strehoje në hapësirat e Xhennetit Tënd.

Falja e namazit të xhenazes do jetë sot (e mërkurë), pas namazit të drekës .

BIOGRAFIA E SHEJH MUHAMMED EL-IXHLAN, ALLAHU E MËSHIROFTË:

• Lindja dhe origjina e tij: lindi në vitin 1360 hixhrij (1938) në Provincën Ujun El-Xhevai.

• Arsimimi: shkollën fillore e mbaroi në Burejdeh, sh.f. “El-Fejsalijje”, të mesmen e mbaroi në Institutin Shkencor të Burejdes dhe arsimin e lartë universitar e mbaroi në Rijad, Fakultetin e Sheriatit dhe diplomoi në vitin 1383 hixhrij (1961).

MËSUESIT (HOXHALLARËT) E TIJ:

1. Shejh Abdullah ibn Humejjid;

2. Ali ibn Ibrahim El-Mushejkih;

3. Mufti Muhammed ibn Ibrahim.

PUNA E TIJ:

1. Para se të diplomonte u emërua si mësues në Institutin Shkencor;

2. Ai u caktua të udhëtonte në Nexhran për të hapur Institutin Shkencor, pastaj në Hafr El-Batin për të drejtuar me Institutin Shkencor dhe po ashtu në Mekë ka drejtuar Institutin Shkencor;

3. Caktohet në Rijad si studiues i gjuhës angleze në Institutin e Menaxhimit;

4. Ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të hapur dhe menaxhuar Institutin Shkencor në Ras El-Haimah;

5. Ai u emërua për të udhëhequr Gjykatën e Sheriatit në Ras El-Haimah dhe mbikëqyrte institutin;

6. Punoi si gjykatës i diskriminimit në Gjykatën Supreme të Mekës;

7. Bëri kërkesë për caktimin e daljes në pension për kohë të plotë që të ligjërojë në Xhaminë e Shenjtë.

LIGJËRATAT E TIJ:

1. Libri “Sherh Munteha El-Iradat” (Shpjegimi i Kufirit të synimeve) i Shejh Futuhi Esh-Shuhejr i njohur si Ibn Nexhari dhe Shpjegimi i Shejh Mensur ibn Junus El-Behuti;

2. Libri “Fikh El-Meuarith udetu el-bahith” (Jurisprudenca e trashëgimisë dhe përgatitja e hulumtuesit) i Shejh AbdulAziz ibn Rashid;

3. Libri “Raudat El-Enuar fi Sijreti En-Nebij El-Muhtar” (Kopshti i ndriçuar në biografinë e Pejgamberit të dalluar) i Shejh Safijjuddin El-Mubarekfuri.

Huazuar nga: Hoxhë Dr. Sabahudin Selmani

Përktheu nga arabishtja: Amir Shaban

0 1401

“Njëri e pyeti profetin: cili është muslimani më i mirë? Ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të qetë muslimanët – iu përgjigj ai” (Sahih Muslim)

Mirësia e muslimanit shprehet nëpërmjet gjuhës dhe sjelljes – pra duke braktisur shqetësimin e të tjerëve. Mirësia e muslimanit nuk fshehet pas pretendimeve verbale e nga ana tjetër të dëmtohen njerëzit.
Hadithi i lartpërmendur na shpien drejt idesë se morali është epiqendra e mësimeve fetare.
Hadithi na ndriçon edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me realitetin tonë:
Sa shumë kemi parë në rrjetet sociale njerëz aktiv synimi më i madh i të cilëve është shqetësimi i të tjerëve, tallja me ta apo nënvlerësimi i mendimeve të tyre, anatemosja, etiketimi e tjerë.
Të tillët sado që pretendojnë se janë fetarë, është e kotë përderisa muslimanët nuk janë të qetë nga gjuhët e tyre.
Në hadithin e lartpërmendur i bëhet thirrje muslimanit që të bëhet më i miri edhe atë duke iu përmbajtur normave morale, butësisë dhe paqes.
Ai, nga dora e të cilit janë të qetë muslimanët, nuk mund të jetë i dhunshëm, i padrejtë ndaj të tjerëve siç mund të ndodh me disa njerëz që qëndrojnë në pozita më të larta se disa punëtorë të tyre me të ardhura më të ulëta.

Dr. Halid Deris
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

NA NDIQNI NË