Arhiva Vjetore2018

0 2058

Ne si njerëz e kemi jetën e caktuar në këtë botë. Në afatin e caktuar prej Allahut njeriu ndahet nga kjo botë me vdekjen e tij.

Vdekja është ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut. Del shpirti nga trupi dhe bëhet ndërprerja përgjithnjë e shkëmbimit biologjik të lëndëve në organizëm. Ky është mbarimi apo fundi i jetës së njeriut në këtë botë, mirëpo vdekja nuk është e njëjtë për të gjithë. Ekziston dallim i madh mes vdekjes së besimtarit dhe vdekjes së pabesimtarit. Në një nga hadithet e pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) është ilustruar vdekja e të dyve.

Në vijim të shohim hadithin që transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Huzejme, Hakimi, Bejhekiu, Ed-Dija nga El-Bera ibn Azibi se I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Robi besimtar kur të jetë në ndarjen nga dynjaja dhe vajtjen kah Ahireti, i zbresin melekë nga qielli me fytyra të bardha si me i pasur fytyrat diell. Me vete kanë qefina nga qefinat e xhenetit dhe parfume nga parfumet e xhenetit, i ulen atij në largësi sa sheh syri. Pastaj i vjen melekul-meuti dhe i ulet tek koka dhe i thotë: o ti shpirt i pastërt, dil për në faljen nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij dhe ai del. Ai del dhe rrjedh ashtu siç rrjedh pika nga gryka e shtëmbës. E merr dhe nuk e len as një çast në dorë, derisa ta marrin dhe e vendosin në atë qefinin dhe parfumin, e prej saj del si me qenë era më e mirë e miskut në fytyrë të tokës. Me të ngriten lartë e sa herë që kalojnë pran ndonjë grupi të melekëve, ata pyesin: Kush është ky shpirt i mirë? Ata përgjigjen: Filani i biri i filanit. (ia përmendin) emrat më të mira me të cilat e kanë thirrur në dynja. Kështu vazhdojnë deri sa të arrinë në qiellin e dynjasë dhe aty kërkojnë tua hapin, dhe ata e hapin, e prej aty i përcjellin nga çdo qiell mukarebunët (melekë) deri te qielli vijues dhe kështu deri sa të arrijë në qiellin e shtatë. Aty Allahu azze ve xhel-le thotë: regjistrojeni regjistrin e robit tim në il-lijjin* dhe kthejeni robin tim në tokë se prej saj i kam krijuar, e në të i rikthej përsëri. Ia kthejnë shpirtin (në varr) dhe i vinë dy melek, e ulin dhe e pyesin: Kush është Zoti yt? Ai përgjigjet: Zoti im është Allahu. Ata e pyesin: cila është feja jotë? Ai përgjigjet: feja ime është islami. E pyesin: kush është ai njeri që është dërguar tek ju? Ai përgjigjet: i dërguari i Allahut. E ata e pyesin: kush të ka treguar? Ai thotë: e kam lexuar Librin e Allahut dhe i kam besuar atij. Një thirrës nga qielli thërret: ka besuar robi im, andaj shtroni atij shtroje nga xheneti, veshni rroba nga xheneti dhe hapijani një derë për në xhenet. Pastaj i vijnë atij aroma të saja dhe perfume dhe i zgjerohet në varr sa sheh syri larg. Aty i afrohet një njeri me ftyrë të bukur, me roba të bukura dhe erë të bukur dhe i thotë: merr myzhde me atë që ta ka mundësuar këtë për ditën që të është premtuar. E pyet: kush je ti? Fytyra jotë është fytyrë që po vjen me hajr. I thotë: unë jam vepra jote e mirë. Ai thotë: O Zot, bëje Kijametin! O Zot, bëje Kijametin! Derisa të kthehem te familja ime dhe pasuria ime.

Ndërsa, …

… robi pabesimtar, kur të jetë në ndarjen nga kjo dynja dhe shkon për në Ahiret, i zbresin nga qielli melekë me fytyra të zeza dhe me vete kanë robë të leshtë. I ulen larg në largësi sa sheh syri. Pastaj vjen melekul-meut  derisa ti ulet te koka e tij dhe i thotë: o ti shpirt i keq, dil në zemërimin prej Allahut dhe hidhërim. (shpirti i shprëndahet nëpër trup dhe ia nxjerrin ashtu siç nxirren gremçat nga leshi i lagët. E kur tam err, nuk e len në dorë as sa një çast derisa menjëherë ta fusë në atë robën e lesht dhe prej aty i del si era më e keqe e ndonjë cofëtine në fytyrë të tokës. Ngriten me ted he sa herë që kalojnë pran ndonjë grupi të melekëve, thonë: kush është ky shpirt i keq? Ata përgjigjen: filani i biri i filanit. Ia përmendin emrat më të këqinj me të cilat e kanë thirrur në dynja. Ata kërkojnë tu hapet qielli, por nuk ia hapin. Pastaj lexoi: “ … atyre nuk u hapen dyert e qiellit … ”  (Araf: 40) dhe thotë Allahu azze ve xhel-le: regjistrojeni librin e tij në sixhxhin, në tokën më të ulët dhe ia përplasin shpirtin me një përplasje dhe i kthehet shpirti në trup. Menjëherë i vinë dy melek dhe e ulin dhe e pyesin: kush është zoti yt? Ai thotë: ah, ah, nuk e di. E pyesin: cila është feja jote? Ai thotë: ah, ah, nuk e di. E pyesin: kush është ai njeri që është dërguar te ju? Ai thotë: ah, ah, nuk e di. E një thirrës thërret nga qielli: robi im ka gënjyer, andaj shtroni atij shtroje nga zjarri dhe hapjani një derë për në xhehenem. Atij i vjen nga nzehtësia e tij dhe nga shkrumbi. I ngushtohet varri aq sa i gërshetohen brinjët dhe ashtu i vjen një njeri me pamje të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe. I thotë: përgëzohu me atë që të ka sjellë në këtë gjendje të keqe në ditën që të është premtuar. E pyet: kush je ti, fytyra jotë qenka fytyrë që po vjen me sher? I thotë: Unë jam vepra jote e keqe. Në këtë ai thotë: O Zot, mos e bëj Kijametin!

  • Il-lijun që është përmendur në hadith shpjegimi më i mirë për të është në fjalët e Allahut të Madhëruar:

Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn. * E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn? * Është një libër i shkruar!”

Suretu Mutafifin: 18 – 20

Hoxhë Ali Shabani

0 1672

Mos u bën i padrejtë sepse padrejtësia është shkatërrim në këtë botë dhe errësirë në ahiret. Allahu i Madhërishëm hakmerret ndaj zullumqarit herët apo vonë, Ai është i drejtë, askujt nuk i bën padrejtësi dhe asnjëherë nuk harron.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) thotë: “Ruaju nga lutja e personit që i ke bërë padrejtësi, sepse në mes asaj lutje dhe Allahut nuk ka asnjë pengesë.”

Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Imam Shafiu thotë: “Eksizton një ajet në Kur’an, i cili është shigjetë në zemrën e zullumqarit, ndërsa shërim për zemrën e atij që i është bërë padrejtësi.
Të pranishmit thanë:  Cili është ai ajet?
Tha: Fjala e Allahut “Dhe Zoti ytë asnjëherë nuk harron”.”

Nëse ndonjërit i ke bë padrejtësi, e ke lënduar, e ke ofenduar, e ke nënçmuar, je tallur me të ose i’a ke thyer zemrën, nxito dhe kërko falje prej tij para se të vjen një ditë kur Allahu i Madhërishëm të hakmerret për të.

Allahu na ruajt nga padrejtësia!

Përshtati Hoxhë ismail Asllani

0 793

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejreja i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

اللهم إني أتخذ عندك عهدا لن تخلفنيه فإنما أنا بشر فأيما مؤمن آذيته أو شتمته أو جلدته أو لعنته فاجعلها له صلاة و زكاة و قربة تقربه بها إليك يوم القيامة

“O Allah, unë zotohem te Ti, nuk do të ma lësh pasdore. Unë jam vetëm njeri, kështu që secilin besimtar që e shqetësoj, apo e fyej, apo e kamshikos, apo e mallkoj, bëje për të falje e pastrim dhe afrim me të cilën do të afrohet kah Ti në Ditën e Kijametit.”

Mutefekun alejhi

I dërguari i Allahut ka qenë njeri. Allahu i Madhëruar i ka thënë:

قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ

Thuaj: unë jam njeri si ju …

Ka qenë nga gjaku e mishi. Mirëpo dallimi ka qenë në atë se Allahu atij i ka shpallur relevatë:

يُوحَىٰٓ إِلَيَّ ١١٠

… më shpallet mua …“ Kehf:110

Pra ky pejgamber ka qenë njeri i dërguar tek njerëzit që të jetë shembull më i mirë për ta. Të gjitha përjetimet që i ndjen krijesa njeri i ka përjetuar. Është gëzuar dhe është mërzitur. Ka dashur gjëra, por edhe ka pasur prej tyre që i ka urryer. Ndonjëherë edhe ka harruar, e më pas i është kujtuar. Ndonjë gjë e ka bërë të gëzohet, ndërsa ndonjë gjë e ka nevrikosur.  

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) si pejgamber më i dalluar ka qenë në krye të shtresës më të lartë të eulijave të Allahut të cilët kur luten, Allahu ua pranon lutjet. I dërguari (salallahu alejhi ve selem) duke e pasur parasysh këtë gjë, e poashtu ndodh që njeriu si qortim ta thotë ndonjë namë, mallkim që vjen në formë të lutjes, si: Allahu i vraftë! tu thafshin duart! të qaftë nëna! Për kësi fjalë, qortime i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka pasur frikë që most ë jenë ashtu siç shprehen, pasi që prej tij pranohen, andaj e ka lutur Allahun që këto shprehje kur t’i përdorë ai, përkundrazi të jenë pastrim i mëkateve dhe afrim kah Allahu.

Salavatet dhe përshëndëtjet më të mira qofshin për pejgamberin tonë Muhamedin (salallahu alejhi ve selem).

Ali Shabani

0 1191
  1. Modestia dhe kujdesi nga mendjemadhësia – Transmetohet se Musejjib ibn Rafia ka thënë: “Hynim te Alkameh dhe shikonim që ai qethte delet e tij, i mjelte dhe i jepte barë atyre (i ushqente).” – [Hulijjetul-eulija, 99/2]
  2. “Allahu të krijoi të lirë, andaj ji i lirë sipas asaj që je krijuar. I lirë është ai që nuk e shet mendjen, idenë, pozitën dhe atdheun e tij.” – Omer El-Muhtar, Allahu e mëshiroftë.
  3. “Grabitja e besimit të njeriut bëhet sipas sasisë së gojëndyrësisë së tij. Ka ardhur në hadith: “Besimtari nuk është fyes, as mallkues, as i shthurur e as gojëndyrë.”” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi.
  4. “Sa më shumë që njeriu tenton t’i përkushtohet thirrjes së Allahut, aq më shumë shejtani tenton që ta joshë atë person.”Ibn Kajjim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë.
  5. Sikur t’ia bënim vetes detyrë të përditshme që të marrim një ajet dhe të punojmë me të: “E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.” [Kijameh: 18]. Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Fjala “përcille” do të thotë puno me të.” – [Tefsir Et-Taberij, 10/60
  6. Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush garon me ty në fe, garo edhe ti me të. Ndërsa kush të garon në këtë botë, atëherë lëja në qafë atë.”
  7. Vahibi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse ke mundësi që mos të të kalojë askush për tek Allahu (pra të jesh i pari në adhurime), atëherë bëje!”

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

0 4448

Një dua e shkurtër, por me domethënie të madhe që shumë prej pasuesëve të sunetit e neglizhojnë është duaja që bëhet në mes të dy sexhdeve.

Transmetohet prej Ibn Abasit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), se  me të vërtetë i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) në mes dy sexhdeve thoshte:

“ALL- LLAHUMME GFIR LI VERHAMNI VEXHBURNI VEHDINI VERZUKNI.”

Që don të thotë: “O Zot, më fal mua, më mëshiro, më forco, më udhëzo, dhe më furnizo”.

Hadithin e ka shënuar Tirmidhiu, ndërsa Shejh Albani e vlerëson të saktë.

Mësoe këtë dua dhe fillo ta praktikosh në namaz për të arritur shpërblimin e Allahut në këtë botë dhe në ahiret.

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani

0 1590

Transmeton Buhariu në sahihun e tij nga Ebu Hurejreja (radijallahu anhu) se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Një njeri nga beni israilët ka kërkuar nga njëri t’i jep borxh një mijë dinarë, por ai i ka thënë: më sjell dëshmitarë të dëshmojnë.

Ai tha: mjafton Allahu dëshmitar.

Tha: më sjell kefil!

Tha: mjafton Allahu garantues.

Tha: të vërtetën e ke thënë dhe ia dha borxhin deri me një afat të caktuar dhe doli në det dhe i kreu nevojat që kishte.

Pastaj kërkoi anije që të hipë për të ardhur në afatin që ia kishte caktuar, por nuk gjet anije, andaj ai mori një dru dhe e shpoi, e aty i vuri një mijë dinarë dhe një fletë për te ai shoku i tij. Pastaj ia mbylli grykën dhe shkoi në afërsi të detit dhe tha: O Zot, ti e di se unë kam marrë borxh nga filani një mijë dinarë, e ai më kërkoi kefil, e unë i thashë: mjafton Allahu garantues, e ai u pajtua me këtë. Më kërkoi dëshmitar, e unë i thashë: Mjafton Allahu dëshmitar, e ai u pajtua me këtë. Unë u mundova të gjej anije për t’ia dërguar atë që i takonte atij, por nuk gjeta. Unë ta lë këtë në kujdesin Tënd dhe e gjuajti në det derisa filloi të lundrojë, e pastaj u largohua prej atij vendi.

Nga ana tjetër ai borxhdhënësi dilte për të shikuar se mos po vjen ndonjë anije e t’i sjellë paratë e tij, kur ja hasi në drurin në të cilin ishin paratë. E merr atë për në shtëpi për ta djegur, por kur e hapë,  gjen paratë dhe fletën. Më pas ka ardhur ai që kishte marrur borxhin me njëmijë dinarë dhe thotë: Pasha Allahun, vazhdimisht jam munduar të gjej anije për t’i sjellë paratë, por nuk gjeta anije para se të vij tani. Ai i tha: a më ke dërguar ndonjë gjë? Tha: Unë po të tregoj se nuk kam gjetur anije para se të vijë tani. Thotë: Allahu ta ka kryer borxhin me atë që ke dërguar me atë drurin. E kështu ai kthehet me ato njëmijë dinarët i arsyetuar.”

Përktheu: Ali Shabani

0 844

عَنْ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ قَالَ: “أُمِرْت أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَشْهَدُوا أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ، وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ؛ فَإِذَا فَعَلُوا ذَلِكَ عَصَمُوا مِنِّي دِمَاءَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ إلَّا بِحَقِّ الْإِسْلَامِ، وَحِسَابُهُمْ عَلَى اللَّهِ تَعَالَى”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:25]، وَمُسْلِمٌ [رقم:22].

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin. E, kur ta bëjnë këtë, unë ua mbroj gjakun dhe pasurinë e tyre, përveçse me të drejtë të Islamit, ndërkaq llogaria e tyre është tek Allahu.”

E shënojnë Buhariu [numër 25] dhe Muslimi [numër 22].

Dobit e hadithit:

1. I dërguari i Allahut urdhroheshte ashtu siç urdhëroheshin të tjerët.

2.Veprat janë pjesë të imanit.

3.Islami garanton gjakun dhe pasurinë e muslimanve.

4.Dita e gjykimit do të jetë dita që njerëzit do të llogariten për qëllimet dhe veprat e tyre, kurse në jetën e kësaj bote njerëzit llogariten vetëm për veprat që i shfaqin me gjymtyrët e tyre.

5.Gjykohet një person si musliman nëse shqipton shehadetin, fal namazin dhe jep zeqatin.

6.Xhihadi në kuptimin gjuhësor është: përpjekje dhe mundë.

Xhihadi terminologjik: Dhënia e përpjekjës mundit nga muslimanët në luftë kundër epshit, shejtanit, mosbesimtarëve, hipokritëve dhe mëkatarëve duke pas parasysh kushtet dhe dispozitat.

  1. Xhihadi është obligim kolektiv (farzi-kifaje) me tri kushte:

Kushti i parë: Xhihadi nën ombrellën e prijësve musliman qofshin ata të drejtë apo mizorë.

Kushti i dytë: Përgatitja e duhur për t’u ballafaquar me armikun.

Kushti i tretë: Të kërkuarit leje nga prindërit.

– Kurse në tri raste bëhet obligim individual (farzi-ajn):

  a.Nëse është prezent në luftë.

  b.Kur e okupon armiku ndonjë vend nga vendet e muslimanëve është obligim individual për çdo musliman ta mbron dhe ta largon armikun nga vendi i tij. Kurse muslimanët në përgjithësi obligohen t’ju ndihmojnë atyre poqëse banorët e atij vendi nuk kanë mundësi ta largojnë armikun nga vendi i tyre.

  c.Nëse prijesi bën thirrje dhe obligon masën për xhihad kundër armikut.

8.Gradat e xhihadit në rrugën e Allahut janë:

  Grada e parë: Xhihadi me epshin dhe ai është katër lloje:

  a.Xhihadi me dije.

  b.Xhihadi me vepër.

  c.Xhihadi në thirrje.

  d.Xhihadi me sprovat.

  Grada e dytë: Xhihadi me shejtanin dhe ai është dy lloje:

  a.Xhihadi ndaj dyshimeve të shejtanit që i hedh në besim.

  b.Xhihadi ndaj epsheve të shejtanit që i hedh në zemër.

  Grada e tretë: Xhihadi me mosbesimtarët dhe munafikat dhe ai ka katër shkallë:

  a.Xhihadi me zemër.

  b.Xhihadi me gojë.

  c.Xhihadi me pasuri.

  d.Xhihadi me dorë.

  Grada e katër: Xhihadi me mizorët, bidatçitë dhe mëkatarit dhe ai është tri shkallë:

  a.Të ndryshuarit me dorë nëse është mundësija.

  b.Të ndryshuarit me gojë nëse pamundësohet ndryshimi me dorë.

  c.Të urejturit me zemër nëse pamundësohet ndryshimi me gojë.

HADITHI I TETË

Përktheu dhe përshtati: Vedat Skenderi

NA NDIQNI NË