Arhiva Vjetore2018

0 1076

Besimtarët të cilët ecin për në xhami do të kenë dritë të plotë në Ditën e Gjykimit. Gjithashtu dritë të plotë do të kenë edhe besimtaret (gratë) të cilat namazin e tyre  e falin në kohë.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) thotë:
“Përgëzoi ata që ecin për në xhami në errësirën e natës me një dritë të plotë në Ditën e Gjykimit.”
Hadithin e shënon Ebu Davudi ndërsa shejh Albani e vlerëson të saktë.

Allahu na mundësoftë që të kemi dritën e plotë atë ditë kur shumë njerëz do të jenë në errësirë.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

0 1189

“(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad:29)

Saherë që njeriu mediton këtë Kuran madhështor, përkujton përmbajtjen e tij, arrin begatitë në jetën dhe veprimtarinë e tij, sikur që arrin bindjen dhe bekimin në çdo çështje të tij.

Nëse kërkon dëshmi për këtë, analizo jetët e atyre para nesh, selefët e këtij umeti, qysh arritën tërë atë mirësi të madhe me këtë Kuran?
Habitemi si kanë shkruar aq shumë, qysh kanë mundur t’i bëjnë gjithë ato punë, e të mos flasim për përgatitjen për to dhe gjërat që ju paraprijnë atyre veprave siç është gatishmëria e trupave, zemrave dhe mendimeve. E gjithë kjo ka qenë rezultat i bekimit të Kuranit madhështor.
Mu për këtë, duhet të kapemi fortë për të dhe të kuptojmë që për sa kohë punojmë me të sipas asaj që na ka urdhëruar Allahu, duke medituar rreth ajeteve të tij, duke marrë mësim, do të arrijmë lumturinë në këtë botë dhe botën tjetër.
Ajo që bëri të humb bekimi në veprat tona është fakti që ne nuk punuam sipas mësimeve të tij dhe nuk mësuam.

Muhamed b. Salih El-Uthejmin
Komenti i librit “Kavaidul Ihsan”

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 1840

Gjithmonë kemi dëshiruar ti kemi tonat. Kjo ngase ato të huajat na keqtrajtuan, nuk ua pamë hajrin. Zullumi, duke u trashur, i bënte kosovarët më të gatshëm që të kenë një formacion që do ti mbronte nga rreziku. Kështu, shumë natyrshëm lindi UÇK-ja, ajo faqja më e lavdishme e historisë bashkëkohore shqiptare. Me gjithë mundësitë modeste përballë një armiku shumë të fuqishëm, ngadhënjeu shpirti, dëshira për tu liruar, e drejta për të jetuar dinjitetshëm, fitoi e vërteta. Maikineria vrastare e Serbisë u tërhoq nga Kosova pakthim.

Pastaj ndodhën zhvillimet, transformimet e UÇK-së dhe pritja e kosovarëve që shtetësia të plotësohet edhe me Forcat e Armatosura. Dhe ja që ndodhi sot, falënderimi i qoftë Zotit. Qoftë i paharrueshëm kujtimi i mirë për gjithë ata që vepruan, luftuan, u sakrifikuan dhe dhanë të shtrenjtën për të mirën e këtij vendi!

Të dashur bashkëkombas, të shtrenjtë qytetarë të Republikës së Kosovës:

USHTRIA është sinonim i disciplinës, përpjekjes së palodhshme, gatishërisë për sakrificë vetëm e vetëm që ky vend të jetë i sigurt dhe të ecë përpara. Çdonjëri nga ne lakmon të ketë hise në lavdinë e dëshmorëve dhe heronjëve të këtij vendi. Këtë mund ta arrijmë duke u bërë të zellshëm, duke e ruajtur atë që na e dha Zoti e na e lanë në emanet brezat, lirinë, sigurinë e mirëqenien e këtij atdheu. Le të veprojmë për të mirën e përgjithshme, ta duam vendin, ta ruajmë atë, të punojmë për ta zhvilluar. E gjithë kjo arrihet me zell, vullnet, disciplinë dhe gatishmëri për ti dhënë përparësi të përgjithshmes para personales.

I dashur i ri i Kosovës:

Bëhu edhe ti ushtar i Kosovës, ushtar i lirisë i cili me laps, me entuziazmin e të riut, me mësim e sjellje të mirë, të bëhesh pjesë e varganit të heronjve patriotë, atdhedashës që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Bëhu heroi i lirisë dhe i paqes.

Për hajr, vendi im, Ushtria e Kosovës.
Allahu e bekoftë këtë vend e na bëftë prore ushtarë të tij, heronj të paqes e mirëqenies.

Urime!
Hoxhë:Ekrem Avdiu, Allahu e ruajt!

0 10042

Surja “El-Kehf” është sure mekase e cila i ka zbritur të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), në Mekë. Sipas renditjes së Kur’anit ajo është pas sures “El-Isra” dhe para sures “Merjem”. Numri i ajeteve të kësaj sure arrin në 110 ajete, ndërsa numri i fjalëve arrin në 1583 fjalë.

Kjo sure “El-Kehf” (Shpella) ka marrë këtë emër sepse ka të bëjë me tregimin e tre banorëve të shpellës, gjithashtu vlen të përmendet se kjo sure ka trajtuar edhe tregime tjera në të cilat ka shumë urtësi dhe retorikë. Më e shquara prej tyre është poseduesi i dy kopshteve dhe Musai (alejhi selam), robi i mirë, gjithashtu ekziston edhe tregimi i Dhulkarnejnit, si dhe mendjemadhësia e Iblisit kur refuzoi t’i bëjë sexhde Ademit (alejhi selam).

DOBIA E DITËS SË XHUMA

Vërtetë Allahu i Lartëmadhëruar e dalloi ditën e Xhuma prej ditëve tjera të javës dhe kjo është dita e caktuar për ummetin e Muhamedit (salAllahu alejhi ue sel-lem), ai tha: “Dita më e mirë, në të cilën lind dielli, është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi alejhi selam, në atë ditë hyri në xhennet, ditën e xhuma doli nga xheneti, në atë ditë vdiq, në atë ditë do të bëhet edhe Kijameti. Kur të vijë dita e xhuma, shtoni salavatet mbi mua.”

Çdo veprim i bërë nga muslimani në këtë ditë të madhe shpërblehet me shpërblimin më të mirë se sa në pjesën tjetër të ditëve. Prej veprave në këtë ditë është leximi i Kur’anit, më saktësisht leximi i sures “El-Kehf”, për shkak të dobive të shumta që ka.

DOBIA E SURES “EL-KEHF”

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), na nxiti që ta lexojmë suren “El-Kehf” në ditën e xhuma për shkak të ndikimit pozitiv të saj në shpirtin e muslimanit. Ajo përfshin shumë tregime që na mësojnë për durimin e njeriut dhe nevojën për t’iu përmbajtur mësimeve të Allahut Fuqiplotë, në të mirë dhe të keqe. Surja “El-Kehf” është një metodë interesante që e tërheq muslimanin në predikimin e tij dhe në histori interesante, surja “El-Kehf” është njëra prej sureve më të gjata të Kur’anit Famëlartë, por megjithatë i jep lexuesit rehati të madhe dhe fjalët e saj janë të lehta dhe të qeta.

Janë transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, që tregojnë për vlerën e leximit të sures “El-Kehf”, prej tyre:

  • Transmetohet nga Sejid El-Hudriju, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), ka thënë: “Kush e lexon suren “El-Kehf” në natën e xhuma, do t’i bëhet dritë (në distancë) prej tij deri në Qabe.” [Sahih El-Xhamia]
  • Transmetohet nga Sejid El-Hudriju, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), ka thënë: “Kush e lexon suren “El-Kehf” në ditën e xhuma, do t’i bëhet atij dritë ndërmjet dy xhumave.” [E shenojnë: Hakimi dhe Bejhekiu, hadithi është hasen (i mirë). Gjithashtu thanë: “Ky është hadithi më i fortë në leximin e sures “El-Kehf” dhe e saktëson Shejh Albani]

KOHA E LEXIMIT TË SURES “EL-KEHF”

Kjo sure lexohet nga fillimi i perëndimit të diellit në ditën e enjte deri në perëndimin e diellit në ditën e xhuma dhe kjo konsiderohet si koha më e preferuar e leximit të kësaj sureje. Në përgjithësi, të gjitha kohërat e natës dhe të ditës janë të mira për leximin e Kur’anit Famëlartë.

Shkroi: Tesnim Adevij

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

0 1135

Allahu i Madhërishëm e zbret shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën e vdekur dhe nga toka nxjer llojlloj pemë dhe perime, fruta me forma dhe ngjyra të ndryshme dhe me shije të ndryshme. Ajo që tregon se Allahu është Krijuesi i përsosur është se të gjitha këto pemë dhe perime ujiten me të njejtin ujë, i lartësuar qoftë Allahu, Krijuesi i përsosur.

Allahu në Kur’anin famëlartë thotë:

“E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe në shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon për argumente për njerëzit e mençur.” Sureja Rad: 4.

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botërave.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

0 1596

1. Qabja(الكعبة) është përmendur dy herë në Kuran?

– Në suren el Maide, ajeti nr.95 dhe 97;

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَقْتُلُوا الصَّيْدَ وَأَنْتُمْ حُرُمٌ ۚ وَمَنْ قَتَلَهُ مِنْكُمْ مُتَعَمِّدًا فَجَزَاءٌ مِثْلُ مَا قَتَلَ مِنَ النَّعَمِ يَحْكُمُ بِهِ ذَوَا عَدْلٍ مِنْكُمْ هَدْيًا بَالِغَ الْكَعْبَةِ أَوْ كَفَّارَةٌ طَعَامُ مَسَاكِينَ أَوْ عَدْلُ ذَٰلِكَ صِيَامًا لِيَذُوقَ وَبَالَ أَمْرِهِ ۗ عَفَا اللَّهُ عَمَّا سَلَفَ ۚ وَمَنْ عَادَ فَيَنْتَقِمُ اللَّهُ مِنْهُ ۗ وَاللَّهُ عَزِيزٌ ذُو انْتِقَامٍ

“O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëlim, aterë dënimi është therrorizimi injë kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë at kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërimi, këtë për shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) Allahu dënon ashpër. Allahu çshtjet), hakmerret (me dënim). (El Maide; 95)

جَعَلَ اللَّهُ الْكَعْبَةَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ قِيَامًا لِلنَّاسِ وَالشَّهْرَ الْحَرَامَ وَالْهَدْيَ وَالْقَلَائِدَ ۚ ذَٰلِكَ لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَأَنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Allahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se Allahu e di ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë dhe se Allahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).” (El Maide; 97).

2. Fjala deve në shprehjen الجمل – El Xhemel, është vetëm një herë në Kuran?

– Në suren el A’raf, ajeti nr. 40;

إِنَّ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمْ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَلَا يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّىٰ يَلِجَ الْجَمَلُ فِي سَمِّ الْخِيَاطِ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُجْرِمِينَ

“Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.”

3. Kush prej pejgamberëve e bëri këtë lutje;

وَلَا تُخْزِنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ. يَوْمَ لَا يَنْفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ

“E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.” (Shuara; 87-88).

– Ibrahimi, alejhi selam.

4. Kush është për qëllim në këtë ajet;

إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَاكِ وَطَهَّرَكِ وَاصْطَفَاكِ عَلَىٰ نِسَاءِ الْعَالَمِينَ

“Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botës.” (Ali Imran; 42).

– Merjemja alejha selam.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 884

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” (Ahzab; 56).

E përmendi pejgamberin , salallahu alejhi ue selem! , jo në emrin e tij (por si pejgamber) dhe jo si zakonisht qysh i përmend pejgamberët e Tij të tjerë duke i cekur me emër. Kjo është një nga veçorit specifike me të cilën e nderoi Allahu, xhele ue ala, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem nga të dërguarit tjerë.

Alusi, rahimehullah Ruhul Meanij; 16/204

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë.” (Sebe; 10)

Ibnul Arabi, rahimehullah, ka thënë; “Prej dhuratave të shumta të Allahut është edhe dhuntia e zërit të bukur. Zërat e bukur janë dhuratë, dhunti nga Allahu, xhele ue ala dhe janë veçori dhe dhunti shtesë të krijimtarisë së përsosur së Allahut. Më e bukura që mund të shfrytëzohet zëri bukur është kur lexon njeriu librin e Allahut, xhele ue ala. Dhuntitë e Allahut nëse njeriu i shfrytëzon në gjëra që e kënaqin Allahun, në këtë rastë i jipet haku këtyre dhuntive në mënyrën më të mundshme.

Ahkamul Kuran; 3/7

3. Abdullah Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, ishte duke pirë ujë të ftohtë dhe filloi të qante shumë! E pyeti dikush, çfarë të bëri të qash!? Ai, tha: Mu kujtua një fjalë e Allahut; “Dhe ndërhyhet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata.” (Sebe’;54).

E kuptova që banorët e Xhehenemit nuk duan gjë tjetër pos t’ju servohet ujë i ftohtë. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): “Na qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka dhënë Allahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në Xhennet) thonë: “Allahu i ka ndaluar që të gjitha këto për jobesimtarët!” (El A’raf; 50).

Tefsir Ibn Ebi Hatim; 12/28

4. Ta kundërshtosh nefsin është një gjë shumë e vështirë, si argument për këtë mjafton t’i shkosh idhujtarët se si janë duke pasuar nefsin e tyre në çdo gjë dhe se si janë dorëzuar para nefsit derisa edhe vetë u pajtuan ta humbasin veten, pasurinë e tyre, vetëm e vetëm për mos ta kundërshtuar nefsin e tyre. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?” (Xhathije; 23).

Shatibiu, rahimehullah El Muvafekat; 2/153

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që Allahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.” (Muhamed; 10).

Allahu na ka urdhëruar për udhëtim , kurse udhëtimi është dy llojësh; Udhëtim me këmbë dhe udhëtim me zemër.

1. Udhëtimi me këmbë; Të ec njeriu me këmbët e tij në tokë ose me automjetë që të shoh se çfarë ka ndodhur me ata që e mohuan Allahun dhe si ka qenë gjendja e tyre.

2. Udhëtimi me këmbë; Duke lexuar dhe medituar në lidhje me dënimet që i kanë kapluar ata dhe si se çfarë kanë vepruar që janë dënuar në këtë mënyrë.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 1/589

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1081

I dërguauari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

(ثلاث مهلكات و ثلاث منجيات و ثلاث كفارات و ثلاث درجات ; فأما المهلكات : فشح مطاع و هوى متبع و إعجاب المرء بنفسه و أما المنجيات : فالعدل في الغضب و الرضا و القصد في الفقر و الغنى و خشية الله تعالى في السر و العلانية ; و أما الكفارات : فانتظار الصلاة بعد الصلاة و إسباغ الوضوء في السبرات و نقل الأقدام إلى الجماعات ; و أما الدرجات : فإطعام الطعام و إفشاء السلام و الصلاة بالليل و الناس نيام)

“Tri gjëra janë shkatërruese, tri shpëtim, tri shlyerje të mëkateve dhe tri grada.

Sa i përket shkatërrueseve, ato janë:

1. kopracia e nënshtruar,

2. epshet e pasuara dhe

3. vetpëlqimi njeriut;

e sa u përket shpëtimeve, ato janë:

1. drejtësia në zemërim dhe gëzim,

2. mesataria në varfëri dhe pasuri dhe

3. frikërespekti ndaj Allahut të Madhëruar në fshehtësi dhe haptazi;

e sa i përket shlyerjeve të mëkateve, ato janë:

1. pritja e namazit pas namazit,

2. marrja e abdestit në kohë të vështira (acar) dhe

3. ecja në këmbë nëpër xhemate (xhami);

e sa i përket gradave, ato janë:

1. të ushqyerit e tjerëve,

2. përhapja e selamit dhe

3. të falurit natën kur tjerët flejnë.”

Transmeton: Taberani në El-Eusat” nga Ibn Omeri

Përktheu: Ali Shaban

0 4642

HADITHI:

Ebu Ejub (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk lejohet për muslimanin që të mos i flet vëllait të tij më tepër se tri netë, takohen të dy, e ky ia kthen shpinën atij e ai ia kthen shpinën këtij, e më i miri prej dyve është ai i cili fillon me selam.” [1]

KOMENTI:  

Është obligim për besimtarët të mbajnë vëllazërinë, të jenë vëllezër të imanit “Me të vërtet, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete.” Sureja Huxhurat, 10.

Kështu pra, besimtarët janë vëllezër të imanit, e që është vëllazëri më e fortë se ajo e gjakut, andaj, mes dy vëllezërve të imanit nuk lejohet ndarja sikur që nuk lejohet ndërprerja e lidhjeve mes të afërmve, këtë e kemi sqaruar më herët, por mes tyre duhet të ketë raporte dhe dashuri, sepse ata janë vëllezër për hir të Allahut, për këtë tha: “Nuk lejohet për muslimanin që të mos i flet vëllait të tij më tepër se tri netë, takohen të dy, e ky ia kthen shpinën atij e ai ia kthen shpinën këtij, e më i miri prej dyve është ai i cili fillon me selam.”

Ky hadith flet pr ndalesën e hidhërimit mes besimtarëve, nëse kjo është si pasojë e interesave të kësaj bote, sepse njerëzit mund të kenë mospajtime e hasmëri në çështjet e dynjasë, kështu që nuk u takon atyre të hidhërohen për shkak dynjasë, por, nëse është patjetër, sepse ne si krijesa jemi njerëz, mund që të ndikohet e të lëndohet nëse vëllai i tij gabon ndaj tij apo e lëndon atë, kështu që atyre u është lejuar të mos flasin mes vete për tri ditë, që t’i kalojë atë që ka në veten etij për vëllain musliman, e tri ditë janë të mjaftueshmë që të largojë atë që ndjen në veten e tij, ky është një lehtësim, poqëse nuk mban hidhërim aspak kjo është më së miri.

(takohen të dy) takohen këta të dy që nuk flasin mes vete (e ky ia kthen shpinën atij e ai ia kthen shpinën këtij) kjo nuk u lejohet (e më i miri prej dyve është ai i clii fillon me selam), kjo tregon se selami e largon ndërprerjen e raporteve, e largon hidhërimin, e që aludon në vlerën e përhapjes së selamit, dhe se dy të hidhëruarit nëse japin selam njëri tjetrir, ai i cili fillon i pari është më i mirë, sepse ky shpejtoi në veprimin e një të mire, pra, selami largon atë që njeriu mban në brendësinë e tij dhe është shënje e dashurisë.

Por, nëse hidhërimi është si shkak i dinit, dhe braktisja e tij për hatër të fesë, në këtë rast lejohet ët shtohet më shumë se tre ditë, për aq sa është e nevojshme, derisa personi i braktisur ta lë mëkatin, kështu i dërguari (paqja dh ebekimi i Allahut qofshin mbi të) ka braktisur ata tre të cilët nuk shkuan me të në luftë, për pesëdhjetë ditë derisa u penduan tek Allahu dhe Allahu pranoi pendesën prej tyre, dhe i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dh aleje që t’u flitet e të përshëndeten me selam. Hidhërimi nëse është si shkak i mëkatit, atëherë lejohet të shtohet për aq sa është e nevojshme derisa të pendohen mëkatari, dhe kjo nuk mund të përcaktohet me tre ditë, por caktohet për aq sa është e nevojshme, e atëherë kur shihet si e panevojshme që të shtohen ditët, largohet edhe hidhërimi.

1. E shënon Buhariu me numër (6077), Muslimi me numër (2560).

2. Tregimi i atyre treve që nuk shkuan në luftë është shënuar nga Buhariu me numër (4418), dhe Muslimi me numër (2769).

Përktheu: Shpend Zeneli

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULIG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËDHJETË E TRE

albislam.com

NA NDIQNI NË