24 – O ALLAH FALI BESIMTARËT E BESIMTARET

24 – O ALLAH FALI BESIMTARËT E BESIMTARET

0 1633

O Allah fali besimtarët e besimtaret.

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ

(Allahume gfir lil mu’minine vel muminet)

Komenti i lutjes

Kjo lutje e bekuar është përmendur në Librin e Allahut, në lutjen që e bëri Ibrahimi, alejhi selam: “O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!.” Sureja Ibrahim, 41.

Njashtu në lutjen e Nuhut, alejhi selam: “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret.” Sureja Nuh, 28.

Po ashtu Allahu urdhëroi të dërguarin tonë, sal-Allahu alejhi ve selem, të lutet me këtë lutje: “Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret.” Sureja Muhamed, 19.

E gjithë kjo tregon për rëndësinë e kësaj lutjeje të bekuar, e që është zakon i profetëve e të dërguarve të Allahut, për këtë edhe e urdhëroi të dërguarin e Tij, dhe ai –zotëriu i të parëve dhe të fundëve- na e solli sihariqin që flet për vlerën e kësaj lutjeje, në hadithin që na e përcjell Ubadeh ibn Samit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se ka dëgjuar të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kush kërkon falje për besimtarët e besimtaret, Allahu do t’i regjistrojë atij nga një të mirë për çdo besimtar e besimtare.”[1]

Shiko, madhështinë e kësaj lutje, dhe shpërblimin e madh që ka, nga Zoti Bujar, me një lutje që përbëhet prej ca fjalëve të shurtra e arrin këtë shpërblim të madh. E që ky istigfar përfshnë çdo besimtar e besimtare që prej kohës së Ademit, alejhi selam, e deri në ditën e Kiametit, e ty të takon për secilin prej tyre një e mirë, ndërsa një e mirë shpërblehet me dhjetëfish, e që është shumëfishimi më i vogël i mirësive.

Allahu është udhëzues në rrugën e drejtë.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Këtë hadith e shënon Taberani në (Musned Shamijin, 3/234 me numër, 2155. Hejthemiu thotë se zingjiri i këtij hdithi është i mirë në librin e tij (Mexhme’ zevaid, 10/352). Shejh Albani e vlerësoi hasen në librin e tij (Sahih el Xhami’ 3/345 me numër, 6026)

GJITHASHTU NË ALBISLAM